Dedë Preqi: 100 vjetori i pavarësisë së Kosovës
| E Premte, 23.11.2012, 08:00 PM |

PSE NUK DO ISHTE EDHE 100 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS

Nga Dedë Preqi

Pas tërheqjes së ushtrisë turke nga Ballkani dhe Shqipëria, vendin e saj e zunë grabitqarët e shtetëve monarkiste dhe shofeniste fqinje, si ato serbe e malazeze, bullgare e greke, të cilët u vërsulën sikur bishat e uritura mbi trojet shqiptare, më qëllim sëcili të kafshojë copa sa më të mëdha nga trupi i Shqipërisë së lodhur e të robëruar.

Ata përbindësha e shkelën dhe e pushtuan gjysmën e Shqipërisë,Kosovën dhe Qamërinë ,që do të thotë robëria perandorake u zavendësue me robërinë monarkiste, ose me një fjalë tjetër,këto troje kaluan prej robërisë në robëri.

Populli shqiptarë pas robërisë pesëshekullore otomane turke, u ngritë përsëri në këmbët e veta dhe shpalli Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912-të, për t’a fituar lirinë dhe pavarësinë kombëtare, duke i treguar dhe opinionit botërorë dhe atj rus dhe serb, të cilët ishin mbështetës të Turqisë, për t’i zhdukur shqiptarët, por kombi shqiptarë triumfoi dhe ishte i pa mposhtur.

Prandaj, Kosova e robëruar  nga perandoria sllave, e cila me 1919, u quajt Mbretëria  sllave, e dikur më vonë Jugosllavia e „kralëve“ e“ titistëve“që vazhdoi deri më sot, duke u shëndërruar në Serbi shofeniste millosheviqiane, të cilët e mbanin Kosovën të robëruar deri në vitin 1999.

Me gjithë dhunën e pandërprerë dhe politikën shofeniste  serbe kundër shqiptarëve, Kosovën nuk mundën ta nënshtrojnë, e as ta sllavizojnë, por ajo përsëri ngadhnjeu mbi egërsinë e armiqve pushtues, duke ua shkatërruar planët  shkombtarizuese, të Karagjorgjeviqëve, Pashiqëve,Qubrilloviqëve, Andriqëve,Rankoviqëve dhe Millosheviqëve.

Sot, jemi  në pragun më të realizueshëm të qëllimëve tona kombëtare,dhe në prag të Jubileut të madh,të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Pavarësia e shtetit shqiptarë ,që prej vitit 1912, ishte një akt bazik, i nisur nga realiteti i një populli për zgjedhjen e qështjes kombëtare, i cili u ndërtua nga parimet dhe sakrifica  e popullit shqiptarë,të jetojë i lirë dhe i pavarur në tokat e veta.

Rrënjët e Pavarësisë të shtetit shqiptarë janë vulosur njëherë e përgjithmonë, edhe pse në prag të këtij Jubileu të madh, nuk është e zgjedhur në përgjithësi qështja e kombit shqiptarë, duke qenë i ndarë  në pjesë të tjera  të rajonit dhe Ballkanit ,e ndarë padrejtësisht nga fuqitë e mëdha të Evropës, apo  përkrahësit e okupatorëve në dëm të shqiptarëve.

Edhe Pavarësia e Kosovës, ishte një alternativë e plot-arsyeshme, e cila ka mundur të realizohet para 100 vitëve edhe sot të festohet 100 vjetori i një SHQIPËRIE, por  mbi të, janë promovuar fatkeqësi të ndryshme ,dhe midis asaj loje të vjetër dhe ç’njerëzore mbi kokat e  shqiptarëve,megjithatë është zgjedhur fati  i një populli  dhe rruga historike e tij,të  vetmën rrugë të mundshme për një jetë të lirë dhe të pavarur.

Sidoqoftë, politikat e tilla serbe  ndaj shqiptarëve ende po rrokullisën në tryezat e ndryshme ,për t’a penguar rrugën e saj të integrimëve, e cila Serbi ,me marrëzitë e saja të vazhdueshme mundohet që ta mbajë Kosovën akoma nën kthetrat e helmuara , e që në këtë rast fajtorë prapë mund të bie Evropa- duke parë Serbinë, e cila  del edhe sot para botës e zhveshur më tërë shofenizmin e saj antishqiptarë,edhe në prag të këtij 100 vjeqari të pavarësisë.

Nuk është vështirë të kuptohet kjo filozofi politike e shtetit serb, e cila rreshtohet sot  padyshim në shkallën despotizmit dhe urrejtjes më të ultë njerëzore,me shkencën dhe akademinë e saj instrumentale politike,dhe me uratën e vazhdueshme  dhe të pa kursyeshme të kishave serbe , të cilat e kanë krijuar inkubatorin e tyre me dekada e shekuj , duke prodhuar e predikuar  urrejtje   antishqiptare,të cilat dëshmohen edhe sot në veriun e Mitrovicës,paturpësisht mbi popullatën e banuar në atë pjesë të vendit edhe me shqiptarë.

Akumulimi i politikave të Beogradit, edhe pas bisedimëve në mes dy kryeministrave shqiptarë dhe serb,po ia jep dorën përsëri  politikave të qendrës në veriun e Mitrovicës,të cilët me ndihmën e UNMIK-t, po orvatën të përshkallëzojnë situatën në atë pjesë ku është e banuar me popullsi të përzier, duke i mos lejuar shqiptarët të punojnë dhe ndërtojnë në shtëpiat e veta, aty ku janë lindë dhe rritë.

Rrënjët e historisë dhe politikës serbe janë shumë të thella, janë atje në mykun e historisë së vjetër, të cilët e krijuan një mit të imagjinuar mbi shqiptarët dhe Kosovën,duke e shëndërruar  atë, në ëndërra të përhershme, të cilat mundohet  t’i  kthejnë në realitet.

Shqiptarët jo vetëm brenda Kosovës, por kudo që janë, gjithnjë do të jenë kundër çdo politike që cënon lirinë dhe të drejtat e tyre , e aq më tepër kur tenton dikush ti kthejë shqiptarët në një periudhë të kaluar, apo copëtimin e tokave të tyre.

Kosova dhe shteti i saj, vepron dhe punon në bazë të Kushtetutës së saj,për gjithë qytetarët e saj pa dallim etnije dhe religjioni,dhe ajo që premtohet për paqë, të realizohet dhe të jetësohet, të cilat janë dhe tiparët e ndërtimit të këtij shteti, si formula e vetme dhe e patjetërsueshme e një vizioni  të vetëm si parakusht i integrimëve Evropiane.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: