Hilmi Saraçi: A është i mundshëm kualicioni PDK- AAK (?)
| E Diel, 03.06.2012, 04:19 PM |

A është i mundshëm kualicioni  PDK- AAK  (?)

Nga Hilmi Saraçi

Në kohet e fundit sikur janë duke u bërë disa plane dhe analiza për ecuritë të sukseshme të zgjedhjeve në të ardhshmen , sidomos për nivelin qëndror. Në këtë fushë degjohen mendime se do të jenë mjaft të rëndësishme, pasi që  gjatë këtij mandati qeverisës ka pasur lëshime dhe dobësi. Prandaj në këto zgjedhje është e domosdoshme që të fitojë një subjekt politik që do ta përmirësonte gjendjen.Mendoj se kishte për të qenë e mundshme dhe e arsyeshm të shikohet kualicioni PDK dhe AAK dukë menduar gjithashtu edhe në ndarjen e posteve në këtë kualicion . Kështu disa  (analistë) kanë shprehur mendimin  që për besimin e postit të presidentit ta ket Hashim Thaçi, ndërsa postin e kryeministrit Ramush Haradinaj. Prandaj hapi i mundshëm dhe i  sigurt pas kualicionit deri në zgjedhjet e ardhshme është më parë  prishja e kualicionit të tanishëm dhe oferta për një kualicion: PDK dhe AAK. Mendoj se një gjë e tillë është duke u përgatitur, sepse në këtë rast me përfundimin e ndryshimeve  kushtetuese për zgjedhjen e presidentit veç po shihen ambicjet për një pozitë të tillë, pasi  është paraparë  të rriten kompetencat e presidentit. Hashim Thaçi si duket është duke menduar në postin e presidentit. Ai mendon të tërheqet më parë  nga posti i kryeministrit dhe të konkurojë në fund të këtij viti për president të Kosovës. Ndërsa posti i kryeministrit t’i afrohet si kompromis  Ramush Haradinajt…

Mendoj se kjo do të ishte një zgjidhje e mirë nese arrihet një kompromis i arsyeshëm, sidomos me zgjedhjen e Haradinajt për kryeministër. Mendoj se disa probleme të grumbulluara do të zgjidheshin më shpejt dhe me sukses sikur të ishte kryeministër z. Haradinaj.. Mirëpo për një kualicion të tillë mendoj se është herët të konstatohet diçka, sepse do të duhej një angazhim i veçantë për tu realizuar kjo ofertë.

Kualicioni i tashëm qeverisës është i brishtë dhe i paaftë për zgjidhjen e problemeve

Disa zyrëtarë të lartë nga PDK-ja megjithse nuk kanë dhënë ndonjë detaj, ata kanë  adresuar shumë lavdata për partinë e Ramush Haradinajt, duke lënë  të nënkuptohet se është një parti që mund të ketë kualicion me PDK-në. PDK-ja  i vlerëson vlerat që i ka AAK-ja . “Ne dëshirojmë  që sikur çdo subjekt tjetër ta luaj rolin e vet konstruktiv”… (Grabovci). Qeveria Thaçi tani është e vedijshme se në këtë fushë duhet angazhim dhe afrim edhe  me subjekte të tjera , sidomos me ato që kanë përkrahje  nga populli dhe forcë për të ndryshuar gjendjen e papërspektivë në Kosovë. Kualicioni i tashëm është i brishtë dhe i paaftë për të zgjidhur problemet që janë të pranishme në Qeverinë Thaçi.Kualicioni me partitë e minoritetëve dhe AKR-në, sidomos atë serbe nuk është i qëndrueshëm, sepse deputetët e këtij minoriteti shpeshëherë bijnë ndesh me zhvillimet pozitive në Kosovë. Në këtë fushë prin deputetja Rada Trajkoviq. Kjo qeveri  dita me ditë po merr kahe të pasukseshme dhe nuk është e aftë për të zgjidhur problemet e grumbulluara , sidomos në veri të Kosovës. Kjo rrjedh edhe nga angazhimi i pamjaftueshëm i kryeministrit dhe i disa ministrive dhe politikajve në qeveri të cilët janë të angazhuar në disa vende pune. Për fat të keq është bërë dukuri dhe kjo është mjaft shqetësuese. Është e pamundur që një politikan (ministër, zv,ministër) të ketë mundësi të jetë aktiv  në mësim edhe në politikë. Si mund të ketë cilësi në arsimin  dhe  në vendet që mbajnë pozita të larta udhëheqëse  kur një mësimdhënës është i angazhuar në disa univerzitete . Kjo që po ndodhë në uzurpimin e shumë vendeve të punës , jo vetëm që është antiligjore, por edhe turp , prandaj duhet të mirren masa  e të mos lejohet një gjë e tillë, ngase ata që po dëmtohen më se shumti nga kjo dukuri janë studentët, por edhe populli të cilët i ka zgjedhur.  Për punësimin dytësor , sidomos të ministrave, këshilltarëve të ministrave, shevave e drejtorive, si ent i punësimit sikur  mbetët UP-ja dhe universitetet private, gjë që është dëshmuar me rastin e deklarimit të pasurisë së tyre  në Agjensinë Kundër Korupsionit. Ministrat, përveç që punojnë në ministritë përkatëse, paga të majme marrin edhe në fakultete private dhe ato publike.

Tomisllav Nikoliq dhe Kosova

Zgjidhja e problemit të Kosovës për presidentin e ri serb, Tomisllav Nikoliq, kërkon një kompromis të gjerë  të politikës në Serbi. Nikoliq që ka premtuar se do të jetë  një president i të gjithëve pati deklaruar se do të qëndrojë në rrugën evropiane , pavarësisht se do të përballet me shumë sfida . Ai (Nikoliq) pati deklaruar se “do të bisedojë me shtetet që e kanë  njohur pavarësinë e Kosovës për shkak se këto shtete  mund të jenë pengesë  për integrim dhe duhet më parë , dëgjuar çfarë kërkojnë  ato nga Serbia”…Prandaj niveli i bisedimeve me Kosovën duhet të ngritet në një nivel më të lartë, se sa  në nivelin e përfaqësuesve të qeverisë”- ka thënë Nikoliq. Është e njohur se Nikoliq si ultranacionalist dhe kundërshtar i madh i shqiptarëve nuk mendon mirë për Kosovën dhë për shqiptarët-për zgjidhjen e problemeve, sidomos në veri të  vendit ku krimi i organizuar, kontrabanda , korrupsioni të udhëhequra nga strukturat paralele (ilegale) janë duke u zhvilluar pa pengesa. Qindra vetura, furgon dhe kamion të mëdhenj qarkullojnë të mbushur me naftë dhe mallra tjera çdo ditë nga veriu i vendit drejt qyteteve  të tjera të Kosovës. Fatkeqësisht prapa kontrabandës qëndrojnë edhe  njerëz të veshur me pushtet dhe disa shqiptarë, sepse në jug të Mitrovicës janë  shqiptarët (disa) ata që e shpërndajnë mallin duke kontrabanduar në bashkëpunim me serbët…

Mirëpo Nikoliq si president i Serbisë mund të ndryshojë qendrimet e tija karshi Kosovës dhe shqiptarëve, në të ardhshmen në qoftëse bashkësia ndërkombëtare do të tregonte një trusni më të madhe ndaj Serbisë. Mendoj se Nikoliq dhe Tadiq nuk ndryshojnë  sa i përket çështjes së Kosovës. Në këtë fushë  Vashingtoni do ta  vlerësojë presidentin e ri të Serbisë, Tomisllav Nikoliq në bazë të politikave  të tij. SHBA-ja presin të shohin se çfarë politike  do ta ndjek presidenti i ri i Serbisë në planin e brendshëm dhe në veçanti në atë të jashtëm kundrejt Kosovës. Mendoj se Nikoliq do ta ketë mundësinë më tepër se Tadiqi për të treguar hapa dhe masa konkrete  sa  i përket  dialogut të ndërmjëtsuar nga Brukseli me Kosovën , duke vazhduar reformat për progresin e mëtejshëm të Serbisë  drejt Bashkimit Evropian”.

Publiku i Serbisë sikur  është i vetdijshëm që se shpejti BE-ja mund të fillojë me presionet dhe nënçmimet ndaj Serbisë, nga e cila do të kërkojë të heqë dorë nga Kosova  për llogari të fillimit të dialogut për antarësim në BE”. Prandaj Daniel Server ka thënë së shpreson që presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliq do t’i ruajë ambicjet evropiane të Serbisë dhe do të njohë rëndësinë  e përmirësimit të marrëdhënjeve  me Kosovën”

Zyra Administrative në veri të vendit është e arsyeshme, por e vështirë për tu realizuar

.Në këtë fushë angazhimi i Qevverisë për ta hapur një zyre administrative në veri të vendit është i arsyeshëm . Me këtë do të përfitojnë në radhë të parë qytetarët si shqiptarët që jetojnë në këtë hapsirë, ashtu edhe serbët të cilët janë zhytur në pellgun e nacionalizmit dhe të krimit të organizuar dhe vështirë e kanë të dalin pa angazhimin e Serbisë e cila është sponzorues i këtyre.Mirëpo analistë politikë që i njohin rrethanat në Mitrovicë, por edhe përfaqësues të partive politike, konsiderojnë se Qeveria nuk do të  mund të rekrutojë njerëz për të punuar në Zyrën Administrative në veri të vendit, nese paraprakisht nuk do të jetë  në gjendje  të garantojë sigurinë e tyre . Prandaj si opsion real që mund të lehtësojë futjen e veriut nën  administrim shtetëror ka filluar të shihet edhe dialogu me strukturat ilegale serbe.Mendoj se kjo do ta komplikonte sgjidhjen e sukseshme të problemeve në veri të vendit…



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: