Euro 2012: Spanja, “mbretëresha” e Europës
| E Enjte, 28.06.2012, 05:59 PM |

Spanja, “mbretëresha” e Europës, shkatërron Italinë në finale

SPANJE – ITALI 4-0

Shënues: Silva 14’, Alba 41’, Torres 84’, Mata 88’

Spanja (4-3-3): Casillas; Arbeloa, Sergio Ramos, Piqué, Alba; Xavi, Busquets, Xabi Alonso; Silva (58’ Pedro), Fabregas (75’ Torres), Iniesta (86’ Mata).  Trajner: V. Del Bosque

Italia (4-3-1-2): Buffon; Abate, Barzagli, Bonucci, Chiellini (21′ Balzaretti); Marchisio, Pirlo, De Rossi; Montolivo (57’ Thiago Motta); Cassano (46’ Di Natale), Balotelli.  Trajner:  Ç Prandelli.

Gjyqatrë: Proenca (Portugali)
Kartonë të verdhë: Piqué (S), Barzagli (I)

Statistika – plus

Gjuajtjet në portë: 7-4
Gjuajtjet pranë porte: 5-6
Posedimi i Topit: 52%-48%
Goditjet nga këndi: 3-3
Pozitat jashtë loje: 3-3
Ndërhyrjet e Palejuara: 16-10

SPANJA, “mbretëresha” e Europës, shkatërron 4-0 Italinë në finalen e 1 korrikut të zhvilluar në Kiev. Me këtë trofe përfundon edhe edicioni i 14-të i Kampionatit Europian, që këtë vit u zhvillua në Ukrainë dhe Plononi. Spanja ka vërtetuar edhe një herë se është kombëtarja më e mirë, pasi në kufirin e katër viteve kanë fituar tre trofe radhazi, Euro 2008, Kupën e Botës në 2010-ën dhe së fundi Euro 2012. Italia vinte me pompozitet në finale, pasi në mënyrë të paparashikuar kishte eliminuar Anglinë dhe Gjermaninë. Por në këtë evropian Spanja ka treguar vetëm, tamam kur duhej, në finale duke dominuar totalisht finalen me italianët. Ndryshe nga ndeshja e parë në grup, e cilia përfundoi në barazim 1-1, spanjollët janë më të qartë dhe në minutën e 14-të gjejnë golin e parë, pas një kombinimi perfekt mes Fabregas dhe Silvas, i cili me kokë shënon, 1-0. Në minutën e 41-të është Hordi Alba që me një galopim të shpejtë shënon golin e dytë. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për spanjollët.  Italianët me ndryshime në formacion mundohen të marrin iniciativën në lojë por pa mundur, por janë edhe të pafat, pasi në minutën e 61-të Tiago Mota, me vetëm 3 minuta në fushë, dëmtohet dhe detyrohet të largohet, por e lë Italinë me 10 vetë, pasi trajneri Prandeli i kishte bërë të tre zëvendësimet. Kështu që 30 minutat e fundit Italia luajti me 10 vetë. Trajneri Del Boske e rifreskon grupin duke larguar nga fusha lojtarët më të dalluar, por edhe ata që u aktivizuan lanë shenjë, pasi në minutën 84-t Torres shënon golin e tretë dhe katër minuta më vonë, Mata vulos shkatërrimin e Italisë dhe konfirmimin e Spanjës si Kampione të Europës në edicionin e 14-të.
__________

Andres Iniesta futbollistit më i mirë i “Euro 2012″
02/07/2012 16:18

Andres Iniestës i ka takuar çmimi i futbollistit më të mirë të ‘Euro 2012’. Paraqitjet e shkëlqyeshme me Spanjën kampione e shpërblyen mesfushorin e Barcelonës, i cili u zgjodh edhe lojtari më i mirë i finales.
Andres Iniesta është zgjedhur lojtari më i mirë i ‘Euro 2012’ nga UEFA, disa orë pasi u zgjodh futbollisti më i mirë i finales së Kampionatit Evropian të futbollit.

Mesfushori i Barcelonës ishte njëri nga më të merituarit në fitoren e thellë me rezultat 4:0 ndaj Italisë të dielën mbrëma, për ta mbrojtur titullin e kampionit të Evropës dhe për ta shkruar historinë, duke i fituar tre trofe të rëndësishëm radhazi (pas Europianit 2008 e Botërorit 2010).

“Duke e zgjedhur Iniestan si lojtarin më të mirë të ‘Euro 2012’, kjo dërgon mesazhin e kreativitetit, futbollin e mprehtë dhe thjeshtësisë”, ka thënë drejtori teknik i UEFA-s, Andy Roxburgh.

10 spanjollë në skuadrën e Evropianit

Janë plot 10 futbollistë spanjollë që gjenden në skuadrën më të mirë të Evropianit, e cila përfshin 23 futbollistë, të selektuar të hënën nga Komiteti Teknik i UEFA-s.

Ndërkohë, Stiven Zherrard është futbollisti i vetëm anglez i zgjedhur në këtë skuadër, derisa yjet tjera që u përfshinë nga shtëpia e futbollit evropian ishin edhe mesfushori italian Andrea Pirlo, ai gjerman Mesut Ozil dhe ylli portugez, Kristiano Ronaldo.

Gerrard dhe sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç ishin të vetmit lojtarë të përfshirë në listë, që nuk kishin arritur deri në gjysmëfinale të këtij evenimenti, i cili u mbajt në Ukrainë dhe Poloni.

“Zherrard luajti mjaft mirë dhe shfaqi kualitete të jashtëzakonshme të lidershipit. Pirlo ishte i mahnitshëm, Ksavi e fitoi edhe një betejë (pas asaj të Euro 2008) dhe Xabi Alonso ishte i shkëlqyeshëm”, shtoi Roxburgh.

Ekipi i Evropianit

Portierë:

Gianluigi Buffon (Itali), Iker Casillas (Spanjë), Manuel Neuer (Gjermani)

Mbrojtës:

Gerard Pique (Spanjë), Fabio Coentrao (Portugali), Philipp Lahm (Gjermani), Pepe (Portugali), Sergio Ramos (Spanjë), Jordi Alba (Spanjë)

Mesfushorë:

Daniele De Rossi (Itali), Steven Gerrard (Angli), Xavi Hernandez (Spanjë), Andres Iniesta (Spanjë), Sami Khedira (Gjermani), Sergio Busquets (Spanjë), Mesut Ozil (Gjermani), Andrea Pirlo (Itali), Xabi Alonso (Spanjë), Cesc Fabregas (Spanjë), David Silva (Spanjë)

Sulmues:

Cristiano Ronaldo (Portugali), Zlatan Ibrahimoviç (Suedi), Mario Balotelli (Itali)


________

10 momentet e paharrueshme në historinë e europianëve…
02/07/2012 11:21
Përgatiti: DENIS HAKANI

Nga Ponjdedelink te Panenka, nga Marko van Basten te Trezege…ja cilët kanë qenë njerëzit e duhur në momentin e duhur, duke përcaktuar fatet e finaleve të kampionateve europianë

UEFA Euro 2012-të është mbyllur dje me finalen e madhe Spanjë-Italia. Para kësaj finaleje faqja zyrtare e FIFA-s, FIFA.com, ka bërë një analizë të momenteve më të rëndësishme në historinë e kampionateve europiane që e kanë bërë këtë kompeticion atë që është sot. Një nga turnetë më prestigjiozë të planetit.

1. Ponjedelnik siguron triumfin e parë

Kampionati i parë europian i ka dhënë Bashkimi Sovjetik suksesin e vetëm në një kompeticion të madh dhe Viktor Ponjedelnik ka qenë lojtari që i ka dhuruar fitoren sovjetikëve. 23-vjeçari ka shënuar shtatë minuta para fundit të kohës shtesë, duke siguruar një fitore 2-1 kundër Jugosllavisë në Paris.

Por, në fund të takimit ai ka qenë i sinqertë duke pranuar se ylli i kompeticionit ishte shoku i tij i skuadrës, portieri Lev Jashin: “Kam qenë me fat dhe i nderuar që kam luajtur në krah të këtij portieri, më i miri nga të gjithë”, ka thënë ai.

2. Vendimi fatal i Shesterniovit

Portugalia mund ta ketë konsideruar humbjen e pësuar mesjavën e kaluar në gjysmëfinale si një zhgënjim të madh, por eliminimi me penallti nuk është asgjë në krahasim me mënyrën sesi është eliminuar Bashkimi Sovjetik në 1968-ën.

Me ndeshjen të mbyllur 0-0 me Italinë pas 120 minutave lojë, i është kërkuar kapiteni sovjetik, Albert Shesterniov të zgjidhte kokë ose pil gjatë hedhjes së monedhës që do të përcaktonte kalimin e skuadrës së tij në finale ose jo.

Fatkeqësisht lojtari i mbiquajtur “Ivani i Tmerrshëm” ka bërë zgjedhjen e gabuar dhe “Axurrët” kanë shkuar në finale, duke fituar trofeun, me Jugosllavinë që ka humbur përsëri. Penalltitë janë futur në rregullore dy vite më pas.

3. Veprimi frymëzues i Panenkas

Nëse do të ekzistonte një shembull sesi penalltitë – shumë larg të qenit një “llotari” ose fat – janë një provë për aftësitë dhe forcën psikologjike të një lojtari, ky do të ishte ai i duhuri.

I vënë përballë penalltisë më të rëndësishme të historisë së kombëtares së tij, një penallti që mund t’i jepte Çekosllovakisë titullin dhe të fundoste kampionët e botës në fuqi në atë kohë, Gjermaninë, Antonin Panenka ka marrë vrull, ka përshpejtuar vrapimin drejt topit, ka ngadalësuar në sekondën e fundit dhe më pas ka goditur topin nga poshtë, duke e dërguar butësisht në rrjetë mbrapa krahëve të portierit Sep Majer. Pele më vonë e ka përshkruar këtë moment si veprën e “një gjeniu ose të një njeriu të çmendur”.

4. Platini thur legjendën e tij

Asnjë lojtar nuk ka pasur një impakt më të bujshëm në një Europian se sa Mishel Platini në 1984-ën. Nëntë gola në pesë ndeshje, duke përfshirë edhe dy “tregolësh” perfekt – gol më të djathtën, me të majtën dhe me kokë – kundër Belgjikës dhe Jugosllavisë, megjithëse golat më të rëndësishëm të realizuar nga ai kanë ardhur në gjysmëfinalen kundër Portugalisë.

Në një ndeshje që është konsideruar si përballja më e bukur e të gjitha kohërave dhe me rezultatin në barazim 2-2, Platosh ka realizuar një gol dramatik në minutën e 119-të, duke kaluar Francën në finale ku është përballur me Spanjën, me kombëtaren e Platinisë që ka siguruar titullin e parë në Europian.

5. Momenti magjik i Markos

Ndërsa Platini mbetet lojtari më me shumë gola të shënuar në historinë e Europianit, janë të shumtë ata që mendojnë se goli më i bukur i realizuar në historinë e këtij kompeticioni i takon një tjetër legjende.

Marko van Basten kishte ndriçuar Euro 1988-ën me paraqitjen e tij në ndeshjet e tjera, por në finalen kundër Bashkimit Sovjetik ai i ka dhuruar sportit të futbollit një moment të mrekullueshëm dhe shumë frymëzues, duke shënuar golin e fitores së turneut me një goditje të jashtëzakonshme nga një kënd i pabesueshëm. “Ka ndodhur në pjesën e dytë dhe unë isha pak i lodhur”, ka thënë ai kohët e fundit.

“Topi ka ardhur nga Arnold Muhren dhe unë po mendoja, “Ok, mund ta ndaloj dhe të bëj diçka me gjithë këta mbrojtës ose mund të bëj gjënë më të lehtë, të rrezikoj dhe të gjuaj”. Vendimi i tij i ka dhënë Holandës titullin e parë të rëndësishëm.

6. Guximi i Vilfortit nxit danezët

Triumfi i Danimarkës në Euro 1992 është përshkruar me të drejtë si një përrallë, por ka pasur gjithashtu një prapaskenë prekëse. Mesfushori Kim Vilfort ka mësuar para kompeticionit se vajza e tij shtatëvjeçare, Line, ishte sëmurë me leoçemi dhe dy herë është larguar nga kombëtarja vetëm për t’u bindur më pas nga familja për të vazhduar.

Kampioni i Brondbit ka munguar në ndeshjen e tretë të Danimarkës në fazën me grupe për të qëndruar në krah të Lines, por është kthyer për fitoren e arritur në gjysmëfinale kundër Holandës dhe ka shënuar golin e fitores në finalen kundër Gjermanisë. Kur Line ka ndërruar jetë vetëm disa javë më vonë ajo është ndarë nga kjo botë duke e ditur se babai i saj ishte një hero kombëtar.

7. Goli i lavdishëm i “Gazës”

Rivaliteti i hershëm midis Anglisë dhe Skocisë, më i vjetri në futbollin ndërkombëtar, nuk ishte parë ndonjëherë në një kompeticion të madh para Euro 1996-ës. Dhe përballja e “Uemblit” është vendosur në pak minuta dramatike në pjesën e dytë.

Spektakli ka filluar kur Devid Siman ka pritur penalltinë e Geri Mekalister, duke ruajtur avantazhin e vendasve 1-0 dhe është mbyllur me një gol të jashtëzakonshëm nga Pol Gaskonj.

Gjatë vrapimit drejt krahut të majtë të zonës së rreptësisë mesfushori ka ngritur në mënyrë të mrekullueshme topin sipër kokës së Kolin Hendris para se të godiste drejt portës, duke mundur portierin Andi Gorma, që në atë kohë ishte shoku i tij i skuadrës te Rejnxhers.

8. Goditja e Trezegesë

Edhe pse Euro 1996 është vendosur nga një “golden gol”, realizimi i Oliver Birofit nuk mund të konsiderohet një gol i mrekullueshëm. Katër vite më vonë, ka qenë një histori tjetër, me goditjen me të majtën e David Trezegesë që ka përfunduar në trekëndëshin e portës, me Francën që ka realizuar një përmbysje historike, duke fituar finalen kundër Italisë.

“Në fillim isha i lumtur për shokët e skuadrës, më pas për familjen time dhe në vazhdim isha i lumtur për veten”, ka thënë Trezege. “Kishim ëndërruar që të ishim kampionë të botës dhe të Europës”. Falë goditjes së zëvendësuesit, ajo ëndërr është bërë realitet.

9. Surpriza e paharrueshme e lojtarëve të Otos.

Askush nuk e kishte menduar. Greqia, që kishte koefiçentin 250 para fillimit të kompeticionit, ka realizuar një nga surprizat më të mëdha në historinë e Europianit në 2004-ën.

Pasi ka kaluar grupin në dëm të Spanjës dhe Rusisë, skuadra e Oto Rehagel ka mundur Francën, Çekinë dhe, në fund, Portugalinë, vendi organizator – të gjitha me rezultatin 1-0 – për të ngritur trofeun. “Grekët kanë shkruar një faqe të paharrueshme në historinë e futbollit”, ka thënë Rehagel në fund. “Është mbreslënëse”.

10. Magjia e Zidan fundos Anglinë

Në fundin e 90 minutave në stadiumin “Da Luz” në 2004-ën, Anglia – pavarësisht se kishte humbur një penallti me Devid Bekham – dukej se do të merrte një fitore të rëndësishme. Por Zinedin Zidan kishte plane të tjera.

I pakënaqur nga goli i barazimit që kishte realizuar në minutën e parë të kohës shtesë me një goditje shumë të bukur dënimi, ai ka shënuar golin e fitores ndaj “Tre Luanëve” me penallti vetëm tri minuta më vonë. Zidan e ka përshkruar atë ndeshje si “një nga më të bukurat që kam luajtur ndonjëherë”.

SPORTI SHQIPTAR

______

Një ndeshje e madhe për Italinë, e cila fiton derbin europian duke siguruar një vend në finale. 4 herë Kampionët e Botës mundin favoritët, 3 herë Kampionë Bote, gjithashtu 3 herë Kampionë Europe.

Ishte ndeshja e tetë (në Botërorë dhe Europianë) mes skuadrave më të mëdha të Europës dhe Gjermania vazhdon të mos njohë fitore kundër italianëve (4 humbje dhe 4 barazime).

Vetëm Brazili ka fituar më shumë Kupa Bote (5) se italianët, por që nuk e kanë fituar Europianin që nga viti i largët 1968.

Për ‘’shkollën gjermane të futbollit’’ është folur shumë, por të drejtën për të mundur Spanjën e ka shkolla e ‘’heshtur’’ italiane.

Fillim i mirë  i gjermanëve, por Njeriu i Europianit, Andrea Pirlo bëhet shpëtimtar i portës. Disa pasiguri në mbrojtje të italianëve në 10-15 minutat e para nuk u shfrytëzuan nga gjermanët.

Mario Balotelli i jashtëzakonshëm shënon me kokë pas 20 minutash, duke përfituar nga një SuperKros nga ana e Antonio Cassanos. 16 minuta më vonë shënon përsëri, një supergol pas një topi të Madh të dhënë nga Riccardo Montolivo.

Edhe këtë herë Pirlo do të kontrollonte mesfushën, qetë e qetë, bukur e bukur.

Gjermanët mund të kishin humbur thellë, por italianët u treguan të ‘’mëshirshëm’’ duke humbur disa raste të pastra për shënim.

______

Italia me merite ne gjysemfinale

Italia dominon ndeshjen me Angline, por fiton vetem pas gjuajtjeve te penalltive. Fitore plotesisht e merituar pas rasteve te panumerta per shenim. Ndryshe nga finalja e Champions League, kete here, drejtesia ne kulmin e drejtesise, fiton skuadra qe e meriton, skuadra qe lufton nga minuta e pare deri tek e fundit. Ndryshimi i madh mes ekipeve kishte nje emer, Andrea Pirlo, futbollisti kampion i Juventusit, lojtari 33 vjecar u be Zot i mesfushes dhe e mbylli mbremjen me nje SuperPenallti. Ndeshja filloi me nje gjuajtje te bukur nga De Rossi qe perfundoi ne shtylle. Anglia e rimori veten dhe ushtroi presion per disa minuta duke u afruar tek goli. Por vetem kaq. Italia e mbylli pjesen e pare ne zoterim te gjithckaje. E filloi pjesen e dyte dhe e mbylli ne kontroll, ashtu sic beri edhe 30 minutat e shteses. Gjithcka perfekte deri tek goditja finale e topit. Mario Balotelli u gjend shume here prane golit, por nuk ishte nata e tij. Mundesi te pastra shenimi kishin edhe shume lojtare te tjere, ku mund te permendet edhe nje shtylle tjeter nga Diamanti. Italine e pret Gjermania e forte dhe ne forme, por italianet, ne fillim te Euros pa shume pretendime, nuk munden lehte, ose nuk munden fare. Kampionet e Europes, spanjollet do te ndeshen me Portugaline jo pa pretendime.

Statistika:

Angli - Itali 0-0 (Italia fiton 4-2 me penallti)
Gjuajtje në portë 4-20
Gjuajtje jashtë kuadratit 5-15
Zotërimi i topit (%)  32-68
Goditje këndi 3-7
Pasime 364 - 833
Krosime 20-40
Kartona të verdhë 0-2
Kartona të kuq 0-0

Gjysemfinale:

27-06-2012 Portugali - Spanje
28-06-2012 Gjermani - Itali

KAMPIONATI EUROPIAN I FUTBOLLIT - 2012

Kampionati Europian i Futbollit zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.           Kampionët e Botës dhe Europës, spanjollët (2 herë fitues) shikohen si pretendentët, së bashku me Gjermaninë (3 herë) dhe Hollandën (1 herë). Fituesit e Katër Kupave të Botës, italianët (vetëm 1 herë fitues të Europianit) nuk mund të përjashtohen, kur këtë kompeticion e ka fituar edhe Greqia, por duhet theksuar se është një ndër kombëtaret më të dobëta në historinë e tyre. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për anglezët (1 herë fitues të Botërorit por asnjë here Europianin), të cilët kanë një ekip me lojtarë kryesisht të rinj. Franca (2 herë fituese) nuk është në ditët më të bukura, por as në ditët më të shëmtuara. Portugalia mbështetet shumë vetëm tek një emër, por në fund nuk duket se do të jetë i mjaftueshëm, edhe pse bëhet fjalë për Ronaldon.

NDESHJET - GRUPI A

08-06-2012: Poloni - Greqi 1-1
Ndeshja hapëse e Euro 2012 përfundoi pa fitues. Fillim i mirë i vendasve, por në fund grekët kishin mundësi të fitonin. Karagounis humbi një penallti për grekët, kur më parë kishin shënuar Lewandowski (17') për Poloninë dhe Salpingidis (51') për Greqinë.
Statistika: Gjuajtje në portë 4-2. Gjuajtje jashtë kuadratit 9-7. Zotërimi i topit (%) 53-47. Goditje këndi 4-3. Kartona të verdhë 0-3. Kartona të kuq 1-1
08-06-2012: Rusi - Çeki 4-1
Rusia mund lehtësisht Çekinë dhe kryeson grupin. Dzagoev shënoi dy herë (15', 79'), gjithashtu ''zemërgjerësia'' ceke mirëpriti edhe gola të tjerë, të realizuar nga Shiroko (24') dhe Pavlyuchenko (82'). Golin e vetëm të cekëve e shënoi Pilar (52'). Statistika: Gjuajtje në portë 5-6. Gjuajtje jashtë kuadratit 10-7. Zotërimi i topit (%) 49-51. Goditje këndi 3-5. Kartona të verdhë 0-0. Kartona të kuq 0-0.
12-06-2012: Çeki - Greqi 2-1
Çekia merr pikët e para me një fitore të merituar ndaj grekëve
12-06-2012: Poloni - Rusi 1-1
Polonia zhvillon një ndeshje cilësore duke ndalur rusët në formë.
16-06-2012: Greqi - Rusi 1-0
Greqia bën mrekullinë, mund 1-0 Rusinë dhe falë fitores së Çekisë arrin të kualifikohet si e dyta e Grupit A.
Përfaqësuesja ruse e drejtuar nga Advocaat, të cilës i mjaftonte edhe një barazim u shokua me golin e Karagounis në minutat shtesë të pjesës së parë.
Në të dytën, edhe pse bënë më shumë volum loje rusët nuk arritën të shënonin golin që do t’i kualifikonte ata si të dytët e grupit.
Me këtë rezultat, Rusia kthehet e turpëruar në shtëpi, ndërsa Greqia do të vazhdojë rrugën në këtë Europian, qoftë edhe për një tur.
16-06-2012: Çeki - Poloni 1-0
Jiracek mposht Poloninë organizatore dhe çon Çekinë në raundin tjetër të Euro 2012 si e para e grupit A.
Përfaqësuesja e drejtuar nga Bilek mundi 1-0 Poloninë duke i prishur ëndërrën organizatorëve, të cilët shpresonin të hynin në histori duke kaluar për herë të parë në historinë e tyre në raundin e dytë të Europianit.
Në fillim e ndeshjes polakët shpërdoruan disa raste të pastra, ndërsa çekët nuk arrit të rrezikonin pasi luajtën vetëm më një sulmues. në minutën e 71 Jiraçek zhbllokoi rezultatin dhe shokoi polakët, të cilët edhe pas këtij momenti nuk arritën të shënonin qoftë edhe golin e nderit për këtë ndeshje.
Kështu Çekia kualifikohet si e para e grupi me gjashtë pikë, ndërsa Polonia do ta ndjekë Euro 2012 si spektatore e thjeshtë. (TCH)

RENDITJA  - GRUPI A

1. Republika Çeke 6 pikë
2. Greqia 4
3. Rusia 4
4. Polonia 2

NDESHJET - GRUPI B

09-06-2012: Holandë  - Danimarkë 0-1
Njëra nga pretendentët, Hollanda humbi një ndeshje që mund ta kishte fituar me lehtësi. Rezultati përfundimtar nuk iu përgjigj lojës, por holandezët me Ruben e Van Persi në krye nuk ishin ata që prisnim. Sulmit të pasuksesshëm i bashkohet edhe mbrojta që lejonte hapësira. Në fund fiton goli dhe goli i përkiste Danimarkës. Krohn-Dehli (24') shënoi për danezët.
Statistika: Gjuajtje në portë 6-5. Gjuajtje jashtë kuadratit 21-0. Zotërimi i topit (%) 53-47. Goditje këndi 11-4. Kartona të verdhë 1-2. Kartona të kuq 0-0
09-06-2012: Gjermani - Portugali
Gjermania e filloi mirë dhe krijoi disa gjysëm-mundësi, por fundi i pjesës së parë mund të kishte fitues ekipin portugez, pasi Pepe goditi truan gjerman. Pjesa e dytë filloi më mirë për portugezët, të cilët edhe mund të përfitonin nga disa goditje këndi. Gjermanët e barazpeshuan lojën, kërkuan golin më shumë dhe shënuan me anë të golshëneuesit të njohur Mario Gomez (72'). Portugezët pasi pësuan u hodhën në sulm dhe krijuan disa mundësi shënimi por pa rezultat. Ndoshta ndeshjen e ardhshme nuk do të kujtohen kaq vonë...
Statistika: Gjuajtje në portë3-4. Gjuajtje jashtë kuadratit 7-5. Zotërimi i topit (%) 57-43. Goditje këndi -. Kartona të verdhë 2-2. Kartona të kuq 0-0.
13-06-2012: Danimarkë - Portugali 2-3
Ronaldo përfaqësohet nga hija e tij, duke humbur 2-3 mundësi për të shënuar. Portugalia vuajti kundër një Danimarke shpërthyese, por 3 minuta para fundit arriti ta sigurojë fitoren.
13-06-2012: Holandë - Gjermani 1-2
Gjermanët mbeten të mëdhenj edhe kundër skuadrave të mëdha. Ndeshje e bukur, por bukuria anonte nga gjermanët, të cilët morën atë që meritonin, fitoren. Holandezët, para fillimit të Euros një ndër pretendentët, 2 ndeshje 2 humbje, pothuaj të eleminuar.
17-06-2012: Danimarkë - Gjermani
17-06-2012: Portugali - Holandë

RENDITJA - GRUPI B 

1.   Gjermania 6 pikë 
2.   Danimarka 3
3.   Portugalia 3
4.   Holanda 0

NDESHJET - GRUPI C

10-06-2012: Spanjë - Itali 1-1
Fillimi më këmbëngulës i spanjollëve, por pjesa e parë ishte më e mirë për italianët, te cilet krijuan disa mundësi shënimi, edhe pse Spanja, si Barcelona, zotëron topin me pasime të shumta, shumë herë edhe të tepërta. Pjesa e dytë pothuaj e barabartë, më e bukur, me dy ekipe që sulmojnë dhe mbrohen me kujdes. Një Itali, me shumë lojtarë të Juventuesit, aspak inferiore përballë kampionëve të botës dhe Europës.
Italia me Spanjën kishte humbur vetëm një herë në ndeshje zyrtare, para katër vitesh me penallti dhe nuk mendohej një ndeshje e lehtë për spanjollët, megjithatë shumica e specialistëve mendonin fitore. Barazimi është nje rezultat i drejtë.
Di Natale (61') kaloi në avantazh italianët, por Fabregas (64') barazoi shumë shpejt.
Statistika: Gjuajtje në portë 7-6. Gjuajtje jashtë kuadratit 8-5. Zotërimi i topit (%) 60-40. Goditje këndi 7-2. Kartona të verdhë 3-4. Kartona të kuq 0-0.
10-06-2012: Irlandë - Kroaci 1-3
Kroacia e dominoi ndeshjen kundër Irlandës dhe e meritoi plotësisht fitoren. Kroacia e filloi me sulm e gol. Mandzukic (3') kaloi në avantazh krotatët. Ledger (19') barazoi për irlandezët, por golat e kroatëve Jelavic (43') dhe Mandzukic (48') siguruan fitoren dhe kreun e renditjes.
Statistika: Gjuajtje në portë 4-6. Gjuajtje jashtë kuadratit 10-5. Zotërimi i topit (%) 45-55. Goditje këndi 1-7. Kartona të verdhë 2-2. Kartona të kuq 0-0.
14-06-2012: Itali - Kroaci 1-1
Italia ka barazuar 1-1 edhe me Kroacinë duke ia lënë gjithcka në dorë ndeshjes së fundit me Irlandën.
Italianët e Prandelit të cilët dominuan pjesën e parë, zhbllokuan rezultatin me një goditje standarde, sigurisht me Pirlon.
Baloteli dhe Markizio humbën 2 raste të cilat mund të kishin mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë. Me rifillimin e lojës ishin kroatët që u hodhën në sulm në kërkim të barazimit.
Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 72. Gabimin e Kielinit, Manzukiç nuk e fali duke mposhtur dhe portierin italian Buffon.
Me këtë rezultat Kroacia forcon pozitat në vendin e parë në grup me 4 pikë, ndërsa Italia ka vetëm 2 pikë dhe është në pritje të ndeshjes tjetër Spanjë - Irlandë. (TCH)
14-06-2012: Spanjë - Irlandë 4-0
Kampionia e Botës dhe Europës, Spanja shkatërroi 4-0 Irlandën duke i treguar trajnerit të saj Govani Trapattoni se kur duan ata nuk ka skuadër që i ndal.
Përvec fitores së thellë që i ngjit iberikët në vendin e parë me 4 pikë falë golavarazhit më të mirë se Kroacia, një lajm i mirë për del Boskes është dhe rikthimi i Fernando Torres që shënoi dy gola në portën e iralndëzëve.
Golat e tjerë për spanjollët u shënuan nga David Silva në fillimin e pjesës së parë dhe Cesk Fabregas në fundin e ndeshjes.
Irlandezët të cilët u shfaqën dobët në 2 ndeshjet e para janë skuadra e parë që eleminohen nga ky Europian. (TCH)
18-06-2012: Itali - Irlandë
18-06-2012: Spanjë - Kroaci

RENDITJA - GRUPI C

1. Spanja 4 pikë
2. Kroacia 4
3. Italia 2
4. Republika e Irlandës 0

NDESHJET - GRUPI D

11-06-2012: Angli - Francë 1-1
Anglia me Francën marrin nga një pikë. Franca e kërkoi më shumë fitoren, por anglezët u kujdesën shumë që mos të humbisnin.
11-06-2012: Suedi - Ukrainë 1-2
Ish i madhi Shevcenko shënoi dy herë. Goli i Ibrahimovic nuk mjaftoi për suedezët.
15-06-2012: Francë - Ukrainë 2-0
Franca hodhi një hap drejt fazës çerekfinale të Euro2012 pas fitores 2-0 ndaj Ukrainës së Shevcenkos, fitore që i dha edhe kreun e grupit D.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Në të dytën, Gjelat e Loran Blank këmbëngulën më fort dhe arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 53-të me Jeremy Menez. Vetëm tre minuta më vonë, Yohan Cabaye dyfishon rezultatin dhe vulos takimin.
Për t’u përmendur është fakti që takimi Francë-Ukrainë pak sekonda nga nisja në orën 18:00, u ndërpre për shkak të shiut të madh që përfshiu stadiumin e Doneskut. Ndeshja nisi në orën 19:00, çka u bë shkak edhe për zhvendosjen në 15 minuta më vonë të takimit Angli-Suedi.
15-06-2012: Angli - Suedi 3-2
Anglia ka përmbysur rezultatin duke mposhtur 3-2 Suedinë e Ibrahimovic.
Protagonist ishte Teo Uollkot i cili sapo u fut në fushë shënoi golin e dytë dhe të barazimit duke i hapur rrugë fitores së përfaqësueses së Hodgson.
Pas kësaj humbjeje Suedia bëhet skuadra e dytë që eleminohet nga ky Europian, ndërkohë që ndeshjen e fundit kundër Francës do ta luajë thjesht për formalitet. (TCH)
19-06-2012: Francë - Suedi
19-06-2012: Angli - Ukrainë

RENDITJA - GRUPI D

1. Franca 3 pikë
2. Anglia 4
3. Ukraina 3
4. Suedia 0

 
 
 
 
 

ZEMRA SHQIPTARE

(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: