Lutfi Alia: Shën Jeronimi i Ilirisë
| E Enjte, 06.09.2012, 06:44 PM |

SHËN JERONIMI I ILIRISË

-...një nga tre baballarët e Kishës Kristiane, për çka dhe varri i tij ndodhet në Vatikan pranë varrit të Shën Pjetrit-

Nga Prof. Lutfi ALIA

Jeronimi është lindur në vitin 340 pas Krishtit në Stridone, një fshat i vogël në veri të Provinces së Ilirisë, në një periudhë kohe, kur ende nuk ishte shuar jehona e Konsilit të Nikeas, që çkisheroi Ario-n dhe ku perfaqesuesit e Ilirise dominuan keshillin, madje u aprovua njezeri dhe formula e tyre e lutjes per trinitetin.

Jeronimi shkoi në Romë në moshë të re për të kryer studimet në shkollen e gramatikut te shquar Elio Donato, ku shpejt u shqua si nxënësi më i zellshëm. Dhuntit e inteligjencës dhe kujtesa e jashtëzakonëshme e nxitën të studiojë kulturën klasike e të mesojë permendësh veprat e Katullo e të Lukrecios, madje mësoj gjuhën greke, çka e ndihmoj të lexoj tekstet origjinale të Platonit, te Aristotelit e të Tucididit.

Pasi mori diplomën me rezultate të shkelqyera, Jeronimi u transferua në Akuileia (e ashtu -quajtura dhe Sodoma e Ilirisë), ku së bashku me disa miq të tij themeloj një manastir. Ishte një asket vegjeterian, agjeronte e kalonte pjesë të madhe të ditës me lutje. Predikimet e Jeronimit ishin tepër elekuente, por me një ton të ashpër për jetën e çthurur të Akuileas, madje kritikat e hapura nga ana e Jeronimit nuk i pëlqenin peshkopit, i cili në fakt ishte me moral jo të pëlqyshëm nga populli. Kur e njohu mirë peshkopin e sidomos kur u ndodh nën presionin e tij, Jeronimi dhe miqtë tij e braktisën Akuilean e shkuan në Antiokia, ku Ai hyri në një manastir, por dhe këtu nuk qendroi gjatë e me pas shkoj ne shkretirën e Sirisë, ku jetoj për katër vjet në vetminë e eremitit, i shoqeruar nga librat e shumtë, që ishin miqt e tij më të mirë, sidomos veprat e Kutullo, që i lexonte vazhdimisht e më shumë se sa Ungjillin. Jeta e asketit dhe klima e rëndë e shkretirës ja lenduan shendetin, madje u dobësua shumë e flokët i u thinjën. Në vitin 379 u rikthye në Antiokia ku u emërua prift. Kultura që kishte formuar, oratoria dhe aftësia e veçantë predikuese ne fjalimet para besimtarëve dhe masës popullore, e bënë shpejt të njohur në botën kristiane.

Ne vitin 382, Papa Damazo e kërkoj të rikthehej në Rome, ku e emëroj ne detyrën e sekretarit personal dhe i besoj përkthimin në gjuhën latine të Testamentit të Ri. Jeronimi u sistemua ne Laterano, ku punoj me një dedikim të jashtëzakonshëm, me impenjime jo vetëm si përkthyes, por dhe si prift në kishat romane. Jeronimi, si shkruan vete, predikoj kristianizmin nga Iliria ne Rome. Vishej me një mantel të bërë me lëkurë dhie, mbante një tunikë të leckosur, ecte zbathur e mbante në qafë një kryq druri. Hante në këmbë në një tas balte e flinte i shtrirë në kashtë. Prelatët e Kurias e shihnin me përbuzje dhe e përçmonin për mënyrën e jetesës, madje ishin xhelozë dhe kishin cmirë për aftësitë intelektuale e për karakterin e tij kryemevete.

Jeronimi ka qenë person me dhunti të larta per kohën e tij. Me kerkesen e Papës Damazo e perktheu Biblën nga gjuha aramaike dhe ebraishtja në gjuhën latine, që ka hyrë në historinë e njerëzimit me emërin “Vulgata”, ku shenjtori ynë shprehu kulturë në përkthim dhe delikatesë në interpretimin e stilin e shkrimit në gjuhën latine të Biblës, e cila që nga kjo kohë i ka shërbyer masivisht kristianizmit dhe njerëzimit.

Gjatë kësaj kohe që ndodhej në Romë, Jeronimi është përfolur shumë për miqësinë me dy gra të shoqërisë së lartë Marçelën dhe Paolën, të njohura për filantropizmin e tyre. Këto dy zonja e kishin shpallur Jeronimin këshilltarin e tyre shpirtëror. Jeronimi frekuentonte shpesh sallonin e këtyre dy zonjave e gjatë shoqërisë në këtë mjedis bënte komente, recitonte Biblën e bënte propogandë per vlerat shpirtërore e shoqërore të vergjinitetit e të beqarnisë. Këto mardhënie miqësore ndikuan që të akuzohej për relacione intime me këto dy zonja aristrokrate, por Jeronimi i fyer e i zemëruar i hodhi poshtë këto shpifje dhe replikoj me akuzuesit e tij me një filipik violente, ku u shpreh kundër grave që lyheshin, që mbanin parruke, që zbulonin trupin më tepër seç duhej, madje kritikonte ata gra që benin aborte. Në këtë filipik, Ai nuk kurseu kritikat dhe ndaj priftërinjëve që visheshin me rroba tepër të shtrenjta, duke propoganduar për të gjithë veshjen dhe jetën e thjeshtë.

Ndër të tjera, Jeronimi ishte kunder marteses, madje deklaronte hapur se plaga e njerëzimit është martesa, per çka e konsideronte mëkatin i tetë kapital, duke i u kundërvënë kishës, që e kishte shpallur martesën të shenjtë. Ishte i obsesionuar për seksin, për çka propozonte  të “luftohet pema e martesës me forcën e virgjinitetit”. Predikimet e tij kishin krijuar shumë simaptizante.

Në një letër që i dergonte një vajzë të re me emërin Eustokio, ai shprehet me ekzaltim për kënaqesitë e pastërtise se saj morale. Sipas kronistëve te kohes, Jeronimi e bëri këtë replike ndofta për t’i u kundërvënë shpifjeve të njerëzve shtjerrakeqas, që e akuzonin si imoral e kundër atyre që e përçmonin sepse nuk kishte shijuar kurrë kënaqësitë e luksurit. Gjithashtu, në këtë letër, Jeronimi shkruante se virgjiniteti humb dhe kur mendohet për seksin dhe për t’u çliruar nga këto mëkate rekomandonte jetën me sakrifica dhe agjërimin.

Pas bërjes publike të letrës disa vagabonda të asaj kohe e rrahën rëndë. Nuk mjaftoj kjo, por dhe një ngjarje tjetër e rëndoj pozicionin shoqëror të Jeronimit. Në vitin 384, një vajzë tjetër askete, vdiq pas një agjerimi të gjatë e atëhere e ëma e saj, akuzoj Jeronimin si shkaktar i vdekjes te se bijes dhe romanët e ndersyer kërkuan ta vrisnin duke e hedhur në lumin Tevere, nga doli me shumë mundime, i dërrmuar shpirtërisht e fizikisht.

Në këto rrrethana ndërhyri Papa, që e mori ne mbrojtje, por pas këtyre ngjarjeve Jeronimi u detyrua të largohej e së bashku me të bukurën Eustokio shkoj në Betlehem, ku u vendos në një shpellë duke i u dedikuar studimit e lutjeve në atë pjesë të shkurtër të jetës që i mbeti. Pas pak kohe vdes virgjeresha Eustokio, duke e lënë Jeronimin në vetminë askete e të izoluar nga bota.

Ne vitin 419 Jeronimi vdes ne vetminë sublime e munduese, që nga ana tjetër e frymëzoj për të dhënë atë prodhimtari shenjtërie e dokumentare, per çka është konsideruar me të drejtë si një nga tre baballarët e Kishes Kristiane, për çka dhe varri i tij ndodhet në Vatikan pranë varrit të Shen Pjetrit.

Jeronimi ishte shenjëtorë por dhe një moralist i shkëlqyer e tepër luftarak. Ishte i pa kursyer e i rrepte në kritikat ndaj Patriarkut Xhiovani të Jeruzalemit, që e krahasonte me Juden dhe me Ambroxhion, që e quante korbi i kristianzimit. Ky karakter e bënte të grindej shpesh me miqt dhe t’i persekutonte me kritika publike armiqt, sidomos ato që e akuzonin për imoral, hipokrit e koprac.

Megjithatë edhe sot teologjia kristiane i është borxhlie Shën Jeronimit, për meritat qe ka në përkthimin e Biblës, per gjuhën e persosur latine, për kulturën erudite, për oratorin në predikimet fetare, për moralin e pastër, që sfidonte imoralitetin e Romës në degjenerim, për rigorozitetin dhe aktivitetin e tij si prift.

Figura e Shën Jeronimit, të këtij iliri të shquar, paraprihet nga ajo e Shen Eleuteri (epiriot nga Nikopea – Preveza e sotme), Shen Asti (ilir nga Durresi), nga Shen Eusebi (ilir nga Apollonia), Shen Donato (ilir nga Shkodra) etj, por ka sherbyer si shembull frymëzimi për shoqërine kristiane mbarëboterore dhe për shenjëtorët e tjere ilirë, pothuajse bashkëkohës i priftit kosovar Niketa (Dardani) autori i Te Deum – hymni i kristianizmit dhe me pas i Shën Pjetri i Ilirisë, i mirënjohur për meritat e veçanta në perhapjen e konsolidimin e kristianizmit e në shenjtërimin e shumë kishave romane dhe Ilire, që dhe aktualisht janë ende aktive.


(Për ZSh-në, nga redaktori ynë në NJ, USA, Zeqir Lushaj)

(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: