Lutfi Alia: Kanuni - Kodi i së drejtës zakonore shqiptare (6)
| E Diel, 11.11.2012, 11:35 AM |

KANUNI = KODI I SË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE  (6)

KANUNI DHE E DREJTA BIZANTINE

Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)

-Oganizimi i shumë shteteve të vegjël brenda Perandorisë së Bizantit, nga shekulli i VII – XII, ndikoji në konsolidimin e regjimeve lokale, ndërmjet të cileve dhe Albania, që në këtë periudhë kishte zgjeruar territoret dhe ishte fuqizuar ekonomikisht dhe ushtarakisht-

Në fillimet e shekullit të IV (pas Krishtit), perandoria Romake filloj të ndahet në njesi administrative më të vogla. Perandori Dioklecian (me origjinë ilire, i lindur ne Dioklea - Salona me 244, vdiq në Spalato ne 311), me anë të Tetrakisë (tetra - tettares – kater dhe árchein – qeverisje), e ndau Perandorine Romake në kater rajone, ndersa Perandori Konstandin I (lindi në Nissus të Ilirisë me 274, vdiq në vitin 337), e coptoje dhe me shume territorin e gjere te perandorise Romake. Njesia me e madhe administrative u be prefektura, qe permbante disa dioqeza, te formuara nga një numer i madh provincash. Prefektura e Ilirikut (praefectura praetorio per Illyricum), perfshinte dioqezat e Dakise e te Maqedonise, ku ne kete te fundit benin pjese pronvincat e Prevalit, Dardanise, Epirit te Vjeter dhe Epirit te Ri, qe perfaqesonin hapesiren gjeografike te banuar nga iliro-arberit, pergjate gjithe mesjetes e deri ne kohet e reja. Funksionari me i larte i prefektures se Ilirikut, prefekti pretorian per Ilirikun, e kishte seline e vet ne Selanik. Po ketu ndodhej edhe selia e kryetarit te kishes se kesaj prefekture.

Pas ndarjes se Perandorise Romake ne dy pjese, me 395 pas Krishtit, trevat iliro-arberore hyne ne perberje te Perandorise te Bizantit. Kjo ndarje krijoj dy bote antagoniste, te Perendimit dhe te Lindjes, qe mbeten ne konflikt te vazhdueshem mes tyre. Territoret e banuara nga iliro-arberet u perfshine ne Perandorine e Bizantit, ndersa kisha fillimisht vazhdonte te ishte ne varesi te Vatikanit.

Dekadenca e Perandorise Romake te Perendimit dhe e Perandorise Bizantine, ndikuan, qe popujt e Ballkanit te organizheshin ne regjime te tipit feudal. Ne rradhe te pare, keto proçese u konkretizuan ne popullaten qytetare,  ku funksiononin ligjet e perfshira ne statutet qytetare, ndersa pjesa me e madhe e popullates fshatare e sidomos   malesoret, mbeten te organizuar ne tribù (fise) dhe gjithnje e me shume po shkeputeshin nga varesia e pushtetit qendror, duke fituar autonomi, te organizuar dhe te administruar ne baze te ligjeve te drejtes zakonore lokale. Te paret tane iliro-arber, keto ligje, i ruajten me dhe i transmetuan te pandryshuara nder shekuj, ne Kodin e  te Drejtes Zakonore Shqiptare, qe funksionoje si e drejte tradizionale, unikale nder popujt ballkanike.

Perandoret e Bizantit ushtruan autoritet te fuqishem politik, duke kryer nje ndarje te re adminstrative, kesisoj perandoria e lindjes, perfshi dhe Ilirine, u nda ne zoterime te shumta lokale (Signorite lokale), madje disa u bashkuan duke formuar njesi administrative me te gjera, si principatat, dukatet, themat (Principata e Dukagjinit, Principata e Kastrioteve, Principata e Arjaniteve, Dukati i Shkodres, Tema e Durresit dhe e Arberit etj). Ne krye te ketyre zoterimeve lokale vendosej nje ushtarak, i quajtur REX – mbret), qe emerohej nga Perandori, si kemi rastin e Duka Gjini (shekulli V pas Krishtit), qe sipas kronikave te kohes, Perandori i Bizantit Teodozio II, e emeroj Duka Gjinin Sebastocrator (mekembesi i perandorit) ne territoret qe perfshinin Dalmacine e jugut, Dioklean, Shkodren, Lezhen dhe Durresin, duke i dhene detyren Magister militum (Gjykatesi ushtarak).

Aktiviteti i ketyre njesive administrative rregullohej ne baze te ligjeve qendrore, por dhe te ligjeve lokale, madje mekembesi, ashtu si princat, ishin dhe gjykates, pra ne territoret iliro-arberore funksiononte nje sistem legjislativ dhe gjyqesor i kompletuar.

Gjate shekujve V - VII, autoriteti perandorak i Bizantit tentoj te perqendronte pushtetin politik, ekonomik dhe ushtarak, kesisoj synoj te vinte nen kontroll dhe kishen. Per te garantuar unitetin e perandorise dhe per te mbajtur nen pushtet kete mori te madhe provincash, perandoret shpallen nje sistem te forte juridiko-gjyqesor, i cili ishte vazhdim, i legjislacionit Romak, pikerisht huazime te Kodit Teodozian (Codex Theodosianus - 438 pas Krishtit). Ne shekullin e VI, perandori Justiniani I (lindi ne 482 pas Krishtit ne qytetin Tauresium prane Shkupit te Ilirise), shpalli nje sistem te ri ligjesh, te perfshire ne Corpus Iuris Civilis (Kodi juridik civil), qe perbente bazen juridike te Perandorise se Bizantit. Ligjet e Justinianit u prezantuan me dy kode, i pari ishte Codex Iustinianus primus o vetus i viti 529 pas Krishtit, i cili ka humbur e nuk dihet saktesisht permbajtja dhe i dyti Codex Iustinianus Repetitae Praelectionis, i vitit 534 pas Krishtit, qe per fat te mire ruhet ende i plote.

Ky legjislacion ishte ne fuqi dhe teper aktiv ne zoterimet iliro-arberore.

Studiuesit e konsiderojne Jus Justiniani, nje kryeveper juridike, e perbere nga ligje dhe sentenca, te bazuara ne te drejten romake, qe i kishin dhene jete ne shekuj jurispudences romake dhe me pas dhe te drejtes bizantine.

Kodi i Justinianit (Codex Iustinianus i vitit 534 pasK), eshte i ndare ne 12 libra, ku sejcili liber permban nje numer te konisderueshem titujsh, apo nyjesh, te cilet ne teresi jane mbi 1600 konstitucione.

Sipas rradhes, librat e Kodit te Justinianit jane:

- Libri I: e drejta ekleziastike (kishetare).

- Libri II deri ne librin e VIII: e drejta private.

- Libri IX: e drejta penale.

- Libri X, XI, XII: e drejta administrative dhe financiare.

E bera kete pershkrim sintetik te Kodit te Justinianit, sepse dhe Kanuni Lek Dukagjinit ka te njejten strukture, i formuar nga 12 libra, pothuajse me te njejten numer ligjesh dhe me ngjashmeri impresionuese.

Duke u njohur me keto fakte, lind natyrshem pyetja: Kjo eshte nje koinçidence e rastit, apo perben nje fakt te rendesishem historik, qe verteton origjinen e lashte te Kanunit, qe shpreh vazhdimesi te kodeve romake – ilire – bizantine, ose me sakte eshte nje sinteze e Kodit te Justinianit, i aplikuar ne territoret e iliro-arberore?

Ashtu si Kodi i Justinianit dhe Kanuni i Lek Dukagjinit, ne librin e I trajton te drejten ekleziastike (te drejtat e kishes dhe te besimit kristian), por kishes e perjashton nga e drejta per pushtet politik.

Llibrat e II deri ne te VIII permbajne ligjet dhe rregullat e te drejtes private e kesisoj me rradhe librat e tjere vazhdojne me te drejten penale, me te drejten adminsitrative, te drejten finanziare e perfundojne me te drejten e proçedures penale.

Jo vetem struktura, por si theksuam me pare dhe permbajtja e ligjeve ne Kanunin e Lek Dukagjinit, ka ngjashmeri te madhe me ato te Kodit te Justinianit.

Pas vdekjes te Jiustinianit, ligjet e tij pesojne nje proçes vulgarizimi, due e bere vepren e tij me te thjeshte per t’u kuptuar e zbatuar dhe te pershtatur sipas kerkesave politike, ekonomike dhe ushtarake te zoterimeve lokale te kesaj kohe. Natyrisht, nuk perjashtohet mundesia, qe Kodi i te drejtes zakonore iliro-arberore, te  jete influencuar nga Kodi i Justinianit, ose te perfaqesoj nje permbledhje te divulguar te ketyre ligjeve, çka kuptohet si nga struktura e njejte, ashtu dhe ngjashmerite e shumta ne permbajtje.

Kjo ngjashmeri sugjeron se mentoret iliro-arberor kane marre shume nga keto ligje, i kane pershtatur dhe i kane perfshire ne kodin tone, duke i aplikuar ne kushtet specifike te jetes te popullates malesore.

Ndokush mund te thote, se çka kishte mbledhur At Shtjefen Gjeçovi, u perpunua nga Eterit françeskane te Shkodres, sipas modelit te Kodit e Justinianit, te cilin ata ndofta e njihnin mire, por ky argument eshte shume i thjeshte per t’u marre ne konsiderate, pasi krahas grupimit ne 12 libra, qe kishte bere At Gjeçovi, eshte dhe nje fakt tjeter i rendesishem, permbatja e ligjeve te Kanunit, te treguar nga pleqt mentor shqiptar, eshte e njejta me ato te Kodit te Justinianit, çka tregon se kane origjine te vjeter.

Si theksova me siper, kodi i jone u quajt Kanun ne periudhen e bizantit. Emeri KANUN shpreh formen e shqiperuar te emertimit grek: «kanón - κανών.

Kesisoj mund te them se kodifikimi i pare i kanunit u be ne shekullin e VI dhe ne vazhdim funksionoj si i tille, i transmetuar gojarisht brez pas brezi nga pleqt-mentor iliro-arber.

Ne se do te ishte kodifikuar gjate pushtimit romak, kur gjuha zyrtare ishte latinishtja, atehere do te ishte perdorur termi latin, pra do te ishte quajtur Kod (Codex). Dihet se gjate periudhes te pushtimit romak, hyne ne perdorimin e perditshem shume terma latine, te cilat perdoren dhe sot, sidomos ato me perdorim juridik dhe administrativ, si statut (status), ligj (lex), kod (codex), dokument (documentum), gjyq (ius), kuvend (conventus), porota (recuperatores), qyteterim (civitas) etj, etj. Ne baze te terminologjise te perdorur ne provincen e Ilirise te pushtuar nga romaket, permbledhja e ligjeve lokale, do te ishte quajtur “Jus illiricum”, ose “Codex illiricum”, pra i emertuar ne gjuhen latine, qe ishte gjuha zyrtare.

Ne periudhen e me vonshem (shekulli i VI pas K), kur territoret iliro-arberore u perfshine ne perandorine e Bizantit, gjuha zyrtare ishte greqishtja, per rrjedhoje  permbledhja e ligjeve, u quajt Kanun e ky term mbijetoj i pandryshuar, si ka arritur deri ne ditet tona.

Kodifikimi i Kanunit ne shekullin e VI, provohet dhe me nje te dhene tjeter historik, qe bazohet me faktin  se Kanuni i heq kishes te drejten e funksioneve adminsitrative dhe politike, çka u ruajt e pandryshuar deri ne ditet tona, ndersa gjate mbreterimit te Heraklit (shekulli i VII pas K), kishes i u njoh e drejta per te ushtruar funksione administrative dhe politike. Pra po te ishte kodifikuar ne kete periudhe, ose ne shekujt e me pasem, Kanuni do t’i njihte kishes te drejten per pushtet politik, ndersa ne kanunet tona kisha perjashtohet nga e drejta per pushtet.

Ne shek. VI-VIII, ne trevat iliro-arberore, pushteti dhe autoriteti ushtrohej nga arkondet vendas. Keta ishin bartes te autonomise lokale dhe te veteqeverisjes, qe sigurisht drejtonin dhe mbi bazen e ligjeve lokale. Deri ne fillim te shek. IX, territoret e banuara nga arberet kaluan nje faze veteqeverisjeje dhe autonomie. Arkonde te tille, me atribute pushteti, ndeshen ne Themen e Durresit, dhe ne Principatat e tjera e  ne te njejten kohe edhe ne territore te tjer te banuar nga iliro-arberit si ne Vageneti (Çameri), ne Berat, ne Kolonje etj.

Pas shekullit te VII, institucionet kishtare zoteronin prona, por fonde te medha tokash figurojne ne pronesi dhe te personave laike, qe i perkisnin aristokracise vendase e ne ndonje rast, ishin edhe fisnike te huaj. Prania e ketyre te fundit, dhe kontaktet me Italine, bene qe marredheniet agrare te ndikoheshin aty nga modeli perendimor i feudalizmit. Ne dokumentet arkivore te shek. XI-XV, qe kane te bejne me keto treva, ndeshet vazhdimisht nje terminologji qe flet per pranine aty te institucioneve feudale, tipike perendimore, si feudi (feudum), vasaliteti (vassallagium), betimi (juramentum), mbrojtja feudale (protectio), imuniteti (immunitas) etj. Natyrisht mbrojtja e prones bazohej ne ligje, si deshmon dhe Kanuni i Lek Dukagjinit, qe permban ligje shume te vjetra (te lashta) ne mbrojtje te pronave.

Popullata malesore zinte nje pjese te mire te territorit iliro-arberor. Veprimtaria kryesore ekonomike ishte blegtoria, kurse kultivimi i arave kufizohej ne lugina e ne ngastra te vogela. Karakteristike e zonave malore ishte shtegetimet periodike te nje pjese te popullsise te lidhur me ekonomine blegtorale, qe percaktohej nga nderrimi i kullotave, ne vere ne male dhe ne dimer ne fushat bregdetare. Ndonese banesa kryesore e blegtoreve ishte ne katundin malor, ndodhte shpesh qe, gjate shtegtimit me bagetite drejt fushave bregdetare, ne dimer, ata merrnin me vete dhe familjet, duke u sistemuar perkohesisht ne fushat me kasolle. Jo rralle, kjo popullsi blegtorale ngulej ne fushat ne menyre te qendrueshme, duke sjelle ndryshime te rendesishme ne strukturen dhe shperndarjen e popullsise. Nga ana tjeter, me zhvendosjet e saj te panderprera nga mali ne fushe e anasjelltas, kjo popullsi blegtore behej nje faktor nderlidhes midis sektoreve te ndryshem te popullsise shqiptare duke kontribuar ne homogjenizimin e saj. Keshtu, normat, doket dhe institucione te kahershme shqiptare (Kanuni), te ruajtura ne malesi ne format e tyre te pastra, me kohe zbriten dhe depertuan edhe ne shoqerine shqiptare te zonave fushore bregdetare dhe te qyteteve, nderkohe, qe praktika dhe institucione te shoqerise "se qyteteruar" arriten deri ne viset me te largeta malore, duke ndikuar ne zhvillimet ekonomike, shoqerore, politike e kulturore te tyre.

Qeliza jetesore e shoqerise shqiptare u be bashkesia fshatare, nje grupim njerezish te organizuar mbi bazen e nje territori te perbashket dhe te interesave te perbashketa. Lidhjet e gjakut te bashkesia fshatare ruajne deri diku rendesine e tyre, por nuk jane me kryesoret, si dikur ne bashkesine fisnore.

Organizimi ne bashkesi e kapercente ne ndonje rast kuadrin e nje vendbanimi fshatar, duke perfshire disa te tilla. Keshtu linden bashkimet krahinore, qe u njohen si te tilla si njesi administrative dhe kishtare.

Organizimi dhe funksionimi i bashkesive fshatare ne Perandorine Bizantine dhe ne trevat e banuara nga arberet ne shekujt VII –VIII, pasqyrohet ne nje dokument juridik te kesaj kohe, ne te ashtuquajturin "Ligji bujqesor" (nomos georgikos). Shume norma dhe institucion te "Ligjit bujqesor", u futen dhe jane te pranishem ne te drejten zakonore arberore, pra ne Kanunin e Maleve dhe si te tilla mbijetuan deri ne kohet e reja.

Kush ka lexuar “Ligjet bujqesore” te kesaj periudhe bizantine, eshte befasuar me ngjashmerine e madhe me ligjet e Kanunit te Lek Dukagjinit.

Ne “Ligjet bujqesore” dhe ne te njejten menyre ne Kanunin e Lek Dukagjinit, pikerisht ne Librin e 4°, ne nyjen 54, ne §.216 percaktohet: “Ara, vêshta, kopshti e livadhi, xâna, prozhme e zabele, jânë të dame me kufij”, nders ne §.217 percaktohet: “Kujrija, mali e bjeshka jânë të perbashkta si per te ngulun të tbanave, si per landë e almiste, si edhè per drû.

Ky ligj eshte teresish i njejte me ate te “Ligjit Bujqesor” te Perandorise Bizantine.

Ne baze te “Ligjit bujqesor”, dhunimi i prones individuale ndeshkohej me gjoba dhe me me masa demshperblimi, ashtu si parashikohen dhe ne Kanunet e Maleve. Ne librin e 4°, nyja 45, ne § 142 ne Kanunin e Lek Dukagjinit percaktohet: “Me i a thye kuej shtegun e oborrit, t'arës, të livadhit a të kopshtit, qi i kà pàra shpije, kà 500 grosh giobë, e të zotit pûnen të ndreqme”.

Ne £Ligjet bujqesore”, masat ndeshkimore shkonin nga zhdemtimi e deri ne denime shume te ashpra, S'ka dyshim se ndeshkime te tilla te vrazhda ne te drejten bizantine dhe ne Kanunin e Maleve, shprehin ndikimet e te drejtave dokesore te popujve barbare, qe erdhen e u vendosen ne territoret iliro-arberore, ne periudhen e bizantit (shek. V – VII), si gotet, vizigotet, avaro-hunnet, sllavet, bullgaret, normanet etj.

Dispozitat e "Ligjit bujqesor" tregojne se, ne kohen e veprimit te tij, pronesia e perbashket nuk ishte zhdukur perfundimisht. Kullotat, pyjet, ujerat, tokat djerre, vazhdonin te ishin prone e bashkesise dhe te administroheshin se bashku. Bashkesia fshatare, kujdesej per veprimtari me interes te perbashket, per shfrytezimin e ujrave, per pajtimin e barinjve, qe kullotnin tufat e fshatit dhe qe i shoqeronin ato ne shtegtimet nga kullotat malore ne ato fushore, per pajtimin e mjeshterve zejtare qe kryenin punime per nevoja te bashkesise e te anetareve te vecante te saj. Adminsitrimi i prones se perbashket, eshte i mire percaktuar ne Kanunin e Lek Dukagjinit e mund te them kjo problematike ka ngjashmeri impresionuese me dispozitat qe percakton “Ligji bujqesor” i Bizantit.

Ne “Ligjin bujqesor”, p.sh percaktohen qarte detyrat dhe detyrimet e bariut te pajtuar, madje te njejtat aspekte i gjeme dhe ne Kanunin e Lek Dukagjinit, si p.sh ne librin e 4°, nyja 46, ne §153 eshte parashikuar: "Ndera e vathit âsht në kumbonë", ndersa §.154 percakton: “Po u muer pré, per dhûnë a pre ndo 'i marazit e faqe bariut skjapi a dashi i kumbonës, e po s'u vrà n'at hov, 500 grosh gjobë i mirren pretarit e gjâja dy per nji”. Pra ne se bariu nuk e vret vjedhesin (hajnin) ne çastin kur grabit cjapin ose dashin e kumbones, kur ai kapet do te gjobitet me 500 grosh e t’i kthej pronarit dy bageti (demshperblimi dyfish). Ky akt i rende, ne “Ligjin bujqesor” te Perandorise Bizantine, ndeshkohet me vrasje, ndersa ne Kanunin e Lek Dukagjinit, kemi dhe nje variant me te moderuar, gjyqi i pleqeve e gjobit dhe e detyron te ktheje dyfish bagetine e grabitur.

Ne kete periudhe historike, njesia baze shoqerore e bashkesise ishte familja e madhe patriarkale, qe bashkonte disa breza dhe qe drejtohej nga më plaku. Te paret e familjeve (zoti i shtepise) te bashkesise fshatare, formonin "keshillin e pleqve", i cili trajtonte dhe zgjidhte ne baze te dokeve, te gjitha problemet qe kishin te benin me marredheniet e brendshme te bashkesise, ne marredheniet e saj me bashkesite fqinje dhe me pushtetin qendror. Kjo strukkture e familjes, ka funksionuar ne trojet shqiptare deri ne gjysmen e pare te shekullit XX dhe ishte e percaktuar me ligje te veçante, te perfshira ne librin e 2° te Kanunit te Lek Dukagjinit dhe ne te gjitha kanunet e tjera te trevave shqiptare.

Si kuptohet edhe nga vete nenet e "Ligjit bujqesor", popullata e arberit mbetej nje forme organizimi shoqeror kalimtare drejt shoqerise feudale. Dokumente bizantine te shek. VIII - X provojne se ne gjirin e bashkesive qe diferencuar dhe shtresa e "te fuqishmeve" (dynatoi), apo e "te medhenjve" (megistanes).

Si shkruan historiani Konstandin Porfirogjeneti, ne shekullin e X, popullata e arberit po konoslidohej ne bashkesi te fuqishme, duke filluar nga Dioklea (Mali i Zi) ne veri e deri ne Themen Artes ne jug.

Ne shekujt IX-XI, Bizanti njohu perhapje te gjere te quajturave "ngastra ushtarake" (stratiotika ktemata). Keto toka, shteti bizantin ua shperndante bujqve me kusht qe te kryenin sherbimin ushtarak. Sistemi i "pronave ushtarake" u konsolidua ne kohen e riorganizimit politiko-administrativ te Perandorise Bizantine dhe te ndarjes se territorit te saj ne provinca ushtarake (Thema). Sistemi i temave, themeli ekonomik e shoqeror i te cilit ishte prona e vogel e bujkut-ushtar (stratiotit), u be shtylla kurrizore e shtetit dhe e ushtrise bizantine. Por nese ata ia arriten ketij qellimi, duke nxjerre legjislacion te posaçem ne mbrojtje te prones se vogel, me kalimin e kohes u pa qarte, se procesi i gllaberimit te ngastrave te vogla ishte i pandalshem. Rrenimi i ketyre te fundit, qofshin ato prona te stratioteve apo te anetareve te bashkesive fshatare, shkaktoi fillimin e nje krize te gjate e te pandalshme ekonomike, financiare e ushtarake qe perfundoi ne fund te fundit me vete shembjen e Perandorise Bizantine.

Pervec faktoreve te brendshem, ne diferencimin shoqeror ne gjirin e bashkesive ndikoi dhe shteti qendror i Bizantit. Duke e konsideruar bashkesine nje njesi fiskale, perveç se njesi administrative, shteti mblidhte prej tyre rregullisht detyrime, te cilat rendonin jo njelloj mbi anetaret e bashkesise. Per t`u shpetuar tatimeve, te varferit e gjenin shpesh here rrugezgjidhjen ne shitjen e ngastrave te tyre. Nje veprim i tille nuk sillte zvogelimin e sasise se rentes, qe i jepej shtetit nga bashkesia, sepse ky zbatonte sistemin e garancise kolektive (alelengyon), sipas te cilit bashkesia paguante edhe per ata anetare, qe nuk qene ne gjendje te paguanin, ose qe kishin shitur ngastrat e tyre. Ne kete rast te fundit, per te mos prishur homogjeniteti i bashkesise, ligjet pernadorake percaktonin se te drejten per blerjen e nje ngastre te nje anetari te bashkesise e kishte se pari fqinji i tij e pastaj nje pjesetar çfaredo i saj. Kjo norme, qe synonte te pengonte depertimin e pronareve te huaj ne bashkesite fshatare autoktone, quhej e drejta e parablerjes (protimesis) dhe si e kam pershkruar ne pjeset e perpareshme, kjo e drejte eshte ruajtur deri ne ditet tona dhe eshte e percaktuar qarte ne Kanunin e Lek Dukagjinit, madje ndalon te drejten e shitjes se tokes, pa aprovimin e fqinjeve te pronesise se tij.

Oganizimi i shumë shteteve të vegjël brenda Perandorisë së Bizantit, nga shekulli i VII – XII, ndikoji në konsolidimin e regjimeve lokale, ndërmjet të cileve dhe Albania, që në këtë periudhë kishte zgjeruar territoret dhe ishte fuqizuar ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Ne çdo njerin nga keto shtete, mbizoteronte kulti i individit, apo me sakte kulti i personalitetit te drejtes, prandaj sejcili nga mbreterit, apo kapedanet, apo princat e ketyre shteteve, zbatonte ligjet e veta dhe ne menyrat e veta, sidomos kur behej fjale per mbledhjen e taksave dhe organizimin e ushtrise. Kesisoj ne shekullin e X, ne krye te Themes se Durresit ishte nje kapedan, i cili ne shekullin e XI, mori titullin Duka dhe komandonte nje ushtri te perbere nga rekruta vendas (enkoroi dynamies).

Ky proçes i gjate historik, i konsolidimit te regjimeve lokale ne territoret tona, çoji ne unifikimin e popullates arberore, çka u konkretizua me formimin e kombit arberor (shqipetar), proçes ky, qe u kompletua ne vitin 1190, me shpalljen e shtetit te Arberit (Albania).

Kush mohon keto fakte historike ose eshte i çmendur, ose eshte i deklaruar antishqiptar.

Ne kete periudhe historike, nje pjese e kombit arebro-shqiptar banonte ne qendra urbane te rendesishme, nder te cilat shquhen qytetet Shkoder, Durres, Ulqin, Tivar, Drisht, Danja, Lezha, Berati, Prizreni, Ulpjana, Mitrovica, Nisus, Shkupi, Ohri, Janina, Vlora, Igumenica, Arta etj, ku jeta shoqerore, politike, ekonomike dhe ushtarake, drejtoheshin me Statutet qytetare, ndersa popullata rurale veteqeverisej me ligjet tradicionale lokale.

Shume qytetet arberore ishin ura komunikimi ndermjet lindjes dhe perendimit, madje ishin shnderruar ne qendra te rendesishme adiminstrative dhe te aktiviteteve artizanale dhe te tregetise. Ne veçanti, ne kete periudhe shquhen Shkodra, Durrresi, Vlora, Ulqini, Prizreni, Tivari, Nishi, Shkupi, Berati, Igumenica etj.

Ne vitin 1190 krijohet shteti i Arberit (Albania), qe vazhdoj deri ne vitin 1216l Themelues i shtetit te Arberit (Albania) ishte arkondi dhe panhypersebastos Progon (1190-1198), i cili shpalli sheputjen nga Bizanti. Pushtetin e Progonit e trasheguan te bijte, Gjin Progoni (1198-1206) dhe me pas Dhimiter Progoni (1206-1216).

Nuk ka dokumenta te deshmojne, ne se keta princa ishin pjestar te familjes se Dukagjineve, apo ishin nje familje fisnike me vehte, por rendesi ka fakti, se ne shtetin e Arberit bente pjese dhe principata e madhe e Dukagjinit. Rikujtojme se familja princore Progoni e dinastise te Shtetit te Arberit, kishte flamurin dhe stemen e vet heraldike, me shqiponje me nje koke (monocipite), me krahet e hapur, te ngritura lart, te cilen e e gjejme te dokumentuar si stema e familjes te Dukagjinit, çka sugjeron se duhet te kene pasur lidhje mes ketyre fisnikeve, pasi stemat heraldike iishin individuale e nuk mund te kopjoheshin dhe as t’i dhuroheshin familjeve te tjera.

Ne vitin 1204 u shemb perandoria e Bizantit, por shteti i Arberit vazhdoje dhe me shume se nje dekade. Zoti i shtetit te Arberit, Dhimiter Progoni, kishte titullin "princ" (princeps), qe i a kishte dhene Papa Inoçenti i III me 1208 dhe njekohesisht ishte dhe “Magnus Arkond” (Arkondi i Madh), tituj qe i trasheguan edhe pasardhesit e tij.

Ne vitin 1208, Papa Inocenzo III, ne nje leter derguar princit Dhimiter Progoni, e quan “Judex Albaniae”, pra gjykatesi i pare (kryegjykates) i Albania. Ky fakt orienton se shteti Arberit funksiononte sipas ligjeve te veta, per me teper, qe kishte shpallur shkeputjen nga Perandoria Bizantine.

Per te argumentuar ekzistencen e ligjeve lokale, apo te Kanunit te arberit, po prezantojme nje dokument te veçante, nje leter te vitit 1216 e Kryeipeshkopit te Ohrit Demetrio Komationi, qe i a dergon peshkopit te Krujes, ne lidhje me martesen e Gregor Kamona (1216 – 1253) (Magnus Arkond di Albania) me Komnena Nemanjiç. Pas vdekjes se Dhimitrit, i vellai i tij Gregori mori per grua te dyte kunaten e vet Komnenen (e veja e Dhimitrit). Rreth kesaj ngjarje Demetrio Komation shkruan: “… kjo martese eshte e pranushme nga kisha dhe sipas ligjit nuk e prish gjakun dhe eshte e ligjeshme”.  Nga ky dokument kuptohet se ne mesjete arberore, martesa ishte e njohur nga Kisha dhe nga Ligji, çka e gjejme te mirepercaktuar ne Kanunin e Lek Dukagjinit, por konstatojme dhe nje aspekt tjeter, se ekzistonte e drejta e bigamise. Rikujtojme se martesa e dyte me gruan e vellait te vdekur, eshte praktikuar ne shume zona te malesise shqiptare, madje deri ne gjysmen e pare te shekullit XX, sidomos ne rastet kur kjo lidhje martesore kishte ndikim ne krijimin e aleancave dhe miqesive ndermjet familjeve. Ky eshte dhe argumenti baze qe justifikonte martesen e Gregorit, me Komnenen, te bijen e Krajl Nemanjiçit te Serbise.

Ne Ligjet e Dibres, ne Kanunin e Mirdites, ne Kanunin e Martaneshit, ne Kanunin e Pukes etj, parashikohet kjo e drejte bigamie, por me kusht, qe martesa te njihej nga kisha (martesa fetare) dhe nga Kanuni (martesa civile). Ne Kanunin e Lek Dukagjinit, mmartesa percaktohet ne dy aspekte te rendesishme: 1. Gruaja e dyte nuk mund te rri pa kunore ne shtepi te burrit (Libri 3°, nyja 32, percakton.” Aj, qe merr gruen pa kunorë, jet i lidhun kah Feja edhe kah kanuja”. 2. Kanuni i njeh gruas te drejten te vendosi vete ne se do te rrije ne shtepine e burrit apo te iki. Ne se vendos te qendroje ne shtepine e ish burrit, Kanuni i Lek Dukagjinit e mbron duke i njohur garantuesit (dorezennesi), por i njeh dhe te drejten e lirise per t’u martuar. Ne librin e 3°, nyja14, § 36 percakton: “Grueja e re, qi mbetet e vejë, por me fmi, po desht me ndejë në plang të burrit me fmi, do të dorzanitet me dy lagje dorzanë: dy dorzanë do të jenë të katundit ku mbet e veja, se s’ka me pasë kush punë me te, e se s’do t’i a korisin emnin prindës as burrit të dekun; dy tjerë do të qes prindja a kushrinja e saj se s’do t’a dajn prej fmive, veç në lypët vet m’u da e m’u martue”.

Fejesa dhe martesa zene nje vend te rendesishem ne Kanunet shqiptare, ku jane percaktuar me saktesi impresionuese rregullat dhe normat e proçedurave e te ceremonive, te cilat perbejne nje thesar te madhe te kultures e te etnografise shqiptare. Veli mbulues (apo duvaku) e ka origjinen qe ne lashtesi, i perdorur nga iliret dhe i ruajtur deri ne ditet tona. Keto rregulla e norma te Kanuneve shqiptare, padyshim jane te pasqyruara ne nje dokumentacion te pasur, qe per fat keq ka mbetur ende i pastudiuar si jane te famshmit 100 kodiket iliro-arbero-shqiptar, qe mbulojne nje hapsire disa shekullore te jeteses te popullit tone, duke filluar nga shekulli VI deri ne shekullin XIX (kodike te shkruar ne gjuhen latine dhe greke). Shkencetari Theofan Popa, i klasifikoji kodiket ne tre gruppe: 1. kodike biblike, 2. kodike liturgjike, 3. kodike agiografike.

Si shkruan studiuesi Shaban Sinani, grupi i kodikeve agiografike permban shkrime laike, te dedikuara jetes sociale, etikes, moralit, funksionimit te gjykatave, gjyqetareve, ka trajtesa per te drejten dhe traditat etnokulturoe, per shkollimin resimimit, si dhe shume te dhena per fejesen dhe martesen, si reulton ne kodikun N° 14 te Beratit i  shekullit XI, ne kodiket N° 32, N° 38, N° 43 te Beratit te shekullit XIII, ne kodikun e Shkodres te viti 1341, ne kodikun e N° 86 te Elbasanit te viti 1563 (permbajne rregullat e martese), etj.

Pas Shtetit te Arberit (1190 - 1216), ne territoret a banuara nga arberet, krijohet Mbreteria e Arberit (1272 – 1390) me mbret Karli I Anzhù. Papa Gjoni XXII i kishte pranuar arberit (albanesi), si pasardhes natyrale te shtetit te Arberit, si dhe e njohu ligjerisht Mreterine e Arberit. Dukagjinasit ishin pjese perberese e Mbreterise se Arberit, madje ne vitin 1281, per here te pare dokumentohet i shkruajtur titulli Duka (dux), "Ducam Ginum Tanuschum Albanensem”. Ne kete periudhe, Dukagjinasit humbin nje pjese te trojeve te Mirdites, qe kaluan nen zoterimin e Gulielm Blinishtit, qe ishte dhe prothosevastor i mbretit Karli I Anzhu, por ruajten zoterimet e tjera, madje u shtrine ne veri dhe ne lindje ne territoret e Kosoves. Pas ketyre ndryshimeve, ne vitin 1356, Principata e Dukagjinit u organizua ne dy pjeese, e para nen zoterimin e Dukes Pali II (I biri i Tanush Dukagjini), qe e shtrine pushtetin ne tribut e Gashit, Krasniqes, Pejes, Prishtines, Gjakoves, Prizrenit, me kryqender Ulpiana dhe e dyta nen zoterimin e Dukes Leka II (i biri i Gjergj Dukagjini), kishte Lezhen, Zadrimen, Puken, Seliten, Zhuben, kryeqender Lezhen.

(Në numërat e ardhshëm do të lexoni: KANUNI NË PERIUDHËN PARAOTOMANE)

- Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro Prevenzione Oncologica të  qytetit Siena–Itali-

-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA Zeqir Lushaj-



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: