Ilia S. Karanxha: Arkitekti e skulptori Andrea Nikollë Aleksi nga Durrësi (1420-1504/5)
| E Merkure, 08.08.2012, 04:01 PM |

ARKITEKTI E SKULPTORI ANDREA NIKOLLË ALEKSI NGA DURRËSI (1420-1504/5)

NGA ILIA S. KARANXHA

Veprimtaria e jeta e Andrea  Aleksit është e njohur si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë  e prej kohësh ka tërhequr vëmëndjen edhe të studiuesve të huaj të cilët kanë  afermuar veprimtarinë e shquar të këtij artisti shqiptar të shekullit të XV aq sa sot e gjejmë- gati gjithmonë - të rreshtuar në fjalorët enciklopedikë mes  figurave të rëndësishme të artit botëror.

Ai lindi në qytetin e Durrësit rreth vitit 1420/5 dhe të parat dokumenta që e përmëndin janë ato të angazhimit të tij si nxënës për 8 vjet në punishten e skluptorit puliez Marko i Pietros nga Troja në Zara më 1435, datë prej të cilës nxiret me përafërsi edhe ditëlindja e mësipërme. Mbasi kryen këtë periudhë të parë si aprendist nga 8 janari 1445 deri më 14 prill 1452 e gjejmë të angazhuar nga Gjergji Orsini në punimet e pagëzimores dhe të katedrales të Sebenicës. Një dokument i vitit 1448 e citon më 4 janar si banues të Sebenicës ('habitator Sibenici') por në këtë vit Aleksi e kish trasferuar  banimin e tij në Split ku kishte hapur për llogari të vet punishten e tij duke marë edhe

porositë e para për shifrën prej 105 dukat  floriri për ndërtimin e altarit të Shën Katerinës në kishën e madhe të Shën Domenikos. Nga ky vit - e deri në fund të jetës - Spliti do të bëhej për Aleksin

qëndra kryesore e veprimtarisë, e interesave dhe e famës së  tij.

Qysh nga momenti i parë punishtja e Andreas duhet të ketë marë një rëndëi të madhe e duket mjaft i angazhuar në punime të ndryshme.  Në dhjetor të vitit 1449 ndërsa shkonin përpara punimet për altarin e Shën Katerinës e shohim të marë si ndihmës dy vetë Jovan Bicaski  dhe një Marino që ju vu nofka 'Gazmori' (Marino 'Veselco'). Po në këtë kohë ai duhet të jetë impenjuar edhe për punime në Pallatin Komunal të Splitit mbasi në një dokument të 27 korikut 1452, konti, gjykatësi, e kryetarët e komunës jo vetëm që e njohin 'qytetar të nderuar' ('civilitas ob merita') por i japin falas një truall në qytetin e vjetër në lagjen e Sdorias, për të ngritur shtëpinë ose atelienë e tij. Po këtë vit dokumente flasin për impenjimet e tij në dy vepra të mëdha.

I thirur nga Gjergj Orsini nga Sebenica (Giorgio Orsini) e gjemë në Ankona të marë pjesë si skluptor në punimet që po bëheshin për ngritjen e Pallatit të tregëtarve të këtij qyteti (Loggia dei Mercanti di Ancona) ku si kryearqitekt ishte caktuar rishtmas Gjergji me të cilin Aleksi kishte filluar karierën e tij si skluptor. Në këtë periudhë mer edhe porosinë  të ndërtojë për Zotin Kolano të Cernotës ('ser Colano de Cernotta') altarin e Shënjtorve Jeronim e Nikolla në kishën e Shën Jovan Evangjelistit në Arbe. Pas një viti këtë punë ja kalon Pietro de Barbiero mbasi me sa duket ishte tepër i okupuar me angazhimet në pallatin e Ankonës.

Më 1454 e gjejmë përsëri në Split ku dokumentat flasin për një situatë të shkëlqyer financiare. Këtë vit shlyen së paguari një shtëpi të cilën e kishte blerë ndonjë vit më parë për shumën e madhe prej 130 dukat ari dhe ndërkohë para të tjera hyjnë në llogari të tij. Mirëpo edhe

aktiviteti i tij bëhet gjithmonë e më i dëndur e më i kërkuar sa që pjesët më pak të rëndësishme ja kalon t'i ekzekutojnë nxënësit e tij kryesisht sipas modeleve të bëra më parë apo sipas dizenjove të tij. Si p.sh. alltari për Zotin Kolana, shtëpija e tregëtarit të pasur venecian Zotit Ventura Meravilia apo punimet në Pallatin Komunal të Splitit.

Me Marino 'Gazmorin' rinovon një kontratë mjaft impenjative dhe ndërkohë në atelienë e tij të tjerë nxënës hyjnë të punojnë e të mësojnë mjeshtëinë e skluptorit. Kështu gjejmë pranë tij emrin e boshnjakut Juraj Gradomiloviq (Juraj Gradomilovich) dhe të një Gjergji të Miladinit nga Lezina. Për plotësimin e kërkesave të shumta të ateliesë u sigurua shfrytëzimi i një gurore të madhe në Braza. Më 15 nëntor 1455 një dokument të bën të mendosh se Aleksi ndërkohë ishte akoma i zënë në punë nga komuna e Splitit e nga viti 1456 deri më 1460 ka të ngjarë të ketë punuar në Arbe mbasi më 1458 gjendet dy herë në Split për tratativa në blerje shtëpish.

Nga 1 nëntori 1461 deri më 1466 ai është jashtë e larg Splitit mbasi shtëpia e tij figuron e dhënë me qira në një farë Jovan i Agostinos për shumën prej 55 lirash të vogla në vit. Kjo është një periudhë në hije e akoma për ta zbuluar në veprimtarinë e Aleksit. Rishfaqet përsëri në Split

20 maj të vitit 1466 dhe tani ble një kopësht perimesh për shumën prej 260 lirash të vogla. Në fund të këtij viti traferohet në Trau ku me ndonjë ndërprerje të shkurtër qëndron  aty deri më 1472. Angazhohet gjatë kësaj periudhe  vetëm e pjesërisht me Nikolla Fiorentinon në ngritjen e pagësorit të katedrales(1467), për kishëzën e Shën Jovan Orsinit(1468-1472), pallatin e peshkopit Torolino (1470), pallatin e Koriolano  Çipiko-s(Coriolano Cippico 1470), portën e pallatit komunal (1471) dhe në vepra të tjera më të vogla.

Afërsia mes Trau-t dhe Splitit i lejonte të kujdesej edhe për pronësitë e tij në Split ku ndërkohë verifikohen blerje të tjera shtëpish apo vreshtash si nga Aleksi vetë po ashtu edhe nëpërmjet përfaqësuesve të tij. Më 1472 ai është përsëri në Split ku së bashku me Nikolla Fiorentinon janë impenjuar në disa punime e në sistemimin e këmbanores të Katedrales për të cilan  marin bashkarisht  nga administratorët shumën prej 90 dukatësh ari.

Fill pas këtyre punimeve gjithmonë në shoqëri me Nikollën mer përsipër ndërtimin e fasadës të kishës të Shën Mërisë të Agostinianëve në ishullin Tremiti. Mbasi punimet shkuan përpara për një vit e gati u përfunduan,  mes priftërinjëve të urdhërit agostinian e skluptorve, e më pas midis vetë Aleksit e Nikollës, dukumentet  flasin për grindje e mosmarveshje të vazhduehme që tërhiqen zvarë gjatë atyre viteve.

Nga viti 1474 Aleksi është vazhdimisht i pranishëm në Split e shumë dokumente  flasin mbi interesat e tij të ngushta familjare ku bëhet fjalë për trualle, vreshta, kopshtie, shtëpi e dyqane të cilat përbëjnë pasuritë e tij të paluejtëshme në atë qytet gjithmonë e më shumë në ritje. Ndërkohë ai vashdon të jetë aktiv në veprimtarinë e tij dhe kjo provohet nga fakti se një tjetër nxënës Marino Zvitanoviq nga Brazza hyn në atelienë e tij dhe akoma më vonë më 11 prill të vitit 1483 ai mer në punë një aprendist trmbëdhjetëvjeçarin Mikele Kerliq nga Sebenica. Nuk është e qartë se cilat ishin impenjimet e tij konkrete gjatë këtyre viteve edhe pse ateljeja e tij ishte e mbytur nga punët.

Nga ana tjetër mosmarveshjet në lidhje me pronat, grindjet me fqinjët, shitësit, keqkuptimet mes bashkëpronarëve apo qiramarsve ishin  çështje e probleme të vazhduehme ditore që i zinin jo pak

kohë. Kjo situatë e jashtëme shqetësimesh të vazhdueshme rëndohej akoma më shumë në ambientin shtëpiak ku Aleksi  fillkat dhe pa njërës të afërm e të dashur - i martuar me Marusa de Balistis prej

shumë vitesh i kishte dhënë asja gjithë kujdesin e dashurinë që një burrë i dhimbsur e i urtë si ai munt t'i jepte. Mirëpo Marusa nga ana e saj asnjëherë nuk ishte treguar në nivelin e shpërblimit

të kësaj dashurie të madhe, nuk kishte mundur t'i falte Aleksit asnjë fëmijë të vetin e për më tepër t'i krijonte një atmosfere të qetë e të ngrohtë familjare.

Një shgënjim i madh në ndjenjat e tij do të ishte gjithashtu për Aleksin edhe gjesti tjetër tepër fisnik i tij në adoptimine e nipit të Maruzës, Jovanit (Giovanni Pietro de Balistis) si bir të tij. Në vitet e fundit të jetës në brëndësi të shpirtit ndjente një boshllëk të madh në zemër, një mërzi të madhe në shpirt për një jetë plot me sakrifica e pa ndonjë rikthim të lumtur shpirtëror.

Viti 1488 më shumë se kurrë do të ishte për qytetin e Spliti ku jetonte Aleksi viti i rrezikut të madh të pushtimit turk. Gjthë qyteti është në ethe për rindërtimin e mureve mbrojtëse të cilat për shkak të braktisjes e mos kujdsjes ishin katandisur në një gjëndje të vajtueshme e nuk jepnin asnjë garanci mbrojtje. Vullnetarisht e pa asnjë shpërblim do të gjejmë mes qytetare edhe Aleksin i cili impenjohet personalisht  e vë në dispozicion të rindërtimit me çmime krejt të ulta lëndë të parë që ai dispononte.

Skluptori e bërsi i famshëm i lapidarve që me artin e tij kishte zbukuruar e i kishte dhënë hijeshi fasadave të pallateve, kishave, pagëzoreve apo sa e sa altarve tani me thjeshtësinë që e karakterizonte nuk i shmanget as punëve më të rëndomta. Pret apo skalit gurrët i vendos e i sistemon ato një mbas një në muret mbrojtëse njëlloj si muratorët e thjeshtë edhe pse tashmë kishte kaluar të gjashtëdhjet vjetët.  Sistemimi i këtyre mureve dhe i hendekut rrethues mbeten impenjimet e tij të fundit publike për të cilat  flasin dokumentat. Qyteti nuk pati fatin e keq të sulmohej nga turqit dhe Aleksin e shohim të tërhiqet në jetën e vet private. I shgënjyer në ndjenjat e tij afektive, i moshuar dhe i lodhur nga jeta, gëzonte mes qytetrve mirënjohjen për gjithçka që kishte bërë e respektin më të madh të një njeriu të drejtë e të ndershëm. Jo më kot një person që e kishte thirur në gjyq për një mosmarveshje më 7 shtator 1493 deklaronte para gjykatësit se duke ditur që 'Aleksi

ishte një burrë i mirë e me një ndërgjegje të lartë dhe se kundra ndërgjegjes së tij të arsyeshme asgjë nuk bënte' i linte atij dorë të lirë të vendoste për  çështjen dhe se ai do të pranonte publikisht gjykimin e tij të drejtë pa asnjë kundërshtim. Më 1503  ai ndërtoi lapidarin për varrin e tij në kishën e Shpirtit të Shënjtë faltore në cila ishte bashkëvllazëria e tij. Mbi lapidar kishte gdhendur mbishkrimin : 'Andreas Alexius Epirota Durrachinus nobili genere civis Spalatinus ob merita factus'  (Andra Aleksi Epirot nga  Durrësi qytetar nderi i Splitit i bërë për merita.)

Më 1507 duhet të ketë vdekur mbasi një listë që paraqetiste qytetarët e nderuar të Splitit nuk e përmënd më emrin e tij.

Pallati i tregterve në  Ankona dhe Andrea Aleksi

Në prill të vitit 1452 Aleksi i thirur nga Gjergj Mateo i Sebenicës arin në Ankona për të punuar në Pallatin e Trgëtarve të këtij qyteti (Loggia dei Mercanti di Ancona). Mungojnë të dhënat dokumentare për të thënë në se ky ishte i pari dhe i vetmi impenjim i tij në truallin italian por sido që të jetë këtë rradhë të 'parë' ai u impenjua me intervale deri më 1454. Në lidhje me këtë angazhim të Aleksit në Ankona literatura e botuar deri më sot në të shumtën e rasteve nuk mungon ta verë në pah prezencën dhe pjesmarjen e tij në zbukurimin e fasadës të këtij pallati por luhatet në rolin e peshën e tij në këtë vepër si dhe në raportet midis tij dhe Gjergjit të cilat jo gjithmonë janë tepër të qarta.

Punimet për ndërtimin e pallatit kishin filluar tepër herët qysh nga viti 1392 dhe u sollën deri në mbulimin e çatisë nga mjeshtri piaçentin Xhiovani Paçe ndryshe 'Sodo'. Përsa i përket  fasadës  të pallatit  dokumentat e kohës deri më 1450 heshtin. Ka mundësi që diçka të ishte bërë edhe në këtë drejtim por duket zbukurimi i fasadës kishte mbetur pezull. Më 1450 Gjergji nga Sebenica ishte impenjuar në Ankona në zbukurimin e fasadës të Dionizios që ndodhej edhe kjo në afërsi të pallatit të tregëtarve e më 1451 ai projekton edhe një plan për fasadën e këtij pallati. Projekti u pëlqye pa masë nga Këshilli i Pleqëve të këtij qyteti të cilët me një vendim (22 tetor 1451) - në mungesë të Gjergjit - kërkojnë  t'ja besojnë atij edhe eksekutimin e saj kundrejt shifrës prej 900 dukatë ari me kusht që kontrata të firmosej brënda dhjetorit të atij viti.

Pa hequr dorë nga angazhimet e mëparshme Gjergji nga Sebenica mori përsipër edhe realizimin e këtij plani për zbukurimin e fasadës të Pallatit në fjalë për të cilin thiri qëllimisht nga Spliti për të bashkëpunuar në këtë vepër monumentale ish-nxënësin e tij më të mirë Andrea Aleksi nga Durrësi. Ndërkohë që Gjergji ishte i mbytur me punë të tjera paralele angazhimi e bashkëpunimi i Aleksit në këtë vepër rezultoi mjaft i çmuar si nga veprimtraija e tij 'në vend' e po ashtu edhe në punët pregatitore në gurrore (Brazza) për zgjedhjen e mermereve të përshtatëshme e përpunimin paraprak të tyre. Autorë të ndryshëm, e më tej e konfermuar nga një pjesë e mirë e kritikëve të artit, i njohin atij shumë punime sklupturore zbukurimore të fasadës siç janë arkitrarët, dritare binjake, bazamente e kapitele por edhe në kompleksin sklupturor të  katër  Virtyteve Themelore  të fasadës që do të simbolizonin tregëtarin e mirë kristian të Ankonës : 'Shpresa', 'Forca', 'Drejtësia' e 'Mirësia' e mbi portën qëndrore të ndërtesës kavalierin në gallop i cili ishte simboli i Ankonës.

Pallati i Tregëtarve të Ankonës (La Loggia dei Mercanti di Ancona) përfaqësonte ndërtesën më të shquar civile të qytetit jo vetëm për vlerat e tij të brëndëshme e të shumta artistike por edhe si

simbol  laik i veprimtarisë të shkëlqyer tregëtare që i dha hov e  karakteizoi gjithë zhvillimin e lulëzimin e këtij qyteti. Në rjedhën e viteve kanë qënë të detyrueshme shumë ndërhyrje restauruese e sidomos pas vitit 1556 kur aksidentalisht një zjar shkaktoi dëme të ndjeshme mbi ndëtesën.


Firenze 7. VIII. 2012

(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: