Mustafë Shabani: Premierë e suksesshme në Freiburg të Gjermanisë
| E Diel, 17.06.2012, 12:02 PM |

Në Theatron e qytetit Freiburg të Gjermanisë me një sukese të paparë u dha pemiera e shfaqjes së Theatrit „VOLXTANZ“nën regjin e Raphael Hillebrand.

Ai ka ofruar rrethë vetes 25 të rinjë profesionist të Hip-Hopit,tre nga ata edhe aktor profesionist në Theater si dhe SHKShqiptare:“Scanderbeg“ nga Freiburgu me valle tradicionale shqiptare.

Regjisori ka bërë një përzierje-mix të shkëlqyer në mes të tradicionales dhe modernes, e cila në të vërtetë i ka rrënjët në të kaluarën,dhe prandaj nuk vërehen asgjëkundi kufijë

Ai me punën e tijë vërtetë prosfesionale ,dhe me një përkushtim të paparë human dhe njerëzor,i ka tejkaluar të gjitha barrierat jo vetëm në mes zhanreve të ndryhshëme,porë edhe në mes njerëzve të të gjithë rruzullit tokësor, ku i unifikon dhe i bën një të gjitha ngjyrat,racat dhe fet me projektin e tijë fenomenal , i cili la mbresa të pashleyra te artëdashësit e shumtë.

Salla e vogël e Theatros ishte vrëtetë e vogël për ti absorbuar të gjithë të interesuarit Biletat për premierë dhe reprizën e parë u rezervuan një javë më parë

Ishte vërtetë një interesim i paparë.

Regjisori i shkëlqyer dhe tejet ambicioz përpos vallëtarëve dhe akrobatëve profesionist, rrethë vetesë kishte ofruar edhe dramaturgen e Theatros Zonjën Kathrin Feldhaus, e cila e kishte përkrahur atë, që të ruhej tërsia e ides , dhe zhvillimi i ngjarjes të mos lëndohej nga skena të shkapërdedhura dhe të izoluara nga ideja,e cila na del si një tërsi dhe një vepër fenomenale.

Regjisori ka një temë sa sociale aq edhe humane,ajo në vete përmban edhe elementin historik , i cili përcaktohet në kohë ,hapësirë dhe vend.

Koha hapësira dhe vendi

Koha: krijimi i jetës,personazhe Ademi(Adami)dhe Eva(Hava)

Hapësira dhe vendi jan toka ,e më vonë regjisori koncentrohet në vendndodhjen e shfaqjes Freiburg-Gjermani.

Figurat-personazhet nuk përcaktohen me emëra.

Ato fillimisht jan figura mitologjike-historike, dhe gjuha e tyre komunikuese është vallëzimi-akrobacioni,mimika-pantomima,derisa atyre në shfaqje u ndihmon edhe muzika për të përcaktuar gjendjen dhe situatën në raport me bashklojtarin-partnerin,dialoguesin.

Këto figura mitologjike e përcaktojnë dhe definojnë prejardhjen e personazheve të mëvonëshëme gjatë zhvillimit të ngjarjeve apo konfliktit.

Përcaktimi i vendndodhjes zbulon figurat në fakt ,lojtarët të cilët tregojnë identitetin e tyre me gjuhë dhe veshje tradicionale.

Ata vallet dhe traditën e tyre e lidhin me të parët e tyre,në këtë rast me kryepersonazhin Andnan Dushakun i veshur në rroba kombetare shqiptare,prezent që nga krijimi i botës.

Figurat ruajnë dhe mbrojnë identitetin e vetë porë gjithëmonë duke treguar vendndodhjen: :Unë jam Doruntinë Shahini dhe këtu kam luajtur me SHKShqiptare „Scanderbeg“ nga Freiburgu“.

Regjisori poashtu është pjesë e lojës dhe i njëjti tregon identitetin e vetë,duke treguar poashtu gjuhën e tijë të shprehurit – vallëzimin,profesionin -si dhe jetën e tijë dhe kontaktet e tijë me shqiptarët:“Unë jam Rapahel Hillebrand vijë nga Kölni ,dhe kam jetuar në Bronx N.Y. USA në një ndërtesë me shqiptar,portorikan etj,kemi luajtur dhe vallezuar në rrugë dhe gjithandej si vëllezër ,e tani jam këtu .... “

Pjesa theatrore dhe realizimi

Regjisori realizimin e këtijë projekti famoz e fillon me Ademin(Adamin)dhe Evën(Havën),dhe lindjen e jetës në tokë.

Marrdhënien e tyre intime e ndërton në tërhjekjen e një litari , e cila i paraprin lindjes së botës dhe shtimit të sajë.

Në skenë duken dhe prezentohen të gjitha ngjyrat dhe racat njerëzore ,poaty edhe të parët tanë Pellazg me kryepersonazhin Adnan Dushakun,i veshur në rroba kombëtare.

Tema si e tillë është e mbështjell edhe me elemntin tragjik,të cilit regjisori nuk ka mundur ti ik, për shkak të temës tepër komplekse që ka trajtuar.

Mesazhi dhe ideja sociale

Ai duke i ringjallur heronjët-shpirtërat e tyre, të cilët sjellin lirin, të njëtit i fut mes njerzish, të cilët tani përfundimisht vallëzojnë lirshëm ,si dhuratë e vetflijimit të heronjëve ,të cilët regjisori i rikthen në jetë, dhe shpirtërat e tyre bëhen pjesë e jetës në liri ,për të cilën ata u gjakuan dhe u vetëflijuan

Regjisori në këtë mënyrë e kryen dhe e përmbush në tërsi misionin e tijë human dhe social kundruall figurave të tija dhe ides vërtetë njerzore.

Kështu tema si e tillë mban dhe kultivon mesazhin dhe karakterin e sajë njerëzor, të cilën regjisori e ka në qendër të vëmendjes,si dhe të përkushtimit të tijë profesional.

Struktura e pjesës theatrore

Pjesa theatrore ka subjektin,kompzicionin,gjuhën artistike dhe stilin e regjisorit ,i cili është shumë i kapshëm dhe tepër i veqant.

Ai i rendit ngjarjet në mënyrë fenomenale ,dhe në to përfshihen marrdhëniet në mes personazheve,të cilët jan aktiv me akrobacionet e tyre, në atë masë sa lejonë ideja e pjesës theatrore.

Ata e pasurojnë iden me veprimet e tyre e lehtësojnë dhe ndihmojnë bashklojatarin,duke i dhënë schllagwortin,dhe kështu komunkikojnë pandashëm me njëri tjetërin,duke e krijuar tërsin e idesë se shfaqjes, e cila prodhon veprim harmonik të veprimeve të veqanta në raport me njëri tjetërin në veqanti,si dhe me iden dhe temën në përgjithësi.

Figurat dhe loja e tyre jan të lidhur ngusht me njëri tjetërin si dhe me temën e cila trajtohet.

Ajo del e struktuar dhe kompakte

Subjekti si i tillë na ofron një pjesë theatrore epiko-lirike.

Regjisori nga ndodhi tërsisht normale produkt i një jete përplot harmoni

e zhvillon ngjarjen,ku fillojnë të duken konfliktet e para,dhe të tillat me kalimin e kohës bëhen të pashmangëshëme, të tilla konflikte vijnë si pasojë e gjelozisë nevojës,për më shumë hapësirë-dominancë.

Muzika sjell harmonin deri në dehje nga vallëzimi dhe kënaqësia e tepruar ,lind konfklikti,dhe regjisori fillimisht problemet i zgjidh me formulën,derisa dy shtyhen i treti përfiton dhe u merrë të dyve të dashurën, për të cilën përlahen,derisa të konfliktuarit mbesin me gishta në gojë .

Ngjarja zhvillohet në këtë mënyrë ,ku krijohen situata të tjera shumë me dramatike,të cilat edhe bëhen të pakaluara,dhe eskalon konflikti

Vallëja e ndaluar shqipe dhe ndarëja e të dashuruarëve

Konflikti i vërtetë vije pas valleve shqipe,pas gjithë asaj harmonie të cilën e prish e keqja,ikin vallëtarët dhe kryepersonazhi mbetet i vetmuar.

Ata ia kthejnë shpinën atijë.

Ai ndahet edhe nga e dashura e tijë,dhe ajo në ndarëje i fal faculetën,edhe ky poashtu asajë .

Mbetet tërsisht i vetmuar,porë nuk ipet dhe nuk dorëzohet.

Kryepersonazhi i vetmuar vetëflijohet për lirin e popullit të tijë

Kryepersonazhi përpiqet të bind bashkombasit që ti kthehen valles,jetës ,që të gjakojnë për te,që të mundin frigën,porëse ata ia kan kthyer shpinën dhe nuk duan të ndëgjojnë për ato që thot ai.

Ai pëson katarzë shpirtërore,dhe shfaqja e mbërrin kulmin,kur edhe bëhet kthesa.

Ai vepron,deri në vetëflijim,dhe bota-bashkombasit e tijë e kuptojnë vetëm atëherë kur është vetëflijuar,dhe kështu mund të keqen,duke u vetëflijuar për të mirën.

Ai bëhet kurban i së mirës,dhe ajo shijohet tani nga bashkombasit e tijë.

Vallëja e pavaërsisë dhe ringjallja e të vetëflijuarit për te

Ata i kthen në skenë kënga e Ilir Shaqirit kushtuar pavarësisë,e instrumentalizuar nga Z.Boris Lau.

Pasiqë kthehet e dashura e tijë i afrohet të vetflijuarit,dhe e përkdhel butësisht atë.

Përkdhelja e sajë engjëllore e ringjall atë.

Shpirti i vetëflijuarit hynë në vallen e pavarësisë,dhe luan me të dashurën e tijë.

Këtu vie qthurja e shfaqjes dhe fillon identifikimi i personazheve.

Karakteri i personazehve

Regjisori ka afinintetin dhe prirjenë për të krijuar dhe skalitur portrete-personazhe epiko-lirike dhe psikologjiko-sociale

Ata i ngrit ai deri në nivelin e heronjëve ,pa të cilët as pjesa si dhe as jeta nuk mund të paramendohet.

Gjuha Artistike e regjisorit është vallëja dhe lëvizja e trupit

Gjuha artistike e regjisorit është vallja -akrobacioni ,si dhe pantomima

Ai me valle dhe lëvizje të trupit i ve në veprim personazhet dhe kështu e zhvillon ngjarjen

Gjuha e tijë artistike -vallëja,lëvizja e trupit është e lidhur ngusht me stilin e tijë ,dhe ai sërish është vallëzimi tejet elegant dhe i përformuar në menyrën më profesionale,

me të cilën tregon emocionet dhe ndjenjat shpirtërore,të cilat lidhen ngusht me veprimin dhe ngjarjen e subjektit.

Komponent me rëndësi shumë të madhe ishte muzika fenomenale

Komponent me rëndësi shumë të madhe ishte muzika fenomenale pa të cilën loja theatrore as që mund të paramendohej.

Ajo jo vetëm qe ishte ne harmoni me lëvizjet e personazheve, porë ishte në kompaktësi të plotë me tërë shfaqjen,e cila e bëri atë të gjalloj dhe funksionale.

Për muzikë ishte përkujdesur Z.Boris Lau.

Violinë: Manuel Druminski

Daullegjiu-Tomoko Ishige

Ritmist:Menderesë Berisha

Efeketet e dritës ishin plotësisht funksionale dhe ato krijonin mundësin e situatave ireale,të cilat ishin elemente të pjesës dhe lojës theatrore.

Cfare do të ndodhëte sikur ky projekt të realizohej pa pjesëmarrëjen e SHKShqiptare „Scanderbeg“?

Lind pyetja qfar do të ndodhëte ,sikur në këtë projekt të mos ishte angazhuar ,edhe trupa e shkëlqyer e valleve e SHKShqiptare Freiburg e udhëhequr nga kryetari dhe korreografi i sajë Skenderbeg Klaiqi???

Gjithësesi projekti do të realizohej porë në këtë formë dhe përmbajtje jo.

Së paku këtu u personifikua dhe u identifkua në mënyrë origjinale kryepersonazhi dhe boshti i shfaqjes theatrore Adnan Dushaku.

Ai me lojën e tijë dhe akrobacionet fenomenale i dha pamje impozante dhe shkëlqim kësaj shqfaqje.

Po nga prezenca e tijë përfitoj edhe SHKShqiptare „Scanderbeg“Freiburg meqë ai u integrua në vallet shqipe,të korreografuara nga Z.Skenderbeg Klaiqi

Ai kishte ndihmuar shumë në ndërtimin e roleve e sidomos të kryepersonazhit Adnan Dushakut,i cili ne sejcilën kohë dhe situatë prezenton historin tonë,filluar nga pellazgët ,Skënderbeu e tutëje.

Atë ditë kur hyra në sallën e theatros u ndjeva krenar.

U ndjeva krenar meqë këtu prezentoheshim si ekipë i organizuar për mrekulli .

Ne si individë jemi treguar gjtihandej,porëse si ekipë vetëm në raste të veqanta,vlen të përmendet edhe Shoqata „Yjet e Kosovës“ Emmendingen,e cila me punën e sajë atdhetare dhe integruese ,ishte dal në pozitën e përfaqësisë diplomatike këndej,po diqka të tillë as ajo deri sot nuk kishte realizuar,meqë kësaj radhe vinte në shprehje një punë profesionale dhe një institucion profesional

Meqë kultura është shpirti i një populli atë duhet kultivuar,ofruar,dhe integruar.

Në këtë vazhdë edhe e intervistuam njeriun që kishte bërë punën më me rëndësi në këtë drejtim

Gazetari:Z.Kaliqi si erdhët te kjo ide?

Z.Klaiqi:Diqka të tillë siq e dini e kemi pasur në plan ta realizojmë qe moti se bashku,po deri sot nuk na u dha rrasti.

Këtu na buzqeshi fati dhe ne u bëm pa ngurim pjesë e ktijë projekti i cili u financua nga Landi I BW në vigjilje të jubileumit 60 miqët e theatros Freiburg muarrën këtë projekt në të cilin u ftuam .

Jo vetëm që koincidon mirëpo neve u muarrëm vesh që ky projekt të realizohet ne qershor,dhe siq e dini premiera ishte më.09.06.12,dmth në vigjilje të 134 vjetorit të lidhjes së Prizrenit ,si dhe në 40 vjetroin e simfonisë shqiptare „Skënderbeu“ .

Unë ndihem krenar jo vetëm me këtë që e arritëm me këtë trup kaq të madhe profesionistësh,porëse neve i kryem edhe një obligim atdheut.

Skajshmërit jan kanceri i një shoqërie,kanceri i botës

Ne duke u ofruar dhe integruar në këtë theater i luftojmë ato

Aktualisht kemi një skajshmëri vërtetë ekstreme me tendenca ekstremizimi internacional,pjesë e së cilës nuk guxojnë dhe nuk duhet të jemi ne.

Këtu patëm një projekt që i ofron të gjtihë njerzit e të gjitha ngjyrave,racave dhe feve

Ne këtu i angazhuam fëmijët tanë

Jo vetëm që përfitoj kultura jonë, porëse përfituan fëmijët tanë, familjet tona.

Ne këtë projekt të shkëlqyer e kurorzuam me një grillë dhe festë familjare.

Unë shfrytëzoj rastin të falemenderoj Theatrin e Freiburgut për këtë bashkpunim të shkëlqyer,ne jemi të gaqëm për priojekte të reja meqë këtu është interesi i fëmiut tanë,i familjes sonë.

Fal përkrahjes së pakursyer të prindërve ne arrijtëm deri këtu, të cilët shfrytëzoj rastin ti falemënderoj nga zemëra.“

Derisa bashkëbiseduesi im fliste mua në krye më sillej ky monolog :

Ku ka tolernacë,ka edhe mirëkuptim,buzqeshje dhe dashuri.

Ka paqe dhe jetë

Ka Zot.

Ku ka zot ka ardhmëri.

Krijuesi -njeriu i vërtetë intelktuali punon për tolernacën

Ai është i përkushtuar në mirëkuptim,buzqeshje,dhe dashuri

Derisa më sillen këto në kokën time unë mund të konkludoj sa vijonë

Shfaqja duket dhe del si një prezentim modern me përmasa të një niveli të theatros së ardhëme.

Ata që e kan pasur rastin të shohin, realizimin fenomenal të Medeas nga aktor profesinonist dhe regjisor të rryer në profesionin e tyre nga ky po ky theatër, nuk mund të gjejnë ndonjë dallim të theksuar sa i përket emocionit ,përkushtimit ndaj modernes në theatrin modern dhe klasik.

Projekti si i tillë është dhe mbetet si një thesarë i qmuar, për këtë theatër të nivelit Europian.

Mustafë Shabani

Emmendingen 10.06.12

 

http://www.badische-zeitung.de/theater-2/volxtanz-x1x--60376964.html

http://www.badische-zeitung.de/theater-rezensionen/wogendes-unterm-blauen-tuch--60461079.html



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: