Fritz Radovani: ''Zëdhënësi'' i qeverisë së Tiranës...
| E Merkure, 13.06.2012, 05:21 PM |

ZËDHËNËSI” I  QEVERISË    TIRANËS…

Në 100 vjetorin e Pavarsisë...

Nga Fritz RADOVANI

Berisha iu drejtua kryeministrit Erdogan me fjalët: “E theksuat ju, kemi lidhje gjaku...”

Edhe Tirana “zyrtare” asht tue imitue shtetet e “zhvillueme”, ku pjesen ma të madhe të politikës duhet me e “kuptue”, si thonë “vëllezërit e gjakut”, mbas “tarabash” ose në skenën teatrale politike: “Mbas skene”!... Kjo ngjet prej shumë kohe. Plot 50 vjet perpara qeveritarët ishin prishë me sovjetikë…ndersa nga radio e lajmet nuk dinte kush me kuptue se qeveritarët tanë marrshonin drejtë Lindjes së Largët të Maos, në shkretinat e Mongolisë prej kah ata kishin ardhë...

20 vjet perpara na thërrisnim “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, ndersa nga “lidhjet e vjetra” që ruente Ramiz Alia, një ditë heret në mengjezin e 2 dhjetorit 1992, pa pritë e pa u kujtue nga askush Shqipnia u zgjue antare e “Konferencës Islamike” … Këto nuk janë vepra të paprituna per “ata” që janë të ndergjegjëshem dhe kuptojnë se kush asht tue drejtue dhe qeverisë të shkreten Shqipni. E vetmja arsye që më shtynë mue sot me ju drejtue Vllazenëve të mijë Shqiptarë me këto pak rreshta asht një “thirrje” e një turku osmanllij që quhet Olsi Jazexhiu, që kerkon nga Katolikët Shqiptarë “me ikë sa ma pare nga Shqipnia …dhe Trojet Shqiptare me ua lëshue turqëve!” Po nuk tregon “ku me shkue!!”?

Ky “zëdhënës” i qeveritarëve të sotem të Tiranës ka edhe ide tjera...

Po ku i sheh “Shqiptarët” ky turk “modern” i shekullit XXI ?

Presidenti thotë: “Unë jam vëlla gjaku me turqit !”...

Të shohim çka po thotë Ky i riu me “Nishana”...!

Kryeministri tregon se asht mbushë nder vena e deri në fyt me gjak turku!

Kryetaria e Kuvendit Popullor tregon se i asht ba gjaku ujë...

Me dashtë me hy në zyret e tyne apo të qeveritarëve të tjerë, asht një thanje popullore shkodrane:” Në mos e paç t’a ngjesin, në e paç t’a presin..”, pra edhe aty nuk mundesh me hy “pa u pré”... Në Kosovë as nuk po e diskutojmë fare se atje politika antikatolike asht me letra dhe dyerë të hapuna, atëherë ku e ka hallin ky “shoku turk” Olsi? Cili prej Shqiptarëve Katolikë asht në një post qeveritarë që mundet me ia prishë atmosferen e qelbun anadollake qeveritarëve të Tiranës e Prishtinës, kur rreshtohen pranë flamurit të vet me “yll e hanë”...?!

Kur asht puna me vjedhë thesarin e Shtetit Shqiptar që në kohen e Zogut, të Enverit, Ramizit apo mbasardhësëve të tyne sot në Tiranë, cili katolik i ka pengue këta hajdutë kriminela me ngarkue kamjona e vagona me pasuninë e Popullit dhe me i çue ku kanë dashtë ata? A ka ndonjë “dr. prof. e akademik” katolik që ka ngritë zanin: “Hej ju kafshë grabitçare, pse vidhni, apo ku po e çoni pasuninë e djersen e Popullit të vuejtun Shqiptar?” – Asnjë! E pse?!

Pse Ata që guxuen me e mendue tradhëtinë dhe hajninë e qeveritarëve të Tiranës së Haxhi Qamilit, Esad Pashë Toptanit dhe trashigimtarëve të tyne, Ata Burra, tue fillue nga Avni Rrustemi, Bajram Curri, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Vllaznit Toto, Sulçe Beg Bushati, Shyqyri Borshi e deri tek ma të rijtë Arben Broci me shokë, e paguen me jeten e tyne!

Besoj e keni të kjartë këte rreshtim Emnash të Nderuem të një vargu të pafund Muslimanësh Shqiptarë, që po mos të kishin lidhë Besen e Burrave me Vllaznit e vet Katolikë, jo sot, por kurrë nuk do të kishte as Shqipni, as Flamur dhe as Troje Shqiptare! Janë kenë, po janë e do të jenë prap Adem Jashara e Ymer Berisha, Muzafer Pipa e Qemal Draçina që Vllazen Gjaku kanë pasë Bijtë e Nanës Shqipni, prandej edhe ranë therorë e derdhen Gjakun e Tyne të Paster të Shqiptarit per Liri dhe Flamurin e Kastriotit!

Buka e krypa me qepë e Tyne në sofren e rrumbullakët Shqiptare ishte ma e ambel prej duerëve bujare të stajanicave të Maleve tona...se sofrat “moderne” të sotme të qeveritarëve të Tiranës e të Prishtinës, të shtrume nga kurvat plaka, nanat e këtyne qeveritarëve të shkerdhyeme me turqë anadolli...

Ata që sot kerkojnë me rreshtue pranë Herojve të Atdheut edhe figuren e një hajdut orjental të quejtun Zogoll, janë vetem ata zojgjë kurvash që kerkojnë me perdhosë sot e pergjithmonë Shqipninë e Gjergj Kastriotit dhe Flamurin e Tij, të ngritun 100 vjet ma parë në Vlonen e Ismail Qemalit e Avni Rrustemit!

Luigj Gurakuqi në vitin 1924 ka deklarue tri fjalë në Parlamentin Shqiptar se: “Na nuk vrasim!”... As na mbasardhësit e Tij po e persëris se “nuk vrasim!” ...

Por rruga që jeni tue ndjekë dhe kercënimi per me “lëshue Shqipninë na Katolikët në doren e turkut!” do t’ju çojë me kambet tueja me hypë tek stoli...

E as per “gabel” nuk keni me pasë nevojë se të atillë keni deklarue veten!

“Ndonjeni”...thonë, se “e ka fillue këto ditë... Rrugën e Judës”!!..


Melbourne, Qershor 2012.

(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: