Hilmi Saraçi: A do të ndryshojë qëndrimin presidenti i Serbisë
| E Merkure, 13.06.2012, 08:05 PM |

A do të ndryshojë qëndrimin presidenti i Serbisë, Nikoliq në dialogun e ardhshëm (?)

Nga Hilmi Saraçi

Presidenti i zgjedhur i Serbisë , Tomisllav Nikoliq kaherë është i njohur me qëndrimet e tija ultranacionaliste, sidomos për urrejtjen ndaj shqiptarëve. Ai në veprimtarinë e tij politike ishte i prirur të ngjallë urrejtje ndërnacionale , prandaj pas zgjedhjes së tij për president të Serbisë sikur  ka filluar të tregojë shenja të së kaluarës nga veprimtaria e tij që pengojnë dhe nxisin dilema dhe pasiguri në rajon (Kosovë) . Ai me disa deklarata të fundit ka irituar opinionin, prandaj i duhet një periudhë  kohore  që të lëvizë dhe të lirojë vetën nga e kaluara ultranacionaliste. Kreu i shtetit, në këtë rast kreu i shteti serb duhet të këtë kujdes, të bashkëpunojë me shtetet e rajonit, sidomos  me Kosovën, ani se është e njohur se Serbia  nuk do ta pranojë me lehtësi pavarësinë e Kosovës, por Serbia duhet të veprojë si shtetet tjera në rajon karshi Kosovës.Në rend të parë Serbia duhet të kultivojë një bashkëpunim me fqinjët e saj, t’i hap kufijtë, sidomos   me Kosovën ,sepse e ardhshmja nuk është për t’i ndryshuar kufijtë në mes të shteteve  por duke i hapur dhe bashkëpunuar si shteti me shtet. Nikoliqit duhet thënë sa më parë , pa hezitim, hapur nga bashkësia ndërkombëtare (BE-ja) se çfarë mund të tolerohet tek ai dhe t’i ipet një periudhë kohore kalimtare për të menduar për zgjidhjen e problemeve rajonale , sidomos me Kosovën. “ Në atë periudhë kohore që do t’i përcaktohet do të vertetohet nese kemi të bëjmë  me Nikoliqin si një udhëheqës çetnik në të kaluarën në bashkëveprim me Sheshelin, apo me një  Nikoliq të ridizajnuar, të vetëdijshëm për realitetin në të cilin jeton” (Mesiq)…. Mendoj se Nikoliq nuk është aq naiv sa  mos t’i kuptojë rrjedhat e dëmshme për shtetin dhe popullin e Serbisë. Prandaj më mirë është t’i largojë idet nga e kaluarja dhe të afrohet kah e ardhshmja për një jëtë të mirë dhe të sigurtë në rajon, sepse tek e fundit nuk do të tolerohen qëndrimet e tija ultranacionaliste. Qëndrimet e tij u treguan më se miri me rastin e inagurimit të tij për president , kur pjesëmarrja e përfaqësuesve rajonal (dhe më gjerë) mungoi…

Nikoliq e nënçmon kryenegociatorin e deritashëm , Stefanoviq

Shefi i ekipit serb në bisedimet me Kosovën, Borisav Stefanoviq ka deklaruar se nuk ka asnjë  sekret në marrëveshtjet e arritura  në Bruksel, sepse dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë , por tani është me rëndësi se kush do ta  kryesojë ekipin serb në dialog. Në këtë fushë Nikoliq mund të vendosë për ecurinë e bisedimeve.Ai (Nikoliq) ka theksuar se nuk mund të marrë me mend që një zyrëtar aparaçik të sjellë vendime  për atë  se si do të duket statusi i Kosovës”. Ai kështu e nënçmon ekipin negociator në krye me Stefanoviqin duke menduar se kështu do të ndryshojë kahen e bisedimeve…Pra shihet qartë se ai nuk është për një zgjidhje që do të ishte i pranueshëm dhe i mirëpritur nga bashkësia ndërkombëtare (BE-ja), megjithatë të shohim ecuritë e dialogut në të ardhshmen….

Dialogu me Serbin është me rëndësi, por jo siq mendon Nikoliq. Tani kanë kaluar kohrat e Nikoliqit dhe bashkëmendimtarëve të tjerë për Kosovën. Kosova është shtët i pavarur dhe Sovran, i pranuar nga 91 shtete, me të gjitha institucionet që punojnë dhe vendosin në bazë të ligjit dhe kushtetutëse, prandaj për statusin e Kosovës nuk mund të flitet dhe të dialogohet.

S’ka dialog pa implementimn e marrëveshjeve të arritura

Mirëpo zbatimi i marrëveshjeve gjatë dialogut  është me rëndësi dhe çelësi kryesor për të ecur përpara, sepse shumë prej tyre (marrëveshjeve) nuk janë duke u zbatuar.Prandaj pa implementimin e këtyre marrëveshjeve nuk duhet të dialogohet me Serbinë Prandaj konkluzioni më i mirë  është ai i menagjimit të integruar të kufirit dhe  marrëveshja e përfaqësimit rajonal që nuk po funksionon ashtu sikur që kemi pritur pas marrëveshjeve të arritura . Mirëpo nuk duhet të nënçmohen edhe disa rezultate të arritura nga ato marrëveshje në nivel teknik. Plani i Pakos së Ahtisarit , megjithse nuk është në favor të shqiptarëve, është zgjidhja e vetme për të shkuar përpara., prandaj zbatimi dhe sundimi i ligjit mbetet pika  më delikate e matjes se progresit të ri në Kosovë. Megjithatë për institucionet e Kosovës do të jetë  verë e nxehtë  në përmbushjen e detyrave  po që se duam që raporti i ardhshëm i progresit të dalë më pozitiv

Për kosovarët është një sfidë në vete edhe procesi i liberalizimit të vizave , proces drejt integrimit në BE. Në këtë fushë mendoj se Kosova  ka bërë shumë gjera gjatë kohës sa ka qenë duke pritur udhërrëfyesin. Tani udhërrëfyesi me të gjitha  standardet që i përcakton do t’i jipet Kosovës më 14 qershor (2012), mirëpo mbetet që të shohim cilat do të jenë ato në mënyrë që të punojmë në realizimin e tyre ..

Sa është funkcionale  AKI-ja në veri të vendit dhe shkëmbimi i zyrave diplomatike

Agjencia Kosovare e Intelegjencës është me rëndësi të veçantë, sidomos funksionimi në veri të vendit. Mendoj se në këtë fushë nuk është punuar sa duhet, prandaj duhet krijuar më shumë hapsirë  për një funksionim të duhur dhe me rezultate të pritura .. Në këtë fushë shpenzimet e bugjetit të Kosovës duhet të zgjerohen për një punë më të mirë dhe efikase të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës..

Nga disa diplomatë ndërkombëtarë, me arsye kërkohet që Serbia  të vetdijësohet dhe  të lejojë  hapjen e një zyre të Kosovës  në Beograd, e cila për autoritet lokale  do të ishtë e papranueshme. Kështu hapja e zyrës së Kosovës në Beograd praktikisht do të kishte  funksionin e hapjes së  ambasadës, e cila vetëm do të mbante një emër tjetër- Zyre. Gjithashtu nga Serbia duhet të kërkohet hapja e një përfaqësie të saj në Prishtinë  e cila krahas hapjes së  zyrës së Kosovës në Beograd, praktikisht do të thotë  vendosjen e marrëdhënjeve  diplomatike , prandaj kandidatëve për pranim në BE duhet t’u tregohet hapur se çka pritet nga ata  dhe në këtë  aspekt presidentit të ri të Sebisë Tomisllav Nikoliqit me 14 qershor në Bruksel duhet t’i thuhet hapur se çka pritet nga ai, Beogradi duhet t’i plotësojë  marrëveshjet, pasi deri tash Beogradi nuk ishte i gatshëm për t’i plotësuar marrëveshjet. Ndersa Riker ka thënë se SHBA-ja  dhe BE-ja  kanë vision të përbashkët të integrimit të rajonit të Evropës Juglindore ne Bashkimin Evropian dhe se situaten në Ballkan nuk e përcaktojnë  vetëm  fuqitë e mëdha, por edhe liderët lokal, prandaj në këtë drejtim duhet harmonizuar qëndrimet që do të ndihmonin për të dalë nga kjo situatë…

Ç’sjellë projektligji për shëndetësi

Projektligji i ri i Shëndetësisë parasheh që profesionisti shëndetësor, i punësuar në sektorin publik, me orar të plotë ose të pjesshëm të punës, nuk ka të drejtë të punojë  në institucionet private të kujdesit shëndetësor. Megjithëse në këtë fushë ka pasur mjaft debate kritike , me theks të veçantë për punën e përsonelit shëndetësor në ordinancat shtetërore dhe private. Prandaj kjo do të ishte e arsyeshme dhe me vend. Në këtë mënyrë do të eleminoheshin disa rrjedha negative në sistemin shëndetësor, sepse disa mjekë, sidomos, të ordinancave private janë duke i “rjepur “ pacientet. Për një kontrollim të thjeshtë pacienti është i detyruar të paguajë 20-30 ero, prandaj me ligj duhet të parandalohen disa rrjedha të dënshme për pacientët Disa mjekë nuk i plotësojnë as  kushtet për të ushtruar punën e mjekut. Ata në vend që ta kotrollojnë dhe t’i japin ndihmen e duhur, e sygjerojnë pacientin të shkojë në ordinancën private , sepse atje (lexo në ordinancën e tyr) do ta shikojnë më mire dhe do të shërohet më lehtë …



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: