Dedë Preqi: Terrori i 11 Shtatorit
| E Enjte, 06.09.2012, 08:38 PM |

TERRORI  I  11 SHTATORIT    NJU JORK  ISHTE   IMAGJINATË  E  SËMURË

Nga Dedë Preqi

Përpjekja për të planifikuar një terror, apo për të bërë atë, është pjellë e një imagjinate të sëmurë, e cila nuk kursenë as një të mirë materiale e njerëzore, për të shkatërruar dhe asgjesuar  këtë botë. Ndërsa , të tjerët ëndërrojnë dhe krijojnë kushte të mira  dhe standarte jetësore, në kushte dhe rrethana normale ,nën shijen e lirisë dhe demokracisë njerëzore. Nëse nisemi nga e para, besoj se, gjithë bota demokratike dhe prosperuese  nuk do ta lakmonte dhe nuk do të vepronte që të degradohen  vlerat njerëzore dhe vetë njeriu si qenje njerëzore. Shumica e njerëzve sot vuajnë nga një lloj kompleksi inferior, apo ndonjë kompleks tjetër , që e ka trashëgimi  fetare, apo racore, mirëpo terrorizmi si model i shkatërrimit dhe asgjësimit njerëzor dhe material, është ndër veprimët më të ulta njerëzore, e cila shquhet shkakëtare  e destabilizimit  dhe qetësisë njerëzore dhe kurrë nuk mund të jetë vepër humane me mentalitet të shëndoshë njerëzor. Nuk është befasuese se terrorizmi sot është zvogëluar në një masë , duke marrë parasysh angazhimet e mëdhaja të fuqive botërore, sidomos të SHBA-ve , të cilat janë angazhuar më të madhe.

Terrorizmi nuk filloj së pari te Kullat Binjake në Njujork, të cilën Amerika e përkujton këtë ngjarje me dhimbje të madhe, të cilën e shkakëtuan terroristat islamik të Al-kaidës, ku humbën jetën me 11 shtator 2001, më shumë se 3 mijë njerëz të pafajshëm. Terrorizmi filloj edhe më herët dhe në shumë vende të tjera të botës, por në këtë rast, në Manhatan të Njujorkut ishte diçka tronditëse dhe shumë e pa imagjinueshme.



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: