Fritz Radovani: Kobra Nexhmije Hoxha urdhnon Europën!
| E Marte, 26.06.2012, 06:43 PM |

KOBRA  NEXHMIJE  HOXHA  URDHNON  EUROPEN !

Në 45 vjetorin e “Revolucionit Kultural”…

Nga Fritz RADOVANI

Edhe kobres ka me i mbetë “hatri” kur të marrin vesh se i kam vue emnin e saj një tjeter kokerr kurvës plakë, që asht vështirë me iu gjetë monstra nder libra e katalogë bordelesh…

Historia e PPSh dhe “veprat” e Enver Hoxhës, Ramiz Alisë etj., nuk kanë shpjegue saktë asnjëherë se kujt i vunë “gishtin” ma parë Dushan Mugosha e Miladin Popoviqi, të ardhun në Shqipni per me formue PKSh në vitin 1941, Nexhmijes apo Enverit... Një Burrë i moshuem në Tiranë më ka pasë tregue se, kur ishte fare e re, “ajo drejtonte një grup vajzash që në fund u zhduken të gjitha paperjashtim tue perfundue me Fiqrete Shehun...” Asht i njohun një fakt: Tue fillue nga të parët komunista të viteve 1936 – 1937 të Shkodres, Gjovalin Luka me shokë, kanë kalue “provimet” e sigurimit të shtetit në zyren e Nexhmije Hoxhës, e cila shpesh kur dallonte shenja “pasigurije” në formimin e tyne per të shkue ma nalt pranë Enverit, nuk i kalonte “klasë” ...e shpesh perfundonin në koshin e plehut, vend ku me të vertetë “ashtu si i bane hysmetin, i ndien edhe lezetin!”, si i tha komunistit vjeter Zef Mala, kur u arrestue një i burgosun nga biruca që kishte pranë të pranguem në sigurimin e Tiranës...Pra, Nexhmija, ua vinte gishtin!..

“Shoqet” partizane, edhe pse banonin në zemer të Tiranës, në të vertetë kanë “vuajtë”...

Nuk u mungonte kujdesi i tregtarëve të Pazarit të vjeter, të cilët nuk kanë kursye asgja për këto “shoqe” me të cilat argëtoheshin dylberët e tyne. Per këte flasin “bazat” e tyne... Mbas vitit 1944 këto “shoqe” u distancuen nga “zonjat” të cilat i mbanin në shtëpijat e veta. Me rasë edhe ua kanë “shperblye” sakrificat “zonjave”, tue i pushkatue burrat apo vllaznit e të afermit.

Kjo ishte edukata që u dha PKSh, e cila filloi me Qemal Stafen, Vasil Shanton, Bahri Omarin e vazhdoi deri tek ma i fundit “armik i popullit”, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu...që këto “shoqe”, tue fillue nga vetë Nexhmija, kanë ba shumë perpjekje me mujtë (mos) me i çue në plumb...por nuk kishin çka me i ba “partisë”, e cila nuk kishte fare mëshirë per armiqtë dhe “miqtë” e saj kur vinte puna tek ai i shtrejti dhe i paprekshmi kolltuk i pergjakun i anadollakut kriminel e terrorist Enver Hoxha. Ma vonë kur Nexhmija u “kulturue” në shtratin e Enverit, ajo jepte “mendimin” se kush duhet me kenë edhe në drejtimin e aparatit të komitetit qendror, të kuvendit popullor, të gjykatës së naltë, të bashkimeve profesionale, të frontit, të rinisë, të lidhjes së artistëve dhe shkrimtarëve...e deri tek dezhurët e “ministrisë së mbrendshme”, ku kuadrot e zgjedhun nga “partia” duhej t’ ishin të gjithë të aprovuem prej saj. E “provueme” per shpirtin e saj plotsisht të perputhun me kriminalitetin dhe terrorizmin oriental të Enverit, me të cilin e lidhte fort edhe hipokrizija anadollake e paraardhësëve të tyne, kjo bushter filloi me u dukë nder tavolinat e para të Kuvendit popullor që në 1945...e rrethueme nga “intelektualët” e njohun per firmat e tyne në vendimet e ekzekutimit të Rinisë Atdhetare Shqiptare, që nuk pajtohej me komunizmin ose nuk pranonte bashkpunimin me organet e sigurimit të shtetit, vegles gjakatare të PPSh. Ishte e qeshun dhe autoritare, dy cilësi që i fitoi me “aftësinë” e saj në rekrutimin e elementit të ri në sherbim të partisë dhe të diktaturës terroriste, për të cilen ka punue gjithë jeten.

Në vitin 1959 kur Nexhmija ishte 38 vjeç, me daten 1 maji 1959, një vajzë e vogel, e quejtun Drande Malaj, fshatare nga Velipoja, jetime pa babë dhe krejt e vetme u rrit nën kujdesin e axhës së saj, i cili atëherë ishte arrestue dhe dënue me vdekje. Kjo jetime e vogel jetonte me sherbyesen e shtëpisë...Ia mësynë diten e 1 majit tek tribuna qendrore para hotel “Dajtit” porsa perfundon parakalimi tradicional, jo direkt diktatorit, por të shoqes, Nexhmije bushtres, me shpresë se nen petkun e saj amoral, kishte mbetë ndonjë shkendi e “dashnisë së nanës”...

I kerkoi asaj “me i falë jeten e axhës së vet prift, që ishte plot 40 vjeç, dhe i vetmi njeri i jetimes në Botë!”...Po zemra e një kobre kurvë, që ishte padrone e haremit Hoxha, nuk kishte si me u tregue e mëshirëshme ndaj një Prifti Katolik... Porsa Drandja e vogel foli, Nexhmija i tha: “Po ai është armik?!”...dhe mbas 10 ditësh, me 11 Maji 1959 axha i Drandes u pushkatue..

Mbas vdekjes së Enverit, kobra jepte “mendimet e tija” prap në byro politike të komitetit qendror të partisë, mbasi shumë “ide të tijat” nuk ishin shkrue prej tij nga skleroza që e pat çmendë në vitet e fundit të jetes, e që ma vonë vazhduen me u botue mbas ngordhjes së tij...

Me daten 16 prill 1990, pasuesi anadollak i Enver Hoxhës, dylberi i boshnjakëve Ramiz Alia, deklaroi në mbledhjen sekrete të byrosë politike të komitetit qendror të PPSh: “ Edhe barë do hamë, edhe gjak do derdhim, këtu e më tej nuk shkojmë, lirinë, pavarësinë dhe socializmin nuk e sakrifikojmë!”... Kjo deklaratë u publikue ne TVSh, me daten 11 mars 1996.

Alia shton: “T’i japim idenë pa marrë angazhime... Nuk pranojmë pluralizem, kurrë..!”

Po atë ditë në atë mbledhje kobra Nexhmije Hoxha deklaron: “Peres De Kuelar duhet që Shqipërinë t’a pranojë kështu siç është...”. A nuk asht urdhën per Europen kjo thanje e saj?!

Atëherë na nuk ishim as në “Konferencen Islamike”...

Ndersa sot që kemi edhe mbështetjen e “vëllezërëve të gjakut, turqit”... Europa, duhet të dijë se né kemi edhe fjalë të tjera... “Do apo nuk do ajo, më në fund né bëjmë punën tonë”!

“Qeveria do bëjë si thëmi né...Kuvendi Popullor të mejtohet mirë kur zë me gojë emrat tanë...Jemi qenë dhe vazhdojmë me qenë heronjë të bankave arabe e turke... se gati me shkoj goja me thënë Perëndimore...Gjykatat e organet e drejtësisë i kemi né...Morët a nuk morët vesh?

Tani kemi zgjedhur edhe Presidentin e ri...sigurisht nga tanët, bijtë tanë...nga ata që me gojën e vet janë betuar si oficerë se ‘Enveri ishte babai ynë!’...Enveri ishte çun turku... dhe si turk i tillë ai dëshëronte: ‘Turqia duhet të shtrihet deri në detin Adriatik...!”...Zbatoni porosinë e tij!”

Ky asht testamenti i kobres Nexhmije Hoxha...per Europën, e kedo tjeter, që ban sikur nuk kupton se çka domethanë ajo me fjalët: “Né jemi vëllezër e motra gjaku me turqit!”...


Melbourne, Qershor 2012.

(Vota: 23 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: