Ramiz Selimi: Organizata ''HiKöDe'' ndihmon me paisje Spitalin e Pejës dhe Hendikosin nga kjo Komunë
| E Diel, 28.10.2012, 09:05 AM |

Organizata „HiKöDe“ ndihmon me paisje Spitalin e Pejës dhe Hendikosin nga kjo Komunë

Karroca për invalidët, shtretër, paisje për Spitalin e Pejës

Nga Ramiz Selimi

Shtretër, paisje të ndryshme spitalore, karroca dhe paisje për invalidët, sot u nisën nga Austria për në Kosovë. Që këto ndihma humanitare të kenë vazhdimësi, kërkohet nga organet dhe organizatat tona të kontribuojnë në organizimin dhe lehtësimin e transportit.

Organizata humanitare  shkurt „HiKöDe”ose (Hilfsprojekt Königsfeld Deutsche Mokra) në Lembach im Mühlkreis të Austrisë, realizoj këtë Projekt me sukses në bashkëpunim me shoqatën „BADEA“ dhe komunitetin shqiptarë që jeton në këto anë , e cila  shoqatë çdo vit ka një plan program të veçantë për të ndihmuar shtetet e ndryshme në nevojë, invalidët dhe familjet skamnore.

Përfaqësuesit e organizatës „HiKöDe“ u shprehën se ky aksion humanitar realizohet me kërkesë të mikut të madh të Kosovës zotit Hans Falkinger dhe emigrantit zotit Agim Tahiraj, për tu ardhur në ndihmë Spitalit rajonal të Pejës dhe Shoqatës së invalidëve pikërisht „Hendikosit“ nga komuna e Pejës. Me ketë aksion u ndihmohet familjeve të invalidëve të cilat janë në gjendje të vështirë ekonomike dhe nuk kanë mundësi tjetër.

Është ndihma e parë humanitare e kësaj organizate, që i destinohet Hendikosit dhe Spitalit rajonal në Pejë, pas ndihmave të shumta që janë dërguar në shtetet tjera si Ukrainë dhe Rumani. Pas peripecive, pengesave dhe hezitimeve për pranimin e këtyre ndihmave nga faktorë të ndryshëm, më në fund u realizuar ky transport, thotë koordinatori për Rumani zoti Hermann Hochreiter i cili falënderoi  edhe zotin Ramiz Selimi nga Shoqata BADEA për sigurimin e transportit, pasi që është pritur një kohë të gjatë, duke parë këto probleme kemi menduar seriozisht që këto ndihma ti dërgojmë në shtetet tjera të lindjes.

Kryetarja e “HiKöDe-s” Martha Reiter thotë se më shumë dëshirë dhe vullnet ndihmon shtetet në nevojë, tregon për ndihmat e shumta që ka dërguar organizata e tyre në Rumani dhe Ukrainë dhe falënderon të gjithë ata që ndihmuan vullnetarisht në realizimin e këtij transporti. Ajo ka një këshillë për organet tona, organizatat joqeveritare që të pranojnë ndihmat më lehtë dhe të mësohen në organizime dhe thithjen e tyre si dhe ato të kontribuojnë në ketë drejtim vet sepse thotë siç ajo, Kosova ka nevojë për ndihma të shumta!

Aktiviteti dhe sukseset e cekura më lartë janë realizuar duke ju falënderuar njerëzve human të cilët në forma të ndryshme kanë ofruar ndihmën e tyre qoftë profesionale apo materiale. Kjo kategori ka nevojë akoma për ndihmën nga jashtë, andaj presim që edhe në të ardhmen të tregohemi solidar thotë zonja Martha Reiter

Si gjithmonë edhe kësaj radhe qytetarë austriakë dhe Spitali i Rohrbach-it, kanë dhënë kontributin e tyre për të ndihmuar njerëzit, për të ndihmuar spitalet e Kosovës, për të ndihmuar ato shtete që kanë nevojë. Kryetarja e “HiKöDe” zonja Reiter thotë se ne kemi edhe dy Mauna me ndihma humanitare të gatshme për të dërguar, në vendin e duhur. Po presim se si do të kalojmë me transport gjatë udhëtimit dhe të shohim a ja vlen të dërgojmë edhe Mauna tjera me ndihma në Kosovë.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: