Dedë Preqi: Vajzat e viktimizuara nga traditat e imponuara
| E Diel, 21.10.2012, 07:22 AM |

VAJZAT E VIKTIMIZUARA NGA TRADITAT E IMPONUARA

Nga Dedë Preqi

Kombet e Bashkuara e përcaktuan  11 Tetorin, si Ditën Ndërkombëtare të vajzave fëmijë, por nuk do të thotë se vetëm kjo ditë i mbronë të drejtat e tyre, nëse shoqëria bashkëkohore nuk mirret vazhdimisht me problemet e kësaj gjinije, kryesisht ku bëhët fjalë me martesat e hershme dhe të dhunshme të vajzave fëmijë.

Në shumë vende të botës, sidomos në ato vende ku dominon kultura dhe feja, sikur që janë India, Jemeni, Etiopia, Afganistani dhe shumë vende të tjera, të cilat janë edhe shumë vende të ngjashme në Ballkan që  ushqehen me  këto tradita të shëmtuara, edhe pse ekzistojnë ligjet, që i ndalojnë martesat e vajzave të reja, në këto vende diskriminohet dhe viktimizohet vazhdueshëm në çdo  kohë dhe në mënyrë të dhunshme jeta e saj, që në moshën më të re.

Këto ngjarje  janë të dhimbshme, jo vetëm për një vend dhe një popull, por, për gjithë globin njerëzor, të cilat  paraqesin kulturën dhe traditën e tyre, duke mohuar të drejtat e fëmijëve, duke cunguar rritën dhe jetën e tyre para kohe dhe duke abuzuar me dinjitetin e saj fëminor.

Këto ngjarje janë të dhimbshme dhe të rrezikshme për tërë shoqërinë njerëzore, kur prindërit  detyrojnë  fëmijët e tyre të mitur, të martohen me burra të moshuar, dhe  akte të tilla kanë prekur edhe shoqërinë tonë shqiptare, si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, duke detyruar martesat e dhunshme që nga mosha 9-11 vjeqare.

Aktet e tilla rrjedhin si pasojë e shumë faktorëve, sidomos  të faktorit social, por faktori më i rrezikshëm është vet faktori  njeri, i cili me traditat e shëmtuara  dhe kulturën e brishtë fetare, shkakton çrregullim organik dhe moral, i cili fare më pak barazohet me një  krim, apo gjenocid me fëmijët e mitur.

Martesa e vajzave të tilla në moshën e mitur, jo vetëm që u shkelet e drejta e tyre gjinore, por përveç tjerash, atyre u rrezikohet shëndeti, duke u pjekur dhe plakur para kohe, duke u bërë nënë – fëmi, e cila nuk ka fuqi të përballojë jetën e saj, duke bërë jetë  të dhunshme me një të moshuar, sikur ta kishte baba, apo babagjysh.

Vajzave të tilla, u rrezikohet edhe morali,  duke e robëruar dinjitetin  njerëzor, njëherit u mohohet  edhe arsimimi  si rruga më shpëtimtare nga kjo sëmundje shoqërore.

Shumica e vajzave fimijë, të cilat janë të malltertuara, të margjinalizuara, të izuluara, të pa arsimuara, të keqtrajtuara, e të shitura, nuk kanë fuqi ta ngrisin zërin e tyre, prandaj, jeta  dhe fati i tyre mbetet nën mëshirën e atyre që kanë ndjenja njerëzore e shpirtërore, njëherit duke zbatuar ligjet  që sanksionojnë këto shëmti  njerëzore.

Një fenomen i tillë i prekë edhe shqiptarët në shumë troje ku ata jetojnë dhe veprojnë, por  me shumicë romët, nga të cilët, të rinjtë e kësaj etnije shumica e tyre martohen në moshën e mitur dhe jetojnë ashtu të pa regjistruar, apo pa kurorërizim.

Sipas psiko-sociologëve, martesat e tilla shkaktojnë kriza të dyfishta sociale, sepse kjo moshë e mitur, apo e re, nuk është në gjendje  që të ballafaqohet  me jetën, por as ta mbajë vetëvetën.

Edhe më herët, ashtu edhe në  kohën e fundit,  janë ç’faqur shumë publikime dhe dokumentare, se shumica e femrave shqiptare, kryesisht nga familjet muslimane, të cilat janë përballur me martesa të detyruara, apo të dhunshme, por edhe më keq, nën kërcënime nga prindërit e tyre. Pse jo, edhe në shumicën e vendeve perëndimore, ku jetojnë  shumë familje emigrantësh  religjioz,  si në Zvicërr, Gjermani dhe në Austri, këto fenomene martesash janë shumë evidente, edhe pse në këto vende perëndimore  ekzistojnë ligjet  kundër martesave të dhunshme.

Populli  shqiptar i ka traditat e veta shumë të çmuara dhe parimore, të cilat nuk cënojnë të drejtat njerëzore dhe ato të fëmijëve, por nuk mund të thëmi se në mesin e këtyre traditave ka edhe ngjyrime të traditave të huaja, mbrenda të cilave fshihet imoraliteti, hipokrizia, politeizmi, martesat e detyrura dhe shumë elemente tjera antinjerëzore, të trashëguara, apo të imponuara nga pushtuesit e huaj, që kanë zënë rrënjë në shoqërinë tonë, duke rrezikuar  jetën dhe ardhmërinë e fëmijëve tanë.

As një femër, por as femra shqiptare nuk mund të vetëdijësohet, nëse nuk gjenë përkrahje nga shoqëria bashkëkohore, nëse asaj i cungohen  të drejtat e saj ende pa u pjekur, apo refuzohet si qenje njerëzore, duke e vënë në një poezitë të pa lakmueshme para shoqërisë njerëzore.

Nuk mund të thëmi se ky fenomen  përbuzës  ndaj fëmijëve femër, rrjedh nga tradita dhe kultura  shqiptare, por këtë fenomen antinjerëzor e kopjuam, apo  na imponuan pushtuesit e huaj, sidomos pushtuesit otoman.

Si njëra gjini, por edhe tjetra janë të varura në mes vete, dhe jo njëra gjini të bie pre e gjinisë tjetër, në këtë rast e gjinisë mashkull, sikur që gjatë historisë femrat shqiptare u dhunuan me qindra e mija nga popujt tjerë, apo nga sadistët serb.

Karakteri i njeriut është i përzier deri në atë pikë kur ai është i rrezikuar  me një rrëmujë të plotë shpirtërore, e cila i kërcënon të gjitha vlerat që njeriu i mbanë në vetën e vet. Dhe, nën ndikimin e një botet ë tillë, e cila nuk njehë  vlerën e jetës dhe dinjitetit njerëzor, duke robëruar lirinë njerëzore, duke i bërë në këtë rast fëmijët objekt  shfrytëzimi dhe asgjësimi, nuk quhet ndryshe, vetëm përbuzje me frytët më të çmueshme të ardhmërisë njerëzore  dhe botërore.



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: