Xhevahir Cirongu: Malet e Skraparit, pëllumbat e paqes të luftës së Dytë Botërore
| E Merkure, 19.09.2012, 04:06 PM |

(Me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të qytetit të Çorovodës e të gjithë  Skraparit, 5 shtator 1942.)

‘’Në Tomorr ku mblidhen  retë, U mblodhën trimat me fletë.’’

Malet e Skraparit, pëllumbat e paqes të luftës së Dytë Botërore

‘’Ju kish rritur nëna

Për një botë të re,

Lule more trima

Që ratë për Atdhe’’

Nga Xhevahir Cirongu

Me shoferin  Azir Sulati  atë mëngjes të datës 5 shtator 2012, u nisëm nga qyteti i Durrësit  drejt Skraparit.Telefonatat nuk reshtnin atë ditë feste duke uruar  për 70 vjetorin e çlirimit të Skraparit.Një re e bardhë atje mbi majën e malit Tomorr , bënte prezantimin e parë mysafirëve të ardhur nga  e gjithë Shqipëria. Lamë pas qytetin e Beratit e makina me të cilën udhëtonim ,  edhe ajo ecte e gëzuar në atë rrugë plot kthesa  që të çon në qytetin e Çorovodës, atje në Skrapar.

Veterani  i LANÇ z.Qemal  Mançe  nis bisedën  aty në makinë për vitet luftarake  të luftës partizane.  Kujton ato vite  të vështira lufte ku gjithë populli shqiptar u ngrit në këmbë me armë në dorë kundër   okupatorit  nazifashist. Syt i lotojnë . Kujton shokët e shoqet e rënë në fushën e betejave për çlirimin e Atdheut. Njërën këmbë e ka të plagosur  në këto beteja  të stuhishme për çlirimin e Shqipërisë. Sot ai është krenar  që po feston 70 vjetorin e çlirimit të Skraparit. Ai ka lindur në Vlush të Skraparit,por  u rrit në luftën për çlirimin e Shqipërisë e rindërtimin e saj atje nëpër kantjere të ndërtimit. Xha Qemali  mban mbi supe 88 vite jete. Vetë jeta e këtij njeriu është histori. Kur furia partizane trokiste në male e  në çdo vatër të Skraparit,liria ishte pranë  në gjithë Shqipërinë  me kurorëzimin final të 29 Nëntorit të vitit 1944. Por nga malet e Skraparit të datës 5 shtator të vitit 1942-it, pëllumbat  jepnin  mesazhin  e paqes  në tërë shtetet e botës, se liria është  pranë,lufta ogurzezë nazifashiste kundër popujve  po merrte  fund.Lajmin e parë e dha Radio Londra,pikërisht në këtë datë historike.

Në atë udhëtim drejt  qytetit të Çorovodës me ne ishte edhe skraparasi ,Skënder Hito.

-Më s’fundi erdhëm,-u dëgjua  zëri i shoferit tonë. Ishte ora nëntë e mëngjesit. Qyteti  ishte  zgjuar më herët  atë ditë. Ngado flamujt e Kuq me shqiponjën në mes, valëviteshin krenarë drejt qiellit të kaltër në atë qytet  mes malesh. Buzëqeshte qyteti! Por më shumë njerëzit e ardhur nga  i gjithë Skrapari e Shqipëria. Kënga e vallja oshëtinte si lumi i Osumit  e lartësohej si mali i Tomorrit. Ndoshta,liria e fituar mbi okupatorin jo vetëm në Shqipëri,por edhe në mbarë botën  sikur ka marrë bekimin nga mali i shenjtë i Skraparit dhe i gjithë Shqipërisë me emrin e pagëzuar ‘’Baba Tomorr’’.

Atje në lokalin veror ose siç i thonë vendasit ‘’Kaprolli’’,pritjen e miqëve të ftuar posaçërisht  për këtë ngjarje Jubilare festive të çlirimit të Skraparit,e  bënin organizatorët  Bashkia Çorovodë me drejtues z.Nesim Spahiu,Kryetari i Veteranëve të LANÇ z.Enver Naska . Në krahë të tyre ishin edhe  pasardhësit  të LANÇ, Asqeri Hasa, Sefedin Met’hoxha,Luman Lame,Vesel Pinderi  etj.

Një pritje vllazërore për të ardhurit nga rrethet e  qytetet e tjera  të Shqipërisë,i bënin edhe z.Alban Dalipi,  Resul Bregu,Kujtim Lame,… një qytet i gjitë në pritje  të çlirimtarëve.

Qyteti  ishte gjallëruar si dikur  nga ishluftëtarët  e lirisë, po kështu  edhe nga pasardhësit të asaj epopeje të lavdishme,,të afërm të familjeve të dëshmorëve,të ftuarit nga rrethet, Berat, Tirana, Durrësi, Lushnja, Fieri, Përmeti,etj,

Takoheshin e përqafoheshin me mall e dhimbje,kujtonin shokët e shoqet e luftës që dhanë jetën për Atdheun. Por, edhe derdhnin lot gëzimi në këtë festë të 70-vjetorit të çlirimit të Skraparit.Më tutje,atje një foto mes shokësh,një dolli për ata që dredhën gjakun për lirnë e Atdheut.Një nënë e moshuar  me emrin Kadrie Caka, përqafon  me lot në sy ishbashkëluftëtarët të Heroit të Popullit, Estref Caka. Në këtë takim festiv që përkon edhe me 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarsisë,merrnin pjesë edhe përfaqsues të politikës e të pushtetit z.Ilir Meta, deputeti i zonës z.Nasip Naço, Kryetari i Komitetit të Veteranëve të Shqipërisë z.Rustem Peçi . Dy datat historike; 28 Nëntorin 1912 e 29 Nëntori i 1944,lideri i kësaj force politike  tha se do të mbeten si dy kokat e shqiponjës në flamur.

Në orën 10 të paradites  u bënë homazhe  e  vendosën kurora e buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve.Po kështu,në Muzeun Historik u bënë vizita nga gjithë pjesëmarrësit,të cilët u njohën më nga afër me traditat historike , kulturore e atdhetare të Skraparit.Fjalën përshëndetëse të hapjes së  mitingut festiv me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të Skraparit,  e mbajti Kryetari  Bashkisë së Qytetit Çorovodë z. Nesim Spahiu. Midis të tjerash ai tha se kjo ditë historike është e shenjtë jo vetëm për Skraparin por për gjithë Shqipërinë.Ndërsa kryetari i Komitetit të Veteranëve të Skraparit z.Enver Naska, foli për heroizmin e popullit të Skraparit , për  djemtë e vajzat Skraparase e të gjithë Shqipërisë, që nuk kursyen as edhe jetët e tyre për çlirimin e Atdheut,për lirinë e përparimin shoqëror e demokratik. Nga Skrapari janë 404 dëshmorë të cilët i kujtojmë me respekt  në këtë ditë Jubilare të çlirimit të 70 vjetorit e të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë.Heronjtë e dëshmorët kanë vetëm ditëlindje si:Riza Cerova, Zylyftar Veleshnja, Estref Caka,Ramiz Aranitasi  etj. Komiteti i Veteranëve të rrethit Skrapar paraqiti në këtë Jubile të çlirimit edhe librin me portrete të dëshmorëve të rrethit.Ne mundëm të sjellim në këtë shkrim vetëm disa emra prej tyre, sepse ata e meritojnë të gjithë si: R. Cerova, E.Caka, L.Backa, A.Kuçi, A.Jaubelli, M.Sinani,     S.Satka, N.Alimadhi, F.Musaj, J.Spahiu, Q.Dosti, A.Elezi, Xh.Ago, S.Myftari, N.Mançe, F.Sula, S. Shimi, M.Shatro, N.Bregu, K.Hoxha, J.Met’hoxha, I.Shameti, B.Aliaj, N.Gjoni, Sh.Zhuri, I.Alushani etj.

Për heroizmin e çetës partizane të formuar në Kulmak të Skraparit më 14 Mars të vitit 1942,si çeta e parë në Qarkun e Beratit dhe në Shqipërinë e Jugut, solli episode heroizmi  Ohran Frashëri, i cili ka qënë qysh në fillim në formimin e kësaj çete. Kujton komandantin legjendar  Mestan Ujaniku, Komisarin  Gjin Marku, partizanët, Hajdar Noka, Muharrem Trebla, Syrja Grëmshi, Refat Gjonbabasi, Hajri Shpatanji, Xhevo Osmani, Minella Bulka, Shaqir Kapinava, të cilët ishin të parët që formuan çetën e Skraparit, e më von kjo çetë u rrit në numër me emra të tjerë nga krahinat e tjera të vendit.

Në këtë 70 vjetor të çlirimit të Skraparit e të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë, u ngrit lartë si mali i Tomorrit  figura e  burrit të shquar të Skraparit e të gjithë Shqipërisë, Xhelal  Koprëncka, një nga firmëtarët e shpalljes së aktit të Pavarsisë  në Vlorën heroike në vitin 1912.

Në fund të takimit festiv të Jubilet të çlirimit, Komiteti  i Organizatës  së Veteranëve të LANÇ të Skraparit, shpërndau edhe ‘’Mesazh mirënjohje në 70- vjetorin e çlirimit të rrethit’’.  Ky evendiment  do të mbetet gjatë në memorjen e atyre që u nderuan  në këtë vit Jubile të Shpalljes së Pavarsisë. Urimet  buronin nga zemra: Gëzuar, gëzuar qofshin kudo shqiptarët që jetojnë e punojnë në Shqipëri e nëpër botë!

Atje, mbi Tomorr retë e bardha japin mesazhe lirie e paqe jo vetëm për shqiptarët, por për gjithë njerëzimin!

‘’Ju kish rritur nëna

Për një botë të re,

Lule more trima

Që ratë për Atdhe’’

Lavdi dëshmorëve të Atdheut!

 

Lideri i LSI-së z.Ilir Meta e  Nasip Naço,deputet i  Qarkut Berat për Skraparin  duke vendosur kurorë me lule në varrezat e dëshmorëve. Çorovodë ,  5 Shtator 2012.

 

*Lule të freskëta për dëshmorët e Atdheut

 

Vizitë në muzeun e Dëshmorëve të Atdheut.

I pari majtas,Nesim Spaho,Kryetari i Bashkisë  Çorovodë,dhe i dyti djathtas veterani LANÇ  invalidi  88 vjeçar Qemal Mançe.

 

‘’Invalidët e Luftës janë dëshmorë të gjallë,se rastësia i ka ndarë nga vdekja’’ Viktor Hygo

 

Një çast i bukur takimi me pasardhësit e LANÇ

 

Asllan Refati me bashkëshorten, dhe në mes Ajli Alushani me Qemal Mançe.


Skrapar 2012

(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: