Safet Hyseni: Begzat Vuli, trim dhe luftëtar besnik
| E Enjte, 02.08.2012, 06:33 PM |

Begzat Vuli, trim dhe luftëtar besnik

Nga Safet Hyseni

Begzat Vuli i lindur në vitin 1911, i dënuar me vdekja nga gjyqi ushtarak nga Mbretëria e SKS, më vonë i liruar pa kusht. Begzati kthehet  në shtëpi në prag të Luftës së Dytë Botërore. Njeri i fjalës dhe besës, i ri dhe plotë energji, i regjur nga vuajtjet dhe persekutimet që i bëheshin popullit ai, vendos që të luftojë përkrah Mefail Zajazit, në radhët e Ballit kombëtar për të realizuar 10 pikat e Dekalogut.   Me punën dhe veprën e tij Begzat Vuli, shumë shpejt dallohet si organizator dhe luftëtar i dalluar. Për të gjithë bëhet shumë i dashur dhe caktohet si Komandant i Zonës që nga fshati Qafë e deri në fshatin Garanë. Në këtë detyrë tregohet mjaftë i suksesshëm dhe përkrah tij përherë do të gjesh përkrahës dhe luftëtar si Sadik (Demiri) Sejdini nga Tuhini, Demir Arsllani e Neshat Bajrami nga Haranjelli, Shefki Jagodini e Nuredin Elezi nga fshati Kastriot, Jashar Pili nga Popojani, Medin Letniku e Dervish Llokaqi nga Garana dhe shumë të tjerë që posa t’iu bënte zë shkonin si  vetëtimë atje ku i kërkonte atdheu.

Begzati ishte njëri krah i Mefailit pa të cilin trupi nuk do të funksiononte. Bashkë me Mefailin e Vogël, Hasan Saliun, Rexhep Hasanin,  Braim Reçanin, Demir Arsllanin, Halim S. Raxhën dhe shumë të tjerë ata do bëhen luftëtar të dalluar të Ballit Kombëtar, dhe në saje të veprës që lanë pas, populli edhe në ditët më të vështira të robërisë më të madhe do t’i nderojë e kujtojë si luftëtarët më të mirë që i kanë dal zot nderit, lirisë e atdheut. Edhe pas 60 vjetësh për Begzat Vulin, për komandantin e qeshur, fjalëpakë, të sjellshëm, të urtë e të dashur njerëzit do shprehen me admirim të veçantë. Ai kishte veti të larta organizative dhe fjala e tij bashkonte, andaj edhe u caktua si komandant i zonës që më pak e njihte. Si luftëtar ka treguar cilësi, si komandant zgjuarsi, si atdhetar është flijuar duke ngrit flamurin shqiptar në minare të xhamisë.

Begzati ishte i bindur se vetëm e djathta dhe ushtria ku komanda dhe ushtari janë shqiptar mund t’i sjellë vendit lirin e shumëpritur dhe popullit sigurinë, rahatin dhe begatin. Trimi i Vulajve dhe i Zajazit nuk duronte dot që dikush ta komandojë, dhe atë në gjuhë të huaj përderisa ai e ka pushkën, krahun dhe mendjen e shëndosh. Nexhbedin Rushiti (tani i ndjerë) i cili disa herë ka qenë në luftë me komandant Vulin me një rast do të shprehet: “Nëse Mefaili i Vogël ishte krahu i djathtë i Mefail Shehut, komandant Vuli ishte i majti. Ai ishte trim i mençur. Si Begzati e Halimi nuk lindin më! Ndoshta lindin por duhet që të kalojë kohë. Kur ka rënë në fushën e nderit Begzati e kam par Mefailin shumë të mërzitur dhe na ka pritë në ngushëllime në mes të qytetit. Atë ditë të gjithë mbanim zi, se na ishin vra shumë trima. Në një moment Mefaili pyeti; po Halimi ku është, mos është vrarë edhe ai, dhe ne mbetëm të shtangur. Por jo, ai erdhi shpejtë por ishte bërë i zi nga tymi i mitralozit dhe ne nuk e njihnim. Ai kishte marr hakun e shokëve, ai kishte rrafshuar me tokë tërë një brigadë malazeze që e kishte sjell Svetozar Vukmanoviq Tempo”.  Komandanti i Zonës së dytë ashtu thirrej zona që komandonte Begzat Vuli,  ishte përherë i gatshëm dhe kurdoherë në nivelin e detyrave luftarake që ia jepte Kryekomandanti dhe komandanti i zonës së parë Mefail Shehu i cili udhëhiqte në vijën që nga Llagjet e deri në Kollar.

Më 15 gushtë të vitit 1944, partizanët do të provojnë që të hynë në Kërçovë dhe atë e bëjnë me shumë humbje, por kësaj radhe edhe forcat e Ballit do të pësojnë humbjen më të madhe gjatë luftës së tyre trevjeçare. Në këtë luftë ishin thirr shumë Brigada me partizan nga anë të ndryshme për të hyrë në Kërçovë dhe të pushtojnë Kalan e pamposhtur Zajazin e Mefailave.  Mefail Selimi (tani i ndjerë) nga Kollara bashkëluftëtar me një rast te vendi ku është vrarë Mefail Shehu do shprehet: “Unë kam qenë i ri në atë kohë, por shumë kamë mësuar  nga Begzati. Ne ishim familje e madhe, mendoj për Brajet,  por ia kishim lakmi kur fliste  dhe kur merrte në shenjë. Ai ishte shumë afër komandantit. E nderonim të gjithë se kurrë nuk bënte diçka që nuk iu pëlqente të tjerëve. Mbaj mend njëherë që ne qitnim në shenjë diku në mal mbi Baçisht, dhe gati ishim duke u zënë, shumica ishim të ri, por edhe shumë nga ato që kishin marr pjesë në shumë luftëra. Ne vazhduam, por gjakrat gati sa u nxehën se kush është më i miri në shenjë. Atëherë Begzati i tha Mefailit; “shih mos po na qesin ndonjë problem këto të rinjtë”. Mefaili i tha: “ndaloj Vuli, e di që të dëgjojnë”. Atëherë u qua Begzati e na tha; “të gjithë jeni të mirë, por plumbat duhet që t’i ruajmë, do të na duhet”. Këto ishin fjalët e Begzatit që ende i mbajë mend se unë isha vetëm 18 vjeç”. Komandant Begzati ka qenë i bindur edhe në biseda me të afrimit dhe me komunistët se shqiptarët shpëtimin mund ta kërkojnë dhe do të gjejnë nëse veprojnë të gjithë bashkë. Në një takim kur nga ai kanë kërkuar që të largohet nga forcat e “Ballit” ai është përgjigjur “unë e kam një besë dhe atë besë ia kam dhënë Mefailit, dhe dua që të më komandojë shqiptarë ku e kam të sigurt shpinën dhe do shikoj vetëm për grykë të pushkës”, nga këto fjalë dhe nga ky mendim shihet qartë se ai ushtrisë së përbashkët të partizanëve që komandohej nga të tjerë nuk i ka zënë besë. Besa dhe fjala si dhe trimëria Begzat Vulin e bënë që populli i kësaj ane ta kujtojë e nderoj përherë.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: