Dedë Preqi: Ka kaluar koha e luftrave
| E Hene, 06.08.2012, 07:11 PM |

KA   KALUAR  KOHA   E  LUFTAVE,  KOSOVA  KA  NEVOJË  SOT  TË BASHKOHET    PAQË

Nga Dedë Preqi

Demokracia kosovare tani përtani gjindet në një situatë të pa lakmueshme dhe populli nuk është i kënaqur me udhëheqjen e njerëzve në pushtet, dhe populli ka të drejt të thotë se, Kosova udhëheqët nga njerëz që nuk e kanë marrë bekimin e popullit, duke ardhë përmes votave të vjedhura, ashtu dhe pjesa tjetër ka ardhë në pushtet përmes votave të rezervuara. Prandaj, duhet ta nxjerrim një analog: Deri kur Kosova duhet të përballet me problemet e jetës së vet, duke ditur se koha e luftës kaloi,dhe ishte i njohur faktori  i saj, por tani u bënë  14 vite pas lufte, dhe akoma po qëndrojmë nën  ankthet e një imagjinate të tillë. Mund të kuptohet shumë lehtë se një gjendje e tillë e tendosur e popullit, e detyron jetën shpirtërore të tyre të bie në shkallën më primitive, të cilët në kërkesë të plotësimit të kushteve të jetës normale, e dërgon atë në situata të pa lakmueshme, në ëndërra dhe iluzione.

Ubënë disa vite pas çlirimit nga okupatori serb dhe populli lufton ende për ekzistencë.  Nuk mund të arsytohen të gjitha ato pësime të qeverisë kosovare, pikërishtë nga aparatura qeverisëse, e cila akuzohet brenda përmbrenda se është e korruptuar, me ç’rast populli është i vetëdishëm për të gjitha aktet serioze negative dhe anarkinë që ushtron ky pushtet qeverisës. Pikërisht, kjo gjendje e pa lakmueshme, dëshmon  poezitën fyese për popullin shqiptarë dhe rininë kosovare, në kohën e  lirisë dhe demokracisë së ëndërruar me shekuj. Madje, ky qëndrim nxitë revoltën popullore dhe posaqërisht revoltën e të rinjve, të cilët sot në këto kushte dhe rrëthana ngelet  pa përspektivë, Kjo qeverisje  bëhët sikur po vepron në ëndërr, të cilat janë dy farësh; ëndërrat në gjumë dhe ëndërrat zgjuar, të cilat kanë dallim prej njëra-tjetres, e që kjo e fundit nuk bënë të sajohet, sepse është artificiale dhe e pengon përspektivën e njeriut. Populli i Kosovës pas pavarësisë së vendit të vet, nuk e ka merituar këtë rrëmujë, duke u ballafaquar për çdo ditë me probleme të ndryshme.

Kualicionet në pushtet

Kualicioni që udhëq sot Kosovën, në mes PDK-së, AKR-së, dhe disa partive të voga të minoritetëve, nuk ka mundur të ndërpresë hovin e korrupcionit ,por vetëm se ky element  i rrezikshëm shoqërorë në Kosovë është shtuar edhe më shumë, në gjitha meset e  Institucioneve të vendit, duke u thelluar vendi në një krizë globale. Shumë pak duken përpjekjet e tyre dhe angazhimet serioze në fushat e zhvillimëve ekonomike, dhe më shumë ka vërshime propagandash pa rrezulltate, duke u dalluar vendi më i varfër në rajon. Në këtë situatë, krerët e qeverisë shpeshherë i nënshtrohen një metode të skandaloze, me parollat, „askush mbi ligjin“, dhe „ zero tolerancë mbi korrupcionin“, ndërsa në realitet, jorespektimi i ligjit dhe korrupcioni, janë elementet më të dukshme , që e rrezikojnë shtetin e ri të Kosovës.  Kjo platformë e qeverisjes, poe e rëndon drejt –përsëdrejti kurrizin e e popullit, sepse dikush po pasurohet me djersën e popullit, dhe populli nuk mund ta ndryshojë gjendjen e vet pa ndihmën e shtetit, duke mbetë skllav i një qeverisje të pa përgjegjshme dhe të pa ndërgjegjëshme të vendit.

Këto ditë alarmohet më të madhe në gjitha mediumet kosovare se PDK, është në kërkim të një koalicioni të ri, dhe sipas disa supozimëve, më e kërkuara është AAK-ja, e R.Haradinajt, e cila qëndron në opozitë. Ndërsa, në anën tjetër, lideri i Vetëvendosjes paraqitet haptas, duke kundërshtuar një koalicion të tillë,dhe tzë partive tjera, për faktin se bashkimi i këtyre partive me PDK-në , do të thëllojë krizën qeveritare edhe më shumë , duke ditur se PDK-ja, e cila është shumë kohë në pushtet,  as popullit dhe shtetit të Kosovës, deri sot nuk i ka sjellë ndonjë të mirë.

Mospajtimi i partive opozitare

Sipas parimëve demokratike, partitë opozitare duhet ta luajnë rrolin e vet opozitarë, të cilat në pajtueshmëri më njëra-tjetrën, mund ti bëjnë konkurencë poezitës, duke marrë edhe vendime shumë të rëndësishme në Parlament. Mërëpo, në Kosovë ndodhë e kundërta me tri partitë opozitare shqiptare, në mes LDK-së,Vetëvendosjes  dhe AAK-së, të cilat kanë pole të kundërta në shumë aspekte dhe në marrjen e vendimëve të tyre si opozitë, duke mos pasë marrëveshje të përbashkëta. Në mesin e këtyre partive,ka edhe mosmarrëveshje ndërpartiake, sikur në rastin e LDK-së, tashmë duket një parti e thyer, e cila nuk e ka aspak fillin e ecjes së një reflektimi rugovian. Kurse Vetëvendsja, si parti e dytë opozitare, ende nuk e ka gjetë vendin e vet, dhe si Vetëvendosje, nuk mundet të  vetëvendos e vetme idetë e saja dhe ti bashkojë me ndonjë parti tjetër. Dhe AAK-ja, me ardhjen e R.Haradinajt, ka mundësi ta merr vehtën në dorë pas një pauze të gjatë, edhe pse disa herë ka pasë mundësi ta tregoj vitalitetin e saj kur ishte në opozitë.

Integrimi i veriut mbetët i njejtë

Serbet e veriut të Mitrovicës ,prej pasluftës në Kosovë, janë mbetë si delet e zeza , që dallohen prej së largu, duke mos shprehë vullnetin e tyre të intengrohen në Institucionet e Kosovës,  duke mbetë peng i politikave të Beogradit. Një hamendje e tillë e cila mvaret  nga një sindromë e vjetër e politikës serbe, ka gjetur punë vetëvetës, duke u marrë më shumë me të kaluarën e saj ,se sa me të ardhmën, që po i kushton shumë shtrenjtë popullatës së të dyja palëve. Sa i përketë shoqërisë kosovare për integrimin e kësaj pjese të Kosovës, nuk mund të ç’pikim diçka të re, sepse shumë pak është bërë në këtë drejtim, megjithatë nigerencat dhe kapacitetët e qeverisë së Kosovës kanë qenë tepër të zbehta. Edhe pas disa negociatave në mes qeverisë së Beogradit dhe Prishtinës, për të përcaktuar të ardhmën e këtyre dy popujve, pala serbe nuk e ka zbatuar aspak marrëveshjen e saj, duke u paraqitë para Bashkësisë Ndërkombëtare  si viktimë, në të kundërtën, është po e njëjta fund e krye me qeverinë saj, sikur që ishte në kohën e Millosheviqit, duke i keqtrajtuar qytetarët shqiptarë të Kosovës, sa herë që kalojnë nëpër Serbi. Fati i këtyre dy popujve mbetët te Bashkësija Ndërkombëtare  dhe  ajo Evropiane, të cilat me rrolet e tyre, shumë pak kanë realizuar suksese, si Institucione Ndërkombëtare, për çka janë përcaktuar  në mandatin e tyre në Kosovë, për përmirësimin e marrëdhënieve , qetësinë dhe stabilitetin e këtyre dy popujve. Populli  shqiptarë i Kosovës është ngopë me luftëra nga armiqtë e ndryshëm, i cili kurrënjëherë nuk ishte iniciator i përqarjeve dhe ndarjeve, duke luftuar gjithmonë  për të drejta e veta dhe gjithmonë ishte përkrah popujve të shtypur. Përveq tjerash, kjo qeverisje ka dështuar edhe në shumë segmente tjera, sikur që është edhe problemi i energjetikës, i cili problem po i kushton shumë popullatës dhe ekonomisë së vendit, duke i larguar edhe shumë investitorë të jashtëm e të brendshëm. Prandaj, të gjitha këto dështime ishin rezulltate e politikave të qeverisjes aktuale.

PDK-AAK, qështje e mundshme e një kualicioni

Një koalicion i mundshëm në mes PDK-së dhe AAK-së, për qytetarët e Kosovës është sa i diskutueshëm, me ç’rast nuk ka të bëjë me një koalicion që i përbushë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve kosovarë, por më shumë ka të bëjë me kërkesat e njërës, apo tjetrës parti, për t‘i përmbushë ambiciet e tyre politike, edhe për një mandat  të ardhshëm  qeverisës. PDK-ja, dhe AAK-ja, janë parti të cilat burimin e kanë nga krahu i luftës, prandaj luftat kanë kaluar në Kosovë dhe këtij vendi sot i nevoiten forcat dhe politikat e saja për ndryshimet e standartit të jetës qytetare  dhe zhvillimëve tjera në aspektin ekonomik, politik dhe social. Kjo filozofi politike, gjegjësisht e këtyre dy partive që dëshirojnë të dominojnë në pushtet, nuk paraqet ndonjë risi, që  do ta ngrisin rrolin e tyre në prodhimin e vlerave dhe zhvillimet e vendit, sepse deri dje ishin po të njëjtat në udhëheqje të vendit, të cilat shumë pak e dëshmuan rrolin e tyre në favor të përmirësimit të jetës qytetare, ishin po ata të cilët kurrënjëherë nuk i bashkuan idetë e tyre për një udhëheqje të mirëfilltë në Kosovë. Epilogu i kësaj politike mund të analizohet dhe vlerësohet  nga qytetarët e vendit, të cilët kanë mbetë pre e politikave jo demokratike, jo civilizuese dhe jo në favor të qytetarëve kosovarë. Shteti i Kosovës, ka nevojë për një model perëndimor, për një model politik dhe ekonomik, për zhdukjen e monopoleve dhe zhvillimin e tregjeve të lira, për zhdukjen e korrupcionit dhe krijimin e vendeve të punës. Kosova sot, ka nevojë për një frymë të re demokratike, të merr frymë lirisht dhe të shijojë lirinë dhe demokracinë e saj të vërtetë,  dhe qeverisja e shtetit të Kosovës, të pushojë nga krahu i elitës dhe politkave të  luftës, sepse në  Kosovë mendojmë se luftat kanë mbaruar.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: