Dedë Preqi: Rugovizmi si koncept shkencor dhe historik
| E Diel, 29.07.2012, 07:07 PM |

RUGOVIZMI  SI  KONCEPT  SHKENCORË  DHE HISTORIK I SHQIPTARËVE

Nga Dedë Preqi

Të gjitha përpjekjet dhe lëvizjet e mbështetura mbi vlerat e demokracisë dhe lirisë njerëzore, si dhe përpjekjet për themelimin e shtetit dhe pavarësinë e Kosovës, të udhëhequra nga ideologu dr. Ibrahim Rugova,  një definicion më i  qartë quhet „Rugovizëm“.

Rugovizmi si koncept shkencorë dhe historik i lëvizjes së shqiptarëve për liri dhe pavarësi, i udhëhequr nga ideologu Presidenti  Rugova , edhe më herët, ashtu edhe sot zgjon një interesim të madh publik, i cili kërkon studim dhe analizim të vëmendshëm në arenat shoqërore dhe shkencore. Thellësia e studimit dhe analizimit të „rugovizmit“, për shqiptarët ka rëndësi të madhe, ashtu edhe për kombet e  botës së civilizuar, sepse përmes kësaj forme   kuptojmë lëvizjet e një komuniteti  të shtypur, në kushte të vështira ekonomike dhe politike nga regjimi i egër sllavo-komunist. Dhe në këtë ambient të alarmuar kjo lëvizje ndriqon me filozofinë e saj dhe projektet e mëdha për arritjen e qëllimëve dhe vizioneve, për të dalë nga kjo errësirë.

Duke filluar edhe më herët se në vitët e 90-ta, dhe deri në 99-tën, tregojnë më së miri përpjekjet dhe lëvizjet e lidershipit shqiptarë, në kohën e okupimit  dhe regjimit serbo-sllav, si dhe rebelimet e disa shqiptarëve të „ndershëm“, si shërbëtorë të armikut, të cilët ishin kundërshtarë të filozofisë dhe frymës rugovjane.

Nuk është e bafasishme, kur  ka  edhe sot  tendosje nga njerëzit e tillë, që krekosen dhe hargjojnë frymë, në gjirin e LDK-së, dhe të shpërndarë në disa parti  tjera shqiptare , të cilët dëshirojnë ta pronësojnë filozofinë rugovjane. Të njëjtit njerëz edhe sot, të cilët nuk e deshtën presidentin për së gjalli, dhe për së vdekuri nuk e lënë të qetë, duke alarmuar me emrin dhe filozofinë rugovjane, sepse nuk kanë rrugë tjetër, dhe nuk mund të krijojnë strategji më të përsosur, për të ardhmën e një populli.

Vitët e 90-ta, në të cilat u bënë përpjekjet më të mëdha dhe përpjekjet e  fundit të shqiptarëve, për të dalë nga katraura e regjimit serb, për tu çlirue nga ky regjim i egër, edhe pse shqiptarët në atë kohë kishin pak shansa të arrinin synimet e veta, nga kushtet ekonomike dhe politike. Por, synimi i shqiptarëve përmes lëvizjeve për çlirimin kombëtarë, në veqanti Lëvizja  Rugovjane, së bashku me ideatorin e saj Rugova, ishin të fokusuara  ta ngjallin identitetin e vet kombëtar, në parim sikur kombet tjera të botës, që të çlirohen nga dhuna dhe të formojnë shtetin e tyre të pavarur. Edhe pse në kushte dhe rrethana të rrezikshme, që mund të ndodhte deri te çfarosja e kombit shqiptarë nga regjimi i Millosheviqit, kjo lëvizje kishte vullnet dhe synonte vetëm një qëllim, për ta çliruar Kosovën nga agresori serb.

Ideologjia e Rugovës e fitoj  besimin edhe te popujt tjerë të botës demokratike dhe civilizuese, sidomos në vendet perëndimore e veqanarishtë te SHBA-të, të cilët u intertesuan më së shumti për çlirimin e Kosovës. Përpjekjet dhe qëllimet e presidentit  Rugova ishin, që të krijojë marrëdhënje e raporte të mira me gjithë popujt e demokratizuar të perëndimit, të krijojë raporte të mira ndërnjerëzore e miqësore, të cilat raporte funksionuan në kohën më të vështirë  dhe më të duhur që pati Kosova.

Një miqësi permanente me SHBA-të, dhe aleatët e saj, të cilën e krijojë Rugova, u realizua në ngjarjet e pastajme, të cilat e ndihmuan popullin shqiptarë, nga zhdukja totale prej regjimit millosheviqian.

Veprimtaria e Presidentit Rugova, ishte tërësishtë nacionale, e mbështetur mbi vlerat e demokracisë dhe lirisë njerëzore. Politika e Rugovës ishte politikë paqësore, ishte edhe politikë strategjike, për faktin se gjithëherë synonte ta ruaj strukturën nacionale të popullit shqiptarë në Kosovë, duke iu shmangur organizimëve të luftës së armatosur, sepse fare mirë e kuptonte qëllimin e okupaztorit, cili dëshironte të bëjë me shqiptarët „mish për topa“. Presidenti Rugova, e dinte shumë  mirë strategjinë dhe fuqinë e okupatorit, i cili e kishte një forcë agresive dhe më të përgaditur në Ballkan, dhe vetëm një fuqi e madhe, sikur ishte fuqia e NATO-s, mund ta lëkundëte, apo ta zbusë një egërsirë të rrezikshme,që i  kanoset popullatës së pa fajshme shqiptare.

Me ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare, e cila i doli në ndihmë dhe mbrojtje popullatës kosovare, në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj, fuqia e NATO-s, e ndërpreu dhunën , masakrat, gjenocidin dhe gjithë eksodin ndaj popullatës shqiptare të Kosovës. Ky ishte një opcion i vetëm për shpëtimin e popullatës së Kosovës, nga gjenocidi  i shkaktuar i forcave agresore serbe, të cilin opcion e përsëriste edhe presidenti Rugova.

Presidenti Rugova ishte simbol i unitetit të popullit të Kosovës, i cili kishte për qëllim fukcionimin e një shteti të ri, të lirë , të pavarur dhe demokratik. Vizioni i presidentit Rugova, ishte një mision i vazhdueshëm me miqtë ndërkombëtarë, i cili kishte një plan paqësor të Kosovës dhe rajonit. Rruga e misionit të Presidentit Rugova ishte shumë e vështirë, sepse me një popull të vogël dhe të shpërndarë në gjitha vendet e botës, të luftojë kundra një agresori të madh dhe të armatosur , ishte e pa mundur, por me gjithatë nuk e ndali rrugën e tij deri në fund, deri në disfatën e fundit të armikut shekullor.

Presidenti Rugova e krijojë Lëvizjen Paqësore , në kohën kur Kosova  ishte në valët më të egëra  të regjimit të Beogradit, i cili kishte për qëllim shkatërrimin total të një populli, prandaj përmes kësaj lëvizje paqësore ,për liri, demokraci dhe pavarësi, mbroheshin të drejtat nacionale shqiptare dhe vlerat univerzale të një populli.

Presidenti Rugova gjithherë thonte, Pavarësia e Kosovës , do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe botës, si edhe popullin e Kosovës, duke shpejtuar dhe proceset e mbrendshme demokratike dhe zhvillimin ekonomik .

Presidenti Rugova,  ka sdhumë vlera të veqanta si askush tjetër, i cili kishte një  qëllim  parimor dhe njerëzor, se vetëm  me luftën paqësore do të ndihmonte të drejtat njerëzore dhe çlirimin e tyre nga robëria. Ai, idealizoi dhe organizoi krijimin e shtetit paralel – shtetin e Kosovës, mbrenda suazës  së shtetit pushtues serb, që sot serbët e veriut e kanë kuptuar dhe kopjuar falso.

Shumë vende të Evropës dhe botës demokratike, si dhe SHBA-të, e vlerësuan vepren e Rugovës, duke e mbështetur rrugën e tij paqësore, duke e marrë si parim, jo betejen luftarake për shkatërrimin e njerëzimit, por rezistencën politike dhe filozofinë e paqës. Presidenti Rugova, ishte njeri i paqës, i cili i hapi dyert paqësore para botës, si kundërpërgjigje e rezistencës, që vlerësohet si modeli më i përsosur dhe unikat në filozofinë e veprimit politik. Presidenti Rugova, ka pasur gjithmonë qëndrim pozitiv, për gjithë lëvizjen e tij paqësore dhe angazhimin deri në amshim, për të ardhmën e Kosovës, si njeri besnik i popullit dhe atdheut të vet.

Presidenti Rugova nuk ishte armik i asnjë populli, por për të gjallë të vet, nuk i deshti një lloj të njerëzve, me dy fytyra,  por si gjithherë ishte tolerant e unifikues dhe udhërrëfyes  i proqeseve të mëdha të qështjes vendimtare për të ardhmën e shtetit të Kosovës, i cili i fitoi në këtë mënyrë shumë miqë të vërtetë të mbrendshëm dhe të jashtëm.

Frontet rugovjane

As një grup i njerëzve nuk përbëhët vetëm  nga njerëz të ndershëm, apo njerëz me dy fytyra, por nga kjo thënje nxjerrim një püërfundim se, Presidentin  Rugova në kohën e vet, e rrëthonin disa njerëz , jo vetëm me dy fytyra, por edhe më shumë fytyra , të cilët sot krokatën në emër të tij, por në realitet, janë ata që janë, të cilëve nuk i vie era fare » rugovizëm » as » njerizëm », të cilët mundohen që ideologjinë rugovjane, ta ndajnë në disa fronte, apo parti , për  interesat e tyre vetiake e partiake. Parimi kryesor i « rugovizmit » mund ti afrohet  njërës palë ,apo tjetres, pa marrë parasysh dallimet partiake, nëse ajo parti, ose ata përsona nuk kanë qëllime satanare, apo të keqpërdorimit të ideologjisë rugovjane, apo dhe krijimit të ndonjë përmbajtje të pa ndërgjegjshme , duke u fshehur pas një figure shumë të rëndësishme, sepse vetëvetiu do të nënqmohen.

Kur kemi parasysh lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, është çmimi më i madh që i jepet një populli,  për liberalizimin e jetës së tij , prandaj i këtillë ishte vizioni i Rugovës, që pas kësaj vinte buka dhe krypa, të cilat na mundësojnë tryezën tonë bujare e krenare dhe tradicionale, që të shtrohet e lirë përgjithmonë.

Mendësia e Rugovës i shte e qiltër dhe e mprehtë, i cili kishte shpirt durimi dhe besimi, me një madhështi të butë e të urtë, duke ruajtur forcën përballë gjërave të pakëndshme, dhe amiqtë i mundi me buqzëqeshje e mirësjellje, duke i goditur nga largë.

Rugovizmi si koncept shkencorë dhe historik i shqiptarëve, ka nevojë gjithmonë të studiohet dhe analizohet, sepse kemi të bëjmë me konceptet më thëmelore të  themelimit historik të shtetit të drejt, të një populli të shtypur me shekuj, sikur që ishte populli i Kosovës, apo Dardanija e sotme.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: