Kalosh Çeliku: Hojdodolja
| E Premte, 21.09.2012, 06:19 PM |

HOJDODOLJA*

(Fenomen i çuditshëm shqiptar)

Nga: KALOSH ÇELIKU

Edhe, vazhdon të lehi nateditë Azgan Lamlami i tërbuar me zgjebe krah për krahu me Hojdodolen për një asht në kontenierët e Bërllokut, në Bit-Pazar. Njëri në vijë, tjetra në lëndinë. Përditë merren me shpifje e etiketime nëpër faqe të internetit dhe në Facebook me këmbët dhe trutë në legen. I mjeri Asgan Lamlami dhe Hojdodolja - pulë që këndon si gjel. Asgjë nuk thonë të vërtetë, vjellin e shkruajnë jerm duke përhapur sa më shumë shpifje, rrena e huti në popull. Fenomen i çuditshëm shqiptar: Pula kur këndon si gjel. Nëna ime plakë thoshte: Bir, kënga e saj ndjell kob. Patjetër duhet t’ia zhdukim furriqet. Në Shtëpinë tonë lajmëtar është gjeli, Mbreti i pulave. E paralajmëron agimin. Përçudi, sot Pula qafërjepur e “thirr” agimin. Fatkeqësi kombëtare, që Nëna ime nuk është gjallë, thikën t’ia vë në qafë. Heshti qyqen.

Nateditë e tërheqin njëri-tjetrin për veshi e për këmbe. Bishti. Tinëz edhe i kërcejnë në shpinë pas gardhit. Edhe atë, se cili do ta strukë veten i pari në Oborrin e Xhadisë me pashterkë të kuqe. I ka ndërsyer si gjithmonë Qoftëlargu me argatë, fis i tyre me prejardhje shqiptare që për Universitetin e Tetovës tha, se: “është foshnje që ka lindur e vdekur”. Realitet i hidhur ky për dudumët, “foshnja që lindi e vdekur”, sot është rritur burrë me mustaqe vesh më vesh. I delë zot Shtëpisë. Budallain mos e pyet asgjë, ai tregon vetë për montimet politike të asaj kohe kundër intelektualëve shqiptar. I kemi ditur ato montime të sojit të këtij “asgani” partiak me kërcnime telefonike e presione policore: brenda një muaji ta lëshoj Shkupin. Po, ndodhi e kundërta, Shkupin e lëshoi ai me rrugaçët politik. Fal Zotit dhe Natyrës unë edhe sot e kësaj dite punoj dhe jetoj në Shkup. Metoda të vjetra policore janë ato që i përdorët në atë kohë kundër intelektualve shqiptar dhe doni t’i përsërisni edhe në Ditën e sotshme. Erëra të tjera fryjnë në këtë Mot të Madh (2012). Ditët i keni të numëruara, i keni futur në thes. Ja, çka i tërbon këta qenëmelezë me këlyshët e tyre me zgjebe në Çetën partizane me “pushkën” në dorë pa fishekë. Tremben se do t’u përsëritet Rënia e Rankoviqit të Ri edhe në Shkup (Qoftëlargut). Ikën, ose i përzunë nga Kosova kjo nuk ka gjithaq rëndësi në këtë shkrim, e rëndësishmja është: ku të ikin tashti më larg se në hale, përveçse asaj rrugës të premtuar “me lule xhenti” si turq “ehamdurila”, në Turqi. E vetmja rrugë që u ka mbetur e lirë haramëve. Rrugët tjera i kanë të zëna pas lisave. Kaçakët shqiptar që zbritën nga mali u kanë vënë pusi. U thonë: bëni çka të doni në xhami me këmbët dhe trutë në legen. N’dashi ngreni bythët, n’dashi ngreni këmbët përpjetë në hava. Vetëm, kurrë të mos ju shohim t’i luteni Zotit me “allahu akber” para këmbëve të Atdheut. Ikni thyeni qafën nga sytë këmbët nëpër botë. Shumë shpejt edhe flamurin arab nga majat e xhamive do t’ua hedhim në përrua dhe në vend të tij një  ditë do të valojë krenar flamuri kombëtar me shqiponjën dykrenare kuqezi në minare të xhamisë shqiptare.

Gjithë jetën mbetët duke lëpirë një asht që ua hedhin herë pas here “vëllezërit” neokomunistë, edhe vazhdoni ta lëpini duke lëkundur bishtin edhe sot e kësaj dite me shpresë se, Partia Neokomuniste do të ringjallet nga varri, përsëri të vijë në pushtet dhe do t’ua hedhë ashtin e premtuar për dritare, ose një torbë taxhi në kontenierët e bërllokut, përpara Qeverisë. Shkak kryesor ky, që Azgan Lamlami me zgjebe dhe Hojdodolja lehin para Qeverisë maqedonase-shqiptare. E thirrin “Pranverën arabe” duke e pasur mendjen te “Pranvera serbe” në mes të Shkupit. Përçudi, askushi deri më sot nuk ua hedhë për dritare nga një ashtë në rrugë si shpërblim për lehje pas porte.

Përmëtepër, Azgan Lamlamit dhe Hojdodoles as edhe një bub rruge me bishtin nën këmbë më nuk u shkon përmbrapa si shok lufte. E kanë humbur besimin e Zotit dhe Qoftëlargut, nuk e ruajnë “Shtëpinë e sëmurë”. Bukë hanë në tjetër oborr (Shtëpi), atje lehin gjoja pas Ujkut me bythën në Lëmë e mendjen te “vëllezërit” neokomunistë. Përpiqen, ende ta mashtrojnë e manipulojnë këtë popull heroik me përjagëje e lehje në Facebook. Njëri vetëm për një asht të hedhur pas porte duke lehur non-stop para kamerave televizive se, Ali Ahmetin e ka mik. Edhe, po t’i thotë Ali Ahmeti që të punojë si shërbetor, ai edhe do të punojë si shërbetor. Tjetri më “azgani” e ka “mik” Kalosh Çelikun. Hojdodolja në të katër anët trumbeton, lëvdohet para grave besnike se e ka “pasur” edhe dashnor. I kanë dalur zot, kur Partia e tyre Neokomunsite ia ka ndërsyer këlyshët me zgjebe pas shpine. Truprojet e asaj Partie Politike Neokomuniste, sot janë shndërruar në “analistë politik”, “shkrimtarë” dhe “hoxhallarë” me këmbë e tru në legen. Përpiqen ende ta manipulojnë popullin shqiptar me përralla turko-arabe. Trusakatët, ende mendojnë se populli shqiptar hanë bar, i ka harruar porositë e Rilindasve shqiptar të arratisur nëpër botë për Shqipëri Etnike, ku i lanë edhe eshtrat. Udhërrëfyesit shekullor të këtij populli trim nëpër shekuj në luftë herë me Krajl e herë me Mbret. Trusakatët, edhe sot si dje, i rrenë mendja se me ndihmën e hoxhallarëve të rrejshëm mund ta përzënë këtë popull në Turqi.. Hëngër fiq dhe vdiq ajo kohë e “bashibuzukëve” misionar të Allahut. Shqiptarët, sot u prijnë punëve me laps e Libër për Nesër. O Imzot, çfarë soji i keq është Azgan Lamlami me zgjebe e Hojdodolja?! Përçudi, Hojdodolja ende qenka gjallë?! E unë mendoja se është e vdekur, që në vitin 1998 (Lufta e Kosovës), në shkollën fillore “LIRIA”, në Shkup. Fatkeqësi kombëtare, si e ka harruar Doktorziu t’i organizojë ndonjë Akademi përkujtimore. Në emër të të vdekurve ta mbajë veten gjallë edhe ndonjë ditë në jetën “politike-kulturore”. Shpalli para të pranishmëve si “patriote” shqiptare, që me “armë” në dorë ka luftuar maleve të Sharrit. Gjithë jetën i janë turr pas Xhadisë me pashterkë të kuqe dhe janë shitur te “vëllezërit” neokomunistë shumë lirë në Bit-Pazar: një asht, ose një torbë taxhi. Përpiqen edhe sot si dje të lehin lam-lam pas porte, po askush nuk ua hap derën t’i fusi coftinat komuniste në Lëmë.

Në kulminacion të tërbimit më shkruajnë komente anonime, pavetëdije se përditë e zbulojnë mjerimin e tyre, veten para meje dhe lexuesit me emër e mbiemër si rrufjanë shqiptar. Përpiqen të më rrëfejnë përralla arabe në mes të Shkupit (Shqipërisë). Anekdota popullore të Nastradin Hoxhës. E nuk i njohin, e as i kanë dëgjuar dhe dinë anekdotat e Xha Derallës. I “marrin” kompetencat e institucioneve shtetërore informative sekrete: në Tiranë, Beograd dhe Shkup duke shpallur spiunë dhe patriotë sipas arshinit të tyre “patriotik”. Komisonit Lustrues nuk i mbeti më punë për zbulimin e kodoshëve. Gjithë “spiunët dhe patritotët shqiptar” i zbuluan Azgan Lamlami dhe Hojdodolja me përjashtim të vetvetes si “patriotë” me traditë shekullore brez pas brezi komuniste. Exhindosura nuk di ta dallojë qilimin nga flamuri. Shqiponjën dykrenare nga këmbët e arushës. Vërtetë, janë të lezetshëm, ma kënaqën Lapsin. Ndonjëherë, nuk e di edhe pse më dhimbsen mjeranët, filloj t’i dua si kalorës të arratisur të “Kalemit”. Përpiqem t’i shpëtoj me mish e shpirt personazhet e librave të mi nga vetëvrasja publike. Vetë shkruajnë shkrime sakate pa tru, vetë u përgjigjen komenteve të lexuesve duke e fshehur veten nën ferexhe ose dimi të grave. Përsëri, pa vetëdije e zbulojnë dhe zhveshin veten lakuriq si struci me kokën në zall e bythët në hava, se janë rritur e ushqyer me ilahi arabe:

Me duket se kjo vlen per kete njeri qe vetem shane e nuk ka asgje artistike te mesojne te tjeret nga ky palaqo i vetshpallur shkrimtar me raki ne dore.

 

2

…..

edhe puna e ketij shkrimtari qe si shitet asnje liber, qe ska asfare imagjinate dhe dije, paska qene Prishtine, Tirane dhe Shkup (hahaha)

Pse nuk e di Shkupin, ky i mjer, si kemi faj, nuk ta zene per te madhe shkupjanet, as me pak Karadaku i Shkupit, mos harro i thone Karadaku i Shkupit, jo i Kosoves dhe Turqise, mos harro poashtu Karshiaken, Dervendin, ndaj mire te kane thene se je kodosh, spiune, kopil serbie, per moral as qe duhet te flitet, ngase mbi Kercoven tende kane kaluar krejt pushtuesit duke hyp e në

Ti nuk je shkupjan, as i karadakut, as i karshiakes, te je spiun dhe kopil serbi, qe nuk dallon me asgje, ndaj nuk e di fetvan e hoxhes se alllahut, Ataullah Hoxhes, zoti e past meshire, "mos shko Turqi se behesh shka"

ti je nje hordhuce qe vetem leh si qen, e per dite rri me shkije matan ures me msitni mos po te lshojm naj koce qeni per naj liber te sharjeve tua mbi xhamite e shkupit. Kjo eshte e verteta jote o kopil serbi .

Po i njëjti autor me këmbët e trutë në legen (pasi nuk u bë hoxhë e as politikan-profet i “Pranverës arabe” në Shkup duke e pasur mendjen te Pranvera serbe, ndoshta i ecë fati të bëhet shkrimtar) duke u pëpjekur ta fshehi veten nën ferexhenë e zezë nën shkrimin tim shkruan koment:

Ti armik i minareve xhamive tu paska tha fyt, pse spo e permend rakin me rrush, rri urt se ktu i thone shkup, 100 vjet para stambollit u ka cliruar ky vend nga dushanat dhe njemaniqet. Mos bastardho emra te races arbnore se ne sjem, rramaduca,

........................................

Hojdodolja, të nesërmen brenda një dite turret t’i dalë në ndihmë Hoxhës të Allahut në telefonin tim celular më shkruan mbi dhjetë pizi-mesazhe. Edhe, dikur kur nuk i përgjigjem më merr në orët e mëngjesit tri-katër herë në telefon. E mjera, si t’ia hap telefonin në këtë “kohë dashurie të kolerës”. Zemërohet. Tym e flakë nxjerrë nga “goja” (...). E thirr në ndihmë Rrumaducin dhe Rrospinë Mashkull me zgjebe. Ndoshta, edhe ndonjë tjetër partizan me yll të kuq në ballë. Kokë më kokë me arnë përmbi arnë të më shkruajnë “letra dashurie”. Vazhdon me shpifjet dhe sharjet teknefese përmes pizi-mesazheve në Facebook dhe internet:

O kuposht a e di ti se un e kam arm të fort fjalen dhe kur ti do mendojsh ti se shtepise time I del flaka ejotja eshte be shkrum.kur të dua mund te shkruaj e mund te te cofi por po merr ifarkt edhe e shkundura.dil e haptas thuaj kush qan per”miqtë” e tu te gjalle e te vdekur.

Tjetra pizi-mesazh e radhës:

E merr nje gabim teknik pizi se nuk ke tru ti kuptosh veprat ti xheloz paraniok,une ta. Redaktova librin,haj se ke per te pare ti qe thoje kullture!

Tjerat pizi-mesazhe nuk kanë “vlera artistike” dhe nuk janë të rëndësishëm për lexuesit në këtë shkrim profetik për Ditën e Nesërme. Hi-hii-hiii (e qeshura ime ironike e përditshme). Vërtet, jeni duke ma kënaqur Lapsin.

Vegim Selimi, me siguri pseudonim halldupi, që përpqiet të fshihet nën dimi të grave ose nën ferexhe, shkaku se me siguri asgjë nuk ka bërë në jetën e vet “patriotike” për Nesër, përveçse ka qenë gjithë jetën argat i shitur herë me pare e herë pa pare te armiqtë tanë historik, të cilin e kanë përzënë nga të gjitha institucionet shtetërore ku janë përpjekur ta strehojnë “vëllazërit”, së fundi e përzunë edhe nga “Ditën e Naimit”, duke u zvarritur të bëhet poet dhe kritik letrar më paraqitet mua me komente nën shkrimet e mia publicistike (posaçërisht te shkrimi im i publikuar te INA: “Punëmadhja”):

Vegim Selimi06/09/2012 13:47:26

Kerkoja nje sqarim prej shkruesit te kesaj letre si leter stambolli,se cka do te thote fjala pizi. Nese shkruesi aludon tek ndonje poezi ajo me poshte nuk me perngjan ne poezi. Ato janë fjale pezhorative qe e fyejne dike.

Përgjigje të cilën më ia ka dhënë vetë Hojdodolja (mikja e tij) nën një shkrim tjetër timin publicistik te Zemra Shqiptare, Hoxha i Allahut:

Ky jo qe eluan ,por perpiqet te perlyen me katran cdo njeri qe merr fryme shqip. Fjalen pizi e kam shkruar une duke shpejtuar ne nje shkrim dhe kam daSHUR TE THEM POEZI. sHIKONI KU KAPET KY PER PESE PARE E PER NJE GOTE VOTKE.Me respect…: Me qëllim nuk dua t’ia përmend emrin Xhindihalles se, kam frikë do të më zë goja qelb, edhe pse e ka nënshkruar me emër e mbiemër Egjetura, siç i themi ne në Katund, kur Tollosuni u bie me tokamk në kokë disa njerëzve kur flasin rrugës përçartë vetëmevete hipur mbi gomarin e Nastradinit si Nastradinica me lule-lale.  Pavetëdije se, mund ta cofi rrugës gomarin e shkretë në krahasim me Nastradin Hoxhën që i ka peshë me gjithë tesha e këpucë, pesëdhjetë kilogram e Nastradinica 120 kg. Shaku se, më dhimbset e shkreta duke vajtuar si qyqe lis më lis e çati më çati.

Mjerim historik. Hojdodolja merr guximin, i mëson udhëheqësit dhe redaktorët e Zemrës Shqiptare, emra të mirënjohur anembanë Atdheut për kritere të vlerave artistike, e detyron krijuesin e mirënjohur shqiptar, Ilir Dardani duke ia vjedhur kohën e vlefshme artistike t’i përgjigjet aty për aty gjysmanalfabetes:

Zonje Punetore, por e papune kur behet fjale per kulturen e nje femre normale shqiptare,

kjo faqe eshte hapur pa marre mendimin tend, ka jetuar e jeton perkunder mospelqimeve te anadollakeve te ndryshem.

Permend komunizem e stalinizem, por nga ana tjeter kerkon te mbyllesh gojen e njerezve duke shtypur te drejten e fjales.

Trusakatët, kërkojnë që unë të humb kohë, merrem në Ditën e sotshme të Motit Madh 2012 me ta si palaço rruge të përgëdhelur si letrarë e përgaditur nëpër podrume antishqiptare, t’ua mësoj shkrim - leximin. Teorinë e letërisisë shqipe të Gani Lubotenit si gjela e pula qafërjepura, pjella komuniste në “gazetën e mjerimit” dhe rritur në Shtëpinë Publike të “vëllezërve” me drapër e çekiç në dorë.

Shkrim të cilin as që e kam parë e lexuar të “autores” në fjalë, por Hojdodolen mos e pyet se tregon vetë nivelin e saj të “lartë artistik” e kulturor. Vjellë sikur ta ketë zënë barku për vdekje dhe e lëshon pas ferre. Fatkeqësia, nuk vjellë art, po patetikë të pakontrolluar plot sharje e urrejte. Mjerimi i saj i shekullit, lëvdohet se, “do të më vras me poezi”. Dhashtë, Zoti! “Plumbave” të vetëm që nuk u jam trembur dhe trembem në jetë edhe sot e kësaj dite. Vetëmse, kam frikë edhe ato rraqe mos i dalin pizi. Megjithatë, përsëri një “punë patriotike” që duhet duartrokitur: nuk do të më vrasë me plumba.

Edhe, kërcnohen trusakatët. Njëzëri paralajmërojnë vazhdime të letrave të “dashurisë”. Pizi-mesazhe. E harruan “Pranverën arabe”, në Shkup. Siç duket e kanë harruar edhe “Vjeshtën arabe” duke e pasur mendjen nateditë te Pranvera serbe. Dimri do t’i gjejë si kërcunj shelgu në mes të Lëmës, të papërdorshëm për ndezjen e zjarrit në oxhak. Trutë i shtrydhin të më rrëfejnë mua përralla të Njëmienjënetëve arabe për Shkupin se, nuk e ditkam unë këtë Qytet si merr frymë dhe zgjohet nga gjumi. Rininë e bujshme shkollore që e kam kaluar me serenata korçare e shansone françeze qafë për qafe me cuca azgane deri në agim nëpër klubet e natës në këtë Qyetet, i zgjuar me legjandat e pavdekshme shqiptare e botërore. Edhe, pas studimeve në Prishtinë, para viteve ’80 -ta i jam kthyer përgjithmnonë deri në vdekje. Gati gjithë jetën time e kam kaluar dhe e kaloj në këtë Kryeqytet shqiptar. Thonë, se: ne nuk jemi rrumaducë. Mirë, them unë: atëherë, pse piskatni e vajtoni si qyqe shelg më shelg, u shkon zëri për qielli?! Nëse nuk jeni rrumaducë, me siguri jeni dudumë. Përsëri, nuk jeni të lumtur? Ë? Vërtet, më vjen keq për ju si “dëshmorë” të vonuar lufte me “Kalem” në dorë për liri. Përshesh me kos, si vetë autori i komentit teknefes më lartë pa gjak e shpirt shqiptar . Përgjumshëm thirr “ezan” në Facebook duke e kujtuar veten se ende është në minare me shpifje e etiketime se, unë qënkam kundër minareve të xhamive. E dalldisin Hojdodolen ta lëvizë bishtin, mos ndoshta në këtë “krizë dashurie” pleqërie, i vardiset Rrumaduci i tërbuar me zgjebe. Jo! Jo, o trusakatë me këmbët e trutë në legen: unë nuk jam kundër xhamive shqiptare me flamurin kuqezi në minare. E as kundër kishave shqiptare. Hardhuca nuk leh si qen, po leh ti o dudum krah për krahu me Hojdodolen. I mjeri Hoxhë i Allahut, që në trup e shpirt nuk ke të veshur asgjë shqiptare. Tollosuni, siç duket me tokmak vathe u ka rënë në kokë. Lëmsh i bëni fjalitë, mendimet, shenjat e pikësimit. Nuk e dini gjuhën shqipe. Përmëkeq, në Ditën e sotshme të Motit Madh (2012), në shekullin XXI, përpiqeni të na shisni dushkë për gogëla. Krekoseni si gjela e pula qafërjepura mbi pleh se, nuk keni kryer shkolla të “shkive”. I mjeri hoxhë, a shkolla të “shkieve” të duket ty Shkolla Normale në Shkup, Universiteti i Prishtinës. Hajt, m’i numroni një herë ju shkollat e juaja të kryera, që nuk janë të “shkieve” e janë me “din e iman”! Diplomat e juaja që i keni varë në mur për stoli si “syrret” bostani dhe i keni blerë me para turku, arabi ose sllavi dhe i keni marrë me “gjoks” brenda një nate…

Serbia gjithmonë i ka dashur dhe i do hoxhallarët e sojit tënd dhe xhamitë turko-arabe. Serbia nuk e do xhaminë shqiptare dhe hoxhallarët shqiptar me kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë dhe Abetare në gji të Kostandin Kritoforidhit.

Populli thotë: Qeni i keq (unë them, Azgan Lamlami  dhe Hojdodolja teknefese) ta sjellin Ujkun në Shtëpi. Mjaftë më na i hëngrët tinës qengjat me një zile në qafë varë në mes të ditës te bregu i Lumit. Koha është sot, këtë soj qenëmelezësh me zgjebe krah për krahu me buça katundi t’i lëmë përgjithmonë të cofin pas porte me një ashtë në gojë.

Përndryshe, kurrë nuk do të ngritemi më këmbë si popull historik shqiptar. Rrugën ta vazhdojmë me shokë për në Baba Tomor. Malin e Perëndive, ku pihet vera. Tyrben ku bëhet dashuri me Hënën… Dhe, shkruhet poezi për Ditën e Nesërme Shqiptare…

__________________________

1)         Grua me të meta psikike.



(Vota: 1233 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: