Jahë Sadrija: Sami Frashëri (1850-1904)- Jeta dhe vepra
| E Shtune, 28.07.2012, 10:26 AM |

Samiu si ideolog i shquar i Rilindjes Kombëtare

Sami  Frashëri (1850-1904)- Jeta dhe veprimtaria ideologjike e letrare

Nga: Jahë Sadrija

Sami Frashëri është intelektual i madh me kulture enciklopedike dhe njëri ndër ideologët më të shquar të Rilindjes kombëtare.

Samiu lindi në Frashër më 1850.  Mësimet e para i bëri në vendlindje te një hoxhë i fshatit.  Edhe gjuhët orientale, përsishten dhe arabishten, i mësoi në shtëpi me mësues të vacantë.  Më 1865, bashkë me Naimin vendosen në Janinë.  Atje regjistrohet në gjimnazin Zosimea.  Në gjimnaz njohu letërsinë klasike greko-romake dhe ate moderne të kohës.  U njoh edhe me veprat e illuministëve të mëdhenjë siç janë: Didroi, Volteri, Rusoi etj…dhe i bëri të vetat idetë e tyre.  Gjimnazin e mbaroi më 1871.

Samiu më 1872 shkon në Stamboll për të kërkuar punë.  Po këtë vit boton në turqisht romanin,”Dashuria e Talatit me Fitneten”, ndërsa në gjuhën shqipe u botua në vitin 1984.  Atje bie në kontakt me veprimtarë dhe patriotë të mëdhenj si me Pashko Vasen, Jani Vreton, Hoxhë Tahsinin, Kristoforidhin, Ismail Qemalin  dhe të tjerë.

Më pas hyn në lëvizjen përparimtare të turqve të rinj, të cilët përpiqeshin për vendosjen e një regjimi kushtetues në Turqi.  Samiu këtu lidhë miqësi edhe me poetin turk Namik Qemal, shqiptar nga e ëma. Në këtë kohë Samiu udhëheq shumë gazeta dhe revista në gjuhën turke siç ishin: “Siraxh”(Feneri) e vitit 1873, “Hadika” (Kopshti) 1873, “Sabah” (Mëngjesi) 1876, “Terxhuman-i shark” (Zëdhënësi i lindjes) 1878 etj.  Në shkrimet e tij ai shprehte ide të përparuara dhe mbronte çështjen kombëtare. Për këtë shkak internohet një vit në Tripoli në vitin 1874.  Në këtë kohë Samiu, shkroi dramën “Besa” në gjuhën turke.  Më pas Samiun e gjejm në Stamboll.  Në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ai u shqua me një aktivitet të dendur politik e patriotik. Bashkë me patriot të tjerë themeloi “Shoqërinë e të shtypurit shkronja shqip”.  Mbante korospondencë me De Radën, Thimi Mitkon, Elena Gjikën dhe luftonte për realizimin e programit të Rilindjes kombëtare. Shkruante tekste për shkollën shqipe.  Janë të njohura : “Abetarja e gjuhës shqipe”, “Shkronjëtore e gjuhës shqipe”, “Dheshkronja”, “Fjalori I përgjithshëm I historiesë dhe gjeografisë” më 1898.  Boton po ashtu  veprën e njohur “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhëtë” më 1899. Vdiq në Stamboll më 1904.

Veprimtaria e Sami Frashërit

Veprimtaria e Sami Frashërit është mjaft e gjërë.  Ajo u përket tri sferave të mëdha: publicistikës, shkrimeve letrare dhe shkencore.  Vepra e tij është shkruar në gjuhën shqipe dhe atë turqishte.  Me shkrimet e tij ka dhënë një kontribut të shquar edhe në kulturën dhe zhvillimin e traditës popullore turke.  Në gjuhën shqipe veprat më të rendësishme të tij janë: “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë” dhe drama “Besa”. Vepra e parë është më madhorja e Samiut, njëkohësisht edhe ndër veprat më të njohura të Rilindjes kombëtare.  Kjo libër u botua në Konstancë të Bukureshtit më 1899.  Ajo shërben si program ideologjik dhe patriotic për të gjithë rilindasit.Vepra ndahet në tri pjesë dhe secila sugjeron nga një kohë, nga një realitet të ekzistencës së Shqipërisë.

Në pjesën e parë- Të vepra “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë”, Samiu skicon historinë e Shqipërisë.  Shtron ekzistencën e saj, që nga lashtësia.  Ai përkrahë tezen e prejardhjes pelasgjike të shqiptarëve.  Autori në këtë trajtesë gërsheton të dhënat historike me mendimet e tij të rendësishme mbi traditën, gjuhën, virtytet e popullit dhe natyrën e vendit.  Përkujton me radhë luftrat e mëdha .  Ato ilirike, pastaj luftrat e Skënderbeut, Luftërat e Gjyzepe Garibaldit etj.  Flet poashtu për gjuhën si componentë kombëtare, tregon lashtësinë dhe njësinë e qënjes që përbën ajo.

Në pjesën e dytë-  Shqiptarët i përshkruan si robër, të shtypur, të përbuzur, të varfëruar nga zgjedha shekullore e Turqisë, si dhe rrezikun nga monarkitë fqinjë.  Autori këtu kujton Lidhjen e Prizrenit dhe sakrificën e shqiptarëve për ta ruajtur qënjen e tyre.  Kujton angazhimet e mëdha për shkollën shqipe dhe arsimin në gjuhën amtare..  Autori e përfundon këtë pjesë me bindjen dhe me thënien monumentale: “Shqipëria është në dorën e shqiptarëve.”

Në pjesën e tretë-Jepet projekti se si do të bëhet shteti, se si do të qeveriset  Shqipëria e pavarur.   Këtu shohim se si  Samiu e parasheh ndërtimin e një shteti të begatë, të qytetruar  të udhëhequr nga “pleqësia”, të cilën e kishin pasur pellazgët, ilirët dhe e kanë ruajtur shqiptarët.  Mbrojtjen e vendit ia beson popullit dhe se çdo shtetas nga mosha 20 e deri në 40 vjeç e konsideron si ushtar vendi.  Pos tjerash propozon themelimin e institucioneve përmes të cilave do të funksionoj shteti i pavarur shqiptar.  Veprën e përfundon me fjalët e pavdekshme,”Ja puna e shenjtë! Ja besa e jonë!”.  Kështu vepra me idetë dhe porositë e mëdha ka ringjallur shpirtin kombëtar.

Drama “Besa”-E shkruar më 1874, konsiderohet si vepra e dytë,(pas dramës “Nita” të Anton Santorit e vitit1864), e këtij lloji   në letërsinë shqipe në tërsi, anipse e shkruar në turqishte, por është krejtësisht me subjekt shqiptar.  Eshtë një vepër romantike, bukolike, në të cilën trajtohet dashuria e dy të rinjëve, e Merushes dhe Rexhepit.  Kjo dramë e shqipëruar nga Abdyl Kolonja në Sofje më 1901.  Ndër të tjera Samiu shkruan në parathënje:”Që prej kaq kohe ma pati pushtuar imagjinaten ideja të shkruaj një pjesë teatrale, në të cilën do të viheshin në pah disa zakone e vyrtyte të popullit shqiptar.  Dhe kjo jo vetem pse isha bir i këtij populli, por se këtu kasha vënë re disa vyrtyte burrërore e të larta , të denja për skenë siç ishin : dashuria për atëdhe, shpirti i sacrifices dhe Besa.

Vepra për shkollat- Aktiviteti i Samiut në lëmin e përhapjes së arsimit dhe të shkrimeve për të rinjët , duket që në vitin 1879, kur u botua “Alfabetarja e gjuhës shqipe” në Stamboll.  Përveç artikullit “Gjuha shqipe” nga shkrimet e tjera është edhe “Dheshkronja”, me një përmbajtje të mire shkencore , ky shkrim është ndarë në shtatë pjesë dhe përfshin gjithsejtë 13-14 faqe, si përpjekje e një libri gjeografik  për fëmijët e shkollave fillore.  Në vitin 1866 Samiu botoi edhe disa libra të tjerë për shkollat si:”Abetarja”, “Shkronjëtorja”, “Dheshkronja”etj.

“Dheshkronja u përgjigjet plotësisht kërkesave të një teksti me shpjegime dhe ilustrime të sakta për atë kohë mbi konceptet gjeografike.

Proza për fëmijë- Proza artistike e Sami Frashërit për fëmijë, përfshihet në abetaren e tij, që u botua për here të pare më 1886 nga shoqëria “Drita” në Bukuresht me titullin :“Abetare  e gjuhës shqipe.”  Libri u prit mire dhe u ribotua shpejt edhe dy here m ë 1888 dhe 1900.  Abetarja e Samiut është e shkruar me një kriter më të saktë metodik nga veprat e mëparshme të këtij lloji, që ishin botuar më pare.  Njohuritë në te jepen në mënyrë graduale, duke kaluar nga një mësim në tjetrin, nga e lehta te e vështira.  Të 48 mësimet e para të abetares japin njohuri mbi alfabetin, tingujt, rrokjet, fjalët dhe ushtrimet mbi to.  Kurse nga mësimi i 49 fillojnë copat e leximit dhe prozat e shkurtra si dhe fjalët e urta, që shërbejn edhe për të vegjëlit dhe të rriturit.


Ponoshec, 28.07.2012

(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: