Dedë Preqi: Njomëzat e shpirtit
| E Hene, 03.09.2012, 07:46 PM |

NUK JANË  VETËM  SKELETE  E LULE    THARA, POR  NJOMËZA    SHPIRTIT  QË I  KËRKON  NËNA

(Me rastin e Ditës Ndërkombëtare  të Pagjeturve dhe 1770 përsonave  nga Kosova)

Nga Dedë Preqi

Zëri i nënave është zëri më këmbues, të cilat thërrasin vazhdueshëm dhe nuk mund të pajtohen kurrë, se bijtë dhe bijat e tyre të mos gjinden një ditë dhe të kthehen e të pushojnë të qetë në tokën e vet. Përjetimi i nënave dhe familjarëve të  pagjeturve është tmeruese, kur bëhën më shumë se 13 vite në pritje e të afërmëve të tyre,  nën ankthe  e zhgënjime, dhe fati i tyre akoma nuk dihet. Zhgënjimi , që e përjetuan nënat dhe familjarët e të pagjeturëve, është eksperienca më e hidhur në jetë, të cilën nuk mund e tejkalojnë lehtë, dhe nëse angazhohet një grup i madh psikologësh  e kanë vështirë të ju ndihmojnë, që ta kapërcejnë këtë brengë shpirtërore e fizike.

Do të ishte gabim të mendojmë se të pagjeturit  shqiptarë të luftës, ti lëmë nën mëshirën e njerëzve kriminel serb , të atyre egërsirave që i rrëmbyen  dhe i zhdukën vet, dhe të presim prej tyre ndonjë lajmë të mirë, sikur që  presin Institucionet e Kosovës dhe Bashkësija Evropiane. Për ata njerëz primitiv nuk është ndërruar asgjë, përveq se parashenja e kategorive të vjetra është shëndërruar në kategori të reja dhe as demokracia nuk i ka përmirësuar, por janë „azganuar“ më shumë për të hyrë në Evropë.

Fshehjet e këtyre kufomave shqiptare  po ruhen dikund  në Serbi në mënyrë  të veqantë dhe sekrete,si urdhër dhe porosi e Millosheviqit, si një shkëmbim politik dhe strategjik me shqiptarë dhe të tjerë. Kjo platformë kriminale dhe gjenocidiale nuk u ngopë ende dhe kurrë nuk i shkoi ndërmend shtetit serb,  që të kërkojë falje ndonjëherë për krimet e bëra  dhe viktimat e pafajshme,  jo vetëm me shqiptarët, por dhe me nacionet tjera jo serbe. Shteti serb edhe sot insiston pas 13 vitëve, pas  luftës në Kosovë, që ta riokupoj dhe ta administroj tokën e Kosovës pa shqiptarë. Këtë ëndërr po e transmeton për çdo ditë në tryzat e veta politike dhe ato evropiane e Ndërkombëtare.

Në Ballkan, janë mijëra përsona të zhdukur , vetëm prej vitit 1991, në Komitetin Ndërkombëtarë të Kryqit Kuq, janë raportuar 34,7oo përsona të zhdukur nga teritori i ishJugosllavisë. Prej tyre mbetën edhe 14,000,përsona të pagjetur, ndër ta edhe 1770 të pagjetur nga Kosova.

Mungesa e këtyre hetimëve dhe ndjekjeve penale të krimëve të luftës , por edhe pengesat e paraqitura në angazhimet e ndjekjeve të këtyre krimëve, paraqet krime të dyfishta për shtetin e Serbisë,  të cilat lidhen me zhdukjen dhe rrëmbimet e paramenduara, duke paraqitë  shqetësim serioz  në tërë Ballkanin dhe më gjërë.

Shumë Shoqata Ndërkombëtare, sikur që është „Amnesti Internacional“, mandej në bazë të dokumentit „Edrejta për të ditur“dhe  zëri i Nanave kosovare dhe nënave të nacionëve tjera në Ballkan, kanë ngritë zërin e tyre dhe kanë kërkuar që Bashkësia Evropiane, të afrojë më shumë mbështetje për këtë qështje. Është e pa përbishme justifikimi dhe arsytimi i Institucioneve përkatëse  të Kosovës, si  edhe i  UNMIK-ut, e EULEX-i, si përgjegjës e ndërmjetësues për të pagjeturit,  që thuhet se kanë bërë të paktën maksimumin e të arriturave në lidhje me qështjen.  Përkundrazi , Serbija kurrë nuk ka pasë ndonjë presion serioz  as nga  Brukseli dhe as nga Bashkësia Ndërkombëtare, për  gjetjen e këtyre përsonave të luftës,  edhe pse adresa e tyre ishte shumë e qartë.

Instuticionet përkatëse të Kosovës kanë bërë më shumë se pak, të cilat jo që kanë mundur të bëjnë atë të pamundurën, sepse çdo përson i pagjetur që është kthyer në Kosovë është ndërmjetësuar prej ndërkombëtarëve, por së paku ndihma  morale ka munguar më të madhe. Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Prishtinës, vetëm këto ditë e kuptojnë dhe planifikuan të ngrisin një „Obilisk“ në përkujtim të  përsonave të  pagjetur dhe dëshmorëve të kombit, ku fotografitë e tyre qëndruan të varura me dhjetra  vite me radhë në muret e rrethojës së Kuvendit, të cilët thërrisnin përditë me zërin e tyre, „mos na lini kështu të varur, sepse ndjehëmi edhe më të vrarë“.

Të gjithë ata njerëz të pagjetur, janë bijë dhe bija të nënave, të cilat nuk pushojnë ditë e natë duke i kërkuar të dashurit e vet, së paku të pushojnë eshtrat e tyre në tokën e vet shqiptare.

Ata kriminel mos të harrojnë se , kjo situatë e tillë është shumë e vështirë, por kjo vështirësi e jashtme dhe e brendshme shpirtërore na mundëson dhe forcon  shpirtërisht dhe moralisht, që nuk dorëzohemi kurrë deri në gjetjen e përsonit të fundit.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: