Hilmi Saraçi: Deklaratë me përmasa të gjera diplomatike e Marti Ahtisarit
| E Marte, 31.07.2012, 05:00 PM |

Deklaratë me përmasa të gjera diplomatike e Marti Ahtisarit

Nga Prof. Hilmi Saraçi

Marti Ahtisari  njëri ndër negociatorët për statusin (pavarësinë) e Kosovës këto ditë u deklaruar haptazi se Serbia nuk duhet të hyjë në BE derisa nuk e pranon shtetin e Kosovës, sepse që moti Serbia  e ka humbur  të drejten në Kosovë. Ajo (Serbia) me vite të tëra  është sjellë keq ndaj kosovarëve” . Kjo deklaratë është mjaft e rëndësishme kur kemi të bëjmë më një emer të përmasave të gjera diplomatike. Në këtë fushë mendoj  se është dashur edhe më herët të bëhen verejtjet ndaj Serbisë dhe t’i tregohet qartë se nuk mund  të hyjë në BE pa plotësimin e kushteve karshi shtetit të pavarur të Kosovës. Ish shefi i ekipit negociator të Serbisë në dialogun me Kosovën, Borisav Stefanoviq, ka thënë se fjala e Marti Ahtisarit ka peshë në Evropë. Në rast se njerëzit si Ahtisari vendosin për integrimin e Serbisë, ky mund të shëndrrohet edhe në kusht formal.”…

Bashkësia Ndërkombëtare ka bërë tolerime në favor të Serbisë

Tani Kosovën e kanë njohur 91 shtete të Botës, mirëpo disa sikur po hezitojnë ta njohin , prandaj vendet që nuk e kanë njohur Kosovën e kanë trimëruar Serbinë në përpjekjet e saj për të penguar  në integrimin e veriut të Kosovës që është njëra ndër pikat më prioritare për zgjidhjen e problemeve në Kosovë. Mirëpo ,përgjegjësinë kryesore për ngecjen drejt zgjidhjes së çështjeve institucionale në këtë pjesë të vendit e kanë institucionet e vendit që nuk janë angazhuar sa duhet në luftimin e strukturave paralele, në rend të parë, krimit të organizuar, kontrabandës dhe anarkisë në kohën e duhur. Edhe ndihma e faktorit ndërkombëtar dhe bashkëpunimi me qytetarët ka munguar, prandaj integrimi në institucionet tona shtetërore do të jetë i vështirë edhe më tutje.për ndryshimin e gjendjes sidomos  në veri duhet angazhim më i madh i faktorit ndërkombëtar. Megjithse Qeveria  e Kosovës dhe institucionet tona  e kanë përgjegjësinë  kryesore. Mirëpo disa iniciativa dhe ndërmarrje me përgjegjësi  duhet  t’i bëjë KFOR-i dhe EULEX-i, në veçanti në krijimin e ambientit të sigurt për rend dhe ligj që në këtë pjesë të vendit mungon. Barrikadat ende janë të pranishme dhe pengojnë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, krimi iorganizuar, kontrabanda, gjitashtu nuk kanë tw ndalur.Bashkësia ndërkombëtare ka bërë shumë tolerime në favor të Serbisë, prandaj Serbia edhe më tutje shpreson se këto tolerime në favor të Serbisë  të jenë të pranishme. Është dashur me kohë të merren masa të duhura  dhe  të bëjnë presion në kuptimin e diplomacisë ndërkombëtare. Serbia vetëm me presion (forcë ndërkombëtar) do të ndalë angazhimet destruktive dhe nacionaliste ndaj Kosovës..

Deklarata me përmbajtje të dyshimtë të udhëheqësisë serbe

Në seancën e Parlamentit të Serbisë, në agjendën e se cilës ishte zgjedhja e qeverisë se re , mandatari Ivica Daçiq  ka deklaruar se dëshiron  që serbët të ndërtojnë  një vision integral të së ardhshmes dhe një qeveri të orientuar kah e ardhshmja  dhe jo e kaluara… Është e nevojshme që të zbatohen të gjitha ato për të cilat është ra në dakort në dialogun teknik me Prishtinën si dhe të vazhdojë dialogu në nivel politik”… Megjithatë Daçiq dhe të tjerë nuk kanë qendrime  stabile dhe të harmonizuara., por të dyshimta. Dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pati nisur në mars të vitit 2011 për të rezultuar, deri me tash, me shtatë marrëveshje  brenda nëntë raundave  të diskutimeve . Marrëveshjet janë arritur për vulat doganore, për librat e  amzës, për librat katastrale, për njohjen e diplomave universitare, për administratën e integruar të kufijve (ISM), për përfaqësimin e Kosovës në nismat dhe tubimet rajonale, si dhe për lëvizjen e lirë…Këto marrëveshje megjithate kanë një rëndësi për vazhdimin e dialogut të ardhshëm, të cilat ende nuk janë inplementuar…

Tri shoqatat të serbëve të Kosovës kohë më parë kanë dorëzuar presidentit të Serbisë ,Nikoliq dhe  Ivica Daçiqit peticionin me 27 mijë nënshkrime të serbëve të Kosovës me të cilin kërkohet anulimi i marrëveshjeve të arritura  ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në dialogun në Bruksel.Marrëveshjet e arritura kanë një rëndësi për integrimin e komunitetit serb në rrjedhat e institucioneve të republikës së Kosovës.

Nuk ka dialog me Serbinë pa implementimin e marrëveshjeve

Mirëpo këto marrëveshje sikur nuk janë duke u zbatuar…Pa inplementimin e tyre nuk duhet të dialogohet me Serbinë.Ndersa me peticione dhe barrikada të serbëve jemi mësuar. Kjo sjellje e tyre kriminale dhe nacionaliste duhet sa më parë t’i vie fundi.

Udhëheqja e re e Serbisë në krye me Nikoliqin ndryshojnë  në çdo momend qëndrimet e tyre , duke mjegulluar zgjidhjen e problemeve, sidomos  në veri të vendit . Presidenti  i zgjedhur serb Tomisllav Nikoliq për zgjidhjen e problemeve kohë më  parë pati deklaruar se është i gatshëm të takohet me kodoqoft, me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, por “vetëm me Hashim thaçin, jo”…. Mirëpo ditë më parë nga kabineti i kreut të shtetit serb kanë mohuar deklaratat për një takim të tillë në Nju Jork me presidanten e Kosovës , Atifete Jahjaga, në kornizat e takimit të Asamblesë së Përgjithshme  të OKB-së. Për një takim të tillë ka mospajtime edhe në Kosovë..Mendoj se një takim të këtij niveli nuk do të prishte punë, përkundrzi do të ndihmonte në  zgjidhjen e problemeve ndërshtetërore, Kosovë- Serbi...

Veriu është pjesë e pandashme e Kosovës

Askush nuk duhet të harrojë faktin se dy të tretat e serbëve që jetojnë  në pjesën jugore  të Kosovës janë plotësisht të integruar në vetqeverisje  në nivel lokal dhe marrin pjesë  në të gjitha institucionet në nivelin qendror .Veriu është pjesë e pandashme e Kosovës, prandaj edhe kjo pjesë duhet sa më parë  të integrohet sipas kushtetutës dhe planit të Ahtisarit. Për integrimin e veriut të vendit kanë  rrol institucionet vendore  dhe ndërkombëtare. Serbinë nuk duhet lejuar që të ndërhyjë dhe të përzihet edhe më tutje  në punët e brendëshme të vendit tonë . Kjo  do të vështirësojë edhe  zgjidhjet  reale të problemeve. Veriu mund të integrohet vetëm me përdorimin e disa mekanizmave  dhe vetëm me shtrirjen e plotë të sovranitetit të Kosovës në këtë pjesë të vendit - kontrollin e   integritetit territorial, shkatrrimin dhe neutralizimin e strukturave paralele të Serbisë dhe zhvillimin ekonomik, që nënkupton edhe  revitalizimin e Trepçës dhe punësimin e banorëve, si kusht për krijimin e një mirëqenie sociale…

A do të hapen zyrat diplomatike në Beograd dhe në Prishtinë (?)

Ka kohë që në bisedat diplomatike është biseduar për hapjen e zyrave në Beograd dhe në Prishtinë. Serbia duhet të punojë në këtë drejtim dhe të pranojë hapjen e këtyre zyrave. Mirëpo Serbia më parë duhet të zbatojë  atë çka është  premtuar në dialogun Prishtinë- Beograd. Është një deklaratë që ka bërë ministri serb i  Ekonomisë dhe Financave Mlladan Dikliq, sipas të cilit Ekzekutivi i ri është i gatshëm të flasë hapur me Prishtinën në mënyrë që të zgjidhen problemet e njerëzve në Kosovë. “Ne duhet të pranojmë hapjen e zyrës në Kosovë dhe të Prishtinës në Beograd, nese ky është një premtim që Qeveria e mëparshme e Serbisë i ka bërë  Bashkimit Evropian. Mirëpo dialogu me Serbinë që tani ka për shqyrëtim, sidomos çështjen e veriut, por me pretendime të Serbis për ndarje, status soecial e të tjera, më  mirë është të mos vazhdojë dialogu fare se sa të dialogohet, por  nese këto bisedime eventalisht do të  vazhdojnë dhe nese nuk do të japin ndonjë sukses të pritur atëherë pa tjetër  do të dalë një plan tjetër i BE-së dhe bashkësisë Ndërkombëtare.

Samiti Ndërkombëtar për Kosovën si “Dejton 2” (?)

Mund të ngjajë  organizimi dhe mbajtja  e një samiti Ndërkombëtar për Kosovën si “Dejton 2” , të cilin duhet kundërshtua..Mendoj se me rastin e Kosovës ky samit nuk duhet të këtë vend dhe as të shkohet në drejtim të këti konstatimi, siq parashihet edhe nga disa analistë. Rasti i Kosovës nuk mund të krahasohet me rastin e Bosnjës, sepse tani bashkësia ndërkombëtari është e vetdijshme për gabimet dhe lëshimet që janë bërë në këtë samit ndaj Bosnjës .Një iniciativë e  tillë do të krijonte tensione të papritura  dhe probleme të paparashikueshme dhe  në vend që  të këtë qetësi dhe siguri në rajon do të lind e kundërta, prandaj unë mendoj se mëgjithë problemet e pranishme  në veri të vendit, ato duhet të zgjithen në bazë të Pakos së Ahtisarit. Kjo është sgjithja më reale dhe më e mire dhe më e mundshmja.Nga kjo nuk duhet të lëshojmë pe dhe të largohemi.

Brukseli tani po insiston në dialog për veriun, për shkak të  paradigmës se , si kusht i integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, mirëpo  Serbia po e shfrytëzon këtë duke insistuar në dialog politik dhe zgjidhje politike që i faktorizon strukturat paralele në atë anë  dhe kontrollin ilegal që ato e ushtrojnë. Duke pasur një konjukturë politike të paaftë dhe të korruptuar, prandaj është më së e sigurt  se ata  do të bëjnë  koncesione të dëmshme  për vendin dhe popullin”…Në këtë fushë duhet të veprojmë me menquri dhe kujdes të veçantë…



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: