Hazir Mehmeti: Aki Nuredini, shqiptari në zemër të Vjenës
| E Enjte, 18.10.2012, 04:47 PM |

Veprimtarët tanë në botë

Aki Nuredini, shqiptari në zemër të Vjenës

Jo vetëm fizikisht me restorantin e tij Sole por edhe shpirtërisht Akiu është në zemër të Vjenës, këtij qyteti të lashtë e me traditë shekullore në kulturë, art, shkencë e diplomaci. Ai vërtetë e meriton Vjenën ashtu siç ajo e meriton Akiun, punëtor e zemërmadh në ndihmë të shumë aktiviteteve kulturore e jo vetëm kulturore..

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Nga të gjitha fillimshkrimet, ky më dukët më i vështiri. Njeriu ynë për të cilin do bëjë rreshta më magjepsi me gjerësinë e veprimtarisë, sa humba në gulçimin e respektit dhe sikur nuk gjeja rrugën e shkronjave. Aki Nuredini, më thanë, nuk i do fjalët, as fjalët e mëdha që nganjëherë janë të vogla karshi punës së madhe. Zaten, çdo gjë e kishte arritur me djersën e ballit, që nga babai i tij Elez Nuredini. Kjo ishte jeta me nderë në shekuj në Kamenjanin piktoresk  që e përkëdhelin erërat shekullore të luginës që nga Gostivari të sjell në Tetovë.

Hallet e jetës Elezin e sollën në Beograd, në qendrën e së cilit kishte furra dhe restorantin e tij. Që në moshën e re Akiu e merr drejtimin e restorantit. Puna i ecën mirë deri më dridhjen që i shkaktoi lëvizja kosovare sistemit komunist të qelbur, kur ai detyrohet të shpërngulet  në Vjenë. Këtu do gjej ambientin e një kulture të lartë, ku njerëzit punëtor  prosperitetin e jetës së tyre e bëjnë realitet. Për shqiptarët Vjena ishte e njohur si vend veprimi e jete e shumë intelektualëve e diplomatëve shqiptarë me famë që bënë histori. Ata krijuan ura miqësie mes kombeve.

Në një paralele me unazën e qendrës së qytetit, disa dhjetëra hapa larg Operës Vjeneze e njohur në botë, gjendet  Annagase e cila lidhë si kërthizë qendrën Stefansplatz në këndin e drejtë me rrugën Kärtnershtrase nga ku fillon numërimi i mbi dymbëdhjetëmijë rrugëve e rrugicave që ka Vjena. Annagase, një rrugë me histori mbi katërqind vjeçare do pasurohet me restorant Sole të pronarit shqiptar qe para tridhjetë vite. Dashuria, respekti, përkushtimi, ndershmëria  ndaj klientëve dhe punës do ta bëjnë mërgimtarin e ri të qytetit shekullor të njohur dhe të dashur. Ambientet e rregulluara me shije mahnitëse, kuzhina profesionale e nivelit të lartë, pritja e ngrohtë e personelit shërbyes, krijojnë ambient  çlodhës.  E gjithë kjo bëri që klientët e Soles të jenë figurat me emër botëror nga fusha e artit, shkencës e politikës. Vargu i tyre është i gjatë për një vështrim gazetaresk.  Ja disa nga ata që shtëpi e kanë edhe Sole: Hans Kulka, Iamail Kadare, Erido Hütter, Renato Bruson, Placido Domingo, Anna Netrebko, Antonio Siragosa, Eva Mula, Albert Rohan, Livi Kringl, Marcello Vioti, Heriber Kasper, Johannes Spalt, Frido Hütter, Jürgen Flimm, Joan Hollender, Elisabeth Gürtler, Seji Ocawa, Ricardo Muti, Anthonello Allemandi, Franko Bonisolli, Freund Gunnar, Toni Polster, Skender Fani, Stefan Menikes, Franz Endler, Stefi Graf e shumë të tjerë nga të cilët kryeministra, ministra nga shumë vende të botës. Ish sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Kurd Valhaim,ishte pothuaj vizitor i rregullt në Sole.

Ja çfarë shkruan themeluesi i Ferrari Austria z.Herbert Kasper, vizitues i rregullt i Soles: ,,Ferrari është art mbi rrotë, kurse Sole art i shijes në pjatë”.  Apo, artisti i madh italian Renato Bruson rreth Aki Nuredinit: ,,Njeri sikur Ti nuk kam takuar askund në botë”. Shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare ishte vizitues i Soles sa herë u gjend në Vjenë ai shkruan: ,,Këtu ndihem sikur në shtëpinë time”. Këtë shprehje universale e thanë edhe shumë figura arti e shkence por thënia nga goja e shkrimtarit tonë gjenial ka peshën e gurit.  Krye diplomati Albert Rohan rreth Soles shprehet:,, Pas operës nga Verdis Don Carlos në restont Sole së bashku me sopranon e njohur ruse, Maria Mascheriakova u takuam me Margus Posa, pastaj me  dirigjentin e madh italian Marcello Viotti. Lokali Sole me elegancën dhe rehatinë  me vite është bërë vendtakimi i figurave eminente nga Austria dhe bota”.  Profesori i njohur nga Toronto e Kanadasë Dr.Prof.Robert Austin për herën e parë në Vjenë i shoqëruar nga Dr.Albert Rohan e gjen Solen saktësisht dhe fillon bisedën në gjuhën shqipe me Akiun duke e befasuar bashkëshoqëruesin.

Unë.

Isha me fat që pata rastin ta takoj në një ditë të bukur prilli. Sapo fillova me kamarierin sqarimet e mia rreth takimin me Akiun, ai u duk në skajin e ulët të Annagasës, aty ku ishte shtëpia e muzikës e njohur me historinë e saj. Fytyra e tij e buzëqeshur gjithherë u duk që andej. I shoqëruar nga artistë të operës u shkëput drejt nesh duke na përshëndetur dhe ftuar në këndin e pritjes. ”Sapo përcolla Ministrin e Marokut me delegacionin e tij. Ai është mik imi dhe kësaj radhe me befasoj me një mirënjohje nga Mbretëria e Marokut”. Pa përtesë, me reflekse të njeriut vital, solli mirënjohjen e ,,ngrohtë” , diçka e mrekullueshme ku shkruante emri i Akiut. ,,Sot mora dy mesazhe nga dy miq tjerë, Dr.Klaudia Schmitt, ministre e arsimit të Austrisë dhe Jose Manuel Barros, kryetar i Komisionit Europian. Akiu me dashamirësi na ofroj leximin e shkrimit të tyre, një shkrim mirënjohës e respekti ndaj bashkëkombësit tonë shembullor. Nga të tjerët mësova se Akiu ishte iniciues i takimit të ish Presidentit Amerikan Bill Klinton në Vjenë prillin e kaluar me figura të njohura me ndikim në politikën europiane.

Takimit e tij, iniciativat, donacionet janë pa mbarim.

Ku e merr Akiu gjithë këtë energji në hapat e tij të përditshëm, është diçka për admirim. Ai me kënaqësi na rrëfen se ka përkrahjen e zonjës së tij Regipës dhe katër djemve të tij, që të gjithë me universitet të mbaruar me sukses të shkëlqyeshëm. Një familje e mrekullueshme. Një shembull jete e respekti. Naseri  ndjek specializimet e tij për pikturë në Londër, i njohur për hollësi në artin e tij të pikturës. Edhe Naseri bamirësinë e ka në shpirte. Ai është fitues i mirënjohjes nga Biblioteka Kombëtare e Austrisë me motivacion ndihmën në shtimin dhe kujdesin ndaj librit.  Qyteti i Vjenës i vlerëson qytetarët e saj të vyer. Edhe Akiun. Landi i Vjenës i ndan atij  Medaljen e Art  për merita në veprimtarinë e tij në ndihmë kulturës së qytetit dhe përgjithësisht Vjenës si njësi federale e Austrisë. ,,Aki Nuredinint i cili restorantin e tij  Tratoria Sole në Annagasse pikë çlodhje dhe takimi të muzikantëve e artistëve të qytetit. Medalja iu dha nga Andreas Masilath-Pokorny, president i Qendrës Kulturore të Vjenës. Akiu është fitues i shumë mirënjohjeve, medaljeve e falënderimeve.

U ndamë përkohësisht nga Sole me zemrën plot për njeriun tonë, shkëlqimin e tij në qiellin e bukur të njerëzores. Një shembull i shkëlqyer prej një ambasadori të vërtetë i kombit në hapësirat e një kryeqyteti me emër në hapësirat shumë kulturore. Aty jemi edhe ne. Aty Akiu ynë.

Franko Bonisolli në Sole pas koncertit në Operë e Vjenës

Aki Nuredini me Marqelo Vioti dhe Roberto Frontalin në Sole

Roberto Villaconi, Aki Nuredini dhe Anna Netrebko në Sole

Restoranti Sole, pronë e Aki Nuredinit, vendtakimi i emrave të njohur austriak e botëror Annagase 8, Vjenë

Ish futbollisti i famshëm shqiptar, Skender Fani dhe Aki Nuredini në Sole



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: