Xhevahir Cirongu: Djali i Lumasit, dëshmor në Kosovë
| E Diel, 10.06.2012, 12:26 PM |

Duke lexuar çertifikatën ‘’ UÇK, Mirënjohje’’ nga ish zv/komandanti i   Brigadës 128/1 Avdi Ibrahimi , i cili ia dorëzoi  prindërve të Astritit.

…Aty ku dhimbja është krenari.

Djali i Lumasit, dëshmor në Kosovë

(Me rastin e 13 vjetorit të rënies për çlirimin e Kosovës.)

Nga Xhevahir Cirongu

Më 27 Maj të vitit 1999,djali i Lumasit nga Berati ra heroikisht për të mos vdekur kurrë në luftën për çlirimin e Kosovës. Astrit Suli lindi në fshatin Luzaj të komunës Lumas në vitin 1976. Ishte emigrant në Greqi, kur  ai la emigrimin dhe u nis drejt Kosovës për t’u rreshtuar në formacionet luftarake të UÇK-së. Inkudrohet në formacionin luftarak të brigadës 28/28-të.

Pikërisht,kjo datë përkujtimore më 27 Maj 2012 pranë bustit të këtij dëshmori të kombit tonë,u vendosën kurora me lule. Ishin të shumtë pjesëmarrësit në këtë përkujtimire,jo vetëm nga Komuna e Lumasit, por edhe nga  Komuna Perondi, qyteti i Kuçovës e Berati, Gjirokastra, Tirana, Kukësi, Durrësi, por edhe ishbashkëluftëtarë nga Kosova. Pjesëmarrësit, takimin e parë në këtë përkujtimore e bënë me vizitat në shtëpinë e Dëshmorit të Kombit në Kuçovë. Më shumë se lot e dhimbje,për  prindërit e Astritit ishte  ndjenja e krenarisë që djali i tyre dha jetën dhe gjakun e derdhi për Kombin tonë. I ati, Hekurani e nënë Qamilja përqafonin me mallin e dhimbjes shokët e Astritit, ishkomandantin e Brigadës Ruzhdi Saramata, zv/Komandantin e Brigadës Avdi Ibrahimi, korierin Arben Rashkaj, invalid i luftës, Orhan Bishnaj, Komandant i kompanisë të batalonit 3-të,Sejdi Krasniqi, komandant kompanisë batalionit 2-të, Bedri Dervishi, në njësinë speciale, bashkëluftëtarë të ardhur në këtë përvjetor nga Kosova. Por, kur erdhi Selami Ramiç me të shoqen dhe tre fëmijët të pranishmit në atë cermoni përkujtimore nuk i mbajtën dotë lotët. Përqafime, lot, dhimbje të gëdhendur me krenarinë si vëllai për vëllanë. Selami Ramiçi vinte nga Ferizaj për të vendosur një tufë lule pranë shokut të një llogore, të një ideali.Që të dy plagosen rëndë në luftimet që u zhvilluan në Grozhup në pranverën e vitit 1999. Lulet e majit lajmëronin lirinë e Kosovës, nga ku jep jetën për kombin Astrit Suli , djali nga fshati Luzaj të Komunës Lumas. Në cermoninë përkujtimore morën pjesë Bardhyl Llagami nga Tirana, Spiro Butka,Riza Coka nga Kukësi, i ati i  dëshmorit Zeqir Coka,rëna  dëshmor në çlirimin e Kosovës. I vëllai i dëshmorit Halit Coka. Por edhe Fatri Ahmet Roci (Pajtim Roci, dëshmor në Kosovë).

Prindrëve të dëshmorit të kombit Astrit Suli, në emër të ish bashkëluftëtarëve të UÇK –së, iu dha çertifikatë‘’’UÇK Mirënjohje’’ nga nënkolonel Ruzhdi Saramata  e ish zv/Komandant i Brigadës Avdi Ibrahimi.E gjithë veprimtaria përkujtimore  në këtë 13 vjetor të Dëshmorit të Kombit Astrit Suli, ishte e  organizuar nga Komuna Lumas me Kryetar z.Zarif  Sala.  Në këtë përvjetor morën pjesë edhe nga  Prefektiura e Qarkut  Berat  zoti Bujar Hoxha,Kryetari Bashkisë të qytetit Kuçovë zoti Bardhyl Gjyzeli, Kryetari i Komunës Perondi zoti Rexhep Hajdëri, si dhe nga Komiteti i Veteranëve të Luftës të qytetit  Kuçovë etj.

Fjalën përshëndetëse  përkujtimore  e mbajti  Kryetari i Komunës zoti Zarif Sala. Midis të tjerave Z. Zarif  Sala tha se’’ Krahina e Lumasit shquhet për  atdhedashuri në shekuj. Këtë e dëshmoi edhe një herë në vitin 1999 djali i Lumës dhe i gjithë Shqipërisë Astrit Suli, që nuk kurseu as edhe jetën e tij për çështjen kombëtare të kombit tonë në luftën për çlirimin e Kosovës.Luftëtarët e lirisë dhe dëshmorët kanë vetëm ditëlindje ,tha në mbyllje të fjalës ai.’’.  Pas tij fjalën e morën të  pranishmit e tjerë si dhe pjesëtarë të familjes e të afërm të dëshmorit.  Edhe  Ruzhdi Saramata në fjalën përshëndetëse foli për trimërinë e Astritit dhe të shokëve të tij në luftën për çlirimin e Kosovës. Për të pasqyruar këtë veprimtari përkujtimore  ishin të ftuar edhe medjet lokale si televizioni ‘’Globus’’ etj.

Kurora me lule u vendosën në emër të  Prefekturës,Bashkisë së Qytetit Kuçovë,Komuna  e Lumasit, Komuna Perondi, Komiteti i Veteranëve  të Luftës,  dhe nga të pranishmit e tjerë.Kurora e lule  vendosën pranë bustit të dëshmorit të kombit edhe bashkëluftëtarët e Astritit të ardhur nga Kosova.

 

Busti i dëshmorit të Atdheut Astrit Suli në qëndër të Qytetit të Kuçovës.

 

Lavdi dëshmorëve të Kombit tonë!

 

I ati, Hekuran Suli me ish ushtarët e UÇK pranë bustit të Astritit.27 Maj 2012, Kuçovë.

 

Nënë Qamilja duke vendosur lule pranë të birit. Kuçovë,Maj 2012.

 

Veterani i Luftës,SELAMI RAMIÇI,I pari nga e djadhta me të shoqen dhe tre fëmijët:Astriti,Pahtriku,Shqipëria.Emëri i djalit të madh ka emrin e Astritit.

 

Kurora me vlule u vendosën edhe në varrezat e Dëshmorëve të Prefekturës Berat, aty ku prehen edhe eshtrat e dëshmorit të Kombit Astrit Suli. 

 

Bashkëbisedim me Shokun e Astritit. Kryetari i Komunës z.Zarif Sala, i pari djathtas,dhe i pari majtas Selami Ramiçi.Në mes Besnik Suli,djali i xhaxhait të Astritit.

 

E para nga e majta Resmije Subashi. -Ju na mbushët shpirtin, e na nxorët mallin e Astritit,- u tha fëmijëve të Selamiut duke i puthur në ballë. Lavdi dëshmorëve të Atdheut!


Kuçovë, 27, Maj 2012.

(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: