Lutfi Alia: Sanxhaku i Shkodrës (I)
| E Enjte, 14.06.2012, 08:49 PM |

-Mbas shkrimit interesant në disa numëra për Nënë Terezën dhe disa cikleve shumë të këndëshme me poezi lirike, prof dr Lutfi Alia, mjek në Centro Prevenzione Oncologica të qytetit Siena–Itali , ka sjellë në faqet e revistës sonë një material me mjaft interes historik, i cili do të vijojë në disa numëra. E falënderojmë sinqerisht që ka zgjedhur pikrisht revisten tonë ZemraShqiptare, per bashkpunim, nepermes redaktorit tonë dhe mikut tij të vjeter, Zeqir Lushaj- Redaksia e ZSh-së

Kush ishim ne, para 400 vjetësh?

SANXHAKU I SHKODRËS (I)

Nga Prof. Dr. Lutfi ALIA

- Mariana Bolice Kotoranina, per vizitat ne Sanxhakun e Shkodres ne vitin 1614 -

(... 22 fshatra, të gjithë të banuar nga shqipëtarë të besimit katolik)

Fisnikja e Kotorrit, Mariana Bolice Kotoranina, ne vitin 1614 vizitoj Sanxhakun e Shkodres dhe ne relacionet e ditarin e saj pasqyron te gjitha qytetet, krahinat, fshatrat, numerin e shtepive dhe banoret, ritet, zakonet, pasurite dhe armatimin e popullates te ketij sanxhaku, qe ajo me krenari e quan shpesh Dukati i Shkodres.

Kete kronike te gjere, fisnikia Mariana Kotoranina i a dedikon Shume te ndriturit Zotit dhe padronit, Maffio Michiele, te cilit i shkruan:

“ Shume i shkelqyeri Zoteri,

e nxitur nga shume rrethana dhe nga keshillat e miqeve dhe fisnikeve, realizova disa udhetime, vizitova dhe u prita nga shume personazhe te rendesishem turq, qe me lejuan te kaloje neper pjesen me te madhe te Shqiperise, ne gjithe Malin e Zi, pra ne te gjithe Dukatin - Sanxhakun e Shkodres. Mendoj se te gjithe kete kohe e shpenzova me dobi, madje kam shfrytezuar dhe minutat duke vrojtuar jetesen e banoreve e te prijesave te ketyre popujve. Gjate kesaj kohe, mesova, se relacionet e çuditeshme dhe pavlere, te derguara nga persona te pakujdesshem dhe te nxitur nga shpirti xheloz, nuk e kane treguar te verteten.

Çdo vit, kam konstatuar se pertej kufijve te Kotorrit - atdheut tim, dynden ushtar te shumte turq, per te sulmuar malesoret shqiptare, te cilet jane rrebeluar kunder zonjes Turqi. Shkova dhe i vizito-va keto vise, pashe ngjyrat e qyteteve kryesore te Dukatit te Shkodres, krahinat, fshatrat dhe shtepite e banoreve, kam treguar emerat e atyre qe komandojne, sa njerez mund te mobilizojne per te luftuar, çfare armesh kane, kam pershkruar ritet dhe ne veçanti zakonet,

Po ju shtoj dhe konsideratat e mia, per postieret e letrave publike, qe dergohen nga Venecia ne Konstandinopoli  nga Shume i ndrituri dhe i shkelqyeri zoti Bailo (i pari i Venedikut), te adresuara atyre ne Mal te Zi dhe ne Konstantinopol, si dhe kthimin e tyre deri ne Kotorr; kam pershkruar rrugen e gjate dhe pushimet, qe ata bejne per dite, per shpemzimet e parave publike dhe njekohe-sisht te kohes se harxhuar.

Te gjitha keto te bera me shume reverence, i a dedikoj Zoterise Tuaj shume te ndritur, duke ju lutur t’i pranoni miresisht, nga sherbetorja e juaj e devoteshme, si shenje e vullnetit tim te mire, dhe me detyrime te shumta ndaj jush, me deshire te perkujdesem e t’ju sherbej ashtu si duhet.

Ne emer te Madhit Zot, ju uroj jete te gjate dhe lumturi, me te cilat jeton ne atdheun tone nga Ati yne i dashur, me te gjitha shembujt dhe me integritetin e zakoneve dhe menyrat e qeverisjes tuaj, me shkelqimin dhe fisnikerine, miresjelljen dhe dashamiresine qe ju bejne te admirueshem

dhe se fundi ju puth doren perulesisht

Me lutje ne menyre reverente.

Venecia 25 maj 1614. P

Kroniste e kujdeseshme e realitetit dhe hartusese e relacioneve per Sanxhakun, ose me sakte per Dukatin e Shkodres, qe tani komandohet nga turko – shqiptari Mehmed bey Ballichienovich”.

Ne kronikat e Mariana Kotoranina perfshihen: struktura administrative e Dukatit (Sanxhakut te Shkodres), sa dhe cilat jane qytetet, vendndodhja e tyre, sa fshatra perfshihen ne keto territore, me cilet kufizohen, numeri i banoreve, cilet jane prijesat (komandantet) e fiseve , sa njerez mblidhen per te luftuar kunder turqeve.

Nje vend te veçante kjo fisnike i ka kushtuar mesazhereve (postieret), qe udhetojne per te derguar korespondencen publike ne Konstandinopol, pershkruan rrugen e vjeter dhe rrugen e re; analizon cilet jane rruget me te mira, cila eshte me e pershtateshme dhe me e shpejte per t’u ndjekur, sa eshte diferenca nga njera tjetra e nga nje dite ne tjetren, si ne udhetimet neper territoret shqiptare gjate veres dhe ne periudhen e dimrit. Ajo preçizon emerat e viseve dhe vendet e pushimit, qe frekuentojne postieret gjate udhetimit nga Kotorri ne Konstandinopol.

Pershkruhen me imtesi portet, lumenjt dhe anijet e barkat nga Tivari deri ne Vlore, emerat e veçante te fshatrave, viseve, fshatrave, zonave detare, sa eshte thellesia e lumenjeve ne grykderdhjen ne det; pershkruan Lezhen, Durresin dhe Krujen.

Fisnikja Mariana tregon per kryengritesit shqiptar ne malet mbi Podgorice, e cila eshte nen pushtetin turk, tregon per ekspeditat masive turke te drejtuara kunder malesoreve, tregon per viset ku jetojne malesoret rrebela dhe egersine e ushtrise turke per t’i nenshtruar.

Ne pjesen e fundit pershkruan udhetimin ne sanxhakun e Hercegovines, ne veçanti qytetet Castelnovo dhe Risano, me rrethinat, qe ndodhen ne shpatet e maleve prane gjirit te Kotorrit.

Dukati (Sanxhaku) i Shkodres ndahej ne gjashte pjese kryesore: Mali i Zi, Tivari (Antivari), Ulqini, Shkodra, Podgorica, Pllava.
     Ne pjesen e pare pershkruan Malin e Zi, i kufizuar ne veri me Kotorrin, me dukatin (Sanxhakun) e Hercegovines, ne lindje me liqenin e Shkodres, ne jug i ndare nga Podgorica nga lumi Moraça. Territori i Mali te Zi qeveriset nga i shkelqyeri zoti Giovani Cernoviçi, qe e ka seline ne fortesen e Zhabiakut, e ndertuaar ne majen e nje koder, e cila nga nje ane pershkohet nga lumi Moraça dhe nga ana tjeter nga liqeni i Shkodres. Kodra me fortesen qarkohen nga disa qendra te banuara, me 250 shtepi. Shumica e banoreve te Zhabiakut jane kristian – ortodoks dhe merren me peshkim.  Ne keshtjelle qendron Dizdari (roja i keshtjelles) dhe komandanti turk, i cili qeveris ne emer te sultanit. Ne keshtjelle kane mbetur vetem 15 shtepi, te tjerat jane shkaterruar, ndersa kishen e Shen Zorzit e kane shnderruar në xhami.

Kjo pjese e Malit te Zi ka 90 fshatra, me 3524 shtepi dhe mund te organizoj 8027 luftetar, nder te cilet 1000 harketar, te tjeret jane te armatosur me shpata, targa e heshta.
     Pjesa e dyte e Dukatit te Shkodres eshte Tivari (Antivari) me rrethinat, ku perfshihen:

Spica, me 60 shtepi me 150 luftetar, me prijes Xhiuro Markov.

Sozina, me 40 shtepi, me 80 luftetar, me prijes Dumo Liçi (shqipetar).

Suissa, me 40 shtepi, me 87 luftetar, me prijes Pero Vitiç.

Zubar, me 20 shtepi, me 45 luftetar, me prijes Niko Perov.

Spica, me 60 shtepi me 150 luftetar, me prijes Xhiuro Markov.

Togemedi, me 30 shtepi, me 70 luftetar, me prijes Vuko Strepiev.

Mikuliçi, me 25 shtepi, me 60 luftetar, me prijes Luka Matuscov.

Gradoeviç, me 50 sshtepi, mee 130 luftetar, me prijes Xhiuro Markov.

Podi, me 30 shtepi, me 80 luftetar, me prijes Peri Vuka (shqipetar).

Qyteti i bukur i Tivarit (Antivari), se bashku me rrethinat ka 500 shtepi. Ne vitin 1572, Antivari u pushtua nga turqit dhe e humbi lirine. Ky qytet eshte i vendosur ne krye te nje rrafshine te gjere e teper pjellore, e shtrire deri ne lartesine e nje kordrine, qe zbulon perpara nje fushe te gjere.

Qyteti Antivar ka rreth 400 shtepi, ndersa ne ne rrethinat jane mbi 100 shtepi, me kopshte dhe mjedise te kendeshme, te preferuar si vende banimi nga adminsitratoret dhe komandantet turq.

Ne rrethinat e Antivarit shtrihen:

Dobrovoda, me 40 shtepi, me 100 luftetar, me prijes Rado Xhiurozi.

Rau, me 25 shtepi me 54 luftetar, me prijes Xhiuro Strepiev.

Cuminji, me 20 shtepi me 46 luftetar, me prijes Skuki Xhiurov.

Markoeviç, me 260 shtepi me 1000 luftetar, me prijes Maro Nikov. Parija e ketij fshati dikur kane

qene ne nje nivel me Petroviçet, te perkrahur dhe te privilegjuar nga Republika Veneto-Albaneze

Gorana, me 20 shtepi me 45 luftetar, te komanduar nga Dumo Luçi (shqiptar).

Xhionkloviçi, me 30 shtepi me 70 luftetar, te komanduar nga Andrea Druksi (shqiptar).

Krute, me 30 shtepi me 75 luftetar, te komanduar nga Gjuro Seka (shqiptar).

Saliçi, me 15 shtepi me 40 luftetar, te komanduar nga Pepa Meksili (shqiptar).

Pargas, me 60 shtepi me 130 luftetar, te komanduar nga Pepa Xhiuroviç (shqiptar).

Ne territorin e Antivarit, ndodhet manastiri i vjeter i Shen Maria e Rotazzo, i ndertuar nga mbreteresha Helena dhe i biri i saj Stefano Uroshi, krajli i Serbise.

Pjesa e trete kryesore e Dukatit eshte qyteti i Ulqinit.

Qyteti i Ulqinit, eshte i shtrire ne bregun e detit, ne nje territor te gjere pjellor dhe me ullishta te shumta, me kopshte pemesh frutore te shumta. Pas lufttimesh te ashpra, ne vitin 1573, qyteti ra ne duaart e pushtuesve turq, qe kane krijuar nje adminsitrate me 300 nepunes.

Ulqini se bashku me rrethinat ka 300 shtepi dhe organizon 800 luftetar.

Nga Ulqini nisen anije te vogla te komanduara nga turqit, qe sulmojne anijet tregetare, qe shkojne ne portet e Shqiperise, per t’u furnizuar me drithra, qe kthehen dhe shkarkohen ne Budva dhe ne Kotorr. Ne rrethinat e Ulqinit shtrrihen fshatra te shumta te banuara nga shqiptaret:

Gerana, me 70 shtepi, me 180 luftetar, me prijes Marko Kruta.

Bratica, me 50 shtepi, me 127 luftetar, me prijes Gjon Saleki.

Porubi, me 50 shtepi, me 130 luftetar, me prijes nga Luka Mida.

Skoimiri, me 20 shtepi, me 42 luftetar, me prijes Andrea Poruba.

Kullumsi, me 70 shtepi, me 170 luftetar, me prijes Piene Bitti.

Pistule, me 30 shtepi, me 70 luftetar, me prijes Kola Kastrati.

Zogonji, me 100 shtepi, me 237 luftetar, me prijes Paulo Soimira.

Medi, me 20 shtepi, me 40 luftetar, me prijes Masa Poruba.

Nikolla i Bunes, me 25 shtepi, me 60 luftetar, me prijes Marin Preka.

Reci, me 20 shtepi me 50 luftetar, me prijes Pepa Jubani.

Shen Zorzi, me 20 shtepi me 45 luftetar, me prijes Marin Kola.

Bellanji, me 28 shtepi me 65 luftetar, me prijes Gec Tuzi.

Gorica, me 30 shtepi me 70 luftetar, me prijes Kola Andrea.

Samaris, me 27 shtepi, me 65 luftetar, me prijes Gjon Geci.

Moriçi, me 35 sshtepi, me 80 luftetar, me prijes Vuk Messi.

Mattani, me 20 shtepi, me 45 luftetar, me prijes Ded Skafi.

Buzigatani, me 30 shtepi, me 70 luftetar, me prijes Vuk Sula.

Sakulli, me 26 shtepi, me 60 luftetar, me prijes Marin Kola.

Doksani, me 36 shtepi, me 80 luftetar, me prijes Markun Kola.

Barbarus, me 45 shtepi, me 100 luftetar, me prijes Dre Leka.

Xhinani, me 40 shtepi, me 90 luftetar, me prijes Pev Kola.

Suaaz, me 50 shtepi, me 120 luftetar, me prijes Pep Mida.

Selita, me 30 shtepi, me 70 luftetar, me prijes Gjon Kola.

Bratica, me 22 shtepi, me 47 luftetar, me prijes Lek Gjura.

Suma, me 19 shtepi, me 40 luftetar, me prijes Pal Niki.

Kadorka, me 50 shtepi me 120 luftetar, me prijes Dumo Luçi.

Rasti, me 30 shtepi, me 70 luftetar, me prijes Prev Bitti.

Midde, me 20 shtepi, me 43 luftetar, me prijes Lek Parubba.

Baokonjiç, me 40 shtepi, me 90 luftetar, me prijes Gjon Gjuroniçi.

Kravar, me 15 shtepi, me 40 luftetar, me prijes Mark Hika.

Oblik, me 45 shtepi, me 110 luftetar, me prijes Pal Miki.

Robott, Bratica, me 40 shtepi, me 100 luftetar, me prijes Peri Vuka.

Në jug vazhdon rradha e fshatrave nga Ura e Shkodrës, për gjatë shpateve të malit, nëpër bregun e liqenit deri në Tarnicë, 22 fshatra, të gjitha të banuar nga shqipetarë të besimit katolik- riti roman.

Kazina, me 23 shtëpi, me 60 luftetarë, me prijës Lek Gjura.

Çezani me 20 shtëpi, me 50 luftëtarë, me prijës Andro Voinov.

Shiroka, me 50 shtepi, me 110 luftetare, me prijes Pier Kola.

Mesili, me 40 shtepi, me 90 luftetare, me prijes Gjorg Moviç.

Veliart, me 30 shtepi, me 70 luftetare, me prijes Markin Kola.

Zogaj, me 25 shtepi, me 50 luftetare, me prijes Andrea Alla.

Schanv, me 20 shtepi, me 45 luftetare, me prijes Petko Nilki.

Arbanassi, me 38 shtepi, me 80 luftetare, me prijes Marin Dreka.

Ossterossi, me 30 shtepi, me 70 luftetare, me prijes Gjon Kola.

Marteki, me 45 shtepi, me 100 luftetare, me prijes Peppa Buiari

Ruçi, me 27 shtepi, me 57 luftetare, me prijes Gjon Kola.

Bobovista, me 35 shtepi, me 80 luftetare, me prijes Luka Mida.

Kostanja, me 30 shtepi, me 70 luftetare, me prijes Lal Dreka.

Steliçi, me 22 shtepi, me 47 luftetare, me prijes Gjure Nika.

Brizol, me 23 shtepi, me 40 luftetare, me prijes Kol Mengha.

Limane, me 23 shtepi, me 50 luftetare, me prijes Gjure Luka.

Pinkuli, me 20 shtepi, me 45 luftetare, me prijes Giovan Luka.

Sextan (Shestan), me 100 shtepi, me 260 luftetare, me prijes Peri Vuka.

Morich (Murriqan), me 20 shtepi, me 50 luftetare, me prijes Gjon Morich.

Krinji, me 30 shtepi, me 70 luftetare, me prijes Ded Suka.

Seoza , me 80 shtepi, me 180 luftetarë, me prijës Gioan Kruta.

./.

S h k r i m i   v i j o n...

-Në pjesën e ardhëshme,(II), do të prezantojmë   fshatrat buzë lumit Buna deri në Shkoder si dhe vendbanimet e Zadrimës.-

(E solli për botim në ZSh, redaktori  ynë në USA, Zeqir Lushaj)



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: