Vullkani gjigant që mund të sjellë fundin e botës
| E Enjte, 31.05.2012, 05:49 PM |

The huge volcanoes are fuelled by massive magma pools that build up deep beneath the ground

Rezervuar magme që ndodhet nën Tokë

Një shpërthim i fuqishëm vullkanik me fuqi për të shkatërruar njerëzimin mund të ndodh shumë më shpejt se shkencëtarët mendonin.

Vetëm një numër i vogël sa gishtat e dorë ekzistojnë në botë por vetëm njëri prej tyre mund të sjellë efekte shkatërruese.

Mendohet se zhurma e shpërthimit do të dëgjohet në të gjithë planetin, do të bjerë shi i zi dhe qielli rreth Tokës do të errësohet.

Kjo mendohet si e dyta mundësi për shkatërrimin e shpejtë të tokës pas ndonjë vizite të asteroideve në Tokë.

Parku Jelloustone

Vullkanet gjigantë janë të mbushur me pellgje të mëdhenj magme, të cilët gjendet nën Tokë.

Më parë mendohej se një vullkan i tillë mund të shpërthente pas 100 mijë apo 200 mijë vite, kohë e cila do të mjaftonte për të rritur presionin për një shpërthim të tillë.

Shtrirja e magmës nën Tokë në Jelloustone

Një kërkim i fundi i publikuar në revistën shkencore “One”, parashikohet se një proces i tillë mund të kërkojë edhe më pak kohë, njëmijë apo njëqind vjet.

Zbulimi i ri sjell lajme të këqija për shkak se në Parkun Kombëtar të SHBA-ve në Jelloustone, e cila ka një rezervuar magme 10 km nën tokë, po rritet me shpejtësi rekord që prej vitit 2004.

Super-vullkan

Jellostone ngjan si një kap i nxehtë i tenxheres së gatimit dhe është formuar 600 mijë vite më parë kur edhe ka ndodhur shpërthimi i fundit. Shkencëtarët besojnë se ajo mund të shpërthejë përsërit.

Një super-vullkan ka shpërthyer vetëm tre herë në 2.1 milionë vitet e fundit. Më i fundit ka qenë Toba, 74 mijë vite më para në Sumatra, Indonezi, i cili ka qenë 10 herë më i madhe se Shën Helenës dhe ishte një katastrofë globale.

Shpërthimi i Shën Helenës në Uashington me 22 korrik 1980

“Studimi ynë tregon se këto rezervuare të mëdha magme janë kalimtare dhe nuk mund të rrinë gjatë pa shpërthyer”, thotë Dr Guilherme Gualda nga Universiteti i Nashville. “Fakti që procesi i formimit të magmës ka nisur në shumë vite më parë, kohëzgjatja gjeologjike ndryshon krejtësisht natyrën e problemit”. /F.Stafa/ Shekulli



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: