Dedë Preqi: Kosovën e vizituan dy zonja t'mëdhaja
| E Premte, 02.11.2012, 07:19 PM |

KOSOVËN  E  VIZITUAN  DY  ZONJA  T’MËDHAJA TË POLITIKËS, NJËRA EVROPIANE, TJETRA E AMERIKËS

Nga Dedë Preqi

Konsiderojmë se vizita e Sekretarës së SHBA-ve,zonjës Hillari Klinton e shoqëruar nga shefja për politikë të jashtme e BE-së,baronesha  Ketherine Ashton, në Kosovë dhe rajon, paraqet një test  politik dhe juridik të këtyre vendeve, që kanë  për qëllim angazhimin dhe respektimin e të drejtave njerëzore dhe lirinë qytetare, në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe  konventat ndërkombëtare.

Është meritor vizita e sekretarës  Klinton  dhe baroneshës Ashton në Kosovë, edhe pse  Amerika dhe udhëqësit e mëdhenj të politikës amerikane e kanë përcjellur  gjithnjë  zhvillimin e Kosovës, të cilët janë dëshmuar në vazhdimësi me përkrahjen e tyre.

Vizita e këtyre dy  grave të fuqishme të politikës, njëra e Evropës , tjetra e Amerikës,  është një vizitë shumë e rrallë që i është bërë ndonjëherë Kosovës dhe rajonit, të cilat përveq tjerash kanë për qëllim ti përcjellin mesazhet e tyre,sidomos Serbisë dhe Kosovës, se përmes bllokadash dhe konfliktesh, asnjë shoqëri  dhe as një shtet nuk mund të zhvillohet dhe  integrohet .

Për të jetësuar mesazhin e kësaj vizite, fokusi i arkitekturës së re dhe të qëndrueshme politike, qëndron  në marrëdhëniet e krijuara në mes këtyre dy vendeve, si dhe integrimin e tyre në BE.

Të bindur në këtë realitet, mesazhi i kësaj politike aspiron që përmes dialogut të arrijë pikën qëllimit, por ajo që ka dëshmuar deri sot politika serbe,nuk ka mundur të realizohet një gjë e tillë, sepse bisedimet dhe negociatat e mëhershme  në mes palës serbe dhe asaj kosovare ,nuk ishin gjë tjetër,vetëm të përçudshme dhe shterpësore, atëherë, a ishte e njëjta palë dhe të njëjtit njerëz që biseduan më herët me Kosovën, apo  ndoshta ka  ndryshuar situata  politike e strategjike, sepse  tani  Serbisë,ia qepi  dikush mëngët e gjata…

Kosova dhe shteti  i saj nuk është kundër asnjë populli, apo shteti  e rajoni, por është kundër atij vendi   ,që cënon  dhe përzihet në politkat e brendshme të shtetit të saj, sikur që nuk do të pranonte asnjë shtet tjetër në botë,që të cënojë sovranitetin e atij vendi.

Evopa i ka besuar  shumë Serbisë  mbi qështjen e Kosovës, mirëpo e vërteta e saj doli në shesh, sepse politika e tillë ende ecën tutje dhe në marrëzinë e saj , e cila fare nuk i ka ndërruar  doktrinat me maska e herë pa maska kundër shqiptarëve, duke promovuar vetëm fatkeqësi ndaj këtij vendi dhe populli.

Prandaj, premisa e parë e një përfundimi të një marrëveshje në mes të këtyre dy vendeve  dhe stabilizimi i rajonit, mund të bëhët vetëm kur Evropa dhe SHBA-të, do  t‘a  ulin Serbinë në një rrafsh politik dhe diciplinor, duke ia caktuar vetëm disa rrugë të shkurtëra, dhe jo ti mprehën  brinat, sikur që iu mprehën deri sot …

Vizita e zonjës Klinton dhe baroneshës Ashton nuk paraqet ndonjë vizitë të thjeshtë, që nënkupton një vizitë rasti, por vizita e tyre është shumë domëthënëse për të dyja vendet, njëherit dhe një vërejtje që i bëhët Beogradit, që të respektohen marrëveshjet e negociatave  të kaluara me Kosovën.

Kjo vizitë, ndër vizitat e rralla dhe historike për Kosovën dhe më gjerë,ka të bëjë me një mesazh të qartë për Beogradin dhe Prishtinën, që proqeset integruese dhe demokratike të këtyre dy vendeve të vazhdojnë, njëherit kërkohet nga Beogradi , marrëdhënie të qëndrueshme me Kosovën .

Me gjithë dhunën parmanente dhe politikën antishqiptare që e ndoqi Serbia, ka ardhur koha sot,apo kurrë , dhe momenti që ky vend të lirohet njëherë e përgjithmonë nga  kjo „atobarrë“ dhe poshtërim  e ç‘menduri njerëzore, dhe gjithë bota demokratike Evropiane e Ndërkombëtare, i ka drejtuar sytë nga këto dy vende, sepse angazhimi i tyre në këto proqese ka zgjatur aq shumë, sa që  e ka kaluar kohën e duhur.

Është përsëritur disa herë se,ata të cilët e pushtuan Kosovën, ata  e shkruan edhe historinë e saj sikur deshtën vetë, por nuk mund të pajtohemi se historia që krijohet me dhunë dhe paragjykime, të jetë histori e vërtetë, sepse shkenca historiografike e ka të qartë atë se çka është shkencë dhe çka është rutinë ditore.

Prandaj, mund të thëmi lirisht se historiografia serbe nuk e ka lehtë sot dhe ka frikë nga ballafaqimi i argumenteve për historiografinë e shqiptarëve dhe Kosovës, sepse historianët shqiptarë dhe shumë historianë tjerë botërorë kanë treguar pjekuri  shkencore për të nxjerrë në dritë historiografinë shqiptare, që nga antika e deri në ditët tona.

Nuk ka variantë më të qartë se mesazhi  i këtyre  dy grave politikane, që përfaqësojnë fuqinë më të madhe politike dhe demokratike në botë, që Serbia dhe Kosova të dialogojnë për qështjet më rëndësi jetike dhe politike, në përmirësimin e marrëdhënieve në mes palëve, si dhe integrimi i tyre në Evropë, sepse kjo është rruga e vetme  e këtyre dy vendeve, duke mos predentuar në asnjë mënyrë cenimin e kufinjve ekzistues.

Besojmë se zëri i këtyre dy zonjave që përfaqësojnë Amerikën dhe Evropën, tingëllon ëmbël  e thartë ,sidomos për Beogradin,  ndoshta  është  zëri më i thjeshtë në kuptimin e fjalës,  apo  është zëri më kumbues në kuptimin e politikës ,sepse mesazhët e tyre kanë elementet e nevojshme për një sukses të demokracisë  dhe për të ardhmën e  këtyre dy vendeve.

Procesi i bisedimëve për palën kosovare nuk është aq i lehtë që të negocioj me Serbinë, sepse dihet se çka veproi  ky vend ndaj popullit shqiptarë dhe ç’farë është sot, por  nëse heshtet për problemet tona ,dikush tjetër nuk do të interesohet , apo ti kushtojë vëmendje  qështjeve  të pazgjedhura kosovare, prandaj  dialogu  që hapet, apo vazhdon  në mes dy palëve në mbikqyrjen e Ndërkombëtareve, sa do pak do të ndihmojë në  zbutjen e disa qështjeve më rëndësi për Kosovën, të cilat nuk janë të pakta.

Dikush mund ta quaj iluzion bindjen apo respektimin e marrëveshjeve në mes  Serbisë dhe Republikës së Kosovës, nuk është edhe e çuditshme, sepse  Serbia dhe udhëheqja e saj radikale kurrënjëherë nuk ka qenë pjesë e proqeseve që garantojnë politikat e tilla, por kur kësaj i shtohet fakti se promblemi  nuk është vetëm i këtyre dy palëve shqiptare dhe serbe, por problemi është edhe më i gjërë e historik , sepse i takon edhe palës Evropiane e Ndërkombëtare, pa të cilët  Serbia, por edhe shtetët tjera nuk mund të qëndrojnë ndaras, apo të veprojnë pa ndihmën e tyre.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: