Jahë Sadrija: Luigj Gurakuqi (1879-1925)- Jeta dhe vepra
| E Shtune, 04.08.2012, 12:37 PM |

Veprimtaria letrare e publicistike e Gurakuqit

Jahë Sadrija: Luigj Gurakuqi (1879-1925)- Jeta dhe veprimtaria letrare e tij

Nga: Jahë Sadrija

Veprimtari i shquar i Rilindjes, Luigj Gurakuqi, lindi në Shkodër më 1879.  Mësimet e para i bëri në vendlindje.  Gjimnazin e kreu në Shënmitër Koronë në Kalabri, ku pati për mësues Jeronim De Radën.  Në Napoli vazhdoi studimet e shkencave natyrore (biologji).  Vitet më të vrullshme të krijimtarisë së tij, janë ato të qëndrimit në Napoli (1901-1907).  Pastaj i kushtohet veprimtarisë politike, kulturore dhe arsimore.

Gurakuqi që në rini boton vjersha me artikuj të ndryshëm me pseudonimin Jakin Shkodra dhe Lekë Gruda.  Më 1902 shkroi artikullin: “Dy koloni shqiptare n’Itali”ende  të panjohura ,më  vonë emrohet drejtor i Normales së Elbasanit.  Shquhet në kryengritjet e veriut të viteve 1911-1912.  Merr pjesë në shpalljen e Pavarsisë në Vlorë më 1912.  Pastaj vihet në krye të forcave progresive të kohës. Ishte ndër nismëtarët e themelimit të Komisisë letrare të vitit 1917.  Shquhet ndër udhëheqësit e opozitës (1921-1924).  Në vitin 1921 emrohet minister i Punëve të Brendshme  në qeverinë e Hasan Prishtinës.  Udhëhiqte grupin e opozitës ,  Ora e maleve në Shkodër.  Më 1924 zgjidhet ministër i financave në qeverinë e Fan Nolit.  Më 1925 vritet nga njerëzit e Zogut në Bari të Italisë.

Veprimtaria letrare:-  Luigj Gurakuqi, përveç si publicist, hartues i disa teksteve shkollore, si autor i një traktati të pare mbi metrikën , “Vargënimi në gjuhën shqipe”e vitit 1906, ai njihet edhe si poet.  Vjershat e Gurakuqit janë të pakta në numër.

Poezitë e para të Gurakuqit janë të lidhura me vendlindjen, janë si një përgjgje e vjershave të Shirokës.  Të tilla janë:” z. Gegë Postrippës”, (Të përgjegjun).  “Dallëndysha u kthye” (Gegë Postrippës).  Në to poeti fikson fatin e rëndë të Shqipërisë.  Kujton robërinë, varfërinë, përçarjen, fatkeqësinë e shumëfishuar kombëtare.  Këto vjersha shprehin edhe synimin e poetit , që me këngë t’zgjoj të rinjët dhe t’i mobilizoj ata në mbrojtje të atdheut.

Në disa poezi tjera siç janë: “Shqipja e burrit”(Aquila Pyrri), “Dita 29 Tetor 1900”, “Kangë”, “Qindresa” etj. Gurakuqi trajton motivin patriotik.

Vjersha “Shqipja e burrit”, e cila është një tingëllimë e botuar më 1902, me pseodonimin Jakin Shkodra.  Kjo lirikë , simbolikisht  shpreh orën e Pirros, emrin dhe famën e tij. Ajo sugjeron fluturimin e shqipes (Pirros) mbi Korçë, sheh mësonjëtorën, shkollën, në Shkodër ndjen zjarrin e djelmënisë.  Në Sofje gjen shqiptarët duke punuar për çështjen e atdheut.  Në Bukuresht sheh se si kultivohej gjuha shqipe.  Brodhi edhe nëpër kolonitë e tjera shqiptare, dhe kudo gjeti bashkombas të preokupuar me çështjen kombëtare.  Vjersha përfundon me vargjet:

“Kah ishte nisun e i ra Burrit n’gji

Tue thanun :”Gëzohu! për ne vaji mbaroi”.

Te vjersha “Dita 29 Tetor 1900”, poeti do t’i këndojë figures së Gjin Bua Shpatës, dragoit të gjithë Toskërisë.  Autori në një anë përshkruan luftrat e këtij heroi, në anën tjetër shpreh dhembjen e thellë për vdekjen e tij.  Atmosfera epike e vjershës ngjan me atë të këngëve popullore:

“Dridhej toka, vrant ish moti,

Larg kah bregu deti ushtonte;

Mbi nend t’onë shprazte rrfe Zoti,

Kali I Gjinit n’t’zi turfllote;

Kur u ndi gjama e ushtris;

Diq dragoni i gjith Tosknis!”.

Autori, pastaj, i thërret hapësirat e largëta, vist ku ai kishte luftuar, që të mbajnë zi për të. Heroi i vdekur , edhe shekuj më pas do të anëkohet për ndryshimet, që ka pësuar qenia kombëtare.  Ajo sikur nuk ka dalur as sot, nga ajo botë lashtësie.  E ka braktisur vetevetën dhe ka harruar gjakun e të parëve.

Vjersha “Kangë”, është njën ode e njohur e poetit.  Në këtë poezi, autori i qaset në një mënyrë të vaçantë figurës së Skënderbeut, ku me një intonim epik , të përafërt me atë të këngëve popullore, sygjeron rishfaqjen e heroit edhe pas vdekjes :

“Zana e malit ulë te bregu ,

Nisi e këndoi një kangë arbënore,

Kur qe varri I Skanderbegu,

…………………………….

T’randën rrasë, përjashtë flakroi,

Si prej shpellës , kur del drangoi.”

Pamja e këtillë të kujton baladën ,” Konstandini dhe Doruntina”, që sugjeron pengun jetësor, të cilin se ka tretur as vdekja. Heroi hedhë sytë rrotull atdheut:

“Mbi shkretinat t’asaj Zoje,

Një here n’za kaq vorfnuemun…”

Vargjet e këtilla, perms kontrastit, shprehin varfërin e madhe të vendit.  Shprehin pasojat e robërisë së gjatë në botën e qenies kombëtare.  Në krijimtarinë poetike të Gurakuqit gjejmë edhe dy lirika subjektive: “Shpis s’ime” dhe “Tufë lulesh”, që është një kujtim i të dashunvet.  Tingëllima “Shpisë s’ime”, është botuar në “Albania” të Faik Konicës më 1905 dhe i  kushtohet Hil Mosit.  Shtëpia për poetin e mërguar është një kënd intim i kujtimeve.  Eshtë malli i pashuar për vatrën dhe njerëzit e saj.  Poeti ndonëse në dhe të huaj , nuk shkëputet dot nga atdheu, vendlindja ku e ka nisur jetën dhe e ka kaluar fëmijërinë.  Ndërsa në vjershën “Tufë lulesh” ka një shtrirje të dhembjes së djaloshit, që vajton te varri i motrës, është dhënë me një numërim si te këngët (Vajet) popullore:

Poezia “Zogëza e zezë”, është një lirikë erotike.  Në të shprehet brengosja e poetit për dashurin e tij të mospërfillur.  Përkundër dashurisë së madhe, vajza nis e largohet.  Vazhdon harrimi si mospërfillje, si humbje shpirtërore.  Dashuria humb vetëveten dhe hapësiren reale të saj.

………………………………..

“Shoqet e moçme, e në vetmi do t’mbetesh

Deri që toka , t’shueme,

Mos t’mbledhë n’paqë t’pa mbarume!”

E gjithë kjo do të duket sin jë hapsirë e rrënuar moshe, rinie, jete e përjetësie, në të cilën qenia memece e saj, do të vazhdojë pa këngë, pa dashuri jete dhe e penduar Brenda amshimit shpirtëror.

Vjersha “Qindresa”, i kushtohet Gegë Postripës.  Ajo botohet në “Albania” të Faik Konicës më 1904, me pseudonimin Lekë Gruda. Kjo poezi është ndër më të realizuarat të këtij poeti.  Në vargjet e saja të pare fiksohet konstatimi  poetik, se gëzimet ndodhin në rini, derisa zemrën nuk e kan shtërnguar vuajtjet e jetës.  Ndërsa vargjet në vazhdim janë të një fantazie jete , që nuk njeh caqe të realitetit. Bota romantike e poetit shumë shpejt fillon të tërhiqet, ku ëndrrat nisin e zhduken , treten në mënxyrat e kohës.  Poeti fillon ta sheh ndryshe realitetin , ndryshe I duket jeta, iluzionet tani jan zhdukur:

“Oh jeta përnjëmend me rrena e vaj

Plot qenka n’kët botë t’lashtë!

U shuaka teper shpejt lakmimi i saj

Si zjarri i bam me kashtë.”

Poeti aludon te ajo shoqëri dhe te morali i saj, pse e bëri jetën të këtillë.  Ndërsa në tri strofat e fundit të vjershës, të cilat nuk figurojnë në disa botime, poeti sërish I kthehet subjektit të përkushtimit, lirikut Filip Shiroka, për ta përfunduar, që deri në realizimin e plotë të qenies kombëtare të mos pushojë lufta:

“T’qindrojmë pra, or Gegë, t’luftojmë për ket qëllim

Me zell sikur ne’i parë:

Armët doret mos t’I hjekim deri n’marim,

T’diftojmë se jemi shqypetarë.”

Vjershat e Luigj Gurakuqit për fëmijë- Vjershat e Gurakuqit për të vegjlit janë të pakta, dhe u botuan për here të pare në vitin 1905, në “Këndimet e para për msojtoret filltare të Shqypnis”, u ribotuan më vonë, më 1940 në përmbledhjen “Vjersha”.  Ato përbëhen nga 14 vjersha, prej të cilave katër janë përkthyer ose përshtatur nga gjuhë të huaja.  Temat e këtyre vjershave lidhen me shkollën dhe janë të njëjta me ato të rilindasve të tjerë.  Me vjershat mbi natyren; “Prandvera”,”Vera”, “”Vjeshta”, “Dimni”, “Stinët e motmotit” etj.  Vjershat tjera të shkruara me temë morale janë; “I tretuni”, “Luftari tue dekë”, “Fëmija prekës”, dhe “Rrenacaku”, përshkruajnë sjelljet e të vegjëlve.

Veqoritë stilistike dhe gjuhësore- Gurakuqi, përveç si poet sprovohet edhe në sferat tjera të jetës shoqërore e kulturore.  Ai në krijimet poetike trajtoi tema të ndryshme të kohës, dhe sikur shënoi fundin e poezisë së Rilindjes.  Trajtoi lloje të ndryshme të poezisë, strofës dhe vargut.  I kushtoi rendësi, sidomos, formës klasike, dhe Brenda saj futi përmbajtje aktuale. Edhe Gurakuqi, si ndonjë poet tjetër I kohës, pati fatin e ngutjes jetësore e creative, për të ndihmuar çështjen e atdheut dhe të qenies kombëtare, prandaj poezia e tij ndonjëherë mbeti e tillë e palatuar, siç shpërtheu nga shpirti i tij  prej romantiku.


Ponoshec, 04.07.2012

(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: