Poezi nga Drita Lushi
| E Merkure, 17.10.2012, 05:47 PM |

Drita Lushi


DERI KUR ?

Shtatë javë, që qetësia kishte humbur burrërinë humbëtirave
Shtatë javë, që gjumi s’i afrohej ëndërrave e syve
Shtatë javë, që shpirti brenda tij nuk flinte,
por tek një engjëllore fluturonte ,që- “baba” - thërriste

Statujën e bronztë përqafonte vogëlushja me dashuri
aty, e vetëm aty shihte me sytë e bukur, imazhin e tij.

Shpirti i tij, vetminë e zezë vuante e bluante,
me mallin këndonte në zërin e saj kristal,
lutej përnatë aromën e saj të kish pranë, e ta puthte
e flokët e butë ti prekte...por, Oh! Vetëm lutje!

Nuk ishin shtatë orë, shtatë ditë s’ishin ato!
Shtatë vite bëheshin në gulshet e lotëve,
që grykët e ditëve mbushnin me ngutje,
e shekuj shndërroheshin shpejt, e vraponin tutje

E ai në heshtje përtypte dëshpërimin!
S’dinte të mallkonte, e kujt ti jepte kushtrimin!

E toka, e ajri e dheu e qielli në një zë thërrisnin
Mallkuar TI grua, qe zoti te beri te lindje,
ty, që ndjenjat të janë tharë viteve,

Mizori mënësore të cilave, hymne u ngrihen edhe pa meritë,
Shpirti edhe në burra i brishtë është, e gratë mizorinë fshehin qysh në fryt;
Mallkuar grua egoiste
që fëmijën pa baba le, e babanë pa bijë

E ai, në heshtje përtypte mallin, dëshperimin e zhgënjimin
diku, këtu në Shqipëri
Në shekullin e njëzet e një!

(Frymezuar nga nje ngjarje e vertete)


PËR TIME BIJË 

E bukura ime!
Je bardhësia
e ditës,
ndriçimi yjor je
në netët e errëta;
hëna e plotë,
që fton  nimfat
të dalin,
je fjalët e mia të argjendta
qendisur në zërin tënd.

Ari i shpirtit tim je!

Syri yt,
magjishëm,
më fton të përqafoj
botën;
krahët e tu yjorë,
me çojnë drejt kontinentesh
të reja;
vëshrimi yt, 
më sjell vetë Afërditën pranë,
ëmbëlsia  e zërit tënd,
mbledhur  në petale
lulesh të rralla,
më ëmbëlson jetën.

Kur ti qesh,
flladi më sjell
gurgullimën 
e zërit tënd,
që rrjedh vrullshëm
e  mbush dete jete.
Zemra ime
vlon nga dëshira
për të parë
fytyrën tënde diellore
pasqyruar në
oqeanin  blu.

Unë lundroj
në lumenj buzëqeshjesh,
gëzimi,
bardhësie,
shprese,
ëndrrash,
lumenj diejsh,
hëne,
yjesh...
bashkë me ty,
pafundësisht me ty...



(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: