Kadri Mani: Gjurmëve të luftës ideologjike dhe të vëllavrasjes nga Fatos Nano e veglave të tij
| E Marte, 08.04.2008, 06:34 PM |

Gjurmëve të luftës ideologjike dhe të vëllavrasjes nga  Fatos Nano e veglave të tij 

 

SHPËRGJUMJA E SHTETIT AMË...

Për veprimtari përçarëse, u propozoj organeve kompetente që Bedri Islamin

ta shpallin persona nongrata, dhe t’ia ndalojnë kthimin në Shqipëri

 

Nga Kadri Mani

 

Kadri Mani

Njoh një të talentuar që di të përvidhet si dhelparaku në kotec! Është ky socialisti nga Shkodra, që mbahet herë me Veriun e herë me Jugun, ngase e ka urën me dy harqe, me dy fytyra e me dy faqe!! Ky është Bedri Islami, njërin nga të cilët e kanë thirrur “Vendlindja” e barkut të vet dhe ka mashtruar në të katër anët dje dhe vijon manipulimet edhe sot!!

Pikërisht kur shteti amë po shpërgjumej, ai del e thotë se po përgjimet!! Kështu vijimisht propagandon të kundërtën e interesave shqiptare, sepse ia i ka dhënë vetes për detyrë të gënjejë deri në vdekje dhe edhe pas vdekjes me falsifikime ta lakmojë parajsën!!

Me mashtrime e dredhi arriti të dalë edhe në krye të organizimit socialist të LPK-së, me adresë e paadresë- që të gjithë të pabesë!!

Bedri Islami, i biri i Zenelit të pushkatuar nga diktatura enveriste, është si një sheleg i plagosur që i shkon ujkut pas!! Ky është “demokratizuar” deri në atë shkallë, sa të shoqërohej me vrasësit e babait të vet dhe të dalë kundër çdo përparimi e të çdo lirie. Ky është njëri nga përpiluesin e listave të zeza, tok me Ibrahim Kelmendin me kompani.

Prandaj nuk është e rastit që u gjet edhe në librin e kolonel Tahir Zemajt: “KËSHTU FOLI TAHIR ZEMAJ (PJESA II)”, me nëntitull “KAPITULLI  I TRETË

 

 

“REPUBLIKA E KOSOVËS

UÇK – Brigada 131

Zonës III Operative

Baran 26.08.1998

KOMANDANTIT

 

Shënim zyrtar

 

I përpiluar nga ana punëtorit operativ  lidhur me përgatitjen e atentatit ndaj Komandantit të Zonës së III Operative-kolonel Tahir ZEMAJ.

 

Siç jam informuar nga lidhja ime operative, Faton MEHMETAJ në cilësinë e komisarit politik, i ka dhënë leje të përhershme qarkullimi në tërë Dukagjinin Sali SHKRELIT dhe djalit të tij nga fshati Kosuriq. Ky person sipas punëtorit zyrtar dhe tërë Lugut të Baranit ishte i njohur si bashkëpunëtor i ngushtë i policisë serbe. Gjithashtu është bërë rehabilitimi i Sali Shkrelit dhe familjes së tij nga ana e Faton Mehmetajt, Metë Krasniqit dhe Dr. Dinë Krasniqit, në shtëpinë e Sali Shkrelit në fshatin Kusuriq në shtëpinë e Sali Shkrelit ku qëndruan me orë të tëra, për përgaditjen e atentatit ndaj Komandantit të zonës së tretë operative – Tahir zemajt. Në përgatitjen e atentatit kanë marrë pjesë vetëm Fatoni dhe Dina. Pas një kohe Salihu krijon miqësi të ngushtë me Metën dhe i tregon për detyrat e marra nga Faton Mehmetaj dhe gjitha imsirat për kryerjen e atentatit. Për të gjitha këto Meta e ka informuar punëtorin operativ dhe ky i fundit e ka informuar Komandantin e brigadës 131 në Baran.

 

Komandanti i Brigadës 131 këto informata ia përcjell Komandantit Tahir Zemajt për të marrë masa kundër këtij plani.)

(Trepça net: Kështu foli Tahir Zemaj)

 

REPUBLIKA E KOSOVËS                                                                                      Sekter ushtarak

Ministria e Mbrojtjes                                                                                                    Tejet Sekret

05. Nr.11 / 1- 1

Prishtinë 16.05.1999

 

 

          Në bazë të nenit 52 paragrafi 2 të Dekretligjit të Mbrojtjes të Qeverisë së Republikës së Kosovës 01. Nr. 17/93 për emërimin e kuadrove në njësi, lëshoj këtë

 

 

 

U R D H Ë R

 

          Me këtë urdhër caktohen eprorët të cilët do ti kryen detyrat në organizimin, aftësimin e njësive si dhe në momentin e caktuar të angazhohen me këto njësi në territorin e Republikës së Kosovës

 

 

Komandant        Tahir Zemaj – BESNIKU

Eprorët:             Rustem Demaj

                        Burhan Jahiu

                        Sami Shabanaj

                        Shaban Shkreli

                        Bernard Përlaskaj

                        Izet Krasniqi – përkthyes për instruktorët Norvegjez e Suedez

                        Fazli Rugova

                        Ramadan Behluli

                        Shaban Morina

                        Bashkim Thaçi

                        Avni Kastrati

                        Sali Rexhaj

                        Ramadan Sadiku

                        Alush Myrtaj

                        Ramiz Muriqi

                        Sadri Lipaj

 

 

 

          Ramadan Behluli pas angazhimit të brigadës MERGIMI në Territorin e Republikës së Kosovës i merr kompetencat e repartit në Mamuras.

 

 

Ky urdhër hyn në Fuqi menjëherë

 

 

Shtypur në tri Kopje                                                                                     Ministri i Mbrojtjes

- Arkivit                                                                                (vula zyrtare)    HALIL BICAJ

- 2 X njësisë

 

 

 KËSHTU FOLI TAHIR ZEMAJ (PJESA II)


 

 

KAPITULLI  I TRETË

 

TAKIMI ME AHMET KRASNIQIN NË TIRANË, RAPORTIMI IM PËR GJENDJEN NË TERREN, RAPORTI I MINISTRIT PËR ÇFARË KISHTE NDODHUR NË NDËRKOHË

 

Në pritjen time kam vënë re se njerëzit kanë qenë shumë të prekur. Ata e dinin se në çfarë vështirësish qeshë gjendur unë në terren. Unë kam informuar me detaje nga më të imtat për gjithçka ka ndodhur në Kosovë, me vështirësitë dhe betejat e fituara, me theks të caktuar tërheqjen e suksesshme dhe shmangien e masakrave mbi civilët.

 

Pastaj kam raportuar mbi faktin e mbështetjes që u është dhënë njësive tona duke theksuar veçanërisht kontributin e fshatrave Isniq, Jasiq, Prapaqan etj. Kam vënë në dukje heroizmin dhe burrërinë e bashkëluftëtarëve të mi të rënë në beteja, por edhe të atyre që kishin mbetur gjallë, i kam shqiptuar me emra oficerët që i qenë bashkangjitur njësive tona, pastaj ata që na kishin penguar me në krye Sali Veselin, Naim Malokun, disa njerëz të mbrojtjes territoriale në fshatin Junik, personat që paraqiteshin si përfaqësues të Shtabit të Përgjithshëm, të gjitha këto unë i kam përmendur me emra në librin e parë.

 Zoti Ministër ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë ata qytetarë që na kishin ndihmuar, për ata djem e vajza luftëtarë dhe eprorë ushtarak që na qenë bashkangjitur, duke shtuar se Kosova e lirë do të jetë mirënjohëse për kontributin.

 

Ahmet Krasniqi ka folur për moszbatimin që i qe bërë Marrëveshjes së Oslos

 

Së dyti pengesat që kishte sjellë SHIK-u, rrëmujat dhe situata tepër e rëndë e sigurisë në Shqipëri. Pengesat në Mobilizimin dhe rekrutimin e trupave. Ministri ka theksuar se edhe brenda radhëve të MM ka njerëz që nuk ia donë të mirën Kosovës dhe janë në mënyrë indirekte me shërbimet e huaja. Ata njerëz që kishin hyrë me qëllime të caktuara, pas vrasjes së Ministrit janë imponuar me emra dhe mbiemra. Siç duket ministri e dinte, ishte i informuar për prezencën e tyre.

 Dua të vë në dukje edhe një fakt: pas vrasjes së Ahmet Krasniqit, sikur u krijua frikë te disa njerëz që të qëndronin pranë meje, megjithëkëtë tërheqjen time e ndihmuan Besnik Gjukaj dhe Elton Brahimi nga Vlora.

 

  

Kush i bllokonte armët që nevoiteshin për çlirimin e Kosovës?

 

Ekzistonte një grup pranë sektorit Logjistik të LPK-së që merrej veçanërisht me pengimin e armatosjes së luftëtarëve shqiptarë të njësive operative të Ministrisë së Mbrojtjes.

 Ky grup duke vënë re kualitetin dhe sasinë e armatimit të porositur nga Ministria e Mbrojtjes, i cili, po të arrinte në terren dhe të përdorej në luftë kundër forcave serbe do të siguronte një epërsi të padiskutueshme ushtarake dhe morale te Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Do të thotë do të sigurohej epërsia e luftëtarëve shqiptarë të këtyre njësive ndaj atyre të Serbisë. Kjo gjë nuk mund të tolerohej nga LPK, e cila kërkonte që më parë të shkatërronte konkurrentin për pushtet brendashqiptar, dhe këtë ta bënte nëpërmjet Serbisë, me shpresë se kështu do ta kishte më të lehtë të vinte në pushtet.

 Miopia e një lëvizjeje të tillë politike, ka qenë dhe është e rrezikshme për interesat e kombit shqiptar, por për shtabet staliniste të LPK-së, pushteti personal është më i rëndësishëm se sa liria e kombit, përparësia ideologjike enveriste-staliniste është më e rëndësishme se sa pluralizmi politik dhe demokracia.

 Nga mesi i muajit qershor 1998 në  LPK ekzistonin të paktën tri fraksione kryesore që udhëhiqeshin nga Ibrahim Kelmendi, Xhavit Haliti dhe Muhamet Kelmendi. Që të tri këto grupe instruktoheshin nga komisarë specialë të Partisë Socialiste, të Qeverisë së Shqipërisë së asaj kohe, të Shërbimit Informativ Kombëtar dhe të shërbimeve speciale të ministrive të rendit dhe të mbrojtjes.

 

Publikisht janë paraqitur emrat e Bedri Islamit, Koço Danajt, Dilaver Goxhaj, Shaban Brahaj, Fatos Klosi dhe një pjesë e mirë e komunikatave të fillimit në emër të Shtabit të Përgjithshëm janë përpiluar nga Shaban Sinani, ish-zëdhënës i Ramiz Alisë.

 Fraksioni i LPK-së, drejtuar nga Ibrahim Kelmendi, bashkëpunonte me pjesën tjetër të LPK-së, vetëm kur vinte puna për të bllokuar armatimin, për të bllokuar veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes. Një degë e këtij fraksioni qe instaluar në MM dhe përbëhej nga Xhafer Jashari, shef i logjistikës, zëvendësi i tij ka qenë Tahir Zejnullahu. Fadil Demiri, Ramadan Gashi, Binak Gashi, Agim Haziri, Skender Hasimi, Armando Arbana, Genc Kelmendi etj. Këta njerëz pas vrasjes së Ahmet Krasniqit kanë marrë fuqi të madhe në  Ministrinë e Mbrojtjes duke u bërë krahu i djathtë i ministrit të ri, zotit Bicaj.

 Për të ilustruar këtë të vërtetë po sjell edhe emrin e një nënoficeri Ramadan Gashi, që drejtonte të gjitha referimet. Të gjithë ushtarakët nga terreni raportonin para ministrit në prezencën  tij. (...), ndërkohë që ministri Bicaj nuk bënte asgjë pa praninë e këtyre njerëzve.

 Vetë ish ministri mund ta shpjegojë më mirë pozitën e tij, veprimet dhe mos veprimet  në këtë drejtim. Të gjitha strukturat ushtarake të Shqipërisë, ushtria, policia, policia financiare, SHIK-u etj, kanë synuar shkurajimin e strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes.

 Lind pyetja: pse armatimi, që blihet dhe u dërgohet njësive të Ministrisë së Mbrojtjes, duhej të kalonte përmes duarve të Nasim Haradinajt? Ministri Bicaj duhet të ketë një përgjigje për këtë pyetje të thjeshtë. Ministri duhet të ketë informacione se sa herë është shitur, se çfarë drejtimi ka marrë dhe ku ka përfunduar armatimi modern. Unë kam përshtypjen se i gjithë ky pështjellim është bërë në koordinim me Shtabin e Përgjithshëm të LPK-së.

 Për këtë shkak Ministria e Mbrojtjes është detyruar të armatosë njësitë e veta, 6 brigadat e vendosura në Verim me armatim të vjetër kinez e sovjetik. Në fakt të njëjtin fat kanë pasur edhe njësitë që përgatiste dhe armatoste Shtabi i Përgjithshëm i LPK-së. Edhe armatimi i tyre ka qenë i të njëjtës kategori.

 Këtu duket loja e dyfishtë që bënte qeveria e Fatos Nanos me luftëtarët shqiptarë, nga njëra anë i detyronte të blinin armatim të cilësisë së dobët nëpër Shqipëri, me një çmim marramendës, duke çarmatosur shqiptarët, nga ana tjetër i vinte luftëtarët shqiptarë në pozita inferiore armatimi me kundërshtarët e tyre serbë. (...)

Ishin këto disa të dhëna nga libri i Tahir Zemajt, ku përmenden emrat e urryer të përçarjeve dhe të grindavecëve që po luftonin për pushtet, e jo për çlirim.

Cilat ishin „deklaratat bajate“ o fytyrbajati Bedri Islami!?! Përse po ta zënë udhën Berisha e ministri i jashtëm?- për shkak të Magjistrales!?! O i pa fe dhe i pa atdhe!!

Për veprimtarinë tënde prej diversanti, u propozoj organeve kompetente që të të shpallin persona nongrata, dhe të dëbojnë nga Shqipëria, ty dhe jo vetëm ty.

Për paudhësitë e socialistit të papërmirësueshëm, shih te revista “Shqipëria etnike” nr. 2.1999, f. 1016, shkruar nga Nazmi Berisha-Dyzi:

 

SPIUNI BEDRI ISLAMI

Të cilës kritikë as deri më sot Badri Islami (alias- Erion Braçe!) nuk i është përgjigjur!!

E populli thotë: heshtja është pranim!

 

 

 Lexoni e (mos) besoni!

 

 

PËRGJUMJA E SHTETIT AMË...


Shkruan: Bedri ISLAMI


Në të vertetë tani do të ishte koha e duhur për të mos patur gjumë fare, ndërsa gjithçka është e përgjumur. Në ditët më të vështira dhe ndoshta më përcaktueset e kombit, shteti amë është i përgjumur. Për të qenë i butë thashë i përgjumur, ndërsa në të vërtetë është krejtësisht i fjetur dhe për ta zgjuar do të duhej një ndër ata topat katërdhjetëedysh që përmendte dikur Migjeni në prozat e tij.
A është vërtet i përgjumur? Sa është i saktë një përcaktim i tillë fatkob? Mos mendimi i tillë është i nxituar, i pasaktë, ashtu si do të doja të ishte ? Mjerisht, është i saktë deri në dhimbje.
Vëreni muajt e fundit të
diplomacisë shqiptare...ec e jaket, shkuarjet e ardhjet, bisedat e pafund dhe deklarimet, shtysat dhe nënkëmbësat, kërcënimet dhe pohim/mohimet.. ku është Kosova nuk do e gjeni. Sado që të jeni i durueshëm, sado që të jeni i vëmendshëm, edhe në të doni të lexoni pas deklaratave bajate diçka të mirë, që e kërkoni, përsëri nuk do e gjeni. Në të gjitha këto muajt asnjë nismë politike, historike, reale nuk është ndërmarrë nga shteti shqiptar. Asnjë ide nuk është hedhur në fushën e lojës politike, askush nuk është nxitur, asnjë hap përpara nuk ka qenë, kur do të duhej të ishte dhjetra kilometra para të gjithëve.
Kaq e vërtetë është kjo sa që askush, as vetë liderët shqiptarë në Kosovë, nuk e marrin mundimin të vijnë konkretisht, të takohen sinqerisht dhe të vendosin bashkarisht se cilat vendime do të përcaktohen, cilët rrugë do të ndiqen, çfarë është e dobishme të bëhet në këtë fazë dhe çfarë mund të bëhej më pas, cila është përparsia e dokumentit për fqinjësi të mirë mes Kosovës dhe Serbisë dhe cila mund të jetë mangësia e tij; kur do të duhej të vendosej për hapat e mëtejshëm dhe cilët do të duhej të ishin ato.. cilin nga versionet parasheh si më të dobishëm shteti shqiptar, shpalljen e njëanshme të pavarësisë apo pritjen e mëtejshme të shpalljes së saj. Sepse në se zoti Berisha deklaron të hënën se nuk duhet të nguten shqiptarët në Kosovë, alteregoja e tij, ministri i jashtëm ngutet të deklarojë edhe për rrugë të tjera që të çojnë kah shpallja e njëanshme. Ku do të duhej të vendosej tehu i kohës, në cilën pikë.
Prej javësh e javësh askush nga bota , ku do të vendoset, nuk e merr mundimin të diskutojë për Kosovën me Tiranën zyrtare. Ndoshta kanë të drejtë. Në Tiranë ata do të gjejnë gjithmonë të njëjtën fjalë" amin për çka vendosni ju" dhe asgjë tjetër. Më e çuditshmja është deklarata e tashme e ministrit të jashtëm, Bashës, se Shqipëria po punon me vendet që janë të lëkundura për statusin e Kosovës.
Me cilin shtet po bisedon Shqipëria e sotme zyrtare? Ku është vendosur ajo?
Me shtetin grek ata nuk e kanë marrë guximin të kundershtojnë apo të hedhin ide , që sado pak i bien ndesh mendimit zyrtar filogrek, jo më të hedhin ide të cilat edhe vetë ata i quajnë romantike dhe të tejkaluara nga koha.
Beogradi dërgon emisarët e tij në të gjithë botën, shteti shqiptar heq përfaqsuesin e tij kryesor nga Kosova, me një akuzë që, edhe në se qëndron, duhej zgjidhur.
Njerëzit presin në Kosovë seriozitetin e shtetit amë, por shohin vetëm, buzeqeshjen e hidhur të ministrit të jashtëm.
Ata presin revoltën e qeverisë, por dëgjojnë vetëm revoltën e këtij ministri, kur e atakojnë atë vetë personalisht, se duke përfituar nga rruga e bashkimit, bën punët më të zeza të ndarjes së fitimit.
Ata presin të dëgjojnë të vërtetën, si e mendojnë në shtetin amë, sepse janë brymosur me idenë e përbashkët, por dëgjojnë çirjet për tenderat.
Më është kujtuar jo rastësisht një thënie e herëshme, "fshati digjet e dikush krihet". Se kush është kjo "dikush", njeriu duhet të mendojë për ta gjetur. Sepse njeriu vërtet mund të heshtë, por ai e ka një të keqe të madhe" ai është i aftë të mendojë"
Prej shumë muajsh shteti shqiptar vendosi në shënjestrën e tij Akademinë e Shkencave të shtetit të vet. Ndërsa në Prishtinë një figurë mafioze ngrihej kundër figurës së nderuar të profesor Qosjes dhe bënte aktin banal të leçimit të veprës së profesorit, në Tiranë shkohej edhe më tej: mbylleshin dyert e gjithë akademisë. Ndërsa në Prishtinë, por edhe në Tiranë njerëzit e mendimit shkencor u ashpëruan ndaj aktit rrugaç kundër profesor Qoses, në rastin e dhunshëm, tashmë zyrtar, të mbylljes së akademisë shqiptare, heshtja ishte e plotë.
Serbia vetëm në disa muaj boton mijëra faqe, mbushur me mashtrimet e mëdha filoserbe dhe i boton në të gjitha gjuhët e mundshme, shteti shqiptar, ai që kemi dëshirë ta quajmë "Piemonti shqiptar" mbyll gojën e akademikëve, u pret rrogën, pra bukën e gojës, u heq të drejtën e botimit, sepse nuk i financon dhe ata që nuk kanë as bukën e përditshme domosdo që nuk kanë as mundësinë e botimit. Shteti shqiptar ende sot nuk mund të japë as titullin e një botimi të vetëm, të tij, financuar, nxitur, organizuar e botuar nga ai, për Kosovën. As nuk mund të thotë se tashmë, këto javë e ditë përcaktuese u bë kjo apo ajo konferencë, se shteti shqiptar ka këtë qëndrim dhe do i shkojë deri në fund këtij qëndrimi.
Në pak muaj është lëvizur që nga pavarësia pa kushte deri tek shpallja e njëanshme, duke kaluar nëpër të gjitha fazat, në të cilat kanë kaluar edhe mendimet e shteteve të ndryshme.

Në shtetin amë -

- janë gëzuar kur janë gëzuar të tjerët,
- kanë heshtur, kur kanë heshtur të tjerët,
- janë mërzitur kur janë mërzitur të tjerët,
- kanë mbyllur dyert e akademive kur i kanë shumëfishuar të tjerët,
- po zihen e po rrihen për një kryeprokuror.. kur çështja më madhore e kombit kërkon kryeprokurorin dhe kryeavokatin e saj, shtetin amë.
Nuk është dëshirë kjo... ajo që po ndodh në shtetin amë, në të gjitha qelizat e tij, në mazhorancë dhe në opozitë është mjerimi i politikës së sotme. Një ditë do të kujtohen për të gjitha këto. Dikush do të skuqet, dikush do të pendohet, shumë të tjerë do të fërkojnë duart, se në kohën e vlimeve të mëdha bënë edhe fitimet më të mëdha.
Pas përgjumjes vjen fjetja... mos e dhëntë zoti të gjejnë dhjetori i këtij viti apo një muaj tjetër shtetin amë të fjetur, në gjumin e madh të harresës.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: