Hilmi Saraçi: Këshilli Kombëtar kundër korrupsionit
| E Hene, 13.08.2012, 08:35 PM |

Këshilli Kombëtar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pa efekte të duhura

Nga Hilmi Saraçi

Për korrupsionin, krimin e organizuar dhe kontrabandën ka pasur  përpjekje dhe angazhime  për ta luftuar pa kompromis., por kjo sikur ishte vetëm deklarative dhe e paefektshme. Prandaj nuk janë menjanuar  sa duhet këto dukuri që pengojnë zhvillimin e shoqërisë demokratike. Krijimi i Këshillit Kombëtar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka rezultuar deri me tani si një fluskë sapuni.. Kryesuesja e  këshillit kundër korupsionit, presidentja  Atifete Jahjaga, përveç deklaratave nuk ka bërë asnjë hap veprues me tej. Institucioni përgjegjës dhe qeverisës për gjyqësorin, siq është  KGJK-ja  ndonse rezulton edhe vetë e inkriminuar, deri me sot ka mbetur e paprekshme. Për befasi edhe presidentja  Jahjaga  nuk ka reaguar ende  ndaj skandalëve  në gjyqësorin e Kosovës.dhe jo vetëm në gjyqësorin e Kosovës.

Projektligji për konfiskimin e pasurisë se përfituar me vepër penale

Qeveria e Kosovës kohë më parë ka  miratuar Projektligjin për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale, siq është korupsioni , krimi i organizuar… Si duket ky projektligj parasheh krijimin dhe avansimin e bazës ligjore  për konfiskimin e dobisë pasurore të fituar përmes  veprës penale, me qellim të parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit. Mendoj se në këtë fushë është vështir të arrihen rezultate të pritëshme, pasi pasuria e përfituar pa ndjersë dhe punë është e pranishme  duke filluar që nga instancat më të larta shtetërore, prandaj  komentohet se  presidentja  nuk ka pasur nevojë të formojë një këshill kundër Korrupsionit pasi  është ditur  që në fillim se do të jetë  i dështuar, sepse “ presidentja nuk mund të gjykojë korrupsionin , pasi njerëzit që janë të përfshirë  në korrupsion kanë një  besushmëri të madhe  që do të jenë të paprekshëm dhe kjo ndodh për shkak të lidhjeve që ata kanë  me drejtuesit e institucioneve  më të larta”.Kjo dukuri dhe pasurimi në forma të paligjëshme janë të pranishme, sidomos në sistemin e lartë institucional dhe  në sistemin  gjyqësor , ku korrupsioni dhe pasurimi në formë të paligjshme me të mathe ka depërtuar. Kjo mund të ilustrohet edhe  me faktin se disa emërime në vende kyqe, sidomos  të gjyqëtarëve kanë një të kaluar të dyshimtë që nënkupton se aty gjithsesi ka pasur korrupsion dhe veprimtari të dyshimtë për emërime dhe  për pasurime të paligjshme. Kjo dukuri në vendin tone ,fatkeqësisht, është i pranishëm  dhe askush seriozisht  nuk përpjeket që ta luftojë. Prandaj është e çuditshme kur bëhet pytja  se a jemi kundër korrupsionit, krimit të organizuar, kontrabandës… të gjithë përgjigjemi se po. Kur pyesin se çka  keni bërë , përgjigjja është  asgjë”. Korrupsioni dhe krimi i organizuar, sidomos në veri të vendit sikur është  duke marrë përmasa të mdha.Bashkësia Ndërkombëtare sikur eshtë tolerante ndaj këtyre dukurive negative…EULEX-i ,  KFOR-i sikur nuk janë angazhuar sa duhet për luftimin e tyre.

Përfundimi i Pavarësisë se mbikçyrur me rëndësi të veçantë

Tani se shpejti , në shtator do të përfundojë pavarësia e mbikqyrur. Në këtë fushë me gjithë që Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën e ka bërë të ditur synimin për përfundimin e pavarësisë së mbikqyrur, mëgjithat disa probleme  kanë mbetur. Në fakt janë arritur disa suksese në zbatimin  e Planit  Ahtisari, siq është  krijimi  i komunave të reja  me shumicë serbe, decentralizimi, mbrojtja e trashëgimisë fetare  dhe kulturore  etj.” Mirëpo mbesin të pazgjidhura problemet e vërteta  të Kosovës. Ajo (Kosova) mbetet e ndarë  përbrenda  dhe  me legjitimitet të  kufizuar në arenën ndërkombëtare , ka mangësi në zbatimin e legjislacionit të aprovuar, ka probleme  të thella  sa i përket funksionimit themelor demokratik”, prandaj mendoj se mund  të paraqiten disa probleme që do të kërkonin një angazhim të përbashkët i të gjitha subjekteve politike. Qëndrimet dhe harmonizimet për vendime të përbashkëta janë të domozdoshme. Kështu më pare duhet të tejkalohen disa paqartësi dhe pengesa ndërpartiake që fatkeqësisht janë të pranishme, sidomos kur kemi të bëjmë më zgjidhjen e problemeve në veri të vendit.

Këtu mendoj për përkatitjen e dialogut që do të fillojë me Serbinë e cila (Serbia) nuk është e prirur për dialog të mirëfilltë në mes të dy shteteve, por me qendrimet e veta deskruktive dhe nacionaliste është duke komplikuar, sidomos, zgjidhjen e problemit të veriut. Ajo (Serbia) sikur nuk është e vetdijshme se veriu i Kosovës është pjesë e pandashme e territorit të Kosovës dhe me decentralizimin minoriteti serb ka fituar  mjaft privilegje . Në këtë drejtim minoritetet tjera kanë mbetur të lëna pas dore në krahasim me minoritetin serb.

Rekomandimet e BE-së ndaj Beogradit

BE-ja ka drejtuar autoritetëve të reja  në Beograd  disa rekomandime me rastin e   negociatave që do të mbahen në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Për antarësim të Serbisë në BE, më parë duhet arritur marrëveshja  për normalizimin e marrëdhënjeve me  Kosovën. Mirëpo Brukseli për momentin nuk ka saktësuar plotësisht të gjitha  pikat që kanë të bëjnë  si kushte për antarësim në BE të Serbisë , në mesin e të cilave  është  zgjidhja e çështjeve të  veriut të Kosovës dhe kërkesa  që Beogradi të mos bëjë  obstruksione për antarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare…

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiq, ka pohuar se deputetët e kuvendit të Kosovës nuk janë njohtuar me planin për veriun e Kosovës, ndonse ,siq ka pohuar egziston një plan që është i njohur: integrimi i pjesës veriore  në shtetin e Kosovës”… Në lidhje me këtë  ka  pajtushmëri edhe  nga  disa deputetëtë shqiptarë, sidomos nga opozita  që kjo çështje të shqyrëtohet dhe të harmonizohet në Kuvend dhe për këtë çështje me rëndësi duhet të veprojnë të gjithë bashkarisht pa dallime partiake. Disa parti (opozitare) kundërshtojnë dialogun me Serbin, pasi Serbia nuk është e fjalës, nuk angazhohet për zgjidhjen e problemit të veriut të vendit Kështu siq është angazhuar deri me tani vështirë është të zgjidhen problemet e pranishme , sidomos në veri të vendit.

A është e favorshme ndrrimi i territoreve (?)

Prandaj  kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka deklaruar se bisedimet politike me Serbinë nuk duhet të nisen derisa  institucionet e vendit të përkatiten për këtë proces. Ai pastaj ka shtuar se nese veriut do t’i jepet një status special, (siq po trumbetojnë nga Serbia e ndonjë diplomat nga bashkësia ndërkombëtare), e njëjta gjë duhet të ndodhë me Luginën e Preshevës. Kjo ide e proklamuar edhe më herët nga disa analistë nuk është e favorshme , sepse  një zgjidhje e tillë është e vështir të realizohet, prandaj nuk duhet të bëjmë pazare me pjesët e vendit tonë, por kjo çështje duhet të përfundojë  sipas planit të Ahtisarit. S’ka ndarje, s’ka ndrrim territoresh s’ka status special. Zgjidhja e vetme mbetet Plani i Ahtisarit.  Mirëpo edhe nuk egziston një frymë  politike  e gatishmërisë dhe unifikuar ndërmjet subjekteve politike në Kosovë për një angazhim të tillë  dhe gjithashtu nuk është bërë një projekt, një plan, se cilat tema  dhe cilat çështje duhet që fillimisht të bisedoheshin.Prandaj për dialogun me Serbinë duhet kohë dhe përgatitje, sepse “deri me tash askush nuk ka kërkuar nga Kuvendi që ta luajë rolin e tij në bisedime”. Kjo është e nevojshme.. Mendoj se kuvendi është organ më i lartë shtëtëror prandaj aty të vendoset se a duhet të fillojë dialogu me Serbinë dhe si duhet të dialogohet për veriun e vendit.

Si duket  ende nuk është vendosur nese Qeveria e Kosovës mendon të dalë nga dialogu teknik në atë politik, por sipas Hajredin Kuqit  “Kosova dhe Serbia duhet të përfundojnë  marrëdhënjet e konfliktit me një traktat të paqës”. Mendoj se për këtë mendim duhet patur parasysh disa qëndrime dhe rrjedhime të veçanta për  zgjidhjen e problemeve në mes të Serbisë dhe Kosovës.Ky mendim nuk do të ishtë i qendrueshëm derisa nuk zgjidhen disa probleme me theks: integrimi i veriut të vendit me institucionet shtetrore të Kosovës…

Vizita e Ban Ki mooit në Kosovë

Kohë më parë  sekretari i OKB-së Ban Ki  moon  pas vizitave të disa shteteve të rajonit vizitoi edhe Kosovën. Kjo vizitë pati rëndësinë e saj të veçantë, kritikoi ndërkombëtaret për Kosovën për mungesë  uniteti brenda  bashkësisë ndërkombëtare, mirëpo ai  më tepër është bazuar në raportimin e UNMIK-t, prandaj disa çështje me rëndësi sikur nuk janë prek nga kreu i OKB-së. Të gjithë kemi pritur se kreu i OKB-së do të angazhohet dhe do të vlerësojë situatën në Kosovë, të arriturat dhe sukseset gjatë pavarësisë që nuk janë për t’u lënë anash në OKB….

Antari i Komitetit të Parlamentit Evropian për punë të jashtme, Gjergj Sheflin ka vlerësuar se Serbia “herët a vonë do të detyrohet ta njohë  pavarësinë e kosovës” sepse sipas kritereve të  Kopenhagenës vendet që duan të antarësohen në Bashkimin Evropian, duhet të zbatojnë  politikën e marrëdhënjeve  të mira  ndërfqinjësore  me të gjithë fqinjët. Diplomatët  evropian kanë shpeshtuar mesazhet për Serbinë që të normalizojnë  marrëdhëniet  me Kosovën, prandaj presioni i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë është i nevojshëm…



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: