Dedë Preqi: Kur do te jetë Kosova sovrane e vendit të vet?
| E Merkure, 30.05.2012, 06:44 PM |

KUR DO TË JETË KOSOVA  SOVRANE E VENDIT TË VET?

Nga Dedë Preqi

AKOMA, çakajtë e natës nuk pushojnë dhe nuk e lënë të qetë këtë vend, duke shkakëtuar trazira me veprime ç’njerëzore, Kosovën po mundohen ta mbajnë peng të sovranitetit dhe  vendit të vet, që të jetë  përherë zot shtëpie në trojet e veta. Edhe pse, më 17 shkurt 2008,ishte dita e dytë e fitores kombëtare, një nga ato më madhështore e shumë shekujve, Pavarësia e Kosovës, e cila ditë ia riktheu dinjitetin shqiptarëve, që të jetojnë të lirë në trojet e veta. Kjo ngjarje historike i ka dhënë shpjegim gjithë botës demokratike dhe civilizuese, miqve dhe armiqve shqiptarë, se një padrejtësi e shqiptarëve nuk do të përsëritet më, sepse shqiptarët ishin me shekuj populli më i ndëshkuar dhe i copëtuar pa të drejtë, por me qëndresën dhe rezistencën e tyre paqësore si edhe luftarake për mbrojtjen e të drejtave të veta, si edhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë, në krye me SHBA-të dhe aleatët e saj, Kosova sot është sovrane e vendit të vet, dhe radhitet në shtetet e kombeve të lira të botës demokratike. Mirëpo, Mitrovica veriore sot, si pjesë përbërëse shtetit dhe teritorit të Kosovës ,që mbas luftës së  okupatorit serb, ka mbetë në qendër të vemendjes, te populli i Kosovës dhe diplomatët e huaj ndërkombëtarë ,sepse në këtë pjesë të Kosovës e përbërë me shumicë të popullatës serbe ,po ndodhin trazira  të rrezikshme për shtetin dhe popullatën e vendit. Bandat e organizuara ,apo mund të quhen kriminel ekstrem e radikal serb, nuk mund të jenë vetëm njerëz të rëndomtë nga popullata serbe, por këta njerëz janë mirë të trajnuar dhe të organizuar  nga qarqet dhe qendrat e shtetit serb, të  planifikuara dhe të gatura mirë nga Akademija e Shkencave të Beogradit, të udhëhequr nga qeverija e sotme me mentalitet të kaluar ,duke vepruar kundra shqiptarëve dhe Pavarësisë së Kosovës. Diplomacia serbe sot ,tani dhe me ardhjen e Nikoliqit si president,  fare pak e ka ndryshuar mentalitetin e vet ndaj Kosovës, e cila ushqehet me të kaluarën dhe politikën Millosheviqiane kundra popullit shqiptarë, edhe pse para botës paraqitet si shtet demokratik dhe synon t’ia mësyjë Evropës. Prandaj, trazirat e vazhdueshme në veriun e Mitrovicës ,janë më së të qarta veprimet e tyre, dhe ky karvan kriminelësh buron dhe derigjohet nga qendra e tyre në Beograd ,për destabilizimin e Kosovës. Në dy pikat kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë, për 12 vjet ,është bërë kontrabandimi më i madh që ekziston në rajon, i mallrave të ndryshme dhe kontrabandimi i cilësuar i drogës dhe ai i njerëzve, në të cilat pika kufitare kanë qenë vet doganierë apo polic serb ,por edhe të UNMIK-ut, dhe më vonë të Eulexit. Ky kontrabandim i mallrave të pa kontrolluara që e ka realicionin Serbi-Kosovë ,ka paraqitë një humbje të madhe në ekonominë e Kosovës, dhe ana tjetër më e rëndë për shtetin e Kosovës, në këto pika doganore kontrabandohet edhe me njerëz të ndryshëm, sikur në ndonjë pazar“ bagëtishë“. Këtu kanë përfituar kontrabandistët, kriminelët, bandat e ndryshme anti shtetërore, agjensitë e ndryshme kundra shtetit dhe Kushtetutës së Kosovës, por edhe shumë agjensi të huaja të cilat e kanë shfrytëzuar këtë shansë përmes një diskriminimi që i bëhët shtetit të Kosovës, para syve të ndërkombëtarëve, të cilët janë përgjegjës të situatave të tilla. Shteti i Serbisë dhe qeverija e saj, duke parë se shkëmbimi i teritoreve pothuaj se është i pamundshëm, ngase mund të ketë pasoja edhe më të mëdha që mund të paramendohet, përveq asaj që është kundërshtuar nga qarqet e rëndësishme Ndërkombëtare, tani ky shtet orvatët të përdorë mekanizma të tjerë, që qojnë Kosovën në krizë, për të mos mundur me udhëheqë shtetin dhe kontrolluar gjendjen në teritorin e vet, duke shkakëtuar armiq të saj, nga vendet tjera të cilët nuk e kanë bërë njohjen e saj deri sot, si shtet të pavarur dhe sovran, duke angazhuar njerëz të ndryshëm, por  dhe rrugaqë e kriminel, të cilët kanë prevoja të luftës dhe sot i kanë duart e tyre të përgjakura me gjakun e shqiptarëve të pa fajshëm, duke angazhuar edhe të huaj, të cilët janë mercenar të paguar për gjëra të tilla, vetëm e vetëm se, Kosova e Pavarësuar të shdërrohet në një qendër të destabilizuar në rajon. Bashkësisë Ndërkombëtare tani më iu është bërë mjegull, sepse UNMIK-u, me prevojën e vet e ka gjymtuar rrolin politik dhe udhëheqës të kosovarëve  në shtetin e tyre, duke vepruar edhe kundër Rrezulutës 1244, e cila haptas administratën e vet UNMIK-u, ia kushtoi  përkrahjes së Sërbisë. Poashtu, edhe EULEX-i, si Mision Evropian për sundimine ligjit në Kosovë, ishte vetëm kopje  e UNMIKU-t, dhe Bashkësija Ndërkombëtare nga këto dy misione merr informata  indifirente, të cilat janë të vërteta apo të sajuara, sepse është dëshmuar se këto dy Organizata të Bashkësisë Ndërkombëtare, janë dëshmuar me veprimet e tyre shumë pasive ndaj Kosovës, të cilat në një mënyrë kanë mundur ta bëjnë një hap më ndryshe, në lidhje më atë që ju ka takuar, në bazë të ligjeve ndërkombëtare. Ndërsa, veprimet e KFOR-it, janë të organizuara dhe të harmonizuara në Kosovë, sipas komandës së NATO-s, dhe Brukselit, duke mbrojtë popullatën dhe duke ruajtë sigurinë e teritorit të vendit. Hapat e ndërmarrë nga Qeverija e Kosovës janë hapa të vegjël e „amater“  dhe fare pak të sukseshëm, këtë e dëshmon qytetari i Kosovës, i cili nuk është i kënaqur  me rrezulltatet e një qeverisje të tillë, ku më shumë lulëzon papunësia e korrupsioni se prodhimi, më shumë lulëzon droga e trafikimi se shëndetësia e arsimimi. Edhe nëse dikush predenton ti quaj hapa të guximshëm të qeverisë mund të gabojë, sepse për të vendosë kontrollë dhe rend, si edhe në pikat kufitare në mes teritorit të Kosovës dhe Serbisë, është më se e nevojshme dhe serioze kontrolli qeveritar dhe i doganierëve të besueshëm shtetërorë, këtë e citon edhe Kushtetuta e vendit dhe ligji i shtetit të Kosovës, si organi më i fuqishëm ligjor. Prandaj, edhe Bshkësija Ndërkombëtare po ëndërron, dhe ka nevojë të zgjohet nga gjumi, sepse në një shtet sovran dhe demokratik, siq është Kosova, duhet të funksionojë dhe sundojë ligji i njëjtë në tërë teritorin e vendit, dhe jo të ketë diferencime,  të cilat krijojnë rreziqe përmanente në përgjithsi. Kosova gjatë gjithë jetës së vet është pëpjekur në mbrojtje të teritoreve të veta dhe për lirinë e  saj,e cila ka paguar me qinda herë, duke sakrifikuar e  derdhur shumë gjak ,andaj sot ,po dëshmon se ky vend po ballafaqohet ende sikur me bisha të egra ,të cilat nuk e kuptojnë dhe  nuk e dëshirojnë këtë vend të lirë e të qetë. Por, zgjedhja e këtij problemi gjindet edhe në duart e Bashkësisë Ndërkombëtare, e cila i ka qelsat në dorë, për të parandaluar  një krizë edhe më të thellë në mes dy popujve, por edhe tërë rajonit, që të mos përseriten gabimet e mëhershme ndaj Kosovës.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: