Jahë Sadrija: Pandeli Sotiri (1843-1891) - Mësues i Popullit
| E Merkure, 29.08.2012, 05:55 PM |

Themeluesi i parë i shkollës shqipe në Korçë

Pandeli Sotiri (1843-1891)- Mësues i Popullit

Nga: Jahë Sadrija

Pandeli Sotiri lindi në vitin 1843 në fshatin Selçkë e Lunxhit të Gjirokastrës. Zuri vend në historinë e Shqipërisë si njëri nga pionierët e pare të gjuhës shqipe e, më pas duke u bërë theror i saj, si mësues e drejtor i parë i Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë më 1887.

Në Qestorat studijoi në shkollën Normale në gjuhën greke. Edhe shqipen e mësoi aty, nga “mësuesi i mësuesëve”, patrioti Kostandin Hoxhi.  Në Vjenë diplomohet për mjekësi, por si mjek punoi pak kohë dhe ju kushtua shkollës shqipe.  U shqua edhe në fushën e publicistikës.  Drejtoi revistën “Drita” e “Dituria”.  Vlerë ka edhe puna në drejtim të botimeve shkollore.

Në Stamboll, Austri, Egjipt, Rumani e kudo mundi, punoi për çështjen kombëtare e posaqërisht për hapjen e shqipes e botimeve të saj.

Pandeli Sotiri qe njëri nga 2o patriotët shqiptarë, që mori pjesë në themelimin në Stamboll të “Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip.  “Si përfaqësues i kësaj shoqërie, ai, së bashku me Jani Vreton, shkoi në Bukuresht dhe hapi degën e saj.

Në gjysmën e dytë të shkurtit të vitit 1887, me të vëllanë, Koço Sotirin, u nis për në atdhe, me misionin e madh e historik të hapjes së: Mësonjëtores së Parë Shqipe të Korçës. Treshja e e shenjtë e patriotizmit korçar e mbarëshqiptar: Cico Kosturi, Orhan Pojani, Thimi Marko, e pritën zemërhapur e sypërlotur.

Pandeli Sotiri jepte mësim e drejtonte shkollën me armen ngjeshur në silahe, për tu mbrojtur fizikisht nga armiqtë e jashtëm dhe atyre që ishin vegël e tyre.  Sepse hapja e shkollës shqipe në Korçë dhe ajo nga i vëllai në Pogradec, e tërbuan reaksionin, grekoman dhe atë të Patrikanës së Stambollit. Në vendlindje nuk pati mundësi të hapte një shkollë shqipe, sepse u pengua nga persona të shitur tek grekët. E detyruan të largohet nga Korça, pa mbaruar viti i dytë i shkollës e u vendos në Stamboll.  Por Pandeli Sotiri s’mund ta merrte mend se po linte Korçës kujtimin dhe lamtumirën e fundit, e po shkonte drejt fundit të jetës së tij. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi i internuar në Selanik, por pa ditur për fundin tragjik ,që po i përgadiste gruaja e tij, (që ishte me origjinë greke), së bashku me baban e saj.

Eshtë e habitshme, por edhe fakt i pamohushem, që kisha greke kishte bërë për vete edhe gruan e Pandelit!  Sipash dëshmive të kohës, kjo grua pati gisht edhe në largimin e Pandelit nga Korça dhe në vdekjen “aksidentale” të tij në Stamboll më 1981.

Agjentët e patrikanës, që e flakën Pandeli Sotirin, nga dritarja e katit të tretë të banesës, zhduken bashkë me të, edhe lejën e Perandorisë për shkollën shqipe të Korçës.

Ish nxënësit dhe ata që e kan njohur, kanë shprehur mendimin dhe respektin më të lartë për Pandeli Sotirin.  Ja disa fragmente citimesh për të:

“Ishte shumë i zgjuar, shumë i mësuar e patriot i vendosur”. “Ishte burrë serioz e i dashur, asnjëherë nuk dinte të nxehej me nxënësit”.

Ndërsa i njohuri Nuçi Naçi, shkruan: “Pandeli Sotiri kishte grua greke, nga Fanari, ajo  e shtërngojti të largoheshe së këtejmi…Pandeliu u hoq në Stamboll, ku, pas ca kohësh, gjeti vdekje të tmerruar. E kishin flakur nga penxheret e shtëpisë ku rrinte, trek atësh.  Thonë se këtë vdekje të tmerruar ia përgaditi e shoqja dhe vjehrri…”

Fshatarët e Lungjit e futën në këngë birin e tyre e Mësuesin e Popullit, Pandeli Sotirin:

“…Selcë e bukur në luginë,

Ligjëron për Pandelin.

Dy vëllezër nga një derë,

Jo me pushkë, po me penë.

Cili ishte më i miri?

Pandeli Naqo Sotiri…”

Qarqet arsimore, qytetarët korçarë e jo vetëm ata, edhepse kanë kaluar një shekull e decenje, presin që ende në oborrin e Shtëpisë muze të  Arsimit Kombëtar, të ngrihet asambli monumental kushtuar pionerëve të arsimit të Shqipërisë dhe më gjërë. Emrin e Mësuesit të Popullit Pandeli Sotiri edhe sot me krenari e mbajnë shkolla e rrugë,  jo vetëm në Gjirokastër, por gjithandej ku ka shtrirje populli shqiptarë.


Ponoshec, 28. 08. 2012

(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: