Lutfi Alia: Kanuni - Kodi i së drejtës zakonore shqiptare (7)
| E Diel, 18.11.2012, 02:05 PM |

KANUNI = KODI I SË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE  (7)

KANUNI NË MESJETEN PARA OTTOMANE

Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)

Historiografia e jone dokumenton se ne shekujt XI – XV, komunitetet urbane te popullates arberore, kishin arrijtur nivelet e organizimit shteteror dhe te zhvillimi si te vendeve te tjera te Europes Perendimore. Perfshirja e hapsires arberore ne humanizmin europian te kohes, dokumentohet me ekzistencen e statuteve qytetare, te ketyre akteve fondamentale te te drejtes publike (kushtetutat qytetare), qe kane finksionuar si ligje e rregulla te jetes qytetare arberore ne mesjeten paraotomane.

Ne shekujt XI – XV, zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale ne Perandorine e Bizantit, krijuan kushtet per unifkimin e kombit arberor, qe tashme kishte krijuar identitetin vet etno-gjuhesor e kesisoj i perballoje sfidat e kohes duke u konsoliduar si komb. Konkretizim i unitetit politiko-adminsitrativ i kombit tone ishte Shteti i Arberit (1190 - 1216), i themeluar nga dinastia e princave Progoni te Krujes dhe i njohur zyrtarisht nga Papa Inoçenti i III.  Ne vazhdimesi historike, ne trojet tona u krijua Mbreteria e Albanise (1272 – 1390) me mbret Karli I Anzhù. Papa Gjoni XXII i pranoj albanezet si pasardhes natyralë te shtetit te Arberit, si dhe e njohu Regnum Albaniae, pra Mbreterine e Albanise. Ne quadri e Mbreterise te Albania, u forcua shume Principata e Topiajve (me kryeqytet Krujen), sidomos me princin feudal Karl Topia (1331 – 1388), i cili i zgjeroj kufijt e principates duke u shtrire ne jug deri ne Gramsh e Lushnje, ndersa ne lindje perfshinte Dibren dhe Ohrin.

Me 1374, Papa Grigor XI, duke pare forcën e princit Karl Topia, i dha titullin Grande Comte d'Albaniae (Kont i madh i Shqipërisë).

Ne kete periudhe, trojet e Arberit ne veri, po kercenoheshin nga dyndjet sllave te Stefan Uroshit (pushtuan Durresin, por shpejt u çlirua nga ushtria e princit Karl Topia); ndersa ne jug po vazhdonin sulmet e barbareve bogomilo-turke, te cilet ne betejen e Savres (1358), e thyen koalicionn e princave arberor.

Shteti dhe Mbreteria Albaneze, si dhe principatat ne perberje te tyre, ne menyre te padiskutueshme kane pasur  ligjet qendrore, por edhe ligjet lokale, qe rregullonin jeten e popullates arberore ne qytetet e rrethinat dhe ne zonat malore. Nuk disponohen dokumenta kush ishin kodifikuesit dhe çfare legjislacioni ekzistonte. Rendesi ka fakti se ne kete periudhe historike kemi statutet qytetare, nder te cilet jane ruajtur dhe jane studiuar statutti i Durresit, i Shkodres, i  Drishtit, i Tivarit, por nuk perjashtohet mundesia te kene ekzistuar dhe shume te tjere, por qe kane humbur, ose u aszgjesuan nga adminstrata e pushtuesve turq.

Statutet qytetare dhe ligjet lokale te drejtes zakonore arberore, rregullonin jeten shoqerore, ekonomike, aktivitetin fiskal (mbledhjen e taksave), mobilizimin e popullates ne kohe lufte, percaktonin sistemin e te drejtes civile, te drejtes penale, te drejten e prones, mardheniet tregetare, martesen, sistemin e gjykatave e te proçesit gjyqesor. Keto ligje ishin vepruese ne brendesi te principatave, dhe me gjere ne kuadrin e mbreterise te Albania.

Disa autore italiane, sugjerojne se Kanuni mund te jete kodifikuar ne periudhen e Albania Veneta (1420 – 1479). Sqaroj se Albania Veneta shtrihej pergjate bregut Dalmat, ndersa nga territoret tona perfshinte vetem Shkodren, Durresin dhe qytetin e Lezhes (me 1393 Dukagjinasit i a kishin dorezuan venedikut).

Ne se Kanuni do t’i perkiste kesaj periudhe, atehere do te emertohej ne gjuhen italiane, ose latine, sepse keto ishin dy gjuhet e perdorura ne dokumentat  zyrtare dhe ato kishtare ne Albania Veneta, ndersa si tham me siper, Kanuni ishte aktiv ne territore me te gjera te banuar nga arberit dhe emertimi i tij eshte ne gjuhen greke, çka sugjeron se ky emer i kodit tone, eshte me i hershem, pikerisht ne periudhen e bizantit.

Rendesi ka fakti, se ne territoret e Albania – Veneta, te banuara nga arberit, krahas ligjeve qendore te Venedikut, ekzistonin dhe ishin me veprim aktiv dhe ligjet lokale te Arberit, çka konfirmohet nga dokumenta te shumta, qe ndodhen ne arkivin e Venedikut.

At Xhiusepe Valentini ka zbuluar ne arkivin e Venecias dhe e ka bere publike nje nder keto dokumenta me rendesi te veçante ku shkruhet: “… a Durazzo ed anche nelle altre città governate dai veneziani, era ordinato che ogni “bailo”,conte, podestà, o provveditore, dovesse conoscere e prendere in considerazione le leggi consuetudinarie locali”. (Ne Durres dhe ne qytetet e tjera te qeverisura nga venecianet, ishte urdheruar qe i pari i vendit, kontet, pushtetaret, ose mbikqyres, duhet te njohin dhe te marri ne konsiderate ligjet zakonore lokale).

Ky dokument i shekullit XIV, verteton ekzistencen e ligjeve lokale, te cilet ishin vepruese dhe te njohura nga pushteti qendrore. Gjithashtu, At Valentini, duke kerkuar ne arkivin e Venecies, ka gjetur nje dokument, ku shkruhet: “… ne territoret e banuara nga arberit, ekziston nje sistem i organizuar gjyqesor. Kesisoj, proçeset gjyqesore te rendesishme zhvillohen nje here ne jave nga gjyqtaret venedikas, ndersa proçeset civile kryhen nga gjyqtaret lokale (nga pleqt) dhe ne baze te ligjeve lokale”.

Dokumentat e arkivit te Venecias (shekulli XIII, fillimi i shekullit XIV), jane studiuar edhe nga albanologu Milan Šufflay, i cili shkruan: “… nel XIV secolo, qualche gruppo di villaggi e distretti dei contadini, inizia ad organizzarsi nelle repubbliche autonome, esprimendo due elementi nuovi: uno militare e l’altro giuridico”. (…ne shekullin e XIV, disa grupe fshatrash dhe krahina fshatare, filluan te organizohen ne republika autonome, duke shprehur dy elemente te reja: nje ushtarak dhe tjetrin gjyqesor).

Duke vleresuar ne kompleks keto informazione dokumentare, deshmohet qarte, se keto republika te vogla albaneze, funksiononin ne baze te ligjeve, rregullave dhe normave te veta etiko-morale, pra kishin ligjet e veta per qeverisjen, administrimin e jetes shoqerore, por dhe per rekrutimin e ushtrise, per te mbrojtur pavaresine nga sulmet e armiqeve te huaj, sidomos ne kete periudhe kur trojet tona sulmoheshin nga sllave dhe nga turqit.

Rreth ketyre njesive te reja politiko-administrative, Milan Šufflay shkruan: “in qualche città albanese furono costituiti gli uffici notarili, a cui si rivolgeva la gente per risolvere i problemi e da dove uscivano le notizie giudiziarie del paese”. (Ne disa qytete albaneze ishin ngritur zyrat e notereve, ku drejtoheshin njerezit per te zgjidhur problemete dhe nga te cilat dilnin njoftimet gjyqesore per vendin).

Nga keto deshmi kuptohet se qendrat urbane dhe ato rurale te populluara nga arberit, ishin te mireorganizuara dhe te qeverisura si me ligjet qendrore dhe ato lokale, madje ekzistonin gjykata dhe zyrat e notereve, ku arberit drejtoheshin per ndihme dhe per te te ligjeruar tapite e pronesive.

Historiografia e jone dokumenton se ne shekujt XI – XV, komunitetet urbane te popullates arberore, kishin arrijtur nivelet e organizimit shteteror dhe te zhvillimit si te vendeve te tjera te Europes Perendimore. Perfshirja e hapsires arberore ne humanizmin europian te kohes, dokumentohet me ekzistencen e statuteve qytetare, te ketyre akteve fondamentale te te drejtes publike (kushtetuta  qytetare), qe kane finksionuar si ligje e rregulla te jetes qytetare arberore ne mesjeten paraotomane.

Shume qytete arberore si Durresi, Shkodra, Tivari, Drishti, Ulqini, Dania, Kruja, Berati etj, kishin statutet e veta (ose me sakte kushtetutat qytetare). Ekzistenca e statuteve ne organizimin lokal te jetes qytetare dhe e Kanuneve si e drejte zakonore per popullaten fshatare dhe sidomos prania e elementeve laike dhe organizative te komunitetve urbane dhe rurale jane deshmi e zhvillimit kulturor te popullit tone. Ne kete periudhe shfaqen struktura politiko-adminsitrative te njejta si ato te vendeve te tjera europiane, si Dukatet (Dukati i Shkodres, Dukati i Durresit, Dukati i Argjirokastres etj), si dhe principatat e shumta si Principata e Dukagjinit, Principata e Topiajve, Principata e Gjin Bue Shpata, Principata e Muzakajve etj.  Ne kuadrin e ketyre zhvillimeve politike, ekonomike dhe kulturore qytetare, ne fund te shekullit XIV ne mjediset e Katedrales te Shen Merise u hap Universiteti i Durresit (Universitatum Studiorum Durachium), ku studiohej drejtesi, teologji dhe mjekesi. Katedralja e Shen Merise dhe Universiteti i Durresit u dogjen e u shkaterruan nga themelet, ditet e para qe turqqit pushtuan qytetin e Durresit.

Ne shekujt XII – XV, rezulton se te gjitha familjet fisnike arberore, kishin flamurin e tyre dhe stemen eraldike individuale, nder te cilat jane te dokumentuara stema e Dukagjinasve, e Kastrioteve, e Topiajve, e Ariantieve, e Muzakajve, e Gropajve dhe e shume te tjerave.

Si theksuam me siper, ndermjet statuteve qytetare, me te njohur jane Statuti i Durresit (ne gjuhen latine, por qe nuk ruhet i plote), Statuti i Shkodres (i shkruar ne latinisht dhe i ruajtur i plote) dhe Statuti i Drishtit.

Statuti i Shkodres i viteve 1320 – 1330, ka 70 faqe tekst dhe permban ligje dhe rregulla te kompletuara me permbajtje te nje standarti te larte te te drejtes qytetare albaneze mesjetare.

Historiani Pellumb Xhufi, gjate studimit te tekstit te Stautit te Shkodres, ndermjet frazave latine identifikoj pranine e fjales shqipe BESA, e dokumentuar per here te pare ne formen e shkruar, çka shpreh qarte se ne periudhen paraotomane ekzistonte instituti i BESES (fjala e nderit).

Ky dokument merr nje rendesi te veçante, pasi si do te trajtojme ne vazhdim, instituti i BESES eshte nje nga shtyllat kardinale te Kanuneve shqiptare. Perfshirja e institutit te beses ne Statutin e Shkodres, deshmon per ndikimin ne jeten dhe ne te drejtat qytetare dhe e te drejtes zakonore te popullates malesore, qe ne kete periudhe kishte populluar shume qytete te Arberit, duke marre me vehte dhe ligjet, rregullat dhe normate e veta te drejtes zakonore, te cilat po i integronte dhe ne statutet qytetare.

Sipas Luçia Nadin dhe Oliver Jens Schmitt, “… lo statuto di Scutari è un documento di fondamentale importanza da più punti di vista, è un vero monumento dell’Albania medievale, anche qualcosa di più, dal momento che risulta di sicuro interesse per la storia ed i rapporti con Venezia e con le maggiori potenze dell’area, nel quadro dei grandi equilibri internazionali. Ha inoltre il pregio di essere il più antico testo legislativo prodotto sul territorio albanese giunto fino a noi; è una chiara e organica testimonianza di quell’Albania costiera, di centri urbani e delle culture della montagna; che ci tramanda il ricordo di uno straordinario incrocio di culture e di genti, di rapporti e di prevaricazioni; è la testimonianza di una stratificazione di vicende e civiltà passata attraverso un’esperienza plurisecolare”.

(Statuti i Shkodres asht nje dokument me rendesi fondamentale ne shume pikeveshtrime;

- eshte nje monument i Albania mesjetare, madje edhe me shume, nga momenti qe rezulton me interes te veçante per historine dhe raportet me Venecien e me fuqite e medha te zones, ne kuader te ekuilibrave te medha nderkombetare;

- ka vlera te posaçme sepse eshte teksti legjislativ me i vjeter (i dokumentuar ndr) i prodhuar ne territoret albaneze dhe qe ka arrijt i plote deri ne ditet tona;

- eshte deshmi e qarte dhe organike e kesaj Albanie bregdetare, e qendrave urbane dhe e kultures te maleve (kultures malesore ndr), qe percjellin ndikimet dhe kryqezimin e jashtzakonshem te kulturave e te njerezeve, te raporteve mes tyre;

- eshte deshmia e shtresezimit te ngjarjeve dhe te qyteterimeve, qe kane kaluar e kane lene nje eksperience shumeshekullore.

Shume hulumtues shqiptare dhe te huaj, nepermjet studimeve sistematike te Statutit te Shkodres, evidencojne nderthurjen e drejtes qytetare, me te drejten zakonore te Kanuneve te Maleve, çka shpreh ndikimet reciproke dhe raportet sociale, te krijuara ne popullaten arberore te kesaj periudhe mesjetare.

Ne disa statute qytetare, si ne ate te Drishtit, çuditerisht konstatohet perzierja e materieve publike me ato fetare, por ne fakt roli i kishes, trajtohet i pershtatur sipas te drejtes zakonore lokale.

Krahas rritjes dhe zhvillimit te qyteteve arberore edhe popullata fshatare kishte bere ndryshime te ndjeshme, duke u organizuar ne “republika te vogla”, si tregon Milan Šufflay: “nel 1414 e dopo, la grande tribù di Hoti si rafforza ed il suo priore viene nominato Capitano (Capitaneus Montanae Hottorum). Nel 1415 viene fondato anche la Lega di Mirdita, che in questo tempo riusciva a reclutare un esercito di circa 12 000 combattenti”.  (Ne 1414 dhe me pas, tribuja e madhe e Hotit u forcua shume dhe i pari i tyre u quajt Kapidan – Kapidani i Maleve te Hotit. Ne 1415 u themelua dhe Lidhja e Mirdites, e cila ne kete kohe arrinte te mblidhte nje ushtri me rreth 10 000 luftetare).

Rreth ketyre realiteteve arberore, At Gjergj Fishta shkruan:“… ekzistenca e ketyre republikave te vogla ne Albania, konfoirmohet ne faktin se ato njiheshin me dy emera si: Shalë e Shosh, Pukë e Iballe, Shllak e Temal, Mat e Çidhen ecc.” Kesaj liste te At Fishtes, po i shtoj dhe”republika” te tjera te njohura ne te njejten kohe dhe me gjere ne territoret tona si bashkesite Martanesh e Çermenike, Hot e Grude, Plave e Guci, Gora dhe Opari etj.

Bashkimi dhe unifikimi i popullates fshatare ne keto “republika te vogla”, nuk ishte nje bashkim gjeografik i fshatrave apo krahinave, apo nje aleance e thjeshte ndermjet fisesh, lagjesh, apo fshatrash, por perfaqesonte nje komunitet te bashkuar e te unifikuar ne aspektet politike, kulturore, administrative dhe ushtarake, te organizuar sipas rregullave dhe ligjeve themelore (qendrore), por dhe me te drejten zakonore tradizionale, si eshte preçizuar ne Statutin e Drishtit.

Keto struktura politike dhe administrative mesjetare kishin dhe klasat e fisnikeve, te paret e vendit, te paret e tribus, Zotet e “republikave te vogla”, zotet e principatave. Familjet fisnike u konsoliduan si dinasti te pavarura, me te drejte trashegimi te pushtetit dhe te pasurive, madje u nderuan nga Papa dhe me tituj fisnikerie, qe ishin te barasvlefshem me te vendeve te tjera europiane (imperatores, principes, comites, barones, reges duces, dominos, capitanus), si p.sh fisniket e Arberit: Duka Tanush Dukagjini, Princi Dhimiter Progoni, Konti Karl Topia, Konti Muzaka, Konti Arjaniti, Zoti i Albanise (Signore di Albania) etj.

Pas pushtimit turk, pjesa me e madhe e aristokracise arberore u largua ne Itali, ku ruajten titujt e fisnikerise, si p.sh princi Gjon Kastrioti (i biri i Skenderbeut), princi Gjergji i II Kastrioti (nipi i Skenderbeut) dhe keshtu me rradhe konti Ferdinand (Ferrante) Kastrioti, kontesha Irena Kastrioti, duka Topia, konti Mansi, konti Muzaka etj.

E drejta e trashegimit te titujve, sanksionohet qarte ne Kanunin e Mirdites, ku familjes se Markagjoneve, u ligjerohet e drejta e trashegimit te titullit Kapidan “… te gjithe meshkujve, nga djepi e deri ne vorr”.

Bazuar ne pak te dhena historike, rezulton se disa nga fisniket arberor kishin studiuar ne vende te ndryshme europiane, duke preferuar qytetet si Roma, Venecia, Vjena, Parisi etj. Po ashtu, shume prifterinj kane kryer seminare dhe studime universitare ne Vatikan e ne qytete te tjera te Italise, ne Raguze, ne Kostandinopoli etj. Ky kontigjent intelektualesh dhe klerikesh te mesjeten e voneshme (shekujt XVI – XVIII), u bene perfaqesuesit me dinjitoz te humanizmit arberore, si Marin Barletti, Dhimiter Frangu, Marrin Sogoni, Pjeter Budi, Pjeter Bogdani etj. Pas perfundimit te studimeve, keta fisnike ktheheshin ne vendet e tyre, ku transmetuan e aplikuan dhe njohurite, eksperiencen pozitive dhe kulturen qe kishin marre ne perendim, sidomos aspektet organizative, administrative dhe ligjore, duke ndikuar ne rritjen e nivelit dhe forcimin e principatave, te dukateve, te temave e te provincave arberore ku sundonin. Vlen te rikujtoj se Lek Dukagjini kishte studiuar ne Venecia, Napoli, Trieste e Raguze dhe kulturen perendimore qe kishte marre, e zbatoj ne principaten e madhe te Dukagjinit, sidomos ne lidhje me kodifikimin e te drejtes zakonore. Princi Leka Dukagjini kesisoj institucionalizoj nje sistem politiko –juridik popullor, qe i garantonte malesoreve autonomi dhe te drejten e veteqeverisjes (autogoverno).

Ky kontribut i fisnikeve arberore, konfirmohet dhe me faktin se struktura dhe permbajtja e statuteve te qyteteve arberore, ka shume ngjashmeri me ato te statuteve te qyteteve europiane me te zhvilluara te asaj kohe, si me statutin e Milanos, me statutin e Sienes etj.

Pra, ne periudhen preotomane, kombi yne kishte arrijt nje nivel te larte kulture dhe nivel te larte organizimi shteteror, qe e prezantonte me dinjitet ne raportet me shtetet e tjera.

(Në numërat e ardhshëm do të lexoni: KANUNI GJATË PUSHTIMIT TURK)

- Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro Prevenzione Oncologica të  qytetit Siena–Itali-

-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA Zeqir Lushaj-



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: