Hilmi Saraçi: A pati të drejtë opozita kur kundërshtoi privatizimin e Distribucionit të KEK-ut (?)
| E Premte, 06.07.2012, 08:31 PM |

A pati të drejtë opozita kur kundërshtoi privatizimin e Distribucionit të KEK-ut (?)

Nga Hilmi Saraçi

Opozita ka dështuar që në një seancë parlamentare ta bllokojë privatizimin e rrjetit të Shpërndarjes dhe të Furnizimit. Deputetët e akuzuan Qeverinë  se po i shet fare lirë dhe në mënyrë  jotransparente  resurset e shtetit. Në lidhje për këtë pati debatime të ashpra dhe akuzime reciproke në mes të VV (Albin Kurtit) dhe Qeverisë (Hashim Thaçit ) .Kjo sjellje me fyrje dhe  akuzime të panevojshme sikur iritoi dhe zymtoj atmosferën e Parlamentit të Kosovës, por edhe qytetarët që përcillnin seancën  nëpërmes ekranit televiziv. Për privatizimin është bërë fjalë mjaft nëpër forume dhe takime të ndryshme, sidomos për mënyrën e ngutshme , të pastudiur dhe për rrjedhat e dëmshme që ka sjellë privatizimi për qytetarët (punëtorët) tanë, për largimin nga puna të mijërava (punëtorëve) që nuk kanë nga ta sigurojnë egzistencën për të jetuar,  prandaj shitja e  Distribucionit të KEK-ut ishte e arsyeshme të kundërshtohet siq kundërshtoi opozita në krye me Albin Kurtin, por jo në mënyrën si u kundërshtua, me etiketime fyrje dhe akuzime të llojeve të ndryshme reciproke (në mes tij dhe kryeministrit), megjithatë përkundër përpjekjeve  dështoi bllokimi i  privatizimit të KEK-ut. Kjo iniciativë (intepelancë) sikur kishte mobilizuar dhe kishte mbledhur një grup punonjës të KEK-ut, para kuvendit ,nga Federata  e Sindikatave të Pavarura  “Elektrokosova” . Ata kërkonin nga deputetët të Kosovës që të jenë  më vegjilentë gjatë debatimit për privatizimin e ndërmarrjeve  publike , siq është  Distribucioni. Ata gjithashtu kanë kërkuar nga deputetët që të  votojnë kundër privatizimit të Distribucionit. Mirëpo krejt kjo hasi në vesh të shurdhër, pasi mocioni nuk  e mori shumicën e votave ,Mendoj se gjatë debatimit është dashur që të flitet më me profesionalizëm dhe të sqarohet më tepër për pasurinë  e shtetit, pasurinë kombëtare  që përmban kjo sipërmarje , e shumë të tjera në pronësi të saj, prandaj mendoj  se vendimi për shitjen e këtij aseti për vetëm 26,3 milion euro është  joadekuate. Shitja e distribucionit në vendet e rajonit është  bërë  dhjetëfish nga ajo që  është shitur në Kosovë”… Prandaj në këtë rast mendoj se  ka munguar transparenca, e cila nuk ishte në nivel, kishte mungesë në të gjitha detajet.Ishin  disa  mangësi sidomos mangësia që nuk u sqaruar se a është i përfshirë edhe veriu i Kosovës me privatizimin e këtij Distribucioni. Këto debatime dhe kritika kanë të bëjnë me  jetën e vështirë të qytetarit tonë si rrjedhojë e  privatizimit të ngutshëm dhe menagjimit të dobët. Në këtë fushë janë të pranishme shumë dobësi dhe keqpërdorime, për të cilat është dashur të përgjigjet dikush, por kjo mori kahje të palakmueshme qysh në fillimin e privatizimit, prandaj edhe po ka vështirësira në përmirësimin e tyre , respektivisht në marjen në përgjegjesi të atyre që sollen në këtë gjendje. Ma se keqi tani për tani janë duke e psuar punëtorët që kanë mbetur në rrugë dhe kurkush nuk qan hallin e tyre . Në një kategori edhe më të vështir janë pensionistët të cilët të shtyer në moshë , të sëmuar nuk gjejnë përkrahje ligjore dhe as morale për jetën e tyre të vështirë…

Draft-ligji për pensionistët nuk është i pranueshëm

Prandaj nese draft-ligji për skemat pensionale të financuara  nga shteti votohet si është tani nga Kuvendi i Kosovës, pensionistët me vend  kanë paralajmëruar  protesta  masive deri në radikalizëm të situatës në tërë vendin, ngase deputetët e kanë kundërshtuar draft-ligjin. Mandje ata nuk kanë nguruar që këtë draft-ligj ta quajnë edhe diskriminues, të papranueshëm i cili  do ta kishte vendin në koshin e mbeturinave “, sepse në këtë draft-ligj nuk bëhet  kategorizimi dhe mbi të gjitha Ministrisë së Financave  i jipet e drejta  t’i rritë apo t’i ulë pensionet kurdo që ai e sheh të arsyeshme . Këtë të drejt nuk e ka askush dhe askund.. Sipas statistikave aktualisht janë rreth 107 mijë e 450  pensionistë të bazuar në moshë , 32 mijëe 418 sish janë pensionistë kontributpagues, kurse 18 mijë e 594 veta  pensionistë të paaftë, 3839 veta  pensionistë të “Trepçës” dhe 655 veta  pensionistë  të TMK-së. Kështu totali i të gjithë pensionistëve  është  162 mijë e 947 pensionistë. Mendoj se në këtë fushë nuk është punuar sa duhet…prandaj gjendja e punëtorit tonë dhe pensionistit është e mjerueshme dhe sa më parë duhet të shikohet për përmirësimin e gjendjes së tyre..

Përplasje dhe “sqarime” për grushtimet

Përveç përplasjeve të deputetëve rreth privatizimit të KEK-ut pati edhe përplasje të tjera në mes të deputetëve, rreth krushtimeve para hyrjes së Parlamentit. Në këtë rast deputetët që u  grushtuan javën e kaluar jo vetëm që nuk janë penduar për aktin , por janë edhe më të nxehur me njëri tjetrin, sepse në këtë seanxë në vend që t’i ulin gjakrat ata akuzuan njëri tjetrin , sidomos pati akuza për SHIK-un. Me iskenimin e problemeve  të tilla po fshihen çështje shumë më madhore  për vendin.Pika për deklarime jasht rendit të ditës  duhet të jetë për interesat dhe shqetësimet që i kanë qytetarët e Republikës së Kosovës, por ka edhe debate  që bëhen jo rastësisht, kryesisht për të shpërqendruar vëmendjen e qytetarëve  të Kosovës nga problemet jetike që janë dhe kjo nuk bëhet pa qellim. Aktorët tashmë po dihen”..(Armend Zemaj)

Deputetët serbë nuk respektojnë parimet dhe ligjet e Parlamentit të Kosovës

Deputetët serb në Parlamentin e Kosovës  tani janë  mësuar që të kritikojnë dhe të anashkalojnë vend e pa vend institucionet e Kosovë. Kësaj radhe deputetët:  Petar Miletiq dhe Rada Trajkoviq, pavarësisht dallimeve politike  ishin të bashkuar të enjtën në një pikë të vetme  për t’i sulmuar institucionet e Kosovës rreth ngjarjeve  të “Vidovdanit”  kohë më parë . Ata thanë  se veprimi i Policisë së Kosovës ka qenë joprofesional, i bazuar në përceptime  të ndarjes etnike  dhe me emocione nacionale  dhe urrejtje ndëretnike  e fetare  se në kuadër të policisë së Kosovës  eksiston komanda  paralele  e cila dominohet nga shqiptarët dhe për fat të keq kjo është dëshmuar kundër besimtarëve të besimit ortodoks serb” (kohë më parë me rastin e festimin të Vidovdanit)…Këta deputetë por edhe disa të tjereë nuk e panë të arsyeshme të kritikojnë huliganët serbë të cilët me parolla (sllogane) çetnike dhe sjellje nacionaliste nxisnin urrejte ndërnacionale duke prishur rendin dhe qetësin publike në një shtet tjetër. Kështu deputetët serbë nuk dijnë të ndalin sjelljen e tyre deskruktive, nacionaliste dhe të pengojnë zgjedhjen e shumë problemeve të pranishme të komunitetit të vet , në radhë të parë . Ata  janë të instrumentalizuar dhe të dirigjuar nga Serbia për ta prishë rendin dhe qetësinë. Mjaftojnë të përmenden disa deklarata të udhëheqësisë serbe ( Nikoliq dhe Daçiq – dy përkrahës ,ultranacionalistë dhe  bashkëpunëtorë të Millosheviqit dhe Sheshelit) për të nxitur pasiguri dhe urrejtje ndëretnike dhe nacionale. Kjo në radhë të parë shkon në dëm të tyre (serbëve) , që ponojnë kundër institucioneve të Kosovës, por edhe në dëmë të zgjidhjes të shumë çështjeve të tjera më rëndësi,sidomos në veri të Kosovës, ku në dialogun e ardhshëm ata mendojnë se veri i vendit do të ketë prioritet në  bisedime. Mirëpo negociatorët tanë duhet të jenë mjaft të kujdesshëm. Më parë duhet të implimentohen marrëveshtjet e arritura më parë e pastaj të vazhdojë dialogu. Veriu i vendit është i pacenueshëm dhe kurfarë  statusi të veçantë nuk duhet të pritet përveç atij të Pakos së Ahtisarit.

Edhe unë mendoj se  Policia e Kosovës me vigjilencë dhe profesionalizëm ka afruar shërbimin e vet për sigurimin e pelegrinëve  dhe qytetarëve në përgjithësi, me rastin e festës së “Vidovdanit” ,duke siguruar një qarkullim të lirë , sipas agjendave  dhe planëve  të parapara . Gjatë kohës së manifestimit (“Vidovdanit”)  janë raportuar disa incidente  të vogla  të cilat nuk kanë ndikuar në sigurinë  e përgjithshme  si rasti në Merdar, kur nga gjuajtja më gurë dhe gjësende të forta nga grupi i huliganëve  serbë  ndaj zyrëtarëve policor janë lënduar gjithsejt 35 zyrëtarë policor, kryesisht me lëndime të lehta“…  (Bajram Rezhepi). Mjaft kemi qenë tolerantë ndaj “vizitorëve” kinse për fests fetare. Ata gjatë këtyre “vizitave” kanë qenë  keqpërdorues dhe kanë nxitur pasiguri dhe konflikte ndërnacionale. Kësaj radhe u pa se PK mund të jetë në nivelin profesional siq ishte gjatë kësaj kohe të festimit të “Vidovdanit”. Edhe gjatë kesaj ngjarje “fetare” ishte e pranishme toleranca dhe durimi i Policisë së Kosovës…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: