Xhevahir Cirongu: O moj Shqipe që na linde, nga ty mos u ndafshim kurrë!...
| E Hene, 19.11.2012, 06:20 PM |

O moj Shqipe që na linde,  nga ty mos u ndafshim  kurrë!...

……………………………

I shtrenjti Atdhe të dua

Me rrënjë lisi-pavdekësi,

Dhe trungu i trupit në plisa

Pastaj me dashuri

I putha në pafundësi.

Shqiponja krahët i përplasi

Atje mbi gurë stralli,

Shkëndija zjarri u ndezën

Në sfondin Kuq eZi

U shkrua 28 Nëntori.

***

(Me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë)

Ekskluzive nga Xhevahir Cirongu

Në vend të prologut…

‘’-Këndoni  vocët e mi, se këtu jemi në gjirin e shqipes sonë, - u tha  nipërve e mbesave nëna nga Suhareka në marsin e vitit 1999-ës që kishte udhëtuar mes  predhave e plumbave nëpër malet e Kosovës e kishte mbritur në  qytetin bregdetar të Durrësit.’’ Më kujtohet  ajo natë Marsi i atij viti me shi e borë, një dimër plot zymëti që të kallte frikë. Por , më ‘’dimër i ashpër’’ ishte lufta e që zhvillonte ushtria serbe në Kosovë   ndaj vëllezërve tanë. Suhareka e gjithë Kosova  ishte ndezur nga flakët e luftës për liri e pavarësi! Djemtë e vajzat Kosovare,  një popull i tërë  ishte ngritur në këmbë ndaj okupatorit  Serb,  që padrejtsishtë  ishte  ulur  gati për 100 vjet në sofrat Kosovare. Pushtuesi  bëri  të pamundurën që  gjatë sundimit të çfaroste  e t’i largonte nga trojet e tyre Kosovarët, në radhë të parë t’i ndalonte gjuhën e kulturën , ushqimin shpirtëror, e më pas t’u merrte trojet duke i dëbuar  me politikën ekonomike duke i dërguar nëpër botë;pas kësaj edhe me dhunë për t’i larguar nga trojet e vatrat e tyre shekullore. Por, ai dimër i vitit 1999 solli pranverën e lirisë në gjithë Kosovën. U desh sakrificë e madje dhe gjakë për t’i thënë okupatorit  shekullor, se  ky vend ka pasur e ka zot.Me qindra e mijëra djem e vajza Kosovare e nga gjithë trojet shqiptare u gjendën atje pranë vëllezërve Kosovarë.  Ishte  mesi i muajit të marsit të atij vit,  kur me qindra e mijra Kosovarë  iu drejtuan vatrave të shqipes nga ku gjetën ngrohtësinë e diellit pranveror. Muzgu i natës kishte rënë  edhe mbi  kodrat e qytetit të Durrësit. Shtëpia ime ishte aty rrëzë një kodre në skajin  fundor të qytetit. Jashtë frynte erë e filloi të shoqërohej me shi. Nga jashtë u dëgjuan disa të qara fëmijësh që vinin nga lartë kodrës e dëgjoheshin deri poshtë shtëpisë sime.Ime shoqe  u pikëllua kur dëgjoi këto të qara fëmije  doli me të shpejtë si dallandyshe,  se kështu ka dhe emrin; për të parë e vështruar se nga nga vinin këto të qara. Nga organet qeveritare të asaj kohe, edhe ne kishim marrë porosi që të rrisnim vigjilencën se armiku nuk ishte vetëm në Kosovë, sepse ai  vepronte  edhe këtu në Shqipëri. Qëllimi  ishte që të mos gjendeshim në krah të vëllezërve Kosovarë. Por edhe këtu armiku u mund se gjaku-gjakun se bën ujë! Ata ishin e janë vëllezërit tanë të një gjaku, të një gjuhe, të një tradite e zakoni, të një trualli Arbëror! -Dëgjoj të qara fëmijësh, - më tha gruaja.Janë lart atje në kodër!? Shkuam aty me të shpejt së bashku edhe me banorët e tjerë të lagjes. U dha alarmi se kanë ardhur vëllezërit Kosovarë e duhen strehuar pranë shtëpive tona.Ishin mbi 120 veta pleqë e fëmijë. Që të gjithë u strehuan nëpër shtëpitë e lagjes sonë.Rruga i kishte raskapitur e lodhur aq shumë sa mezi qëndronin në këmbë. Unë mora  për strehim gjashtë veta, të gjithë  ishin pjestarë të një familje:Një nënë rreth moshës 75 vjeçare, me nusen e djalit me dy nipat e dy mbesat. –Djali e vetëm e kam në rreshtat e UÇK-së, atje në Suharekë, - u dëgjua zëri gjysëm i mekur i asaj nënë me sy si të shqiponjës. Syt iu mbushën me lot kur pa nga ekrani i televizorit  shtëpitë e shkrumbosura nga bombardimet e shkaut në Prekaz e në gjithë Kosovë. U çua në këmbë e puthi nipat e mbesat, pastaj puthi edhe fëmijët e mi: Dy vajzat e djalin….Dhe vazhdoi  t’u thoshte fëmijëve se këtu jemi në shtëpinë tonë,      jemi në Durrësin  e Shqipes.Që nga ky çast,  me buzëqeshje pranverore e përqafime filluan të loznin s’bashku  fëmijtë nëpër shtëpi. Edhe ata e ndjenin në shpirt erën e lirisë së Kosovës, pavarsisht se ishin të vegjël.Pas disa ditësh familjet Kosovare  me gjithë bujarinë e pritjes  nga famijlet Durrësake u vendosën në kampin e pritjes të Rashbullit. Ata vinin nga Mitrovica, Peja, Deçani, Prizreni, Gjakova, Prekazi Gjilani,  Suhareka , nga gjithë Kosova.Qeveria shqiptare dhe shqiptarët e Shqipërisë iu gjendën afër dhe ndihmuan vëllezërit e një gjaku, shqiptarët e Kosovës në marsin e vitit 1999.

…Dhe ja, së bashku me pranverën lulja e lirisë erdhi edhe në Kosovë!

…Udhëtim drejt Prizrenit…!

Shtëpia ku u mbajt Lidhja e Prizrenit më 10 Qërshar 1878.

Kishte kaluar mesi i muajit Tetor kur ne udhëtuam nga Durrësi drejt Qafë Morinës për në Kosovë. Furgoni ynë ecte ngadalë përgjatë rrugës së Kombit.Vizitorët që udhëtonin me këtë furgon, donin edhe të shikonin jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe rrugën që gjarpëron luginës së lumit Fan. Një rrugë që të ‘’fton’’të udhëtosh e të ndjesh kënaqësi për faktin se kjo rrugë trupëzoi  pjesën tjetër të Kombit tonë të ndarë padrejtësisht nga fqinjët tanë. Kjo guid drejt Kosovës ishte e organizuar nge agjensia’’Dyrrah’’,  ku  udhërrëfyesi  ynë Ahmed Ejupi herë pas here bënte edhe shpegimet e tij, sepse shumica e vizitorëve që shkonin për në Kosovë shkonin për herë të parë. Ata ishin:Abdulla Deliallisi, Genc Domi, Naxhije Guza, Nigjare Çyrbja, Nexhid Picari, Bajram Domi, Fatime Sulçe, Donika Osmani, Lavdije Çopa, Hamza Guri, Shaqir Kaçuli, Xheladin Mitraku, Avdulla Amuri, Asije Haka etj. Furgoni ishte komod e aty nuk reshti kënga, bisedat, por dhe humori qa gazmor e dashamirës ku udhëtimi nuk të rëndohej e se ndjeje lodhjen në këtë udhëtim drejt vëllezrëve të një gjaku, të një gjuhe, të një flamuri me shqiponjën në mes.Ndalesën e parë e bëmë në kompleksin’’Kastrati’’ku pimë ujë të ftohtë bjeshke, por dikush piu edhe kafe apo ndezi cigare në ajrin e pastër buzë lumit Fan atje në Rubik. Pas rreth dy ore mbritëm në qytetin e Kukësit, ky qytet ‘’Kryeqytet’’ i Shqipërisë  që priti e përcolli mbi 600 mijë shqiptarë të Kosovës martire në vitin 1999.Atje mbi malin Gjallicë një re e bardhë si qeleshe malsori, dukej sikur na përshëndeste neve vizitorëve që po shkonim në atë udhëtim në Prizren ,  aty ku lindi foshnja e parë e mendimit të bashkimit të gjithë shqiptarëve më 10 Qërshor të vitit 1878.Mbrapa lamë Kuksin , kaluam Qaf Morinën e furgoni ynë mori rrugën drejt Prizrenit.Në orën 12 të drekës  ‘’Puthëm’’ gurët e kalldrëmta të tij. Historia e këtij  qyteti  është e lashtë sa dhe vetë populli shqiptar. Kalaja mbi qytet,  rrugët e klldrëmta,   ndërtesat e vjetra antike të ruajtura me shumë fantazi, pllakat përkujtimore, mbishkrimet nëpër objektet e ndërtimit qysh nga lashtësia,  bustet dhe shtatoret e heronjëve të djeshëm dhe të sotëm,  e mbi të gjitha shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, flisnin për historinë e popullit tonë në shekuj. Qëndra e vjetër tregëtare e këtij qyteti është  një pikë nervagjike tërheqëse për vizitorët që shkojnë aty, sepse të prezantohet e djeshmja me kulturën  e sotme maderne. Ky prezantim i dy kulturave të fton në gjirin e vet në këtë qytet të Kosovës.

Pasi  bëmë rregjistrimin për fjetje në hotel ‘’Alvida’’që ndodhej në qëndër të qytetit, vizitën e parë e bëmë në shtëpinë muze të Lidhjes së Prizrenit.Aty në grup dhe në veçanti, sipas dëshirës u bënë edhe foto përkujtimore, sepse  ajo ditë dhe ky viti 2012-ës,  ishte në virgjilin e madh të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë të shtetit tonë . Publicisti, poeti dhe shkrimtari Xhevahir Cirongu i dhuroi  edhe dy libra kësaj shtëpie muze. Flamuri Kuq e Zi, simboli i Kombit tonë qëndronte kryelart para godinës së Lidhjes. E puthëm  e u përlotëm të gjithë, sepse  u deshën shekuj me radhë e lumenjë gjaku të derdhur nga ne shqiptarët  që ai flamur të valëzojë hijshëm e krenar në gjithë trojet shqiptare. Në Lidhjen e Prizrenit morën pjesë edhe Boshnjak të Bosnjes dhe Selaniku(shqiptarë të asimiluar), vilajetet Prizren, Shkodër,  Manastir e Janinë, që ishin pjesë e shtetit otoman. Lidhja e Prizrenit ishte  e para lidhje e organizuar politikisht, administrative  dhe ushtarak. Në krye qëndronin Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Ahmet Koronica e shumë patriotë të tjerë që sakrifikuan për kombin. Kjo pikënisje shënoi edhe kurorëzimin e Pavarsisë    28 nëntor  1912-ës, ku gjithë delegatët e trojeve shqiptare në Vlorën heroike firmosën aktin e madh të Shpallje së Pavarsisë,  e cila e shkëputi përfundimisht nga sundimi 500 vjeçar osman. Ishte plaku i urtë dhe dipllomati Ismail bej  Vlora, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, e shumë të tjerë patriotë që do kujtohen brez pas brezi , që me firmën e tyre formuan Shtetin e parë Shqiptar.Viti 2012 është një vit symbol për gjithë ne Shqiptarët, sepse festojmë 100 vjetiorin e shtetit tonë.Kjo na bën që të kujtojmë të djeshmen, të sotmen dhe të jemi të bashkuar për të nesrmen,  që padrejtësitë e bëra në kurriz të Kombit tonë nga klanet ogurzeza  të fqinjëve tanë;padrejtësia e copëtimit   të trupit  të Atdheut  të rivendoset drejtësia. Ne si shqiptarë historikisht kemi  ndihmuar në shtetformime të tjerët.  Po  ne pse na coptuan qysh në foshnje  të sapo lindjes së shtetformim të shtetit tonë?! -Kjo është një padrejtësi historike që fqinjët kanë bërë ndaj nesh, -shprehet plaku 75 vjeçar Shaqir Kaçuli nga qyteti i Durrësit  teksa  bëri një foto para Lidhjes së shtëpisë së Prizrenit. Në mbrëmje së bashku me prizrenasit shëtitëm  bulevardeve të qytetit. Mirësjellje e buzëqeshje  vllazërore ngado që shkuam  në atë qytet sa të lashtë e historik.

…Po ku je moj “Nënë’’ e Suharekës!?

Në mëngjes të asaj dite tetori, ku dielli përflakte si gjaku i kuq atje mbi kodrën e qytetit nga ku dukeshin qartë bedenat e kalasë, hëngrëm  mëngjesin në restorantin e hotelit dhe u nisëm me makinën tonë për në drejtim të Sauharekës. Nga artopolani i makinës sonë këndohej këngë patrotike e atdhetare. Edhe ne këndonim rrugës për në Suharekë.Kosovarët na përshëndesnin me dorë e na uronin vizita të mbara në Kosovë.Ishte e dallueshme për gjatë rrugës se ngado ishin vendosur  bustet e dëshmorëve të UÇK-së që dhanë jetën e tyre për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb. Më tutje një pllakë mermeri me emra të shkruar  sipër  saj  të djemëve e vajzave Kosovare që derdhën gjakun  për  një Kosovë të lirë. Gjethet e pemëve kishin marë ngjyrën e gjakut në këto ditë vjeshte, ndoshta ato kanë thithur edhe gjakun e të rënëve për liri, që e sotmja dhe e nesrmja  të ketë gjithmonë përjetësi! Donika Osmanaj  nuk iu nda për asnjë çast valleve e këngëve edhe pse makina ishte në ecje e sipër gjatë rrugës ngado që shkuam..Po kështu edhe Asije Haka, Nexhmije Guza, Genc Domi, Nexhid Picari, Shaqir Kaçuli etj.Shoferi ynë ishte shumë i vëmendshëm, sepse kishte nënpërgjegjësi  jo pak por 26 vetë.   Dhe jam ë së fundi  makina ndaloi në Therandë(Qëndra e Suahrekës). Aty na befasoi pamja mbi urë dhe kur kalojmë nëpër atë,  na duket sikur futemi në botën e internetit.Konstruksioni në formën e ‘’@’’ mbi urë, simbolit të E-malit, na krijon ndjenjën e modernizuar të jetës e vendit tonë. Sa bukur! Po kush ishte vallë ideatori i kësaj vepre kaq moderrne dhe stil  brilant në estetik e arkitektor që befason vizitorin!? Këtë nuk e zbuluam dot, sepse ne pushuam edhe shumë aty. Në qendër të Therandës mbi muret e një shtëpie të vjetër dy katshe ishte shkruar”Shoqata e lidhjes e invalidëve dhe viktimave civilë të luftës në Kosovë’’.Në krye si gjithmonë:Flamuri kombëtar  Kuq e Zi dhe ai i zyrtar i Kosovës. Unë hodha sytë atje përballë kodrave përtej fushave nga ku dukeshin qartë fshatrat që tashmë ishin rindërtuar pas lufte;e se si m’u kujtua  ajo nënë e Suharekës    ishte në shtëpinë time në marsin e vitit 1999,  s’bashku me nipa e mbesa e nusen e djalit,  që tashmë nuk i mbaj dot mend emrin, prandaj po  them ‘’Nëna’’   e Suharekës. Djali i saj i vetëm i cili ishte rreshtuar  përkrahë formacionit luftarak të UÇK, erdhi nëpër zjarrin e luftës e plumbave të shkaut e më takon në Durrës , duke më falnderuar për kujdesin ndaj të afrëmve të tij në marsin e vitit 1999.Vitet kalojnë, por kujtesa sjell në mendje atë mikëpritje të vëllezërve tanë Kosovarë.

Jo vetëm njerëzit, por edhe toka, gurët , pemët, lulet e çdo gjë që shikon në Kosovë, ka aromë lirie me rrënjë tek gjaku i dëshmorëve të djemëve e vajzave me në krye Komandantin legjendar Adem Jashari. Që nga Theranda,  unë prapë hodha sytë në shtëpitë përtej  kodrave  e pyeta veten se ku mund të jetë tani ajo nënë e Suharekës! Lamë pas Therandën e makina mori rrugën për në Lipjan.

…Në  shpellën  Gadime!....

Edhe  për gjatë udhëtimit  për në Prishtinë,  ku na duhej 70 kilometra rrugë për të mbritur deri aty, Ahmed Ejupi nuk rreshti as për një çast,  por na tregonte si një ciceron i plotfuqishëm  për  historinë dhe bëmat në shekuj të Kosovarëve për liri e pavarsi. Ai , për faktin se është edhe me orogjinë po nga kosova, pavarsisht se është lindur dhe rritur në Durrës,   pasioni i tij dhe meraku ishte që ne të njiheshim sa më shumë për  t’i mësuar  të fshehtat e kulturës sonë  edhe të nëntokës. Lamë pas Therandë e mbas një ore arritëm në Lipjan. Rruga ishte e mirë dhe kishte gjithë sinjalistikën e duhur bashkëkohore. –Ndalohe makinën , -u dëgjua zëri  urdhërues i Ahmed Ejupit që iu drejtua në këtë çast shoferit tonë. -Epo , na fal se ngatërrova rrugën, -ktheu  andej djathtas se do shkojmë për në Gadime!- u dëgjua ai zë plot ëmëlsi i udhërrëfyesit tonë.Sakaq, makina u thye mbrpsh e mori drejtimin nga rrugë që të çonte për tek shpella Gadime.Që aty  ecëm rreth 5-6 kilometra dhe më s’fundi  mbritëm në destinacion. -Ja,  aty ndodhet shpella, -tha prerazi Abdulla Omuri.Ai kishte qënë edhe më pare e po na tregonte se kjo shpellë ka të veçantat e saj.Pasi premë biletat e hyrjes, ashtu siç ishim ymë s’bashku me ciceronin e shpellës.Ai filloi të na tregonte për ‘’magjinë’’e historikut dhe të përmbajtjes të asaj shpelle për nga vlerat kulturale piktoreske edukuese. Kishin ardhur për vizitë  në atë shpellë edhe vizitorë nga Tepelena, sepse ne vinim nga Durrësi e Tirana, që s’bashku me ne hynë edhe ata për ta vizituar. Kjo për ne qe një befasi, sepse nuk kishim informacion më parë. Ne ndiqnim me kureshtje ciceronin Betim Tasholli,  një djalë plot kulturë e mirësjellje në shpegime të formacioneve sklupturale natyrore që gjendeshin në thellësi të asaj shpelle.Shpella ishte 1.350 km. e gjatë, na ku 15 km ishte ende pa u zbuluar, e me një vjetërsi 80 milionë vjet jetë. Shpella e Mermerit në Gadime të Kosovës është zbuluar për here të pare në vitin 1969,  nga një fshatar që kishte shtëpinë sipër saj.Aji u zbulua rastësisht, kur Ahmet Asllani, banor i fshatit po ndërtonte një shtëpi të re.Sot ajo shpellë është pasuri kombëtare e popullit Kosovar e mbarëshqiptar. Më shumë se një vepër arti natyror, kjo shpellë është edhe një dëshmi  e qartë se shqiptarët kanë qënë dhe janë oktoton banorë në tokën e tyre.

Mbas  kësaj  vizite interesante e mbrslënse kaluam në Fushë Kosovë nga ku tokat dhe fusha e Kosovës ishte për ne vizitorët e parë shumë tërheqëse, saqë shikimi humbiste në pafundësinë e tokave pjellore të punuara si një qylim  me plot prodhimtari.Më së fundi  mbritëm në Prishtinë.Ora kishte shkuar  rreth  12 e drekës. Nga Prizreni deri në Prishtinë kishim plot 5 orë rrugë e vizita në qytete e Komuna.

Mirëdita,  zonjë Prishtinë!...

 

Po, po kështu do i themi Prishtinës sonë, kësaj zonjë të bekuar nga vetë zoti! Ajo të rrëmben me bukurinë e saj  qysh në fillim. Ndalojmë në qendër të qytetit.Një qytet plot gjallëri, aty ku punohet e ndërtohet, por dhe mësohet në universit e shkolla, në qendra kulturore e artistike, në Bibliotekën e qytetit hyjnë e dalin qytetarët e saj që marrin libra e informacion, aty ku bëhet politikë që e nesrmja të jetë edhe më e bukur  për gjithë Kosovën, për gjithë shqiptarët. Pra, jeta aty ka ndezur motorrët e zhvillimit e të përparimit shoqëror.

Që nga çlirimi ,  Prishtina ka marrë një pamje e frymarrje tjetër, më domethënse e zhvillim të paparë gjatë këtyre viteve të çlirimit të saj nga Serbia.Kudo, nëpër godinat shtetrore falëvitej krenar flamuri  ynë Kombëtar, krahas tij dhe ai shtetëror. Por ,  në këtë udhëtim nëpër Kosovë  ne pamë nëpër shtëpitë e qytetarëve Kosovarë  të falëvitej flamuri Kombëtar,  Kuq e Zi. Me gjithëse ishte Tetor,  aty 100 vjetori  i Shpalljes së Paversisë dhe data 28 Nëntor 2012 kishin kohë që festimet kishin filluar. Në mbas- diten e asaj dite tetori të ndërthurur me peizazhin shumëngjyrësh  natyror dhe të flamujëve të cilët  valëviteshin  në qiellin e kaltër të lirë e sovranë në tokën  Arbërore! Prandaj ne i thamë atë ditë Tetori  Kosovës e Prishtinës ,  Atdhedashurisë e Trimërisë, Arsimit e Kulturës , zhvillimit dhe posporitetit mbarë shqiptare në gjithë trojet tona:Mirdita zonjë Prishtinë!  Largohemi  nga Prishtina drejt  Prekazit, Deçanit, e paskësaj dalim në Qafë Morinë për t’u kthyerë në Tiranë e Durrës. Nga kjo vizitë ne morëm shumë kujtime me vete, por edhe me mallin për t’u kthyer përsëri atje tek vëllezërit  tanë Kosovarë, - thotë në bisedë e sipër Lavdie Çopa e Fatime Sulçe. U ndamë me njëri-tjetrin  duke bërë urimin e  festës së 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë .

Në këto ditë Nëntori të 2012, qielli shqiptar është ndezur nga ngjyra e kuqe e flamurit të Kombit tonë në të gjitha trojet , por edhe në gjithë shtetet atje ku punojnë e jetojnë shqiptarët! Gëzuar 100 vjetorin!

 

Vendi i mikëpritjes  të Kosovarëve në vitin 1999 në Qytetin e Kukësit.

 

Pamje nga  qyteti  i Kukësit

 

Një kafe tek pazari i vjetër në Prizren

 

Një drekë e këndshme plot shije në Prizren


Durrës, 13 Nëntor 2012

(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: