Dedë Preqi: Shenjti Vidovdan gabimisht e ka adresën në Gazimestan
| E Diel, 08.07.2012, 05:00 PM |

SHENJTI  VIDOVDAN  GABIMISHT E KA  ADRESËN  NË GAZIMESTAN

Nga Dedë Preqi

Dikush do t’ua ketë zili për të mirë, gjithë atyre njerëzve që shkojnë në kishë apo xhami, sepse jeta e atyre konsiderohet e mbarësishme,  apo e edukuar nën frymën fetare, së cilës i takon. Mandej, ata kanë raste për t’u pastruar nga mëkatët, e mëdha apo të vogla, mvarësishtë prej peshës së mëkatit, duhet t’a marrin edhe pendesën. Por, fatkeqësisht njeriu i sotëm është rabotizuar, ai edhe nëse bëhët se i beson zotit, vetëm e mashtron , sepse nuk ka ndjenja fetare dhe respekt ndaj zotit, por ka ndjenja „raboti“, ai hynë e del në kishë apo xhami, vetëm për ta parë dikush, duke u shtirë si fetar i denjë, në të kundërtën, ai i lutet shenjtërve të vet dhe Zotit, që ti jep fuqi sa më shumë, jo për të mbijetuar për bukë e ujë, por për ti dhënë fuqi, për t’a mundur dhe shkatërruar kundërshtarin e tij. Por, çuditërisht, edhe nëse shenjti qëllon i lodhur nga lutjet e njerëzve, apo nuk mundet t‘ua  plotësojë dëshirat të gjithë njerëzve, ndodhë që dëshiron ti largojë prej vetëvetës, dhe bëhët sikur u thotë, ju lutëm popull, bëni çka të doni, vetëm mua më lini të qetë...

Mirëpo, populli qëllon kryeneq, qëllon i pa edukatë njerëzore, qëllon urrejtës, qëllon vrasës,qëllon varrëmihës e gjakpirës, të cilin e përcjellin traditat e vjetra, atëherë ky popull, kujna duhet  t‘i drejtohet, për t’u bërë popull i sjellshëm, popull i ndershëm, popull i moralshëm, popull i afërsisë dhe fqinjësisë së mirë dhe popull i paqës. Të gjithë e dinë se, institucioet fetare janë  shtëpia të zotit, aty ku mësohet morali, etika, predikohet feja, e cila fe njerëzit i udhëron të mos bëjnë vepra të liga, të mos e urrejnë njëri-tjetrin, të mos vrasin njerëz të pa fajshëm, të duan vëllanë, fqinjin dhe kështu me radhë, janë ato parimet të cilat i mëson çdo fe në parimin e vet fetarë e njerëzorë.   Shpesh  ngjanë se, prisat fetarë janë jo predikatorë të sjellshëm dhe të përkushtuar ndaj fjalës së zotit, mendojnë se janë ata në vend të zotit,  ndoshta nuk urdhërojnë me ba keq, por i bekojnë njerëzit kur bëjnë keq, atëherë populli e mbërrinë shkallën e vet të imoralitetit, të pa drejtësisë, të pa edukatës njerëzore e as fetare, bëhën si të çmendur, të cilët nuk dinë të bëjnë mirë dhe të dallohen për mirë, por kryevepra e tyre kryesore është me bërë ndonjë skandal, ose me turpërue dikend, ose me mbytë dikend të ndonjë nacionalitetit tjetër, kinse për tu mburrur për patriotizëm, apo për ti përfilluar urdhërat e dikujna , të ndonjë partie politike ekstremiste e ultranacionaliste, apo edhe shtetërore. Pse jo, ndodh që edhe profeti,e shenjti, edhe mësuesi që shpërndanë fjalën e tyre, të mos bien në mirëkuptim në mes vete, sepse profeti dëshiron ndoshta që të tubojë rreth vetës sa më shumë ithtarë të vet, ndërsa shenjti dëshiron që ithtarët e vet të sakrifikohen për të, ndërsa mësuesi kërkon nga ithtarët e vet që të jenë besnik ndaj tij dhe lëmoshat të jenë sa më të bollshme. Dhe, nga gjitha këto elemente, rrjedh ajo e pa dëshirueshmja dhe populli bie viktimë e të kqijave, e cila do ta përcjellë dhe do ti sjellë llogari të pa këndshme në jetë. Kosova dhe populli shqiptarë, e ka vështirë ti harrojë  ngjarjet e tmershme të  luftës së fundit, të  vitit ‚99-të, kur forcat ushtarake dhe policore serbe, të asaj kohe kanë bërë  masakra të pa numërta, ndaj popullatës shqiptare të pafajshme, ku në mesin e tyre kanë qëlluar edhe shumë prisa fetarë shqiptarë, të cilët nuk janë ndarë nga populli, deri në flijim. Ndërsa,  në anën tjetër, priftat e kishave ortodokse serbe në Kosovë, në Serbi e Mal të Errtë, i bekonin ushtarët dhe paramilitarët serb, dhe kriminelët tjerë, të cilët vrajshin dhe mbytëshin sa më shumë shqiptarë. Edhe sot, pas 14 vjetëve, pas largimit të këtyre forcave kriminale, dhe pas 4 vjet të Pavarësisë së Kosovës, ka ende sot mbeturina kriminale serbe, në Kosovë dhe jashtë saj, të cilët edhe kësaj dite provokojnë dhe destabilizojnë Kosovën dhe shtetin e saj. Te ky popull nuk ndikon aq thellë në shpirt feja,por luan rrol feja,  vetëm fenë e respektojnë në emër të një zoti të veqantë, të cilit i luten me vra dhe me pre armiqtë e tyre, jo vetëm shqiptarë, por çdo popull që është jo serb.

Edhe këtë vit, për dallim nga vitet tjera me 28 qershor, festohet në Kosovë festa e shenjtit Vidovdan, apo festa e shën Davidit, me ç’rast kjo datë shënon Betejën e Kosovës, që Sërbia e humbi kundër Perandorisë otomane me 1389, në Gazimestan, afër Prishtinës. Në këtë vit ishin tubuar me qindra serb, të cilët ishin ardhë edhe nga viset tjera të Serbisë, të festojnë festën e Vidovdanit, me parulla e brohoritje  në shenjë respekti dhe trimërie, për kriminelët e akuzuar në Hagë, Millosheviqin, Sheshelin, Karaxhiqin e Mlladiqin, dhe  në mes tyre ekspozohej edhe fotografia e shenjtit Vidovdan. Kush këta njerëz mund ti quan fetarë, kur sjelljet e tyre ishin arrogante, ultranacionaliste e çetnike, dhe cila fe i mëson njerëzit e vet ditën e festimit me gjuajtë me  gur, armë dhe gjësende të forta njerëzit e rendit, sikur në këtë rast, që janë lënduar me dhjetra  polic të Kosovës, nga huliganët serb, duke tentuar të hyjnë me dhunë në Kosovë. Po, sikur të festohet një festë në kushte normale,  e qetë dhe në mënyrë paqësore, me siguri që do t’ua kishte lakmi dikush, por nuk mbahet mend, sidomos pas luftës në Kosovë, sa herë që festohet kjo festë, kurrë pa incidente nuk është ndarë. Apo, Kisha Ortodokse serbe i bënë këto organizime për qëllime të saja, të cilat nuk kanë karakter fetar dhe as predikime njerëzore, por të gjitha këto organizime kanë pravija politike dhe qëllime të errta për Kosovën dhe popullin  e saj. Kisha ortodokse serbe, sikur të jepte ndonjë mesazh paqë e qetësie, mesiguri populli nuk do të sillej sikur të ishin njerëz  kanibal dhe pa farë kulture njerëzore.

Fajtore është për të gjitha këto skandale edhe qeverija e Serbisë

Populli serb dhe Serbija, sikur ‚t’a  kishin hequr urrejtjen shpirtërore ndaj shqiptarëve dhe shumë popujve tjerë fqinj, do të ishte populli më përparimtarë në rajon.

Vetëm urrejtjen që ka për shqiptarët dhe shtetin e Kosovës, investimet që bënë për ta penguar këtë vend dhe këtë popull, kuvendet që bënë të veqanta për Kosovën, ku   vendos ligje e nene, për ta akuzuar shtetin e saj, planet që bënë Akademija e Shkencave dhe programet e saj, për degradimin e Pavarësisë së Kosovës,shpenzimet që bënë në veri të Mitrovicës, ku paguan miliona euro, për ti mbajtur të gjallë strukturat paralele, dhe shumë e shumë elemente tjera, të cilat shkojnë  nga bugjeti i popullit të Serbisë, dhe në dëm të saj, vetëm e vetëm për ta degraduar dhe ç’fuqizuar Kushtetutën dhe Pavarësinë e Kosovës. Prandaj, për të gjitha këto skandale që bëhen në veriun e Mitrovicës, por edhe këto të fundit në Gazimestan, fajtore është qeveria e Serbisë, në krye me udhëheqësit e saj, të cilët punojnë ende me kursin e vjetër politik, gjitmonë në kundërshtim të shqiptarëve dhe tani kundër shtetit të tyre, Kosovës së Pavarur.

Fajtore nuk është policia e Kosovës, të cilët akuzohen se ka përdorë masa të dhunshme ndaj popullatës serbe, sepse policia e Kosovës e ka kryer detyrën e vet, duke mbrojtë ligjin dhe rendin, duke mbrojtë vetëvetën dhe teritorin e vendit, por për të gjitha këto skandale është fajtore edhe Qeveria e Kosovës, e cila duhet të jetë më këmbëngulëse për qështje të tilla, dhe e vendosur për shtetin dhe teritorin e vendit të vet.

Apo, fajtor në këtë rast, mund të jetë edhe shenjti Vidovdan, i cili gabimisht i ka ngulur rrënjët në Gazimestan.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: