Aurel Dasareti: Pritëm tokë e Arbrit, pritëm se do vij
| E Merkure, 07.11.2012, 06:01 PM |

Pritëm tokë e Arbrit, pritëm se do vij

Është më mirë të vdesësh më këmbë sesa të jetosh më gjunjë.

Shqiptarë! 28 Nëntori 2012 le t`ju bashkojë si asnjëherë dhe le të shkëlqejë dhe rrezatoj Shqipëria ime - dhe e juaja.

Nga Aurel Dasareti, Arizona (ekspert i shkencave psikologjike – ushtarake)

Shqiptari ka nevojë për një sistem shoqëror brenda të cilit të zërë vendin e vet dhe të ketë, bashkë me të tjerët, marrëdhënie relativisht të përcaktuara dhe të mbrojtura nga vlera dhe pikëpamje përgjithësisht të pranuara. Në të kundërt, në shoqërinë moderne industriale janë fshirë pikërisht traditat, vlerat e përbashkëta dhe lidhjet shoqërore personale, të çiltra, me të tjerët. Njeriu – masë i kohës moderne është vetëm dhe i izoluar, edhe pse bën pjesë në një turmë; nuk ka bindje që të ndajë me të tjerët, por vetëm slogane e ideologji që përfitohen nga mjetet e komunikimit. Me të tjerët ka të përbashkët vetëm interesa, shpesh të papajtueshme dhe preokupimin për paratë.

Çdo pëllëmbë e tokës arbërore është e larë me gjakun e atyre që gjatë historisë u përpoqën ta mbrojnë atë. Na pushtuan dhe masakruan turqit, grekët, serbët, “maqedonët”, malazezët ...Dhe, barbarët nuk respektuan asnjë rregull luftarak, human dhe civilizues...Vetëm në luftën e fundit të Kosovës, terroristët serb vranë, masakruan dhe ekzekutuan më tepër se 12.600 civil shqiptarë dhe 2.400 luftëtarë të UÇK-së. Rrëmbyen mbi 3.000 civil ku pas luftës një pjesë e tyre u gjet nëpër varrezat masive në Serbi. Janë zhdukur rreth 5.000 njerëz. U përdhunuan 20.000 femra shqiptare. Dogjën  1.100 fshatra, dogjën dhe shkatërruan 200.000 shtëpi, banesa, shkolla, lokale afariste, fabrika, biblioteka, monumente kulturo-historike, objekte kulturore, fetare, shkencore etj.

Lufta është një konflikt i armatosur midis dy ose më tepër palëve, për shembull ndërmjet shteteve, grupeve të popullatës, fiseve etj. Definicioni i saktë se kur mund të quhet luftë një situatë e tensionuar konflikti ose një përleshje e armatosur, ndryshon sepse kjo varet edhe prej të drejtës ndërkombëtare dhe retorikës politike. E kundërta e luftës zakonisht quhet paqe.

Lufta si një përleshje e armatosur ndërmjet grupeve, duket të jetë diçka që ndodhë në intervale të rregullta atje ku ka njerëz, dhe sipas Platonit është kjo një domosdoshmëri që ne të zhvillojmë një civilizim; njerëzit patjetër të marrin pasuritë e ndryshme prej tjetrit. Për shkak se lufta praktikisht gjithmonë çon në shkatërrime dhe dëme të mëdha materiale si dhe vuajtjet  njerëzore, pikëpamjet se lufta është e domosdoshme për një shoqëri, është shumë e kontestuar.

Forca fizike dhe armët janë përdorur gjithmonë si një instrument force në konflikte mes njerëzve. Një ushtri e organizuar i një ose disa lloji ka qenë për këtë arsye një pjesë e rëndësishme e pushtetit ekzistues të sundimtarëve të një shoqërie. Ushtritë e para, gjinia e këmbësorisë, u krijuan nga qytetet shtete në…Mesopotami. Organizimi dhe strukturat e saja kanë luajtur një rol të madh në luftërat e mëvonshme, si për shembull te forcat shumë të disiplinuara të Perandorisë Romake. Zhvillimit të teknikave efektive dhe mjeteve të dhunës, terrorit, vrasjet masive dhe të vandalizmit, si dhe metodave dhe mjeteve për t`u mbrojtur dhe mbrojtjes së vetvetes kundër gjërave të tilla, u është dhënë prioritet i lartë në shumë kultura dhe civilizime tjera të mëdha. Shkenca ushtarake dhe teknologjia e luftës ka çuar shpesh drejt rrugës së zhvillimit të përgjithshëm teknologjik. Shpikjet të cilat në thelb kanë për qëllim të shkatërrojnë dhe të dëmtojnë sa të jetë e mundur, indirekt kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e shoqërisë; një prej shembujve të panumërt janë kompjuterët që fillimisht janë zhvilluar për të llogaritur rrugën e gjyleve artilerike dhe thyerjen e kodeve informuese  gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Konsiderata ligjore përreth luftës

Luftërat janë të rregulluara nga një grup i rregullave ndërkombëtare si për shembull nga Karta e OKB-së, konventat e Gjenevës nga mesi i viteve 1800 e këtej dhe Konventat e Hagës nga rreth 1900 e tutje. Këto kontrolle përfshijnë përveç tjerash: çka quhet luftë, sjelljen ndërmjet veti të palëve ndërluftuese, si duhet trajtuar civilët dhe të burgosurit e luftës dhe llojet e armëve të lejuara.

Disa nga parimet kryesore të rregullave të luftës janë:

• Lufta duhet të jetë e kufizuar për të arritur motivet, synimet politike për fillimin e luftës, (për shembull, kontrollin mbi një territor) dhe se ajo nuk duhet të shkaktojë shkatërrime të panevojshme.

• Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

• Njerëzit dhe pronat që nuk kontribuojnë në luftë duhet të mbrohen kundër shkatërrimit të panevojshme dhe vuajtjeve.

Shkaqet e luftës

Situatat e luftës lindin kur një ose të dyja palët preferojnë për të zgjidhur një konflikt përmes luftës dhe jo me mjete të tjera. Disa nga shkaqet e konflikteve janë më të zakonshme sesa të tjerët. Shembujt janë:

• Rivalitetet rajonale për të dominuar një sipërfaqe

• Konfliktet etnike, mes grupeve të ndryshme etnike

• Konfliktet ekonomike, dmth  mbi ndarjen e burimeve të tilla si ujë, vaj kullotje, etj

• Konfliktet fetare

• Konfliktet ideologjike

Para zhvillimit të një lufte shpesh bëhen përpjekje të tjera për të gjetur një zgjidhje, të cilat përpjekje shpesh dështojnë, prandaj rroken armët. Besoj se duhet më tepër të kërkohen mënyra për të krijuar një situatë të favorshme, ku të dyja palët të përfitojnë nga një zgjidhje.

Llojet e luftërave

Top of

  Lufta botërore

  Lufta civile

  Lufta për pavarësi ose lufta çlirimtare

  Lufta fetare apo lufta të shenjta

  Lufta kundër terrorit

Luftërat më të njohura

• Lufta njëqindvjeçare

• Lufta civile angleze

• Lufta Revolucionare Amerikane

• Lufta Civile Amerikane

• Lufta Franko-Prusiane

• Lufta e Parë Botërore

• Lufta civile ruse

• Lufta Civile Spanjolle

• Lufta e Dytë Botërore

• Lufta e Koresë

• Lufta e Vietnamit

• Lufta afgane - sovjetike

• Lufta e Falklandas

• Lufta e Gjirit

• Lufta në Afganistan (2001 -)

• Lufta në Irak

• Lufta në Bosnje (1992-1995)

Ushtari

Një ushtar është një person që ka marrë trajnimin ushtarak bazë dhe i përket forcave të armatosura të një vendi. Termi përdoret më shpesh në lidhje me një ushtar që shërben si vullnetar apo është i detyrueshëm, dhe i cili ka marrë trajnim dhe pajisje për të mbrojtur vendin dhe interesat e saj. Ushtarët janë pjesë e një sistemi të fortë hierarkik të quajtur Ushtria, ku ushtarët janë të ndarë në disa nën-njësi me misione, madhësi, arsimim dhe pajisje të ndryshme. Fjala ushtar vjen nga latinishtja mesjetare solidatus dhe në të vërtetë do të thotë "një person i cili merr rrogë – mercenar." Më gjerësisht, termi ushtar përdoret për të gjitha llojet e luftëtarëve të organizuar pa marrë parasysh gradat ushtarake etj.

(nga Ditari im luftarak: "Dera e pestë e ferrit" …nëntor  1995)

Afër dy vite (bashkë me disa miq dhe koleg me prejardhje shqiptare të lindur në Amerikë, Australi dhe Kanada) gjendem në terrene luftarake të huaja...dhe jam pjesëmarrës aktiv në to.

...Afër 3 javë luftojmë nën rrethim...Sot u vra komandanti i batalionit të cilit i nënshtrohemi. Jam pas tij dhe para tjerëve në rang ushtarak, e zëvendësoj...Eprorët e njësive mblidhen në llogoret  me të afërme. U sqaroj situatën e re...lypset të përpilohet  Urdhri luftarak i batalionit të rrethuar gjatë shpërthimit të rrethimit.”

U shpjegojë: “Luftëtarë, te lufta nën rrethim do të ndodhemi në rast të depërtimit të shpejt të njësive armike në krahët dhe prapa shpinës të pozicioneve tona dhe nëse ata do të përdorin njësi desant nga ajri, si dhe përdorimin e njësiteve të forta në njërën anë të krahëve tonë. Prandaj, i gjithë batalioni prej 480 ushtarëve, ose njëra prej katër çetave do të marr detyrën të luftojë nën rrethim ashtu që për një kohë të caktuar të lidh pas veti forca të mëdha të armikut;  që të fitojmë kohën e duhur për t`u lidhur me forcat tona të cilat gjenden në kundërsulm.

Që të pengojmë rrethimin total urdhëroj: observimin e pandërprerë në krahë dhe pas shpine; sigurimin e pikave të caktuara; mbrojtjen këmbëngulëse të objekteve kryesore; manovrimin e armeve të zjarrit dhe pengimin plotësues; kundërsulme të shpejta dhe guximshme në armikun që stabilizohet në pika strategjike ose bën inspektimin e rajoneve tona të mbrojtjes; tërheqjen në kohën e duhur të njësiteve prej rajoneve të rrethuara, nëse kjo nuk është në kundërshtim me detyrën e batalionit.

Nëse rrethimi total është i pashmangshëm, duhet me kohë të evakuohen luftëtarët e plagosur rëndë dhe të sëmurët, të bëhet rigrupimi i të plagosurve lehtë të cilët do të luftojnë s`bashku me forcat rezerve, njësitet me kohë të pajisen me materialin e domosdoshëm luftarak si dhe me mjetet tjera teknike në dispozicion, të rritet numri i kanaleve për lidhje me komandantin e brigadës që i nënshtrohemi dhe fqinjët, si dhe renditjet luftarake të përshtaten për luftë nën rrethim.

Lufta nën rrethim do të zhvillohet duke mbrojtur me trimëri dhe këmbëngulësi objektet strategjike të territorit të rrethuar të ndihmuar nga veprimet aktive të njësive tona jashtë rrethimit. Nuk guxojmë të lejojmë që armiku me depërtime të befasishme të ndaj forcat tona, gjithashtu nuk duhet lejuar renditjen e armikut në pozita të volitshme që do t`iu mundësonte përdorimin e armëve kimike kundër nesh. Me ruajtjen kompakte të terrenit nën rrethim krijohen kushtet për manovrime në drejtimet e rrezikuara.

Urdhri për depërtim prej rrethimit do të jepet nga komandanti i batalionit ose me vetiniciativën e juaj, parimisht natën.

Urdhri luftarak (order of battle) për depërtim nga rrethimi përbëhet nga: njësite për depërtim, njësitet mbrojtëse dhe rezervës.

Njësia për depërtim përbëhet më së paku nga gjysma e forcave (me përforcime), detyra e tyre është të thyejnë rrethimin e armikut dhe me depërtime të shpejta nga skajet të krijojnë kushtet për tërheqjen e forcave tjera. Forcat mbrojtëse formohen prej pjesëve tjera dhe mbesin në pozicione të caktuara me detyrë të mbyllin drejtime të caktuara, duke siguruar manovrimet e paracaktuara për njësitë e depërtimit.

Rezerva mund të jetë e përmasës një e treta e forcave dhe lëvizë pas njësive të depërtimit me detyrë të përhapë suksesin e saj.

Kur depërtimi bëhet natën, njësia ndërmerr sulme të befasishme – hapën zjarr prej distancave të afërta. Pjesa më e madhe e mjeteve për mbështetje është nën kontrollin e forcave të njësive për depërtim për arsye të mbështetjes së afërme. Nëse depërtimi zbatohet ditën, atëherë i paraprinë përgatitja e shkurtër dhe e befasishme gjuajtjeje artilerie që pason me sulm të fuqishëm për të thyer unazën. Rendi i lëvizjes (tërheqjes) së njësive nga rrethimi (unaza) është kësisoj: njësia për depërtime, njësitë logjistike me të plagosurit (nëse nuk është bërë evakuimi), artileria e cila nuk është pjesë e njësive për depërtim, dhe rezerva ( e cila mund të lëvizë para ose mbas artilerisë). Pas kryerjes së depërtimit nga rrethimi, pjesa kryesore e ushtrisë lëvizë me urdhër marshimi ose urdhër luftarak, me sigurime, deri atëherë kur të ndahet nga armiku – e pastaj vepron sipas detyrave të marra dhe situatave konkrete...Paçi jetën e gjatë...Sukses...”

...Ne sapo u zgjuam. Ora është gjashtë e mëngjesit. Papritmas u sulmuam prej katër aeroplanëve. Napalm bombat ranë afër. Pas pak kohe dëgjuam zërin e helikopterëve. Pesë copa u ulën në fushën e misrit të mbuluar me borën e parë, dhe me dhjetëra ushtarë të armikut dalën me hov prej tyre. Ata zbuluan pozitat tona dhe na gjuajtën me pushkë automatike. Disa prej tyre vrapuan në drejtimin tonë, por ne i ndaluam me breshëri të koordinuara, precize dhe të fuqishme. Ata asnjëherë nuk mundën të na afrohen. Grupi  tjetër u mundua të na ndajë në dysh, të krijojë urë mbrojtëse dhe parakushte për ushtarët tjerë e pastaj të na asgjësojë më lehtë, por ne me sukses organizuam një rezistencë të fortë. E kuptuan se do t`i mundim, provuan të kthehen prapa te helikopterët, por shumica e tyre u vra gjatë përpjekjes së dështuar. Sërish thirrën në ndihmë aeroplanët bombardues, nuk patëm kohë të kërkojmë strehim në llogore, patëm të vdekur dhe të plagosur. Për momentin është armiku që ka iniciativën...Si frikacak që janë thirrin në ndihmë aeroplanë bombardues pas çdo disfate tokësore...Pas pak u sulmuam nga tanke dhe forca këmbësorie të brigadës famëkeqe...e cila depërtoi pasi theu një vijë të efektivave tona...U përgjigjemi me minahedhëse 120 milimetër, me topa mali, mitraloza të rënd, bazuka dhe bomba dore...Kaluan 4 orë luftimesh të rrepta prej largësisë së afërt, askush nuk përparon, por radhët tona lëkunden...Kemi humbje të mëdha, armiku gjithashtu...Me këtë përparësi që kanë këta kriminel nuk na frikojnë, na motivojmë t`i urrejmë edhe më tepër por edhe të ngatërrohemi... Situata është më se kritike... Telefonisti më lajmëroi se para disa minutash, për hakmarrje, këta terrorist bombarduan fshatin më të afërt dhe vranë  73 civil të pafajshëm, shumicë e tyre fëmijë, gra dhe pleq. Donin të demoralizonin luftëtarët nikoqir me këto masakra. Krimet e këtyre barbarëve nuk zvogëluan moralin luftarak të batalionit tim të përzier nga ushtarë vendas dhe legjionarë të huaj idealist, përkundrazi, zemrat tona morën hov dhe u trimëruan edhe më tepër...Befasishëm, me forca speciale, patëm sukses të depërtojmë brenda formacioneve të tyre dhe t`i ndajmë në disa grupime të veçuara në xhepa larg mundësisë të koordinojnë operacionet...Ne ndërmorëm një kundërsulm masiv dhe me ndihmën e minahedhësve Granata / RBG-6dore, pushkëve automatike  dhe mitralozave të lehtë i përgjysmuam këto grupime të cilat me sukses i rrethuam hermetikisht në terrenin tonë të rrethuar...Pas 7 orësh beteje të pandërprerë dhe pamëshirshme me humbje të mëdha nga të dy palët, derisa me disa oficer dhe 8 ushtarë special gjendesha për konsultim të shkurtër në njërin prej llogoreve të gjuajtjes, u sulmuam nga njësia speciale e armikut (24 ushtarë) që hodhi bomba dore para se me kërcyer brenda llogoreve tona. Isha duke biseduar me eprorin e logjistikës, kam në dorë hartën - Urdhrin luftarak për depërtim - të cilin sapo e kisha skicuar/përpiluar), mitralozin e kam afër meje por nuk kam kohë të gjuaj. U hodha mbi ushtarin më të afërt të armikut, e rroka për fyti, ia grabita kallashnikovin nga dora, përpiqet të më godas me thikë, e pengoj, filloi përleshja për jetë o vdekje, shajmë, secili në gjuhën e vetë, nuk jam mësuar shumë me borën, më rrëshqasin këmbët, bie poshtë, hidhet mbi mua, rrokullisemi, mundohem të nxjerr revolverin  “357 Magnum Colt Python” që e barti të varur në anën e djathtë të kofshës...e boshatisi në te. Ngrihem në këmbë. Shoku i tij mjekrosh, përpiqet të hakmerret, më vërsulet me bajonetën e vendosur në tytën e pushkës tehu i së cilës është vetëm disa centimetra nga gjoksi im, jam i rraskapitur, marr frymë me vështirësi, unë me dorën e majtë e largoj bajonetën nga gjoksi, me të djathtën ia mbështes revolverin në ballë, shtypi këmbëzën ama klikoj në të thatë, nuk kam fishek në te. Por, mrekulli,nuk jam unë ai që do vdes at moment, mjekroshi papritmas rrokulliset në tokë duke lëshuar zëre të tmerrshme nga dhembja, pas tij shikoj një luftëtar timin kallashnikovi i të cilit akoma tymon derisa gjaku i rrjedh fytyrës; “Zotëri komandant, kështu zgjidhet problemi,” - më buzëqeshën shkurtër dhe përleshet me një mjekrosh tjetër nga i cili u sulmua befasisht nga shpina. E rroka mitralozin, plumbat ngecin brenda, e kapa për tyte, e ngre lartë si bariu shkopin dhe i mëshoj fuqishëm në krye mjekroshit, lëkundet por nuk bie, e mbron helmeta, i mëshoj sërish, tash shumë më fuqishëm, helmeta shkatërrohet tërësisht ...”Nuk ka mëshirë, o do qaje nëna ime o do qaje nëna e tij” - i them ushtarit tim. Të dyja palët përdorim pushkët, revolverët, bajonetat, lopatat luftarake për gërmihje llogoresh beteje, por edhe grushtet, thonjtë, dhëmbët. Përleshja e tmerrshme gjoks më gjoks brenda llogoreve betejash, 2 m të ngushta,  1m 60 cm të thella zgjati vetëm disa minuta por në ato momente kisha përshtypjen se ky ankth nuk ka mbarim. Isha në trans, dëgjoja vetëm gjuajtjet për së afërmi pjesëmarrës i së cilës jam vet, sharjet në shumë gjuhë dhe klithjet nga dhimbja masive e atyre që jepnin shpirt dhe të plagosurve...Me të vërtetë njeriu për njeriun qenka ujk. Mes gjithë gjitarëve, njeriu është i vetmi sadist dhe vrasës në shkallë të gjerë. Shumë kafshë luftojnë pjesëtarët e species së vet, por në një mënyrë “jo-shfarosëse”, ndërsa njeriu në rrjedhat e historisë, me paramendim, e ka sos njëri-tjetrin...Por, agresioni në robëri i një populli të okupuar dhe kolonizuar është legjitim dhe i domosdoshëm kundër atyre që me agresion ia mohojnë lirinë...E trimëroj veten: “Gjyshi dhe stërgjyshi jot  legjendar me mijëra herë kanë qenë në situata të ngjashme duke luftuar kundër gjyshërve dhe stërgjyshërve barbar të këtyre barbarëve të sodit, por asnjëherë nuk u dorëzuan, lufto me burrëri...Pritëm tokë e Arbrit, pritëm se do vij - edhe te ti.”...

...Mesnatë, më telefonon komandanti i batalionit fqinj që gjendet jashtë rrethimit, është moment veprimi, koordinojmë kohën e fillimit të depërtimit, do sulmojmë befasishëm dhe fuqishëm në të njëjtat pika, ne nga brenda ata nga jashtë...takohemi aty ndokund dhe pastaj vazhdojmë bashkë deri sa fizikisht t`i ndajmë forcat nga armiku...

Jepet Urdhri luftarak për depërtim...Për një moment më kaplon nostalgjia dhe malli për familjen atje diku larg, përtej oqeaneve, më kaplon frika dhe dyshimi. Ndoshta do të shpërthejmë rrethimin para se të zbardhë mëngjesi, ndoshta do të vritemi të gjithë...dje pata ditëlindjen, ndoshta do të vritem në këtë moshë  19 vjeçare, në dhe të huaj, i dua më shumë se veten prindërit e mi, vëllain, motrën time të vogël...

...Gjendem në radhët e para të njësisë për depërtim të cilën do ta udhëheq direkt. I porosis shkurtër:

“Luftëtarë, kryeni detyrën me nder e trimëri, zbatoni urdhrat e eprorëve të juaj, ruani veten dhe mbroni njëri-tjetrin...Është më mirë të vdesësh më këmbë sesa të jetosh më gjunjë. U priftë e mbara. Komandantë, dërgoni njësitë në pozicionet e sulmit.”

...Vërsulemi fuqishëm...Shikoj, para meje lëvizin siluetat e luftëtarëve të mi, janë të moshave 18-23 vjeçare, veprojnë të disiplinuar, manovrojnë shpejt, me shkathtësi, efikasitet, burrëri, krenohem me ta, u bashkohem...Kaluan afër 3 orë luftimesh të përgjakshme, të vrarët nuk numëroheshin më, akoma nuk kemi shpërthyer unazën. Shkatërrojmë pjesën kryesore  të eshalonit të parë të armikut, në rend është eshaloni i dytë, lajmërohem se eshaloni tretë veç është asgjësuar nga batalioni fqinj që depërton fuqishëm drejt nesh duke na ardhur në ndihmë. Ne kemi avancuar vetëm 2 km, por rezistenca e armikut gradualisht dobësohet...S`bashku me fqinjët, shtyjmë nën rrethim eshalonin e dytë...Tash janë ata që mbrohen, përpiqen të ikin apo regrupohen, nuk i lejojmë...Dëgjoj zërat shurdhuese të armëve, ndjej erën e tharët të barutit, shikoj zjarrin dhe tymin nga pëlcitjet masive të granatave tona të gjuajtura nga armë artilerie për mbështetje që pastrojnë rrugën para nesh...Të plagosurit  barten prapa...Shpërthejmë...



(Vota: 44 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: