Fahri Xharra: Mos na e ngucni gjuhën shqipe!
| E Enjte, 12.07.2012, 06:56 PM |

Mos na e ngucni gjuhën shqipe!

Nga Fahri Xharra

Sa hijerëndë është shkronja Ë ! E  dini se si ajo e rritë mendjen në shkrimet tona; e ka një arsye se e bën Shqipen  të lazdrohet në mesin e të gjitha gjuhëve tjera. Sa lakmi ia kanë gjuhët sllave,  sa shumë e ndiejnë vetën të përulur gati të gjitha gjuhët europiane që nuk iu dha zoti  këtë mrekulli të  ë-s dhe i la  ato të cunguara pa të . Sa e rris edhe unë mendjen që e flas  dhe e kam për gjuhë të nënës një gjuhë me 36 shkronja dhe me këtë dhunti të natyrës pa vështirësi  mund ti flasim gati të gjitha gjuhët e shkruara të botës. Jemi krenar!

„Gjuha shqipe është një, sepse veçoritë djalektet s’janë gjë tjetër veçse ç’faqje e jashtme e një strukture te brendëshme që ka qenë dhe është gjithmonë e përbashkët dhe në një.“  thoshte Ilia Dilo Sheperi.  Krenari dhe mburrje.

Kur serbët donin të na paraqisnin para botës e këtë e bëjnë edhe sot thonin:”  Arnautët janë një konglomerat primitivësh që i flasin 100 dialekte e nuk mirrën vesh njëri me tjetrin. Janë popull pa kulturë,pa trashëgimi as kulturore e as gjuhësore.Nuk kanë asgjë nga e kaluara se eshtrat e tyre kanë mbetur nëpër male ku aty jetonin ,dhe shenjat e tyre të së kaluarës janë si ato të arinjve dhe ujqërve”.(Jovan Deretiq, akademik serb). A jemi ne të tillë ?

Sa jemi të vetdijëshëm se gjuha e jonë është një… PO, gjuhës së lartë shqipe!

Shkronja “ ë” që më bën t`a dalloj plakun prej plakës, Lezhën prej Lezhit, Gjakovin prej Gjakovës, Tiranën prej Tiranit. . Kur e flas  fjalë me “ë” e dij se për kënd  dhe çka e kam fjalën. Kur e flas pa “ë” s`e dalloj se me çka kam të bëj. Shqiptimin e ë-s na e la trashëgim Ilirishtja dhe na e përjetësoi At Gjergj Fishta në Kongresin e Manastirit. Luigj Gurakuqi në Kongresin e alfabetit i ka pasë thënë këto fjalë:” E kemi porosi nga Jeronim DeRada ,që herëdo kur do të bëjmë alfabetin tonë , t`a  hyejnojmë shkronjën “ë”. Kjo nuk është e hundore ,por është “ë “ .  Ruana zot mendjen e kthjellët e mos të biejmë  pre e ndonjë plani të llahtarshëm!

“Ndryshimet e propozuara nga Këshilli Ndërakademik për Gjuhën në Akademinë e Shkencave nuk do të prekim themelet e gjuhës shqipe. Ky është shpjegimi i profesor Kolec Topalli i cili vjen menjëherë pas një zhurmë të madhe që u bë në lidhje me mundësitë e ndërhyrjes në gjuhën shqipe.” Jo profesor Topalli! Vetëm me pjesëmarrjen gjthëkombëtare mund të bëhën ndryshimet në gjuhën tonë.

.” O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin...”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij. A jemi edhe sot në këtë gjendje?

Çfarë peshe  çon në gjuhën tonë e cila po na bastardhohet çdo ditë e më tepër me fjalë të huaja, nëse gojëtarin e shkruajmë gojëtar apo gojtar. Po ,na thuani ju lutem e keni hasur këtë fjalë në shkrime ,TV apo Radio ,në 10 vjetët e fundit? Jo . Atëherë pse kjo nguti për këtë  fjalë? Mos është ndonjë  tjetër arsye më e madhe?

Koleci thotë se fjala hasm duhet shkruar hasëm, pasi askush nuk e thotë hasm,.! Çfarë ironie ,çfarë lyerje me akull ! Po çka rëndësi se si shkruhet një fjalë e huaj? Pse ore nuk propozoni që ajo të hiqet nga përdorimi ,si e  huaj ?  E ju “ gjëja “ se kujdeseni se t`a shkruajmë drejt.  Lojë me ndjenja ,lojë me gjuhën tonë. Diçka po mëshihet!

Dashuria ndaj atdheut, kulturës dhe popullit tonë nuk mund të jetë e sinqertë nëse nuk çmohet dhe ruhet gjuha e jonë. Gjuha është një organizëm i gjallë dhe si e tillë, ajo pëson ndryshime, zhvillohet dhe pasurohet. Ndaj këtij evolucioni duhet pasur kujdes për rrugën nëpër të cilën kalon gjuha, kështu që në çastin e caktuar të merren masa të duhura për t’i dhënë një trajtë më të përsosur dhe duke e ruajtur nga tëhuajsimi. Gjuha është ajo që i vuan pasojat e jetës materiale dhe shpirtërore të një kombi, të cilat duke u pasuruar me shpejtësi të madhe, sjellin çdo ditë dromca të reja. Lerëni njëherë për një herë “angazhimin” e juaj të “sinqertë për” vendin e vërtetë të “ë-s” në letrat tona.

Gjuhë indo-europiane, me një gjërësi shumë të madhe .do ta quaj gjuhë e Teutës (shkodrane). Ilirët e Ri, thonte Gustav Meyer (1850-1900) për shqiptarët.

“Gegë- toskë, Toskë -gegë !Ë - si shtyllë e shumë fjalëve duhet bërë një mes t' arsyes me rregulla bazë shkencore të gjuhës dhe të arrihet kompromis për letrarën tonë. Andaj gjuhëtarët tanë donë një përkrahje po edhe një shtytje për shqyrtim të një gjuhe letrare n' respekt të dy dialekteve, barazia e së cilave do pasuronte dhe do hiqte dyshimet e cekura a të ndikuara nga sistemi politiko- ideologjik , n' varësi nga etimologjia e fjalës ! (Musa Jupolli)”

“Shqipja është një ndër gjuhët themeltare të Europës dhe këtë shqiptarët nuk e dinë”( Ismail Kadare ) . E dijmë Z. Kadare. Por ndërhyrjet po na e thartojnë mendjen.

Kemi për çka të bisedojmë ,por vetëm në nivelin mbarëkombëtar: Njeriu që e do kombin e vet, duhet të gjejë shprehje të përshtatshme dhe të emërojë me emra shqip ato dromca të reja të futura në gjuhën tonë. Nëse gjuhën e ngarkojmë me fjalë dhe emra të huaj, ajo do t’i ngjajë një të sëmuri rëndë për të cilin vdekja është e pakapërcyeshme.

Dikur në mjediset folëse e më vonë edhe në ato pamore, në të dy anët e kufirit flitej vetëm gjuha e pastër letrare shqipe, folësi nuk guxonte të kishte përkatësi fonetike dialekti, krahine apo vendore.

“Nuk due me i hi argumentimit shkencor sepse nuk jam gjuhëtar profesionist,por edhe se kete pune e kane ba para mejet te tjere qe kane kene apo jane studiues t'mirfillte te g'juhs shqipe.Tashma e dijne te tane arsyen e shtrembnimit t'madh qe i asht ba g'juhs shqipe.Problemi asht se ndersa n'1972 asht dashte me i thane derrit daje,tashti nipat kane g'ja kah dajat e jane ba derra vete.Na,qe kerkojme me t'madhe sot,qe ti jepet vendi i merituem gegnishtes,nuk e bajme per arsye meskine te lokalizmit,por se e duem g'juhen shqipe.Dhe e duem t'bashkueme ,t'forte e moderne sepse ajo e meriton.Na nuk kerkojme revansh... Mundem me permende paskajoren qe dialekti gege e permban,ndersa ai toske jo.E megjithate,e persris,na nuk kerkojme me hjeke dialektin toske e me vu ate gege si g'juhe zyrtare. Vetem kshtu mund ta prosperojme g'juhen tone. (Pjerin Ndreka)

Duke i dëgjuar radiot e duke shikuar televizionet tona, në të dy anët e kufirit, mbetesh i stepur nga “gara” që ka filluar se kush më keq e kush më për vete do ta flasë gjuhën shqipe: dëgjon theks italian, grek, anglez, malazez, tiranas, shkodran, beratas, prishtinas, llabjan, dibran, drenicak, anamoravës, anadrinës etj. etj. Faktikisht, duke e dëgjuar folësin e kupton se nga është pronari i atij mjedisi folës apo pamor, çfarë prejardhje ka gazetari apo me çfarë qëllimi është bërë ai mjedis.

Përderisa te realizohet nji gjuhë mbarkombëtare ajo gjithmonë do të dehë zemrat por jo kurre arsyen. “Përse mua, si shqiptar që jam nga Kosova, nuk më pengon, dhe e kuptoj pa asnjë problem gjuhën letrare shqipe që flitet në Shqipëri apo kudo tjetër në trojet etnike shqiptare?! Kush u ka faj atyre “intelektualëve” të mjerë që nuk e kuptojnë këtë gjuhë mirë, të ëmbël, të shtrenjtë, e të dëlirë, siç e quante i madhi ynë Naim Frashëri (i cili është sa i Shqipërisë, po aq edhe i Kosovës)?!(Xh.Kryeziu)”

Mendoja, si mundet populli kinez me mbi një miliardë e gjysmë të ruajë gjuhën e vet të njësuar e ne shqiptarët sa një “mëhallë” e Shangait nuk duam apo nuk mundemi ta ruajmë, ta njësojmë gjuhën tonë mbarëkombëtare!

Problematika e shjtjelluar, ka kohë që po gërryen shpirtin tonë. Pse? Sepse po vërehen dobësitë tona me apo padashje në përdorim të kësaj zanoreje e qebesa aspak mangut edhe me bashkëtingëlloren rr! Të dy dialektet tona, që unë i marr si pasuri dhe vlera gjuhësore e kulturore, kanë edhe problemet e veta në përfshierje të drejtë përdoruese. Unë mendoj se gjuhëtarët tanë nuk kanë thjeshtuar spjegimin e përdorimit të drejt të zanores hundore Ë-ë. kur dhe si përdoren, ndonjë rregull më bindëse siç e kanë gjuhët tjera si psh gjermanishtja (Mentor Thaqi)

Nuk ju pengojnë lokalizmat ,fjalët e huaja  ,por juve ju pengon ë-ja të hasmi?

Kongresi i Manastirit me At Gjergj Fishtën në krye e caktuan sipas natyrës së gjuhës sonë që Nj-ja të jetë një bashkëtingëllore e gjuhës shqipe dhe shkronja e njëzetë e alfabetit të saj. Vendimi i Kongresit të Manastirit është Kur`ani dhe Bibla e drejtshkrimit tonë. Nuk ka zhvendosje, ndryshim apo ndërrim. Nuk mundet për nj-e-r-i-u-n të shkruhet n-i-e-r-i-u, për dh-ë-nj-e dh-ë-n-i-e, për n-x-ë-nj-a n-x-ë-n-i-a për Q-e-nj-a q-e-n-i-e, v-ë-nj-e v-e-n-i-e. Si ta shkruajmë numrin NJË? Sipas “dashamirëve” të gjuhës pra, do të ishte NIË.

Pse nuk mirreni me këtë ndrydhje të alfabetit?

Nje studim me vlere te madhe nga ju i nderuar. Ilia Dilo Sheperi, me botimin e vepres se tij "GRAMATIKA DHE SINDAKSA E GJUHES SHQIPE - LIBRI I SHEJTE QE I QENDROI KOHES DHE I PARAPRIU GJUHES SE NJEHESUAR EDHE PSE VEPREN E VARROSEN DHE AUTORIN E PUSHKATUAN NE VARR",(Dalip Greca- Gazeta "ILLYRIA"), qysh me 1927, ngre për herë te parë problemin e gjuhës së njëhesuar, duke insistuar qe te kemi "një gjuhë toskërishte te gegëzuar ose gegnishte të toskëzuar".( Eduard M. Dilo) .  E ne ku jemi?

Nuk ju pengon një gjuhë shqipe e italianizuar plot “emocione, sfida, ingredienta, gusto, puro, surpriza, grataçiela, butone, syrvejime, suportime, performime”, një shqipe të cilën duhet ta përkthesh në shqip vetëm nëpërmjet të ndonjë fjalori të vjetër Italisht-Shqip.

Nëna Shqipëri, vend ku me të vërtetë balta është më e ëmbël se mjalta, por…me gjuhë s‘i kemi punët mirë.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: