Hasan dhe Lajde Blakaj: Kokë e trup në Dardani - shpirt e zemër në Arabi
| E Marte, 30.10.2012, 03:12 PM |

Kokë e trup në Dardani shpirt e zemër në Arabi

Nga Hasan dhe Lajde Blakaj

Si shumë bashkatdhetarë që banojnë jashtë trojeve etnike dhe që vizitojnë vendlindjen e tyre gjatë pushimeve vjetore, edhe ne morëm atë rrugë për tu çmallur sado pak, më me të afërmit  tanë dhe farefisin. Natyrisht mall të pa shuar kemi për të parë edhe hapësirën shqiptare, që aq shumë na mungon. Fluturimin e kaluam pa probleme e terë familja gjerë në aeroportin e Kosovës. Ishte ditë e premte, dhe bënte vapë e madhe. Pasagjerët që vinin nga diaspora, fytyra ju shndriste nga kënaqësia, dhe më lot gëzimi përqafoheshin me të afërmit e tyre. Kurse ata që shkonin, edhe ata qanin, sepse nuk do shiheshin për një kohë të gjatë, me më të dashurit e tyre. Sodisja nga një këndvështrim, dhe mundohesha  të përcjell sa më shumë emocione të udhëtarëve, që vinin e shkonin, nga se këto emocione natyrshëm ishin edhe tonat, sepse gjendeshim në të njëjtën anije lundrimi. Aty për aty më shkoj mendja, na shkojë jeta duke qajtur, herë nga mallëngjimi e herë nga hidhërimi. Në ato mendime befas dëgjova zërin e ëmbël të një burri të moshuar. A doni taksi zotni?! Pa menduar shumë, po i thash. Mos jeni ju familja N. N. Nga Stokholmi.  Po, po  u gjegja unë. E po mirë  sepse kam porosi nga  vjehrri i juaj të ju pres dhe të udhëtojmë bashkë. Kënaqësia është e jona ia ktheva unë. Morëm rrugën për në shtëpi. Taksisti ishte i ëmbël dhe shumë komunikues që na bënte  mos ta ndjenim lodhjen, dhe rrugën na bënte të shkurt  duke  harruar fare që po udhëtonim me mbi një orë rrugë. Mbërritëm në shtëpi dhe natyrshëm lot gëzimi shpërthyen  kur përqafuam prindërit e mijë, vëllanë dhe kunatën më djem. Shikoja prindërit dhe nuk çmallesha dot së shikuari. Më dukeshin  shumë më të mplakur shumë më të lodhur edhe pse kushtet e jetesës i kanë shumë më të mira dhe më komode. I përqafoja dhe nuk ngopesha dot më ta thuajse do më humbasin ndokund. Qëndruam gjatë  ashtu në heshtje sepse frikohesha  që zëri  do më tradhtonte  po të flisja. Mendoja më vete që janë shumë të fortë  këta prindërit tanë sepse sa gëzime dhe hidhërime presin gjatë atyre muajve kur vinë dhe shkojnë kurbetçinjtë. Tani nata kishte vajtur vonë dhe ne prisnim agimin më rrezet e ngrohta të diellit shqiptar.

Sa plane bëjmë ne në kurbet kur jemi larg vendlindjes. Do bëjmë këtë  e atë, do vizitojmë atë  e do shkojmë aty e atje por ditët e numëruara vënë e shkojnë si të mos ishin. Kurse planet tona na mbeten vetëm ëndrra  të pa realizuara duke ngushëlluar veten se do i realizojmë ndonjëherë tjetër.  Ditën e shtunë ishim ulur në oborr pranë kroit  që gurgullonte ujë të ftoftë si lëng bore. Dyert e oborrit ishin të hapura dhe njerëzit shkonin pranë dyerve tona kush në fusha për të punuar, e kush për të marr perime që u duheshin për konsum. Të gjithë na përshëndesnin, na uronin mirëseardhje, dhe pushim të këndshëm. Aty pari kalon edhe NN që mesi e njoha. Alamet burri më mjekër, gjerë në shokë dhe pa mustaqe. Më ishte bërë aq i pa njohur sa  po ta kisha takuar njëqind herë  zor se do e kisha njohur. Përshëndeti nga larg , më buzëqeshje e dashamirësi sa s`ka më mirë. Edhe ne ia kthyem po më të njëjtën butësi e dashamirësi. Pa një pa dy u fut në oborr dhe erdhi të përshëndetej më ne. I bëmë vend dhe sipas traditës i shërbyem më të gjitha të mirat që i patëm  përpara. Unë nuk mund të ia ndaja sytë nga habia. Thjeshtë isha i befasuar dhe nuk mund të nxirrja asnjë fjalë, por vetëm e shikoja dhe ai më pyeste. Ishte bërë N. aq burrë i “mirë” sa s´bën. Pas çdo fjalie elhamdurulah, allahu qoftë më ne, allahu na ruajt, vetëm fjalë arabe që e madhëronin zotin e tij dhe që për te ishin fjalë të buta dhe kuptimplota. Pantallonat e tij të shkurtra, mjekra e tij e gjatë, xhubleta dhe tespihet në dorë i jepnin atij pamjen interesante sa mendoje qe je në mes të Afganistanit e jo në Dardaninë Ilire. Besa filloj edhe të na ligjërojë edhe për Muhamedin, të këndojë sure nga Kurani, të bie shahadet e ç`far jo tjetër. Kisha mbetur më gojë hapur dhe diçka nuk shkonte, ose unë isha i çmendur ose më bëhej se luhej ndonjë skeç i ndonjë drame nga se unë nuk po kuptoja gjë prej gjëje. Ky N. Kishte qenë dikur një komunist shumë aktiv në denoncimin dhe dënimin e demonstratave të 81-tës. Kisha pasur konflikt më te sepse ia kisha prishë vëllazërim bashkimin, isha nacionalist i përbetuar për te, i kisha qitë hije të zezë krejt komunës kur kisha mbrojtur demonstratat si të drejta, bile më kishte folur fjalë shumë të rënda duke më kërcënuar se ai ishte vet shteti. E tani më ishte bërë hoxhë, dhe ç´far hoxhe se..... Eu N. eu  ia ktheva. Mirë “bëre” që erdhe i thashë. Më fal por nuk të pyeta për familjen. Si janë si e ke familjen. Mirë elhamdurulah. Po, çka ke nga fëmijët? Po kam dy djem këtu e një e kam në Gjermani, po na ndihmon bereqatversem. Heu N. eu. Nuk më besohej nga një komunist gjysmë analfabet një inspektor i SPB i  Serbisë tani “hoxhë” e përmbi “hoxhë”. E shikoja dhe nuk mund ti besoja syve të mijë. Vëllazëritë e mijë e kishin vërejtur habinë time dhe qeshnin nen buzë. Ata më parë e kishin ditur këtë marifet  të tij dhe nuk ishte diç e pa njohur për ta. Unë e shikoja dhe isha tretur në kujtime të viteve 80-ta kur ky person ishte aq aktiv më shokët si vetja, në denoncimin dhe dënimin e demonstratave. Ne atëherë na kishin lëçitur si familje nacionaliste se bashku më dy familje të tjera në fshat. Të tria këto familje kishin hequr të zitë e ullirit nga këta gjakpirës mendjeshkurtër, duke na përbuzur, shpifur, keqtrajtuar gjerë burgosur dhe vrarë. Kurse sot kanë ndërruar vetëm pamjen e jashtme por në brendi kanë ngelur po te njëjtët.

Do të dëshiroja  me gjithë shpirt ta kisha gabim dhe të ishte e kundërta e asaj që unë mendoja. Do të dëshiroja qe këta njerëz të ishin vetëdijesuar dhe të ktheheshin për se mbari. Por jo, është vështirë  për ta që të bëjnë një hap të tillë, ti kthehen vetvetes shoqërisë qe natyrshëm i përkasin, rrënjëve dhe traditës sonë të lavdishme Ilire. Këta pra thjeshtë nuk duan. Nuk duan sepse janë ata që ishin dikur… E pse bëjnë këta kështu?. Sepse nuk dinë më mirë . Po ta kishin ditur sigurisht që nuk do ishin gjendur në  këtë rrugë kaç të gabuar.

***Po apo agjëron ndonjë nga djemtë e tu o Axha Zymer? Ishte pyetja e N. që e theu heshtjen. Paj, paj filloj babai prej modestie të arsyetohej. “ Këta janë kurbetçinj dhe nuk e kanë më borxh sepse janë larg atdheut”ju gjegj ai ëmbël e butë. Jo axhë e kanë më borxh bile dhe mirë. Të shëndoshë si topi qenkan çka kanë këta që nuk agjërojnë. Mu kujtuan fjalët që dikur ky njeri total i pa fe më dy fytyra e njëqind marifete mi pat thënë. Oborri filloj të më sillet vërdallë por kodi i etikes shqiptare për mysafirin në shtëpi nuk bënte assesi të thyhej. Jo pse po koriteshim më këtë të panjeri por do e lëndonim më shumë babën tonë 83 vjeç. Heshta dhe vetëm po shikoja se çka po nxjerr tjetër ky bastard i kombit. Pa një pa dy reagoj vëllai im me i vogël edhe pse i bëja shenjë të heshtë, ai prapë nuk ndalej. He more burrë që kur na u bëre ti aq fetar i fortë. Që kur tu shporr dinari serb nga xhepat e xhaketës a? E ngadalë djalë se ti je i ri  dhe nuk din shumë.. Provoj ta ndërroj ai kahen e bisedës. Vetëm allahu xhelneshanehu  i di këto gjëra më se miri. E shef sa ua ka dhenë krahun. I sheh këto shtëpi të bukura që i keni ndërtuar, mashalla të gjitha nga tri katër katërshe, kush kish thënë që do ndërtoheshin këto këtu, në këtë vend moçalik vetëm më ndihmën e allahut se përndryshe nuk do të bëheshin. Mendonte i gjori se më këto fjalë komplimente mund ta zbuste vëllanë tim. Po ja ktheu vëllai, vetëm falu ti nga pesë herë në ditë duke mos punuar asgjë, zhvatur paratë e djalit tënd dhe duke krehur mjekrën tënde të gjatë, se ti sjell allahu ty. Kryet e mendjen mbaje në Arabi e trupin në Dardani, ku ke parë ti kështu?!! Allahu i plotfuqishëm, ai na drejton ai na mëshiron  ia ktheu N. E di që më humbi durimi isha mpirë dhe zverdhë dyllë. Erdhi si mysafir i pa ftuar në shtëpinë time dhe më epte këshilla vehabiste mendova unë. Vëllazëritë më kishin vërejtur dhe kuptuan sa është ora!! Ore ti zotëri na trego se për ç´far ke ardhur të te kuptojmë edhe ne, ia preu shkurt vëllai tjetër?. Ti në shtëpinë tonë kurrë nuk na ke shkelur derën as për të mirë as për të keq. As atëherë kur ne ishim në gjendjen më të keqe përndjekësh nga regjimi serb. Pra bjeri shkurt dhe mos heq zor. Ai nuhati mirë situatën dhe filloj më fjalë edhe më të buta. Jo, po desha të them që tani i keni punët mirë dhe një familje si e juaja të mos agjëroj a të mos falet asnjë prej jush është gjynah. Bile edhe po ta dërgonit axhën Zymer në Qabe do të ishte mirë. Mundësitë ua dha allahu dhe tani duhet vetëm zbatuar urdhrat e tij. Këto urdhra mbaj për vete  o njeri i zotit tënd, sepse nëse  ndokush ka bërë mirë në këtë jetë jemi munduar edhe ne sado pak të ju bashkohemi atyre. Me the qe një djalë e ke në Gjermani apo jo e ndërpreva unë?  Po diku në rreth të Hamburgut. Po na ndihmon bile kemi mbaruar edhe shtëpi të re u gjegj ai. Po cilat të holla po ua dërgon ai pyeta unë?. Si cilat të holla !. Ato de, eurot që i kemi edhe ne këtu. A nuk po ua dërgon ato dinarët e Kuvajtit a?. Jo, jo se ai është në Gjermani shtirej se nuk po e kupton pyetjen.  Aha ju po hani, pini më ato të holla që po ua dërgon djali. Po tha ai. Më ato të holla ushqeheni ju, u jepni edhe fëmijëve tuaj për të ngrenë dhe për të pirë. Me ato të holla bleni sapun, detergjent bleni ujë për pije, për larje dhe për të marrë abdes?  Po, po sepse ujë shpesh po na ndalet gjerë në pikë të pikës. Po ato ndihmat  që si di unë mirë (zekatin) ma preu ai shpejt, i jepni më të njëjtat të holla që djali juaj i merr direkt nga punëdhënësi bile fare pa pasur ndërmjetës për to nga ndonjë dorë tjetër. Po tha ai  pa e ditur se ku dua të dal. Po ore njeri i “mirë”  a e di ti që ato të holla që ti po i merr nga djali juaj, po ushqeheni vet, po ushqeni fëmijët tuaj, keni ndërtuar shtëpi të re, keni blerë veturë, po i shkolloni djemtë, e gjëra të tjera, janë t´holla haram, të perëndimit të krishterë që aq shumë po e urreni. Po ju të uruar ku e keni boten arabe tuajën. Pra sa shtete më kulturen e tyre arabe ta njohën Kosovën tënde. Neve nuk po shohim apo nuk po duam të shohim realitetin që perëndimi i krishterë të bëri zot të vetvetes, të tokës tënde shtetit tënd. Të ndërtojë shtëpi, të dha dije e shkollë, të mbajti më dekada e dekada në tokën e tyre duke të ndihmuar ty dhe familjes tënde. Ata nuk janë të marrë e dinë që ne u përkasim atyre por në nuk po dimë se kujt dreqin po i përkasim. Por kjo nuk lidhet më besimin të allahu ma preu ai shkurt. Jo, jo nuk “lidhet” të allahu yt vehabist më financim të serbit  dhe bindje të kulturës arabe. Asgjë nuk kam kundër besimit tënd si individ dhe po e kërkove edhe më hollë, po ta them, beso edhe në dru e gur por mos i merr në qafë të rinjtë ti orientosh kah rruga e gabuar antikombëtare. Shkolla na duhet i nderuar- shkolla. Mos harro se ti ndërrove disa besime  dhe profesione. Njëherë ishe mësues, pastaj komunist i pa fe me librezë të kuqe dhe tani na u paske bërë vehabist më damkë. Po ua them vetëm dy tri fjalë po patet durim të më dëgjoni, pa të keq për ju si më i vjetër dhe origjinë, por aspak respekt për kulturën tënde të besimit. Po ta them në origjinal ashtu si e kam dëgjuar: “Paska pas vdekur një njëri dhe e qesin në gurë të  kufomës (gjenazës) për ta falur gjenazen. Kur gjemati përkulet (kërruset) për tu falur, hoxha më zë të lartë pyet: “O xhemati krrut si e dini këtë m…. Pasi që populli e dinte se ai njëri nuk kishte qenë fare njeri i mirë u përgjigj një zëri. M…. asht kanë dhe m… po e lamë.''  Prandaj ju të këtij lloj jeni, si kameleonët kur bie shi futeni nen rrasë të gurit, kurse kur del dielli dilni dhe rreziteni. Sytë ju zgurdulluan sa mu duk se edhe frymëmarrja ju ndal. Pa asnjë fjalë u ngrit dhe duke llomotitë më vete doli jashtë portës se oborrit. I kërkuam falje disa herë babait tonë sepse ishin fjalë shumë të rënda për një mysafirë në shtëpinë e tij Por unë personalisht ndjeva një lehtësi në shpirt gjë që 20 vite më radhë më kishte rënduar. Këtu aspak nuk ka të bëjë më diç si hakmarrje personale përkundrazi njeriu duhet gjithmonë të jetë  i prirë për të falur, por gjërave të këqija njëherë e mirë duhet të u vi fundi. Atë natë gjerë vonë nuk më zuri gjumi duke menduar që sa janë të tillë, të mashtruar të manipuluar më këto bindje që aspak nuk i duhen kombit as tani as kurrë. Disa marrin ca ndihma simbolike individuale dhe një dreq e di se nga kush i marrin ato, nga Serbia apo shtetet e Azisë se vogël duke mos ditur se sa dëm i bëjnë pikësëpari vetvetes e natyrisht edhe krejt shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

P.s. Jemi të rezervuar për gabimet në përdorimin e fjalëve të huaja ngase mund të jenë përdorur gabim vetëm nga mosdija ime se si fliten apo shkruhen. Këto fjalë i kemi shkruar ashtu  si i kemi dëgjuar prandaj e bëmë këtë sqarim.


Hasan dhe Lajde Blakaj, Stockholm 30 tetor 2012

(Vota: 75 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: