Lutfi Alia: Sanxhaku i Shkodrës (III)
| E Diel, 22.07.2012, 09:51 AM |

Kush ishim ne,  para 400 vjetësh?

Sanxhaku i Shkodrës (III)

Nga Prof. Dr. Lutfi ALIA

-Kronika e Mariana Bolice Kotoranina,  për vizitat në Sanxhakun e Shkodrës në vitin 1614-

Pjesa e pestë e Dukatit (Sanxhakut) të Shkodrës është Podgorica, një qytezë e vogël, por e rrethuar me qendra të shumta banimi, që në tërësi përbëjnë 900 shtëpi, ku shumica absolute janë banorë kristianë.

Qyteti ngrihet ne brigjet e siperme te lumit Moraça, per te cilin folem dhe me siper.

Ky lum, ne anen e djathte te rrjedhes zbritese drejt Shkodres, e ndane Malin e Zi nga malet e larte e te pa arritshem, qe shtrihen ne te majte te lumit. Ne keto shkrepa te thepisur e të larte, jetojne shqipëtarët, malësoret kryengritesa, që luftojne kundër pushtuesve turq.

Keto male jane larg 60 milje nga Shkodra.

Ne vazhdim fisnikja Kotoranina pershkruan lumenjt qe pershkojne territoret per rreth e qe derdhen ne liqenin e Shkodres, si lumi Povia (buron mbi Plievic), qe drdhet ne lumin Moraça dhe qe eshte i pasur me trofta, me krap dhe ngjala. Lumi Ribniza, i pasur me trofte (te medha deri 10 – 15 libre). Ky lum buron ne malet e fshatit Slatica dhe bashkohet me lumin Moraça afer Podgorices, Lumi Zievna buron ne malet e Kuçit e pasi frmon nje liqe te vogel, vazhdon per 15 milje, afer Garlit bashkohet me Moraçen. Ne kete lume peshkohen trofta dhe tenke te vogla. Lumi Sitnica, buron ne malet e fshatit Beri te Lieskopolie, rrjedh permes fushes per 5 milie dhe derdhet ne Moraça. Ne kete lum peshkohen tenk, luzzi dhe skorance.  Morazça buron ne Moraça, nje fshat ne Hercegovine dhe pasi pershkon 120 milje, derdhet ne Liqenin e Shkodres afer Zhabjakut.

Nje banor myslyman i Podgorices, eshte i shquar per peshkimin ne lumenjet e ne liqenin e Shkodres, madje kap trofta (deri 7 pellembe te gjata), qe vijne nga liqeni dhe peshq te çdo tipi dhe i shet ne nje dyqan qe ka hapur ne qytet.

Ne Podgorice dhe rrethinat banojne mbi 2200 burra luftetare, shumica absolute katolike, nder te cilet 250 jane te armatosur me pushke (arkebuxhier), te tjeret jane kalores te armatosur me shpata, me heshta, me topuza e me harqe.

Sanxhakbeu dhe pse e ka rezidencen ne Shkoder, shpesh shkon ne Podgorice, pasi atje ka  livadhe te shumte, ku i leshon kuajt te kullosin lirshem dhe te argetohet me peshkimin si vete dhe rojet qe e shoqerojne (150 ushtare te armatosur me pushke dhe 100 me ushta e shpata).

Sanxhakbeu, çdo pranvere shkon te shetisi, te pushoje e te argetohet ne keto territore.

Ushtria turke e komanduar nga spahite, vazhdimisht kryen ekspedita neper fshatrat e malesise.

- Ne Kelmend (Climenti), repartet turke komandohen nga Nasuf Pasha i Stambollit.

- Ne Biellopauliç, komandon milicia turke e Podgorices.

Ne vazhdim, kronika e fisnikes Kotorrnina tregon per komandantet e reparteve turke, qe komandohen nga malazez, serb dhe shqiptare te konvertuar ne muhamedane si:

- Ne Kuç, ne Bratonosiv dhe ne nje pjese ne Plaves, jane ushtaret turq te komanduar nga Meduni,

ndersa ne pjesen tjeter te Plaves, ushtria komandohet nga Zuassi i Podgorices.

- Ne Hot, komandant eshte zoti Zaffer Zaus dhe Rexhepçelepi Haziçi.

- Ne Vasoeviç, eshte komandant Mehmet Aga Gllavatoviçi, qe eshte dhe Mytesarifi

- Ne Sllatice eshte zoti Bego Sinanbegoviç

- Ne Rapsh kpmandon spahiu (komandanti i kavalerise) Hazo Monçeloviç.

- Ne Skarlia (Scarglia) dhe ne Kastrat (Castratti), komandon zoti Hazaga Hadroviç.

Ne qendrat e banimit jane dhe Vojvodet, qe jane ekzekutuesit e drejtesise, per te thene me sakte jane gjyqtaret, qe ndeshkojne kedo qe ngre krye kunder turkut, si dhe kedo qe shkel rregullat dhe ligjet, duke i denuar me burg dhe me gjoba te renda.

Ne vazhdim jep te dhena per fshatrat qe shtrihen ne veri-lindje te Podgorices

- Daibabe, ka 60 shtepi, me 140 burra, me prijes Dabac Vukshini (Dabaz Vuchssin).

- Goriciani, ka 67 shtepi, me 130 burra, me prijes Vulatco Peiov.

- Gargli ka 80 shtepi me 185 burra, me prijes Vuco Juvanov.

- Golubovaz ka 100 shtepi, me 245 burra, me prijes Nixa Lachicev (Niksa Lakiçev).

- Curillo (Kurrila), ka 30 shtepi, me 78 burra, me prijes Daio Nicellizin.

- Plavniza (Pllavnica) , ka 80 shtepi, me 220 burra, me prijes Nico Raizev (Niko Raicev).

- Gostigli (Gostili), ka 70 shtepi, me 200 burra, me prijes Rado Strepeov.

- Moranovich (Moranovviç), ka 40 nshtepi, me 95 burra, me prijes Dabo Marcov (Markov).

- Bischian ka 70 shtepi, me 177 burra, me prijes Pavich Jovanov.

- Vuragn (Vuranja), ka 45 shtepi, me 97 burra, me prijes Peio Nixin (Peio Nikshini).

- Samaris, ka 57 shtepi, me 170 burra, me prijes Brato Mipov.

- Beris Lavzi (Berisha), ka 40 shtepi, me 79 burra, me prijes Rado Nicov.

- Slatiza (Sllatica), ka 40 shtepi, me 100 burra, me prijes Lassa Paios (Paio Lassa).

- Vuladni, ka 60 shtepi, me 130 burra, me prijes Andrin (nuk e shkruan emerin).

- Gruda, ka 40 shtepi, me 100 burra, me prijes Gassan Gergelov.

- Tusi (Tuzi), ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Giev Gievi (Gjev Gjevi)

Ne rrethinat e Grudes dhe te Tuzit shtrihen 17 fshatra, me banore katolike te ritit roman, si ata qe baojne ne shpatet e malit Verzi.

Ne kroniken e Mariana Kotorranina, rezulton se sa here flet per shqiptaret i referohet besimit katolik te ritit roman, ndersa kur flet per malazezet dhe serbet i identifikon me ritin ortodoks, qe ajo shpesh e shkruan riti servo-greke. Kur flet per banoret turq, i referohet asaj pjese te vogel te popullates te ketyre trevave, qe eshte konvertuar ne mysliman. Kjo menyre shkrimi eshte perdorur shume gjate mesjetes, por dhe ne shekujt e me vonshem, si rezulton ne shkrimet e shume prej kronikave te ketyre periudhave.

Mbi Sllatice, ne majen e nje kodre, qe shtrihet ne kembet e malit, eshte nje shesh i bukur, ku jane rrenojat e qytetit antik te Diokleas, i ndertuar nga perandori romak Diocletiano (me origjine nga keto treva ilire). Mbeturinat e mureve rrethuese te qytetit jane 6 milje te gjata.

Nga germimet e kryera, jane zbuluar blloqe te bukura mermeri, statuja dhe kolona te vendosura ne bazamente guri te forte, qe jane mbetje te tempullit, qe ishte ndertuar ne pjesen me te larte te qytetit Dioklea. Gjithashtu jane zbuluar pllaka te shumta mermeri, me shkrime latine, me emerin e Paulo Emilio (komandanti i legjioneve romake, qe pushtoj Ilirine dhe shkatteroj e dogji mbi 70 qytete-keshtjella). Ne keto rrenoja jane zbuluar dhe monedha te shumta ari dhe argjendi.

Turqit ne Podgorice i merrnin keto mermere dhe me karro i dergonin ne furrat e gelqereve.

Ne vazhdim do te pershkruaj kryengritesit, qe jane ngritur kunder turqeve, qe banojne  nder male, fortesa natyrale. Keto male fillojne ne kufi me Heregovinen dhe vazhdojne ne kuroren e maleve deri ne Shkoder. Jane gjithesej 11 fshatra, 5 te banuar me malazeze dhe shqiptar te besimit ortodoks dhe 6 fshatra te banuar me shqiptar te besimit katolik, te ritit roman.

Fshatrat ortodoks jane:

- Riovci, me 50 shtepi, me 120 burra, me prijes Ivanis Rodognin (Rodonjin).

- Bielopaulichi (Bjellopauliçi) me 360 shtepi, me 800 burra, me prijes Neneza Latinovich

(Latinoviç) dhe Batrich Tomasevich (Batrik Tomasheviç).

- Piperi, me 270 shtepi, me 700 burra, me prijes Raoslav Bosidanov.

- Bratonosich (Bratonosiç) me 87 shtepi, me 260 burra, me prijes Stanoje Radognin (Radonjin).

- Vassoevich (Vasoeviç), me 90 shtepi, me 280 burra, me prijs Nicolla Hotasev e Late Loiof.
     Fshatra katolike te ritit roman:
- Chuzzi Albanesi (Kuçi Albanez), me 490 shtepi, me 1500 burra me prijes Lale Drecalov et Neco

Raizcov (Neko Raizcov). Kuçianet jane trima te shquar.

- Climenti (Kelmendi), me 178 shtepi, me 650 burra, me prijes Smail Prentasev et Pedda Sucha,

Banoret e Kelmendit jane luftetare te vendosur.

- Rapsa (Rapsha), me 80 shtepi, me 260 burra, me prijes Prenc Castrat (Prenk Kastrati).

- Hotti me 212 shtepi, me 600 burra me prijes Maras Pappa (Marash Papa).

- Scariglia (Skarilia) me 30 shtepi, me 80 burra, me prijes Messa Porubba.

- Castratti (Kastrati), me 50 shtepi, me 130 burra, me prijes Prenk Bitti

Ne pjesen mbi malin e Kuçit, saktesisht mbi Guidde, ne nje gryke te malit, e vendosur ndermjet dy kodrave te bukura, ne pjesen e rrafshit, eshte qyteti i vogel i Medunit. Keshtjella e vendosur ne nje pike strategjike, eshte pothuajse e shkaterruaar nga sulmet e turqeve, kur pushtuan kete zone.

Ne pjeset e mbetura te keshtjelles, eshte vendosur garnizoni turk me 200 ushtare teper te eger e te rrezikshem, te komanduar nga Agaj dhe te ruajtur nga dizdari (roja i keshtjelles).

Kohe me pare se turqit te pushtonin Podgoricen, Albanine dhe Malin e Zi dhe rrethinat, ne Medina zoteronte konti Giovanni, qe e kishte seline ne Zhabjak. Pushtuesit turq, nen komanden e Mraher Aga e sulmuan disa here. Ne mbrojtjen e qytetit ndihmua dhe njerezit e Cernoviçit, ndonese me pare e kishin sulmuar Medinen per t’i grabitur medinasit.

Ne keto luftime te ashpra, Mraher Aga pati humbje te renda ne ushtrine e tij, megjithate mundi ta pushtojne e te behet zot i vendit.

Ne keto luftime pesoj demtime dhe Cernoviçi, madje ketu filloj humbja dhe e shtetit te tij.

...!
     Në një rrafshnalte te gjere, ne brigjet e lumenjeve te vrullshem e plot me peshq, shtrihet zona e Plaves, e banuar nga popullate malazeze dhe shqiptare, pjesa e gjashtë e Sanxhakut te Shkodres.- Ne fakt popullata malazeze kishte pesuar shpesh sulme dhe plaçkitje nga malesoret e Kelmendit, qe banonin prane kesaj zone.

Banoret e Plaves dergonin ne Kotorr 200 kuaj te ngarkuar me thase te mbushur me lesh dhensh dhe me mallra te tejra si dylle, djathe, drithra. Keto karvane udhetonin tre dite e tre net per te arritur ne tregun e Kotorrit.

Per t’u mbrojtur nga sulmet dhe plaçkitjet e kelmendasve, turqit ndertuan nje keshtjelle, ku u vendos nje garnizon i vogel turqish, qe ndikoj per t’u nderprere plaçkitjen e banoreve te Plavës.

Në Plave jane disa qendra banimi me malazeze dhe me shqiptare:

- Trapane, me 72 shtepi, me 187 burra, me prijes Dragoe Lacov (Lakov).

- Slatka, me 72 shtepi, me 78 burra, me prijes Dragoe Lacov (Lakov).

- Tresgnivci, me 29 shtepi, me 57 burra, me prijes Andria Bojos.

- Slarieka, me 63 shtepi, me 130 burra, me prijes Vuceta Raicev.

- Bosechi (Bozeki), me 80 shtepi, me 200 burra, me prijes Vucassin Raizev (Vukshin Raizev)

- Cechugni (çekunji), me 42 shtepi, me 100 burra, me prijes Dmiuhar Jovov.

- Giulichi (Xhiuliçi), me 33 shtepi, me 67 burra, me prijes Laco Milov (Lako Milov)

- Cormasi (Kormasi), me 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Vuchssan Lallecin (Vuksan Lalecini).

- Pannosieniza, me 70 shtepi, me 150 burra, me prijes Tomas Bratichiev (Bratiçev).

- Seole, me 40 shtepi, me 190 burra, me prijes Hotas Nicollin (Nikolin Hotas).

- Lug, me 60 shtepi, me 130 burra, me prijes Boje Lalov.

- Arssaniza (Arsanica), me 67 shtepi, me 148 burra, me prijes Nico Millov (Niko Millov).

- Ulottini i vogel, me 53 shtepi, me 112 burra, me prijes Pero Ivancev.

- Ulotini i madh, me 90 shtepi, me 210 burra, me prijes Pecin Boi

-Jovoino, me 29 shtepi, me 60 burra, me prijes Bojo Vaxin (Bojo Vakksin).

- Comorani (Komorani), me 37 sshtepi, me 73 burra, me prijes Vuchssan Nicov (Vuksan Nikov).

- Joancovich (Joankoviç), me 47 shtepi, me 100 burra, me prijes Rado Vuchov (Vukov).

- Ribassi, ka 90 shtepi, me 220 burra, me prijes Vulatro Juvanov.

- Crusuno (Krusuno), ka 49 shtepi, me 110 burra me prijes Dabisev Bracov (Brkov).

- Grad, ka 60 shtepi, me 140 burra, me prijes  Vuch Honessin (Vuk Honesini).

- Trepka, ka 70 shtepi, me 157 burra, me prijes Lale Nicov (Nikov).

- Dossago, ka 80 shtepi, me 180 burra, me prijes Lale Boiov.

- Gustigne (Gustinja), ka 100 shtepi, me 237 burra, me prijes Bello Juvanin.

Ne Gustinje, 1 ore larg nga Kelmendi, ne majen e nje kodre, ne vitin 1612, turqit ndertuan nje fortese, me mure rrethuese 400 hapa. Fortesa kishte tre ura levizese, qe gjate nates ngriheshin. Kjo keshtjelle mbante 200 ushtare kembesor dhe 50 kuaj te kaloresve te gardes.  Kjo keshtjelle u ndertua nga turku Sem Zaus, komandanti i Podgorices, sepse taksat (timarin), qe mblidhte nga popullata malesore e Pllaves dhe e Gucise, grabiteshin nga Kelmendasit. Zaus Aga i kerkoj ndihme Stambollit, qe ta ndihmonte per te perballuar rrezikun e kelmendasve. Kekreses se tij i u pergjijgj Hasuf Pasha, qe i dergoj finncimin e duhur per te ndertuar kete keshtjelle. Dua te theksoj se kelmendasit grabisnin vetem turqit, qe kihin mbledhur timarin (taksa per te ardhurat ne natyre).
    
Malesoret e Kelmendit ishin ngritur kunder turqeve ne vitet 1612 dhe 1613. Ishin rreth 5380 kryengrite, qe banonin nder male pothuajse te paarritshem dhe qe nuk paguanin timarin pushtueve turq. Malesoret ishin shume te lidhur mes tyre e ndones jetonin ne varferi, ndihmonin njeri tjetrin  Malesoret ishin te armatosur me shpata, me harqe, topuza dhe me pak pushke, por jo me shume se 100 pushke.

Ne vitin 1612, Stambolli dergoj nje ekspedite ndeshkimore, te komanduar nga i biri i Mehmet Pashes, qe e kishin vrare ne divan, gjate nje audience ne Banja Luka te Bosnies.

Ekspedita turke e perbere nga 25 000 ushtare, u nis nga Podgorica kunder kelmendasve. Ne keto luftime te ashpra turqit kapen rober, kryesisht femije dhe gra, ndersa turqit lane ne beteje mbi 300 ushtare, me plaçka e kuaj, qe i kapen kryengritesit.

Ne vitin 1613, Stambolli dergoj nje ekspedite tjeter te komanduar nga Asllan Pasha, qe mobilizoj ushtar nga 7 Sanxhaqe (Prizren, Peje, Dukagjin, Kazanjiç, Elbasan, Zadrima dhe Shkodra), qe pasi u bashkuan dhe me mobilizimin e 15 000 turqeve ne Malin e ZI, organizoj 60 000 ushtar. Per 24 dite keto ushtar u sterviten ne Podgorice dhe me pas u nisen drejt Kelmendit. Fillimisht, Asllan Pasha urdheroj vetem te vezhgohet levizja e popullates ne disa fshtara kryesore te Kelmendit e me pas urdheroj kapjen e 80 grave dhe femijeve, qe i derguan si skllever ne Turqi. Me pas mori 15 rober nga fshatrat e tjera dhe 1000 dukate gjobe.

Malesoret kelmendas u kishin krijuar prita marshimit te regjimenteve turke, e ne nje nga keto luftime mbeten te vrare 30 turq dhe 50 kuaj.

Ushtaret turq, te tmerruar nga sulmet e malesoreve, u kthyen ne Podgorice. Ne keto rrethana, komandantet e regjimenteve turke, kerkuan ndihme nga garnizoni i Castel nuovo (Novi Pazar), qe kryen reprazalje te egra kunder popullates malesore. Ne Vasovikio dogjen 85 shtepi dhe kapen 60 gra dhe femije, qe ishin fshehur ketu, per tu mbrojtur. Gjate terheqies per ne Podgorice, turqit i vrane roberit e pafajshem.

Ne kete levizja antiturke u ngriten dhe banoret e sanxhaqeve te tjere, si psh ne Kazanjiç vrane 70 turq, ndersa ne Peje 60 turq dhe 80 kuaj. Gjate terheqies per ne Podgorice, kur turqit po kalonin ne nje shteg te ngushte, te quajtur Lugu i Kusef, malesoret kryengrites vrane 40 ushtar turq dhe moren 70 kuaj dhe mushka me ngarkesat. Gjithashtu, kryengritesit shkembyen 152 malesor qe ishin rober te turkut dhe moren 1000 dukate demshperblim, per 160 turq qe kishin zene rob.

Kjo qe ju tregova, thuhet se ka ndodhur me malesoret kelmendas deri ne 10 nentor 1613.

Ne vazhdim, Mariana Kotorranina pershkruan intinerarin dhe pikat e ndalimit te postiereve,qe dergonin letra nga Kotorri deri ne Kostantinopoli (ne gjithe kroniken, Kotorranina perdor vetem emerin Kostantinopoli dhe asnjehere emerin Stambolli).

Udhetimi i Mariana Kotorranina vazhdon dhe jasht Sanxhakut te Shkodres, kesisoj ajo viziton Durresin, Lezhen (Alessio) dhe Krujen e ne shenimet e saj na jep disa te dhena te rendesishme:

Ne rrugen nga Buna deri ne Durres vizitova:

- Pulagni (Pulanji), ka 20 shtepi me 50 banore.

- Renesi (Rrensi), ka 100 shtepi me 200 banore.
- Qyteti Alessio (Lezha), ka rezidencen peshkopi. Qyteti ka 500 shtepi dhe mund te organizoj

mbledhjen e 700 burrave te armatosur; me prijesl Nasor Castelnovo.
- Matthia (Bregu i Mates), ka 40 shtepi e 100 burra te armatosur.

- Omuragni (Omuranji), ka 20 shtepi dhe 50 burra te armatosur.

- Lazzi (??), ka 100 shtepi dhe 250 burra te armatosur.

- Sanbasto, ka 40 shtepi dhe nxjerr 100 burra te armatosur. Nga ketu shkohet ne Kruje, qe eshte larg

vetem 4 milje.
- Kruja eshte qytet mbreteror, selia e te madhit kapidan Gorgio Castriotti Skanderbeg. Qyteti ka

kalane mdheshtore, qe eshte e ndertuar ne majen e nje kodre.
- Xegagni (Kseganji), ka 20 shtepi dhe nxjerre 50 burra te armatosur.

- Bellagni, ka 40 shtepi e nxjerre 100 burra te armatosur.
- Pres (Preza) eshte nje cittadella (qyteze), me keshtjellen te ndertuar ne majen e nje kodre dhe rreth

saj jane disa qendra banimi. Preza ka rreth 150 shtepi dhe nxjerre 350 burra te armatosur.

- Lazi (Laçi), ka 300 shtepi e nxjerre 700 burra te armatosur.

- Sanzach (Sanxhaku), ka 150 shtepi e nxjerre 370 burra te armatosur.

- Santa Lucia d' Arzenta (Shen Luçia e Erzenit), ka 50 shtepi, te vendosur ne anen tjeter te lumit e

nxjerre 150 burra.
- Durazzo (Durresi), qytet antik i  Albania, shtrihet buze detit, ne nje gji te gjere. Eshte nje port i

rendesishme. Agaj i Durresit, eshte turk, quhet Elesbegh.

Durresi ka pak banore. Prane qytetit ndodhen dy fshatra:
- S. Nicolo di Guai (Shenkolli), ka 10 shtepi me 35 banore.

- Selletta (Selita), me 100 shtepi dhe me 250 burra te armatosur.
     Ne kete kronike te pasur, Mariana Kotorranina jep informacione dhe per thellesine e lumenjeve ne gryke derdhjet ne det, duke filluar nga Buna e deri ne Vlore.

- Buna, si kemi theksuar arrine 5- 6- 7 kembe thellesi, qe favorizon lundrimin e çdo barke, anije

dhe galerave te vogela.
- San Zuane di Madua, ka uje me 3 – 4 kembe thellesi.

- Prin (Drini), nga ku shkohet ne Alessio (Lezhe), ka uje me thellesi 4 kembe.

- Mattia (Mati), ka uje me 4 kembe thellesi.

- Ismo (Ishmi), ka uje me 5 kembe thellesi.

- Santa Anastasia ponta di Redoni, eshte port.

- Shen Piero jasht Redoni, eshte port.

- Arzenta (Erzeni), ka uje me 3 kembe thellesi.

- Cavo de Palli (Bishti i Palles), nga ana e Durresit eshte port.

- Cavo de Lachi, eshte port.

- Bascotto (Bashota), ka uje me 3 kembe thellesi.

- Pollona (Apollonia), ka uje me 4 kembe thellesi.

- Vovissa (Vjosa) ka uje me 5 kembe thellesi.

- Vallona (Vlora), eshte port.

Ne fund te kronikes, autoria ben nje bilanc permbledhes te qyteteve, fshatrave, te shtepive dhe te burrave luftetare te Dukatit te Shkodres, qe mund te mblidhen per te luftuar per çlrimin nga pushtuesit e eger turq.

Pjesa e I. Mali i Zi: ka 90 fshatra, me 3524 shtepi e mund te mobilizoje 8027 burra, nga te cilet 800 te armatosur me pushke (archebuggieri), te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza.

Banoret e Malit te Zi jane te gjithe te ritit ortodoks (servo-greco).

Pjesa e II. Antivari (Tivari), permban 17 fshatra. Pa qytetin mobilizohen 885 burra per te luftuar, ndersa se bashku me qytetin 2762 burra, nga te cilet 400 te armatosur me pushke, te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza. Banoret ajne malazeze dhe shqiptar te ritit roman.

Pjesa e III. Dolcigno (Ulqini), nuk ka fshatra dhe mobilizon 800 burra, 400 te armatosur me pushke. Ulqinaket jane njerez te mire, lundertar dhe pirate. Shumica e banoreve jane shqiptare

Pjesa e IV. Scuttari (Shkodra). Perfshine 105 fshatra, qe se bashku me qytetin kane 3544 shtepi dhe mobilizojne 9240 luftetare, nga te cilet 1200 te armatosur me pushke, te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza. E gjitha fshatrat banohen nga Albanesi katolike te ritit roman.

Pjesa e V. Podgorizza, me qytetin dhe qendrat e banimit per rreth si dhe me 17 fshhatrat, ka 1697 shtepi, mobilizon 4376 burra, nga te cilet 300 te armatosur me pushke, te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza.

Malesoret kryengritesa jetojne ne 11 fshatra, 6 me banore katolike te ritit roman dhe 5 ortodokse.

Ne perberje te 11 fshatrave jane 2347 shtepi dhe mobilizojne 5380 burra te armatosur. Malesoret jane shqipetare dhe malazeze.

Pjesa e VI. Pllava, permban 23 fshatra, me 1360 shtepi dhe mobilizojne 3016 burra te armatosur, nder te cilet 100 pushkatar dhe te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza.

Citta Nova (Novi Pazar), ka 200 ushtar me rroge, te armatosur me pushke dhe 50 kaloresa.

Zuppa ka 25 fshatra, me 742 shtepi, me 1468 burra te armatosur, nder te cilet 250 me pushke.
     Dukati (Sanxhaku) i Shkodres ka 8 qytete; 1. Antivari (Tivari). 2. Dolcigno (Ulqini). 3. Scuttari (Shkodra). 4. Drivasto (Drishti). 5. Zabiach (Zhabiaku). 6. Podgorica. 7. Medun. 8. Citta Nova (Novi Pazar)

Ne territoret rreth ketyre qyteteve jane 288 fshatra, me 14 099 shtepi, qe mund te mobilizojne 35499 luftetare, nder te cilet 3650 mund te armatoosen me pushke.

-------------------

-Mbyllje e pjesës së tretë dhe krejt Ciklit “Sanxhaku i Shkodrës”-

Ç’farë do të lexojmë tjetër (sëshpejti) nga prof dr Lutfi Alia?

Në letrën dërguar redaktorit tonë Zeqir Lushaj, ai i shkruan:

I dashur Zeqir!

...!

Në ditët në vijim, jo fort larg,  do të dërgoj një material shumë interesant. Eshtë fjala për një letër të Gjergj Kastriotit (Skenderbeut), drejtuar kuvendit të Sienes...

Degjom këtu miki im i mirë: -Është letër origjinale që e kam prekur me dorë aty ku ka mbeshtetur pëllëmbën vetë Gjergji Ynë, i madhi Skendërbe.

Të përqafoj,

Luti

---------

- Shenim:  -Lutfi Alia, është mjek në Centro Prevenzione Oncologica të  qytetit Siena –Itali .

----------------------------



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: