Dedë Preqi: Mistere të shëmtuara që vërshojnë shoqërinë tonë
| E Premte, 29.06.2012, 07:59 PM |

MISTERE TË SHËMTUARA QË VËRSHOJNË  SHOQËRINË TONË

“Ekzistojnë gjëra, të cilat do t’ju shpiejnë që t’a humbni arsyen,ose nuk keni asgjë çka të humbëni” - Gotthold  Ephraim.

Nga Dedë Preqi

Dikush mund të thotë se, nuk është koha të shkruajsh, apo të mirresh me këto gjëra, por, janë ato të cilat, deshe apo nuk deshe, të tërheqin zvarrë pas vetës në botën e misterëve të tyre, dhe për njeriun normal i duhet forcë dhe energji për tu përballuar kundra pengesave të natyrës psiqike dhe fizike, që shkakëtojnë këto dukuri në përkeqësimin e gjendjes njerëzore. Atëherë, njeriu e kërkon të vërtetën, sepse çdo gjë për të, është e çuditshme  dhe mister, e çka tjetër, kur vetëvetën mund ta quan  një “depërsonalizëm“.Prandaj, thuhet se ekzistojnë gjëra të fshehura te vet njeriu, të cilat janë analoge për të kuptuar një të vërtetë, sepse paraqitet kompleks për njeriun e rëndomtë. Të gjithë mund të thëmi se nuk ekzistojnë gjëra të tilla dhe nuk është kjo, që na inkurajon dhe na jep kuptimin e asaj gjendje, por vuajtjet tona, sakrificat dhe eksperiencat, me të cilat këta njerëz ballafaqohen dhe nuk i tejkalojnë  lehtë, apo me ndihmën shumë rrugëve të cilat njerëzit i shpjegojnë në mënyra të ndryshme, me ndihmën e psihiatrit, mjekut,dhe në bazë të besimeve fetare, përmes priftit, apo hoxhës. Në këto rrethana tronditja psikologjike mund të paraprijë një procesi të gjatë deri te shërimi i mundshëm, por optimizmi duhet të qëndrojë shumë i fortë, i cili kishte  me i kontrollue ndjenjat tona në këto situata dëshpëruese. Andaj, njeriu mbetët nganjëherë, apo në të shumtën e rastëve i pa fuqishëm për tu përballur me këto mistere të rrezikshme, të cilat i krijon vet njeriu, kundër tjetrit, për ti krijuar pengesa dhe rreziqe në jetë. Një ndër këto mistere është  mjeksija e rrejshme dhe maxhitë, të cilat origjinën e tyre e kanë shumë të vjetër, atëherë kur nuk ka pasë spitale dhe institucione tjera shëndetësore. Kështu njeriu, ka trillue vet në raste të ndryshme diçka absurde për nevojat e njerëzimit, pa e pasur aspak të njohur mjekësinë e vërtetë dhe shërbimet tjera medicinale, duke krijuar barëra të rrejshme për dhimbjet e të sëmuarit, që në të kundërtën pacientin e ka shpëtuar fati i vet, dhe njerëzit u kanë besuar këtyre mjekimeve të rrejshme, duke e lënë fatin dhe jetën në duart e tyre. Është një thënje shumë interesante e një mendimtari të vjetër Gotthold Ephraim, i cili thotë: „Ekzistojnë gjëra të cilat do t’ju shpiejnë të humbni arsyen, ose nuk keni sgjë çka të humbni“. Prandaj, njerëzit janë të gatshëm të trillojnë ëndërra dëfryese ,por edhe trishtuese për të ardhmën e vet, por vetëdija njerëzore duhet të mos i lejojë dhe të shërbehet në këto trillime të rrejshme, që servohen  në të kundërtën e asaj që lumturinë njerëzore ta shëndërrojë në tragjedi, apo kriza shpirtërore.Këto raste  të mjekimit të rrejshëm, për fat të keq i gjejmë edhe sot me një vërshim të pa ndalur, por  dhe të reklamuara në të shumtën e rasteve nëpër gazeta të ndryshme shqiptare, për të gjetur ende viktima të fitimit të ç’ndershëm, duke shfrytëzuar shumë raste edhe fatkeqësitë e njerëzve, për të shkëputur sa më shumë lek. Në ditët e sotme janë shtuar plot njerëz, mos të thomi edhe plot shqiptarë, të cilët në mënyrë të hapur ushtrojnë veprimtaritë e tyre, duke reklamuar barëra të ndryshme kundra sëmundjeve të njeriut, por në realitet, as që kanë ndonjë efekt shërues, por vetëm për përfitime materiale.Në këtë grup të këtyre njerëzve hynë edhe falltorë të ndryshëm,duke treguar veprimet e tyre të rrejshme përmes letrave të fatit dhe vijëzave në fillxhanin e kafesë, duke mbjellë te njerëzit shpresa të rrejshme, apo lumturinë e jetës, në të kundërtën dhe në tragjedi. Në raste të tilla, nuk është vetëm dhimbja fizike që ndihet më së shumti, në krahasim me dhimbjen shpirtërore, dhe indinjata mbi pa arsyeshmërinë është ajo që dhemb më së shumti. Dhe në veqanti, ndër të gjitha këto veprime mashtruese dhe keqbërëse të njerëzve, më të rrezikshme janë veprimet e atyre që merren me llojet e magjive, të ashtuquajtura „magji të zeza“, të cilave njeriu i sotëm u beson me një përqindje të madhe. Veprimet e atyre njerëzve, që bëjnë me vetëdije këtë lloj veprimi kundër të tjerëve të pa fajshëm, me qëllim të keqësimit të gjendjes së tyre, apo për t’a përvetësuar dikend në dashuri dhe shumë gjëra tjera të këtij lloji,në anën tjetër,të njëjtit reklamojnë se jemi shërues të këtyre magjive,dhe vetëm ne, kemi mundësi të ju lirojmë nga këto të liga, sikur dora e zotit.

Çka tjetër të thuhet, apo kujna ti besohet?

Njeriu i cili e ka mendjen e shëndoshë, logjikën e pastër dhe besimin e vërtetë te një ZOT, mundet lehtë të del nga kjo krizë, apo kompleks njerëzor, duke menduar se, njeriu i magjive të tilla nuk ka dorë shëruese, që e zavendëson dorën e Zotit. Mandej, çka do të thotë se, përmes këtyre besimeve të rrejshme, njerëzit përpiqën me e zbulue fatin e jetës së vet, me anën e këtyre formave, duke shpenzuar edhe të holla të mëdha, duke i mbyllë sytë para vetës dhe botës njerëzore, duke i besuar këtij lloji të qoroditur, që janë njerëz, jo që ju mungon dija profesionale, por janë njerëz pa as fare shkolle, duke e mashtruar botën mendjelehtë vetëm për përfitime materiale.

Sot , njeriu i sotshëm jeton në shekullin e dijes dhe shkencës, dhe këto forma të rrejshme të njerëzimit nuk duhet të ndikojnë në ndërgjegjën e tij, sepse nuk kanë lidhje me arsyen njerëzore dhe besimin në një Zot. Çdo formë e këtyre veprimëve të rrejshme paraqet një krim të madh në shoqërinë tonë dhe në çdo shoqëri tjetër të shëndoshë njerëzore, dhe këtij krimi i bashkangjitën edhe ata njerëz që u besojnë njerëzve të tillë, të cilët e meritojnë një denim... Denimi më i madh për këta njerëz është, kur njeriu i ndërgjegjëshëm u largohet dhe nuk beson në këto mashtrime, duke besuar në rrugën e drejtë shkencore, të cilën Zoti ua ka mndësuar njerëzve ta vertetojnë  formën e veprimit të vet, jo në forma të liga, por në forma të shëndosha dhe në të mirën e njerëzimit pa dallim. Përpjekja për t’ia drejtuar njeriu  kritikën vetëvetës dhe për ti shikuar gjërat në dritën e diellit, është një lloj zotërimi i artit pozitiv dhe i qmuashëm njerëzor, për të jetuar më qetë dhe më mirë, edhe pse dukuritë shëmtuese në mesin tonë janë omniprezente.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: