Gëzim Llojdia: Dhimitër Berati
| E Enjte, 20.09.2012, 08:26 PM |

DHIMITËR BERATI - DREJTORI I PARË  I  GAZETËS  TË QEVERISE SË VLORËS  ” PËRLINDJA E SHQIPËNIËS”

NGA GËZIM LLOJDIA

1.

Emri i Dhimitër Beratit renditet ndër ata delegatë me atribut nga kolonit shqiptare. Është ndër firmëtarët e aktit të shpalljes së Pavarësisë .Zgjidhet delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Ka firmuar aktin historik të shpalljes së pavarësisë, me siglën “D. Beratti”, në emër të kolonisë së Bukureshtit.

a-Dhimitër Berati ka firmën e vecantë në aktin e shpalljes së Pavrësisë të sigëluar me D.Beratti.

b- U emërua “drejtor i përgjithshëm” në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” . Zgjodh anëtar i pleqësisë. Zëdhënës i qeverisë.

Delegatëtë Kuvendit kombëtar:Kolonia shqiptare Bukureshtit: Dhimitër Zografi, DhimitërMborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo.

2.

Disa autorë shqiptarë kanë shkruar për koloninë shqiptaret Bukureshtit si dhe për aktin e firmetarët e Pavarësisë kombëtare kanë bërë vlerësimin e tyre për figurën e ndritur  dhe rolin që ka pasur Dh.Berati  . Në këtë kontekst  Radio Vatikani bënë këtë koment:Më 15 tetor 1886 lindi në Korçë Dhimitër Berati, atdhetar, politikan e publicist. Punoi disa kohë si mësues i gjuhës shqipe, ndërkohë mori pjesë në Kongresin e Elbasanit dhe në Kongresin II të Manastirit. Ishte i pranishëm në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 1912, më pas qe delegat në Kongresin e Paqes në Paris, përkrah Imzot Bumçit e Atë Fishtës; para vendosjes së diktaturës drejtoi ministri të ndryshme në disa qeveri si dhe gazetën "Përlindja e Shqipërisë".U detyrua të largohej nga atdheu nën këcënimin e diktaturës. U vendos në Romë, ku bashkëpunoi me pjesën më të përparuar të mërgatës dhe me revistën "Shejzat" të Ernest Koliqit.

S. Demolli në një rajvizim serioz për figurën e këtij patrioti:Dhimitër Berati është një nga patriotët e rilindjes sonë kombëtare, i cili së bashku me Dh.Zografin, Dh.Emanuilin, P.Calen, S.Ilon, Th.Floqin e V. Korçën, firmosen Aktin Historik të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor 1912.Dhimitër Berati lindi në Korçë më 15 tetor 1886, ku mori mësimet e para, ndërsa studimet e larta i kreu në Fakultetin e Shkencave Politike Administrative të Universitetit të Bukureshtit. Pas përfundimit të këtij fakulteti përfundon aty edhe Fakultetin e Drejtësisë. Ndërkohë, ai përfshihet në lëvizjen patriotike për mëvetësinë e atdheut të shqiptarëve të emigruar në Bukuresht dhe në vitin 1904, zgjidhet këshilltar i kryesisë së tyre. Më 1907 kthehet në vendlindje dhe punon si mësues i Shkollës Shqipe të Korçës, së bashku me patriotët Thanas Floqi, Thoma Avrami etj. Më 1909, merr pjesë në Kongresin Arsimor të Elbasanit dhe më 1910 në Kongresin e Dytë të Manastirit, duke spikatur si një ndër veprimtarët me të shquar të lëvizjes patriotike në qytetin e lindjes.Në nëntor të vitit 1912, Berati është një ndër organizatorët kryesorë të Konferencës së Shqiptarëve të Bukureshtit, të mbledhur me nismën e Ismail Qemalit në hotel "Kontinental", ku u vendos që një delegacion me në krye Plakun e Vlorës, të shkojë në Shqipëri dhe të shpallë "Mëvetësinë" nga autoriteti i Turqisë. Në përbërje të këtij delegacioni, si delegat i Kolonisë shqiptare të Bukureshtit ishte edhe Dhimitër Berati, i cili së bashku me Dh.Zografin, Dh.Emanuilin, P.Calen, S.Ilon, Th.Floqin e V.Korçën firmosën Aktin Historik të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor 1912.Duke vlerësuar aftësitë dhe kontributin e tij për çështjen kombëtare, Qeveria e I.Qemalit e dalë nga Kuvendi i Vlorës, e emëroi Dh.Beratin kryeredaktor të gazetës "Përlindja e Shqipërisë", e cila ishte zëdhënëse e kësaj qeverie. Më 1919, Dh. Berati shkon në Paris me delegacionin e kolonisë shqiptare të Rumanisë, për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë kundër pretendimeve të shteteve shoviniste fqinje. Në vitet 1922-'24, merr pjesë aktive në qeverisjen e vendit, si Drejtor i Zyrës Politike në Ministrinë e Jashtme dhe më pas Sekretar i Përgjithshëm i kësaj ministrie. Gjithashtu, përfshihet si anëtar i Komisionit të Përcaktimit të Kufirit në Jug të vendit me Greqinë. Në vitin 1929, emërohet sërish Drejtor i Zyrës Politike në Ministrinë e Jashtme, kurse në vitin 1934 deri 1936, punoi si ministër i Ekonomisë Kombëtare e 1936 - 1939 ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Romë.

Në vitin 1941, Dh.Berati është ministër i Kulturës Popullore dhe zëvendësministër i Arsimit. Pas Luftës së Dytë Botërore, emigroi në Itali.Vdiq në Romë më 8 shtator 1970.

Mbretëria rumune më 1932 e dekoroi me medaljen “Grand Officer De La Courron Roumania”.

3.

Dhimitër Berati  jo vetëm firmëtar por  është edhe drejtonjës i gazetës së qeverisë së Vlorës :” Përlindja e Shqipëniës”.Burimet citojnë pozicionimin e DH. Beratit si drejtonjës i kësaj gazete. Burimi i parë : U emërua “drejtor i përgjithshëm” në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” dhe u zgjodh anëtar i pleqësisë. Burimi i dytë: Në këtë gazetë zyrtare  fillimisht kryeradaktor ishte Dhimitër Berati.

B.Gace cilëson: U zgjodh delegate i kesaj kolonie per ne Kuvendin historik te Vlores, ku firmosi aktin e Shpalljes se Pavaresise Kombe-tare. Ne dokumentet e Qeverise se Vlores, emri i tij shenohet krahas Dh. Zografos, Dh. Mbrojes dhe Dh. Ilos, si delegat te kolonise shqiptare te Buku­reshtit.2) Qeveria e Vlores e ngarkoi me detyren e kryeredaktorit te gazetes "Perlindja e Shqipnies" dhe sekretar te misionit diplomatik te kryesuar nga I.Qemali.

Disa të dhëna rreth gazetës së qeverisë së Vlorës.

Gazeta e parë e shtetit shqiptar është :Pëlindja e Shqipëniës”,botim i Qeverisë së Vlorës,nxorri dritëzën e parë në gusht,viti 1913 deri në 26 mars 1914. Në këtë gazetë zyrtare  fillimisht kryeredaktor ishte Dhimitër Berati,kontribuoi publicisti Mihal Grameno i thirrur urgjent nga Vlora ai mbriti aty rreth 2 dhjetorit.

4.

Publicistika e Dhimitër Beratit.Nga autorët që kanë studiuar figurën e Dh.Beratit përmendet atdhetar, politikan e publicist shqiptar.Ka botuar dy vëllime me titull “Shqipëria më 1937”, të cilët shërbejnë në ditët tona si model për shkrimin e historisë së shtetit shqiptar, shkruan Ëikipedia.

“Shënime historike mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Lidhjen e Kombeve”. Shtëpia Botuese "Husi Borshi", 2007 - 87 faqe.

Kur emigroi nga vendi ai u vendos në Romë, ku e gjejmë bashkëpunëtor të   revistës "Shejzat" të Ernest Koliqit.

Disa fakte të panjohura nga kërkimet tona ,gjejmë  parathënien që ai ka bërë librit  “Mësimeve” në vitin 1942 . DH.Berati shkruan për frashëllnjtë, Frashërin dhe Naimin ,poetin kombëtar kur ishte në moshë fare të njomë. Dh.Berati. Parathënia e ‘Mësimeve”.Dispatur, 15 tetor 1942.Ai shkruan:“Duke hyrë në Frashër nga udhë e Kokojkës,në fund të një luadhi një pirg gurësh e një tufë drurësh,që rrëfejnë gërmadhën e një shtëpie,rrëzuar 20vjet më parë…Një shekull më larg nuk shquhej gërmadhë dhe as gurë sigurisht. E ribërë është shtëpia nga themeli.Por këmbë në shekullin e XX,s’vuri asnjë nga frashëllinjtë aty.

Duke folur për Frashërin:60 vjet më parë, shprehet ai ishte - një qytet zotërinjsh të pasur.Ata fitonin me harxhe në Greqi dhe Bosnje.U rrënuan kur financimet e spahinllëkut u ndërprenë.Dhe së fundi,zbritën një nga një në emigrim.Renta e vogël shkëmbore nuk i ushqu më.Përveç ajërit të pastër,të kthjellta mbetën qiejt vjeshtor.Ajaz beu mbriti në Frashër në pronat e dhëna. Shtëpit,që i zuri syri ishin disa. Mbiemrat,që mbanin shtëpit ishin Aliçikasit,Cerasit,Bregasit,Bakasit.Alicikasit.Alicikasit kur u shtuan,populluanv Orgockën dhe Butkën.Bregasit.Bregasit formuan Goroshianin dhe Lushnjën.Bakasit.Bakasit zbritën në Koblarë,thotë Dh.B në parathënien e “Mesime”të Naimit.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: