Elvi Sidheri: XhonTurqit dikur dhe Neo-Otomanët sot!
| E Shtune, 02.06.2012, 11:00 AM |

XhonTurqit dikur dhe Neo-Otomanët sot!

Nga Elvi Sidheri

Në vazhdë të disa shkrimeve të tjera, po merrem edhe kësaj rradhe me turqit dhe bëmat e tyre.

Pse m’u kujtuan pikërisht XhonTurqit dhe jo lëvizje të tjera turke apo me një frymëzim otoman?

Ndoshta për shkak të kushteve historike, ose më tepër sepse ideja e sotme Neo Otomane përputhet kryekëput me qëllimin që këtu e njëqind vjet më parë, XhonTurqit i kishin vënë vetvetes.

Ishte fillim shekulli i Njëzetë dhe Perandoria Osmane ishte rrudhur, ngushtuar dhe në Ballkan i patën mbetur vetëm ca copëza Edreneje, Maqedonie dhe pikërisht Shqipërie.

Asgjë në krahasim me territoret që perandoria e tyre pati poseduar ca shekuj më parë, gjatë apogjeut të zgjerimit të saj.

Muret mbrojtëse të Vienës tashmë dukeshin aq të largëta sa edhe ëndërrat në diell për një perandori madhështore e cila sa vinte e sfilitej më shumë dhe s’e mbante dot më ritmin e kohës dhe garën me zhvillimin e rivalëve të saj.

Porta e Lartë që dikur i kishte kallur datën Europës, duke kërcënuar seriozisht integritetin territorial dhe kulturor të Perëndimit, tanimë mundej vetëm të mbijetonte falë “kujdesit” ndaj saj prej kryesisht Britanikëve, të cilët e shihnin me dyshime të forta një ekspansion të mundshëm të Perandorisë Ruse Cariste drejt Stambollit dhe mbi të gjitha ngushticave të Bosforit dhe Dardaneleve.

Kjo pati bërë që Rusët të ishin ndalur disa herë në avancimin e tyre të pafrenueshëm për në kryeqytetin perandorak osman dhe po aq kjo pati qenë arsyeja që kukulla ruse në Ballkan, Bullgaria e sapoformuar si shtet më vete, të ishte evituar që të zgjerohej siç patën parashikuar rusët në 1878-ën.

Osmanët dhe Perandoria e tyre lënguese, ishin etiketuar përfundimisht si “I sëmuri i Bosforit”.

Popujt që ende ndanin fatin dhe mënxyrat që vinin si rrjedhojë e kësaj bashkëjetese të detyruar me turqit, edhe ata për pasojë s’kishte se si të mos merrnin pjesën e tyre nga kjo sëmundje vdekjeprurëse që përhapej nëpër gjithë perandorinë e mbetur.

Ashtu si AIDS sot konsiderohet një sëmundje pa shërim, por e cila mundet vetëm të parandalohet në njëfarë mënyre, ashtu edhe dekadenca e pashmangshme e shtetit osman, maksimumi mund të shtyhej për ca kohë akoma.

Por ndërsa Fuqitë Europiane që ende s’e kishin mbledhur mendjen që t’i jepnin shqelmin përfundimtar Perandorisë së mbaruar në fjalë, neve shqiptarët dhe popujt e tjerë që akoma frymonin nën të njëjtin ajër të ndotur nga prezenca osmane, kishim nisur të shfaqnim simptomat e para që vinin nga  efektet shfarosëse të kësaj sëmundje anadollake.

Mes nesh shqiptarëve për shembull, kryesisht këto efekte patën rezultuar me një ndarje edhe fragmentarizim edhe më të theksuar se ç’pati qenë edhe më parë gjatë historisë tonë të gjatë.

Tashmë fillimi i shekullit të XX-të, epokë zhvillimi të padëgjuar ekonomik, industrial, kulturor, filozofik e artistik, neve na gjente të përçarë në 4 fe të ndryshme, të izoluar gati totalisht nga Europa të cilës historikisht dhe me të drejtën e Zotit i përkisnim ngahera.

Po ashtu koha për neve jo vetëm dukej të ishte ndalur në vend, por për më keq, stadi i zhvillimit tonë ishte kthyer deri diku si 2000 vjet më parë, pra në ndarjen edhe më tepër të shoqërisë sonë në fise dhe krahina të ndryshme, siç patën qenë edhe gjyshërit tanë Ilirë njëherë e një kohë.

Por nëse Ilirët atëherë ja patën dalë që shpesh të bashkoheshin dhe të krijonin disa formacione shtetërore me mbretër mitikë si Teuta apo Bardhyli dhe Pirroja i Epirit dhe me mbretëri si ato Ilire, Dardane dhe Epirase, shqiptarët modernë kishin gati 450 vjet që s’dinin as për bashkim e as për shtet të tyrin.

Përparimet mesjetare me krijimin e Principatës së Arbrit apo dominioneve të tjera të Princërve të shumtë arbërorë dhe më pas bashkimi i madh me në krye Gjergj Kastriotin, u shumëzuan me zero, pas pushtimit final nga osmanët dhe fillimit të kohëve të errëta për shqiptarët.

Kohë të errëta që popullit tonë i ripërsëriteshin për më tepër!

Si në shumë gjëra të tjera, edhe për këtë rekord unik, ne jemi rast i veçantë në historinë botërore.

Sepse të tilla kohë patëm përjetuar edhe pas rënies së Perandorisë Romake dhe suljes së egër drejt tokave tona, të fiseve gjakatare sllave, të cilët rrënuan qytetet Ilire, shkretuan prapatokën tonë, vranë e asimiliuan në rracën e tyre çfarë mundën dhe zunë me dhunë shumicën e territorit të jetuar nga Ilirët e lashtë.

Nga ajo periudhë mezi ia dolëm të dilnim gjallë dhe me një gjuhë e identitet akoma të tonin.

Shumë popuj të tjerë, më të mëdhenj dhe fuqishëm se i yni, ishin zhdukur apo asimiluar totalisht si pasojë e vërshimeve të ngjashme, por me ne kjo nuk ndodhi!

Galët apo Keltët, të cilët dikur patën mbuluar me farën e tyre gati gjithë Europën perëndimore, ata shtriheshin që nga Sllovenia e sotme ku takoheshin  dhe përziheshin sipas shumë të dhënave me fiset me veriore të Ilirëve, e deri në Italinë e veriut, Austrinë aktuale, gjithë Francën moderne dhe shumicën e gadishullit Iberik.

Prej tyre në ditët tona kanë mbetur shumë artefakte arkeologjike, mjaft emra vendesh si Bretanja në Francë, Belgjika që rrjedh nga fisi Kelt i Belgici apo edhe rajoni verior spanjoll i Galicia-s.

Gjuha e tyre e cila dikur dominonte ato anë të Europës dhe që më pas u mund nga si fillim Latinishtja e Romakëve dhe më pas nga dialektet gjermanikë të barbarëve veriorë-skandinavë, ajo sot flitet periferikisht vetëm në ndonjë cep të Irlandës, apo në ishuj të largët të Skocisë dhe në jugun ekstrem të Anglisë.

Kaq ka mbetur nga ai popull që atëherë i jepte tonusin Europës.

Ata u zhdukën e u përfshinë në krijimin e popujve të cilët i pushtuan, mes Romakësh, Visigotësh e Frankësh gjermanikë dhe Saksonësh e Normanësh në Britani.

Barbarët që pushtuan tokat e tyre, ia dolën që kulturën Kelte dhe gjakun e atij populli fisnik, t’a fshijnë apo thjesht t’a përfshijnë në identitetin e shteteve të tyre dhe të popujve të rinj francezë, spanjollë e anglezë që u krijuan si pasojë e këtyre zhvillimeve historike.

Çfarë ndodhi me neve ndërkohë?

Mbi territorin tonë jetësor Ilir, u hodhën herë veç e veç e herë njëkohësisht, Ostrogotë gjermanikë, Avarë, mongolë-Hunë shkretues me Atilën e tmerrshëm në krye, Sllavë të cilët me zjarr e hekur zinin tokat tona e më vonë mongolë të tjerë Turq që mbyllën kështu kuadrin e përgjakshëm të barbarëve të uritur për gjak dhe troje Ilire.

Ky seksion ka sigurisht edhe një nënseksion barbarësh të tjerë të cilëve padyshim u ka rënë udha nga anët tona dhe këtu duhen përmendur patjetër Bullgaro-turqit, Tartarët e mongolo-turqit e tjerë të ardhur pas bishtit të osmanëve dhe pushtimit të tyre. Keltët tashmë janë zhdukur dhe gjallojnë ende vetëm me Irlandezët e sotëm, por edhe kushurinjtë tanë Dako-Thrakë në verilindje të Ballkanit po aq u romanizuan komplet duke u transformuar në Rumunët e ditëve tona dhe humbën gjuhën e tyre nga e cila u kanë mbetur në përdorim aty-këtu disa qindra fjalë të cilat gjejnë kuptim vetëm në shqipen moderne.

Me Ilirët kjo gjë s’ndodhi!

Ata i rezistuan më parë me disa dhjetëvjeçarë luftë Romakëve dhe më pas sidoqoftë nuk e humbën gjuhën dhe traditat e tyre të veçanta, të cilat vazhduan t’i dallojnë nga popullsitë latinisht-folëse.

Po kështu Ilirët e paromanizuar ia dolën që së bashku me Ilirët apo Dakët e tjerë të latinizuar t’u ngjiteshin maleve tona të paepura apo të mbylleshin në qytetet e  mirëfortifikuara dhe që aty t’ua linin përkohësisht fushat pjellore sllavëve barbarë, por për t’u kthyer edhe njëherë më pas dhe për t’i rimarrë tokat e tyre.

Nga ajo periudhë, në trojet shqiptare mbeten një mori toponimesh sllave që dikush do kishte bërë mirë që tashmë t’i kishte hequr me kohë dhe përveç kësaj, pak gjëra të tjera mund të na kujtojnë kalimin traumatizues të sllavëve në vendin tonë.

Kështu pra ne dhe paraardhësit tanë Ilirë e Arbër, kemi pasur fatin e veçantë që në historinë tonë të jemi përballur (përbaltur po ashtu!) me dy palë kohëra të errëta!

Njëra me prurjet barbare sllave dhe tjetra me vërshimin turko-osman drejt vendit tonë.

S’do shumë mend të kuptohen arsyet e shumë prej problemeve me të cilat ballafaqohemi përditë për shkak të kësaj trashëgimie unike, të farkëtuar me gjurmë barbarësh sllavë e turq.

Pakkush do t’i kishte rezistuar një përzjerje atomike të tillë, por neve vetëm me ekzistencën tonë, provojmë ditë pas dite se jemi një evidencë e gjallë suksesi në këtë drejtim.

Për të riardhur tek XhonTurqit tanë, vitet kur ata erdhën në pushtet, ndër të tjera me ndihmën thelbësore të elementeve joturq në perandori dhe përgjithësisht me mbështetjen e shqiptarëve, ajo kohë ishte edhe kufiri i jetës së perandorisë së tyre.

Gjërat kishin ardhur aty ku s’mbante më dhe Fuqitë e Mëdha po përgatiteshin që të shqyheshin mes tyre dhe tashmë s’ia kishin më ngenë të sëmurit pa shërim të Bosforit.

XhonTurqit (Jeunes Turcs-Turq të rinj), e kishin kuptuar që gropa e varrit për perandorinë e tyre ishte hapur dhe varrëmihësit, arabë, rusë, ballkanas e europianë po përvishnin llërët (mëngët) me lopatë në dorë për t’i hedhur një dorë dheu të qelbur osmanërisë të plagosur për vdekje.

Prandaj ata u premtuan popujve të skllavëruar të perandorisë liritë minimale.

Ata dhanë fjalën e turkut (aspak të besueshme domethënë) se do të lejonin që popujt joturq që të mësonin në gjuhën e tyre dhe se do t’u jepej një lloj autonomie brenda perandorisë.

Por menjëherë sapo morën pushtetin, i harruan sa hap e mbyll sytë premtimet e tyre në erë dhe ia nisën me vrull e furi që të zbatojnë planet për t’a shëndrruar shtetin e tyre multietnik dhe fetar, në një ngrehinë vetëm TURKE!

Këta të vetëquajtur si “të moderuar” në të vërtetë dolën që të ishin, sidomos duke pasur parasysh epokën në të cilën erdhën në pushtet, në raportin kundrejt shqiptarëve, shumë më agresivë, diskriminues, gjakatarë dhe asgjësues se sa turqit e vjetër që për 5 shekuj patën bërë edhe ata kërdinë mes nesh.

Jo për habi, atëherë edhe plasën kudo në trojet shqiptare kryengritjet e mëdha shqiptarë që e tronditën nga themelet perandorinë osmane.

Kjo ndodhi sepse XhonTurqit dhe pushteti i tyre u sulën edhe më egërsisht se paraardhësit e tyre, kundër çdo elementi të identitetit tonë nacional.

Ata synonin që me një goditje përfundimtare të mbaronin njëherë e mirë punë me gjuhën, traditat e lashta shqiptare, arsimin, fenë dhe veshjet tona karakteristike që aq bukur tregonin veçantinë e qënies sonë si popullsi e rrallë me rrënjë antike në këtë tokë.

Pra të fshinin atë që mbetej nga ekzistenca jonë, të pastronin perandorinë e tyre nga gjithçka shqiptare!

Jo rastësisht për shëmbull, fshatrat e Tiranës sipas shumë të dhënave, veshjet e tyre të mrekullueshme tipike shqiptare, i ndërruan me poturet, tirqët e benevrekët turq, vetëm në fillim të shekullit të kaluar, si pasojë e presionit në rritje të ushtruar nga autoritetet turke.

Po kështu, në shumë zona rreth kryeqytetit të sotëm të Shqipërisë, apo në verilindje të vendit, si dhe në Malësitë e Karadakut apo Kosovë, shumë të krishterë, nën po të njëjtën shtypje e lanë fenë dhe u kthyen në religjionin e pushtuesit, vetëm në fundshekullin e 19-të, ndërsa në të vërtetë perandoria e osmanëve pati marrë përfundimisht të tatëpjetën historike.

Sa më shumë shteti i tyre rrokullisej në greminë, aq më tepër osmanët kthenin sytë nga neve, me shpresën dhe qëllimin që të na konvertonin përfundimisht me hir e pahir në turq dhe si të tillë pastaj të na përdornin si baza të sigurta filoturke të lëna prapa në Ballkan.

Përballë këtij sulmi vendimtar dhe tejet të ashpër të XhonTurqve dhe makinerisë dallkauke osmane, u gjend si një shkëmb i vërtetë Rilindja jonë Kombëtare e cila ia dedikoi të gjitha energjitë dhe forcën e saj, luftës së pakompromis për një Shqipëri të lirë dhe shmangies së djegies së vendit tonë si pasojë e prezencës, veprave dhe trashëgimisë turke.

Ajo ishte Elita jonë intelektuale vizionare që shihte përtej gjëndjes tragjike ku dergjej Shqipëria e asaj kohe.

Nëpërmjet traktateve filozofike si “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bënetë” të të madhit Sami Frashëri, vendit tonë i jepej ndërgjegjësimi  për atë ç’do të thotë të jesh shqiptar dhe për çfarë vendi jonë do të duhej të ishte në një të ardhme.

Nga ana tjetër Naim Frashëri, XhonTurqve dhe gjithë osmanlinjve dhe mbështetësve të tyre shqipfolës, u përgjigjej flakë për flakë me “Ti Shqipëri me jep nder, më jep emrin SHQIPËTAR”.

Sepse në ato kohëra të turbullta, por për fat të keq edhe sot, ka mjaft nga ata që nderin e gjejnë dhe e kërkojnë tjetërkund, tek vëllai turk, pensioni helen apo duke shitur bijat e tyre malësore tek 70 vjeçarët impotentë maqedonas-sllavë apo edhe tek ndonjë katundar brekëgrisur serb.

Po aq Naimi vigan, kumbonte me vargjet e tija me “Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa e dlirë”!

Kjo i dedikohej me siguri turqishtdashësve të asaj kohe, si dhe atyre që ishin dhe janë akoma të dhënë pas gjuhës së helenëve apo kujtdo tjetër, por që harrojnë qëllimisht se gjuha jonë figuron në listën e gjuhëve më të vjetra autentike, autoktone dhe engimatike të të gjithë historisë botërore.

Një gjuhë e folur dikur në gjithë anën jug-veri-perëndimore të gadishullit tonë, si dhe me shumë mundësi edhe në ekstremin verior të Italisë së sotme dhe po ashtu jugun Italik nga popullsitë Iliro-Italike, Mesapë e Japigë.

Por kjo gjuhë Ilire filtej dhe kuptohej gati 100% edhe nga Maqedonasit e vërtetë antikë, gjë që dëshmohet edhe nga burimet e historianëve të kohës dhe njëkohësisht ishte me anë të një dialekti tjetër edhe gjuha e Dakëve dhe Thrakëve të lindjes së Ballkanit, gjuhët e të cilëve gjurmët e vetme të mbetura nga e kaluara e tyre, i kanë në shqipen moderne.

Naimi perlat e tij i mbyllte me “Dielli për Shqipërinë lind në Perëndim...(pra Europë e jo Azinë e turqve)”.

“Për rilindasit tanë, PERËNDIMI dhe jo Jeruzalemi apo Meka, ishin dhe duhet të jenë gjithmonë drejtimi ynë, shpëtimi dhe qëllimi për neve”.

Nga aty gjithmonë dikush ka dashur të na shkëpusë me forcë dhe përherë me shikimin nga Perëndimi, jemi ngjallur e jemi çliruar nga zgjedhat e ndryshme duke ia dalë të rikrijojmë nga shkrumbi dhe asgjëja e lënë prapa nga pushtuesit e rradhës, ekzistencën tonë shqiptare.

Vëllai i tretë i kësaj familje mitike shqiptare nga Përmeti, Avdyli, i printe Lidhjes së Prizrenit dhe mbronte me fjalë e armë në dorë, tokat tona që ishin vënë në shitje në mënyrë të pacipë nga autoritetet turke tek fqinjët tanë grabitqarë.

S’e di ç’do mendonte tani Avdyli a patriotët e tjerë pjesëmarrës në Lidhje, po të shihnin hijen e rëndë turke dhe turqishtfolëse që ka përfshirë qytetin në fjalë?

Sa Vëllezërit Frashëri edhe De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Kristoforidhi, Ndre Mjeda etj, të gjithë punuan me vetëmohim për zgjimin e ndërgjegjes tonë të dëmtuar kombëtare.

Puna e palodhur e këtyre mendjeve të ndritura, e kombinuar me luftën në terren të kryengritësve shqiptarë, me trimërinë e komitëve të Çerçiz Topullit e Themistokli Gërmenjit me shokë, të Isa Boletinit e Elez Isuf Dibranit, si dhe njëtrajtësisht në vijë të drejtë me sforcot e Qirjazëve në Korçë e Manastir për mësimin e gjuhës shqipe, gjithë këto përpjekje, bënë që qëllimet ogurzeza të XhonTurqve të mos realizoheshin plotësisht në Shqipëri.

Por XhonTurqit e dikurshëm, pasi na lanë si efekt fshatarët gdhë dhe injorantë, shpesh sllavishtfolës që u ngritën me thirrjen groteske Dum Babën dhe dogjën Shqipërinë e mesme në emër të kthimit nën sqetullën e palarë dhe kutërbuese të Sulltanit, ata ia kanë arritur që të kenë pasues të denjë tek mjaft pseudointelektualë të sotëm.

Njerëz që vetëquhen “Analistë”, tipa që i shikon të vërtiten nga njëra studio në tjetrën, nga një TV që anon djathatas, tek një tjetër me tendenca të forta majtiste.

Dhe e bukura është që mbajnë përherë ison e të njëjtës këngë, duke përsëritur në pafundësi  po ato broçkulla.

Tipat e tillë, duke qenë apo jo të ndërgjegjshëm, i bëjnë një nder të pallogaritshëm Neo-Otomanizmit me pallavrat e tyre të përnatshme, ndërsa majmen në lekë e bëjnë miliona me honorare jashtëzakonisht të larta për çdo pjesëmarrje në një emision televiziv.

Opinionet e tyre variojnë në tema të ndryshme, por paevitueshmërisht bashkohen në shpërndarjen në eter të vjelljes së vrerit e pështyrjes rregullisht mbi çdo gjë të pastër shqiptare.

Këta janë FiloTurqit e Rinj, jo debilët e tipit Haxhi Qamil i 1914-ës e të 2012-ës (pa e mohuar që edhe sot ka shumë e shumë ithtarë të veprave, ideve dhe qëllimeve të atij fshatari të pagdhendur nga Sharra), njerëz e gjindje e ulët pra, që vijnë vërdallë me tespije në duar duke vrarë kohën e sharë kë të mundin veç Babës Turk e që njëkohësisht këpusin mufka me Sulltan e Erdogan.

FiloTurqit e Rinj janë kategoria e individëve që lehin tërbueshëm në art, filozofi dhe gjeopolitikë e janë bërë mjeshtër të vërtetë në ilustrimin me përdëllim të rrallë të të mirave të Turqisë dhe të të këqinjëve shqiptarë mosmirënjohës.

Nuk ka copë edhe një emision të vetëm, pa përjashtim kanali ku të transmetohet, në të cilin po u mor përsipër të flitet për figura si Skënderbeu, Ilirët, lashtësia jonë, gjuha shqipe, rilindasit a çfarëdo gjë tjetër që na nderon historikisht, atëherë do të lëshohen mallkime e poshtërime të pakufijshme ndaj origjinës sonë dhe do të tentohet të përçudnohen një nga një secili personalitet i yni kombëtar.

Këta njerëz, që vetveten e kanë shpallur si korifej të mendimit shqiptar, janë qartësisht të idesë, se duke errësuar gjithçka të mirë ka vendi dhe kultura e tyre, atëherë ata vetë do të mbeten hipotetikisht përmbi baltën që do ketë mbuluar gjithë ç’ka rrotull.

Kështu do dallohen nga të tjerët dhe do jenë më të mirët.

Tipi i “poshteni albanci”, shqiptarë të respektueshëm sipas serbëve në Jugosllavi, që shqiptarë vetëm emrin kishin, pasi nuk flisnin apo shkolloheshin më në shqip dhe rrjedhimisht shumë shpejt shkriheshin thjesht në Serbë a Turq.

Apo edhe modeli i sa e sa të tjerëve që në Perëndim, pasi emigrojnë, si mënyrën më të mirë për t’u ndjerë të integruar në ato shoqëri dhe për të spikatur, gjejnë që të angullijnë (ngërdheshen si qen) dhe të nxijnë sterr realitetin e vendit dhe popullit të tyre, duke uruar që kështu dikush t’i  marrë me simpati për shkak të mohimit të origjinës së tyre.

Pra kjo është filozofia e “Vijmë nga Zululandi, por vetëm neve jemi njerëz, gjithë bashkëpatriotët tanë janë vetëm zulu”.

Historia shqiptare është plot me renegatë të tillë, sadoqë sot ka edhe nga ata që duan t’i glorifikojnë tradhëtarët e këtij lloji dhe s’tingëllojnë më të habitshme kërkesat për të larë me lavdi Hamza Kastriotin e Ballaban Pashën, sepse na paskan qenë edhe ata shqiptarë?!

I vetmi vend ku këta bukëshkalë historikë do meritonin të laheshin, do ishte një fund pusi shumë i thellë turpi, i mbyllur mirë me një rrasë të madhe guri, nga i cili nuk duhet në asnjë mënyrë të dalin më.

Koinçidencat XhonTurke dhe Neo-Otomaniste janë një rishfaqje e të njëjtave pretendime, teori dhe objektiva, të cilat shohin vetëm nga Stambolli dhe kanë si synim parësor ri-turqizimin e shoqërisë tonë, siç dikur donin të bënin Turqit e Rinj të para një shekulli dhe ashtu siç po mëtojnë të bëjnë Erdogani dhe teoricieni i Neo-Otomanizmit Davutoglu.

Kontributi në favor të kësaj këllirë-kauze (të qelbur) Neo-Otomane, vjen i shumëfishtë dhe nga çdo drejtim i mundshëm.

Ai na tregohet përditë, veç politikës zyrtare turke dhe deklarateve fyese për origjinën dhe fatin tonë të përbashkët me turqit.

Këtë e shohim në publicitetet tejet agresive të përfaqësive tregtare turke në vendin tonë, të cilat e shpallin veten pa pikë turpi si te jenë në vendin e tyre apo maksimumi të jenë kthyer në ndonjë ish-koloni.

Koloni more turq, kanë qenë afrikanët a Amerika Latine, aty Spanjollë, Portugezë, Francezë dhe mbi të gjitha Anglezët, përveçse kanë shfrytëzuar njerëzit dhe burimet vendase, më pas u kanë lënë si trashëgimi ligjet, traditat, gjuhën, kulturën dhe mjaft të mira që vijnë nga zhvillimi tepër i madh ekonomik dhe njerëzor i këtyre vendeve perëndimore!

Në të kundërt tek ne, turku ka qenë vetëm PUSHTUES!

Asgjë më shumë, mund të thuhet edhe se në këtë pozicion, neve të pushtuarit i kemi dhënë 100-fish më shumë nga ç’kemi marrë prej tyre.

Turqit ishin në rolin e pushtuesit, por kulturalisht, ata ishin të kolonizuarit prej nesh.

Ata morën kulturën, gjakun dhe aftësitë, fuqinë, mprehtësinë e mendjes sonë europiane shqiptare.

Neve na lanë çorbat e tasqebapin, si dhe dashurinë për thashetheme ala-turka, tendencën për tradhëti të kthyer në institucion, paranojën, mosbesimin dhe përçarjen në çdo fushë.

Por fara e tyre është ringjallur dhe jeton mes telefonisë fikse dhe celulare me emrin e simbolit tonë kombëtar Shqiponjës, produkteve të tyre tregtare që avantazhohen “misteriozisht” dhe së fundi edhe Serialeve turke të një niveli më shumë se bastard, të cilat po na risjellin nëpër shtëpitë tona stilin prapanik dhe mediokër turk të jetesës orientale që me aq mund e patëm shmangur gjatë një shekulli përpjekjesh.

Sulm Neo-Otoman që shfaqet lirshëm edhe në përkthimet turqishto-shpellare të filmave në kanalet tona me pagesë, ku një dorë e vëmendshme dhe aspak rastësia, bëjnë që shqipja e përdorur për të përkthyer hitet botërore të kinemave amerikane, të ngjajë gjithmonë e më tepër me gjuhën e përdorur nga Haxhi Qamilët e para 100 vjetëve, e mbushur me turqizma nga më të harruarat, të nxjerra nga arkivat e tuqishtfolësve urryes të gjuhës shqipe, të cilët të paktën në Shqipëri i kishim mundur njëherë pas pavarësisë.

Shqipja është një gjuhë jo e madhe në numër folësish dhe si e tillë ajo është e rrethuar nga një botë në globalizim e sipër, rrazikohet vazhdimisht nga gjuhë të tjera më të përhapura, ndaj nevojitet që ajo të ruhet nga secila prej tyre, por mbi të gjitha ajo do mbrojtur me forcë nga rikthimi i ngatërrimit në fjalorin e saj të mrekullueshëm, të ushtrisë së fjalëve mongole, jo indo-europiane, turke.

Turqit dhe turqishtja ishin të fundit dhe më të vendosurit në shfarosjen e kësaj gjuhe dhe në shqip s’ka vend për riafrimin e tyre!

Kjo ishte një pasqyrë e shëmbëlltyrave mes XhonTurqve dhe Neo-Otomanizmit aktual, kush do e kupton!



(Vota: 69 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: