Selim Nëngurra: Iku në amshim edhe nji Gjigand i Gazullorve
| E Hene, 12.11.2012, 07:42 PM |

LAJM I HIDHUR

Sot mora vesh se iku në amshim edhe nji Gjigand i Gazullorve.

Baca im i mirë, vëllau im dhe njeriu që më ndihmojë e keshillojë e mbi të gjitha që mi redaktojë shkrimet e mia i Madhi dhe i paperseritshmi, Prof. DANIEL GAZULLI ndrroi jetë në ditën e sotshme në qytetin CERVIA  të Italisë.

Nuk kam forcë të shkruej as të flas dicka ma shumë, unë ngushlloj familjen Gazulli, vajzat e bacës Daniel, Vilmen dhe Linden, dhanduret dhe mbarë farefisin e Gazullorve. Ngushlloj edhe Redaksinë e ZEMRESSHQIPTARE,  personalisht Drejtorin z. Gëzim Marku, Kryeredaktorin Ilir Dardani, Redaktorin Zeqir Lushaj si dhe të gjithë bashkpuntorët e ZSH-së.

Me lot për faqe dhe me pikllim të thellë,

Selim Mustafë Nëngurra

Sarpsborg

Norvegji

 

_____________

DANIEL GAZULLI - NJERI QË VLERSON VLERAT E KOMBIT SHQIPTAR

Nga Selim Nëngurra, 11.09.2010

Vertetë jemi fatlum që jetojmë kohen e kibernetikes ku permes disa secondave njeriu anë e kand botes ven kontakt me njerz, dhe banë miqësi me tjetrin njeri. Interneti sot na mundëson të shprehemi e të lexojmë shprehjet e mendimet e të tjerve dhe per mes kësaj korrespondece nga largësia njerzit njoftohen dhe afrohen me njani tjetrin dhe kjo afri shumëhere sjell deri te nji miqësi vëllaznore. Personalisht perjetova nji gja të tillë, kur në saidin zemrashqiptare.net lexoja shkrimet dhe komentet e mira, të pastërta si loti, si uji i Valbonës e Drinit të Bardhë që burojnë nga zemra e tokës arbnore në Alpet tona legjendare. Ato shkrime të dala nga mendja e ndritun e të shkrueme nga dora e artë e z. Daniel Gazulli mue më banë per vete dhe me padurim pritja të zbardhë mengjesi e të lexojë diçka të re nga ky burr, nga ky studjues e nga ky patriot. Dalngadal unë nji ditë mora guximin dhe i shkrova këti burri dhe ai menjiherë mu pergjigjë ashtu si i pergjigjet vëllau vëllaut. Nga ajo ditë ky burr i kombit per mue podgurasin nga Lubozhda e Istogut u ba BACA im i dashtun Daniel. Dhe per të më gëzue tejmase baca Daniel nji ditë më befason kur unë në posten time shof nji pako të vogël, dhe pasi paraprakisht e shiqojë, i shiqojë pullat postare shqiptare të cilat i pash perë herë të parë në jeten time dhe të cilat më entuziazmuen aq shumë sa më dolen lotë gezimi nga syt dhe pa e pa mbrendinë e dregesesë unë i thashë ( nuk e di në heshtje apo me za ) të falemnderit baca im Daniel, këtë dhuratë do ta ruej perjetë. Eca drejtë shtëpisë dhe derisa ecja e hapa pakon dhe çka të shof , aty ishte nji liber, dhurata tjeter e shejtë per mue. Nuk muj prita, e nxora nga pakoja dhe pash se libri asht; " RREFIME ZADRIMORE " Peng dashnie per vendlindjen i shkruem nga dora e baces Daniel. Oh sa u gëzova, nuk kamë mundësi ta pershkruej gëzimin tim.

Isha ato ditë me merzi pas vdekjes së nanës time dhe teper i nxan me miqet dhe dashamiret të cilet per ditë vinin per ngushllime dhe thirrnin me telefon nga të gjitha viset e botës andaj vendosa që këtë leber ta lexojë ma vonë, në nji kohë të qetë dhe kështu ta kënaq shpirtin tim. Dje tanë ditën dhe sot deri para pak minutash e lexova me nji frymë këtë thesar të  çmueshem të cilin mjeshtrisht e kishte mbledhë nga goja, zemra dhe shpirti i popullit tonë i nji treve të trojeve të arbnit, i Zadrimes së Shejt nga ku kanë rranjet burrat e mëdhenj shqiptarë ,nga ku botes ju dha astronomi legjendë Gjon Gazulli dhe tash atë thesar të popullit zadrimjanë mjeshtrisht e kishte mbledh dhe ba liber burri Daniel Gazulli, baca im i nderuem.

Nuk pretendojë të shtjellojë këtu tash ndonji recension apo kritikë letrare per librin në fjalë sepse unë as nuk jamë kritik letrar as i aftë të bajë recenzurë per nji liber të vocerr në volum , por të madhë me permbajtjte çfar asht libri " RREFIME ZADRIMORE " i Daniel Gazullit.

Qellimi im asht që kështu publikisht ta falemnderojë z. Daniel Gazulli per kujdesin e ti që ka ba per ti mbledhë dhe qit në leter thesaret e popullit të trevës së vetë sepse ato nuk janë vetem fjalë odash, fjalë burrash e pleqnaresh, nuk janë as vetem fjalë e mahi rasti apo batuta sikur u thonë disa, janë thesare të popullit, janë filozofia e vetë popullit e cila u ruejt nder breza, por janë edhe shkolla dhe universiteti i popullit tonë i cili per shkak të pushtimeve shekullore e posaqërishtë per shkak të pushtimit pesë shekullor osman mbet pa Alfabet e pa shkolla deri në prag të shekullit të 20 kur kuqedra aziatike osmane u qelb dhe me bisht ner kambë iku nga gadishulli ilirik. Unë mendojë se do ishte mrekulli sikur nga secila trevë e trojeve tona arbnore të delte nga nji Daniel Gazull dhe të shkruente thesaret e treves së vetë të dala nga goja e popullit të asaj treve. Në Krushevë të Madhe , fshat ky afer Klinës në Dukagjin të Dardanisë nji gja të tillë ka ba Zef Ndrecaj ku ka mbledh këto thesare dhe ka ba librin " TREGIME ODASH NGA LUGU I DRINIT " të redaktuem nga z. Prend Buzhala, pastaj këto ditë ka dal nga shtypi libri tjeter i tillë i autorit Xhenc Bezhi  me titull " TREGIME NGA MALËSIA E GJAKOVËS " dhe unë lusë ZOTIN që libra të tillë të dalin per ditë nga nji.

Derisa e lexova librin e z. Daniel Gazulli, derisa u kënaqa me tregimet e filozofitë e mëdha të njerzve të menqem të popullit tim, unë ndjeja se njof Zadrimen sado që as në hartë nuk di ku asht ajo trevë.

Andaj nese jo per tjeter së paku per këtë fakt z. Gazulli meriton respekt të thellë, sepse ai mjeshtrisht ka mbledh e shkrue në librin e ti thesaret e trevës së Zadrimes dhe edhe mue dardanasin mergimtar në Norvegjinë polare më jep ndjenjen se unë shetis rrugve të fashtrave të Zadrimes, se bisedojë me burrat e katundaret e kësaj treve, se ndegjojë se si ata flasin e si heshtin. Se si ata gëzohen e si idhnohen. Se si ata janë trima e të menqem dhe se si asht ara e livadhi, si janë lulishtet e fushat si dhe malet e asaj treve.

Nga këto tregime të bukura mësova edhe per bukurinë e  vashes zadrimore, per trimninë e bujarinë e zadrimorve. Nga këto tregime mësova edhe per dhunën e pushtimit osman që ju ka ba kësaj treve dhe per terrorin barbar që qaush e zabit osman kanë ushtrue në këtë trevë. Ama mbi të gjitha u kënaqa kur shifsha se si gjithmonë zadrimorja e bukur si zanë ja dredhete mjeshtrisht qaushit e zabitit dhe ruente nderin dhe moralin e vetë të virgjer e të paster.

Me nji fjalë baca im Daniel më ka que në shekuj mbrapa me kujtesë dhe ma ka rrit krenarinë kombtare me rradhitjen mjeshtrore të tregimeve e thesareve të zadrimorve. Aq sa më ka këthye kujtesen mbrapa per ta perkujtue kohen kur ndodhitë e rastet kanë ndodhë per aq ma ka afrue Zadrimen, Sapen e ti të dashtun per të cilat tash marr guximin të thamë se i njof e di ku janë sado që kurr atje nuk kamë kjen.

Librin tand e perjetova si nji këndellje e shpirtit që ma hoqi këto ditë zymtësinë e vjeshtes së ftoftë polare të Norvegjisë. Ke vlersue vlerat e treves tande, ato vlera mjeshtrisht i ke ba liber dhe i ke ba sepse je vetë burr që ke vlera dhe duhet të vlersohesh si i vlefshem ashtu sikur të gjithë të paret tue që nga lashtësitë ashtu sikur sot vlersojnë dhe respektojnë e mbar bota astronomin apo ma drejtë baban e astronomisë Gjon Gazullin ashtu duhet edhe ty të të respektojnë brezat e sotshem dhe ata që do vin. Ti je nji Thimi Mitko i kohes sonë dhe po sikur ai me këtë liber do mbetesh në histori.

Shendet e suksese në jetë

vëllau yt

Selim Mustafë Hasanaj

Sarpsborg: 11.09.2010



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: