Kalosh Çeliku: Hoxha i Allahut
| E Enjte, 24.05.2012, 04:00 PM |

HOXHA I ALLAHUT

Nga:  KALOSH ÇELIKU

Hoxhën arabo-shqiptar të Allahut me shokë, sipas sulmeve me shkrime teknefese plot të „vërteta me din e iman“, dilka se i paskam patur „miq“?!... Tmerr, i Zotit! Falë Zotit, që nuk i jam rrëfyer Hoxhës Allahut si besimtarët e krishterë besnik Priftit, se përndryshe një Zot e di ku do të përfundoja si shkrimtar shqiptar. Ama, ta them të vërtetën: Nuk ju dua juve me këmbët e trurin në legen. Plasni! E dua Hoxhën shqiptar me kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë! Hiç fare nuk e dua hoxhën me çallmë turku, kësulë-leckë të zezë ose „shajkaçë“ në kokë, nateditë qafë për qafe me Dexhallin. Shkurt e shqip: Haptas e dua Xhaminë Shqiptare me flamurin kombëtar kuq e zi në minare! Shtëpinë e Zotit, ku besimtarët besnik i luten Zotit në gjuhën shqipe. Xhaminë që është në shërbim të kombit dhe Shtetit shqiptar.

Pleqtë tanë të mençur moti kanë thënë: Nuk bën shumë të rrish natën vonë se, pasmesnate dalin të shëtisin xhindet. Ndodhë të të zatekin në errësirë, përflakin me ndonjë shkujë dhe kurrë nuk çon krye në jetë. Rrugës të bëjnë të flasësh vetmevete marrëzira që nuk i mban dot as kandari i turkut, e jo më ai i Çajupit. Portave t’u biesh me shkop, thërrasish në mes të Shkupit me pankarta në duar, flamuj arab e „Allahu Akbar - Pranverën arabe“.

Hoxhën e Allahut me shokë siç duket në këtë shkrim xhindet nuk e kanë gjetur duke falur „sabahun“ në xhami, po duke „pi çaj rusi“ në Facebook. Edhe siç shihet, me siguri nuk i kanë futur dy-tri shpulla, po i ka rënë atë natë Dexhalli me tokmak mu në kokë.

Ditën e nesërme Hoxha i Allahut me shokë nuk flet rrugëve vetmevete marrëzira, po në Facebook. Jerm belbëzon me gojën dhe mësimet e çoroditura „profetike“ të Dexhallit. I ngatrron vitet, i ngatrron lëmsh faktet, i ngatrron mendimet. Nyje përpiqet t’i lidhë në hajmali t’ia shesë me dhunë lexuesit shqiptar.  Një Zot e di çka shkruan nëpër ato hajmali. E ka larë e shpërlarë me „çaj rusi“ (shlihovicë serbe). Edhe, hiqet në Facebook si profet arabo-shqiptar. E citon Kur“anin, pavetëdije se Muhamedi a. s. sipas fesë islame është pejgamberi i fundit, nuk ka më pas tij tjetër pejgamber. Tjetër punë është ajo se, te Feja e Vaso Pashë Shkodranit - Shqiptaria, ende nuk është mbyllë kapitulli i profetëve shqiptar. Përmëtepër, Hoxha i Allahut edhe rren mbarë-prapë para syve si „hoxhë besnik“ i Allahut. Macën e zezë, siç thotë populli do ta fsheh në thes. Shejtani them unë, nëse ka pasur edhe ndonjë vëlla, ai është hoxha. Jo rastësisht, populli shqiptar i ka edhe gjithë ato anekdota të krijuara nëpër shekuj në letërsinë popullore shqiptare për hoxhën. Historikisht, hoxha ka qenë njeriu më i pamoralshëm, mashtruesi dhe spiuni më i madh i popullit shqiptar. Hoxha ka qenë ai që e ka mashtruar denbabaden në trojet e veta këtë popull dhe bindur për t‘u shpërngulur me dhunë në Turqi. Hoxha pas Luftës së Dytë Botërore ka nëshkruar në emër të popullit se, shqiptarët e këtyre trevavae nuk duan të bashkohen me Shqipërinë, po duan të mbeten përjetë nën Jugosllavi. Filip Papajani, një shkrimtar Rilindas shqiptar ka thënë për hoxhën: Njeri i sotshëm me tru të moçëm.

Hoxha i Allahut arnë përmbi arnë i qep hajmalitë dhe përpiqet me shpifje, etiketime e rrena t’ia varë publikisht përqafe kundërshtarit të shkrimeve: „raki smederevka, votkë ruse, Skopsko“. Gur e dru hedh mbi ata që nuk pinë „çaj rusi“ (shlihovicë serbe) dhe nuk i luten Allahut pesë herë në ditë në xhami. Etiketon plot gojën për racizëm. Ose, pse pinë shqiptarët lotët e Shën Mërisë Virgjër: raki rrushi të Kosovës e konjak „Skënderbeu“. Gjakun e Isu Krishtit, verë të kuqe „Chardonnay“ ose „Kashtjella“ të Ilirisë. Vërtet, ma kënaqi lapsin. Zëri kurrë deri më sot nuk i është dëgjuar shqip në minare, as gjatë Luftës së Kosovës (1988), as gjatë Luftës së fundit të 2001 –shit. Gjatë asaj kohe merreshte me hapjen solemne të xhamive dhe përhapjen e fesë islame si „misionar“ fanatik i vonuar nëpër Shqipëri. Ditë-natë i mban këmbët në legen e kokën në laptop (sipas disa hoxhallarëve Shejtanit të Arapit) duke dërguar fotografi plot „xhinde nga mërgimi“ me kësulë të zezë myslimane e herë me shajkaçë serbe në Facebook si „shpëtimtar“ i vonuar me shekuj i fesë islame nëpër „pusitë sllave“.

Trutë përpiqet t’i shtrydhë në legen e mbaj gjallë me ilahi e thashetheme se më ka dhënë „inspirim me shkruar prozë dhe me qenë analitikë“. Hi-hii-hiii. Harami i Zotit... I mjeri, që ende mezi e flet dhe e shkruan gjuhën shqipe plot barbarizma sllave, turke e arabe. Larg romanit „Varrimi i sorrave“ (1988) është me qindra kilomatra. Majat e tij artistike për t’i prekur me dorë, sy e tru para duhet të marrë „abdes“, nëse do të hipë në Baba Tomor me „gomarin fluturues“, që e përmend shpesh nëpër shkarravinat e tia „analitike“ teknefese. Ose, romanin tjetër: „Qyteti i qyqeve“ (1997), „Mekën“ e tij maqedonase, siç ka dëshirë ai ta pagëzoj në xhami duke thirrë nga minarja nateditë Pranverën e vonuar serbe. E di, ai e do shumë romanin „Shtëpia publike“ (2000), por jo kësaj radhe se për të si hoxhë është haram. Frikë kam se do të digjet në zjarr të Xhehnemit. Realitet i hidhur ky, për ta parë veten shkaku se, unë kur dilja para lexuesit me romane, ai me shokët mysliman merrej me vjedhjen e pulave nëpër mëhallat e  Çarshisë duke kërcyer avli më avli si Shejtani i Allahut. Hoxha i Allahut me shokë më rrëfen mua për kulturë dhe letërsi shqiptare... Liri... Shqipëri Etnike... Fe islame... O Imzot, feja islame paska mbetur në mëshirën e horrave të Shkupit! Dudumët nuk e dinë se unë për sa i përket babait vij nga një familje bekteshiane. Stërgjyshi im, Emin Çeliku (Xhambazi) si kaçak mali ka marrë pjesë në Kryengritjen e Dervish Carës dhe ka rënë dëshmor ne betejën e Katllanovës, afër Shkupit. E për nga dajt e nënës, doktorë të teologjisë që i kanë kryer studimet në Kairo. Gruan, poashtu e kam mbesë hoxhe i cili është miqsuar dhe ka ngrënë bukë me Asdrenin, në Bukuresht. Poet i himnit kombëtar, i cili në atë kohë ka qenë mik edhe në Kërçovë. Askushi, që në jetën e vet për kulturën shqiptare deri më sot nuk e ka dhënë as edhe një kafe, merr guximin të më mësojë mua me paçavure të arnaura për fe e Atdhe. Edhe atë del, kur dikushi për kulturën shqiptare e ka shitur gati gjithë pasurinë e trashëguar nga Babai. Dhe, sot për sot, i ka mbetur edhe një mal me lisa, që kur t’i teket të dalë kaçak me lapsin në dorë për Liri...

Alarm serioz ky për Hoxhën e Allahut me kokën në xhami e bythën duke e shëtitur parti më parti politike si kurva e moralshme që hiqet virgjine burrë më burrë. Marrëzisht e lakmon Dashin me brirë rreth veshëve që i ka shkuar pas dhelprës mos i bien udhës. Copë-copë bëhet t’u turret prapa partive politike për një asht të hedhur pas porte. Nateditë e vajton Kohën qorre, kur Hoxha i Allahut përderisa në Shkollën e mesme fetare në Prishtinë e mësonte fenë dhe ilahitë përmendësh duke bërë praktitkën gjatë muajit të Ramazanit, turreshte pas parave të „zeqatit“ nëpër Kosovë, unë përkrah studimeve përhapja arsim dhe dije në Drenicë. Vite ato me borë, kur unë e botova pjesën teatrore „Revolucioni i luleve“ (1980), pas një konkursi letrar të shpallur në Prishtinë duke i paraparë demonstratat e ‚81 – shit, Hoxha i Allahut me shokët mysliman rrezitëte herdhet në diell rënoreve të shteteve arabe. Unë përderisa përhapja arsim dhe dije nëpër fshatrat e malësisë së Shkupit, që falë „veprimtarisë patriotike“ të hoxhallarëve i gjeta të regjistruar si turq „ehamdurila“ pa ditur asnjë fjalë në gjuhën turke deri në regjistrimin e vitit 1981, Hoxha i Allahut vazhdonte t’i rrezisë herdhet dhe trutë nëpër shtetet arabe. Unë pas vdekjes klinike në Voskopojë dhe ringjalljes po atë ditë në Korçë (2000), një vit përpara e parashikova edhe Luftën e fundit të 2001 –shit. Zot i dola nën Rrap Shkupit me poezi e jo me ilahi e „ezan“ arab në minare duke u rrokur fytas me të „Dashurën“ e Omar Khajamit gjatë gjithë kohës sa zgjati lufta për Liri. Përderisa, Hoxha i Allahut si „misionar fetar“ i vonuar hapte xhami arabe dhe thirrte „ezan“ në minare, përhapte fenë islame si „misionar“ i vonuar nëpër Shqipëri i paguar nga Shejtani për propagandë fetare.

Rasti i Hoxhës Allahut ma kujtoi edhe pishtarin e ringjalljes Islame në Shqipëri, Haxhi Hafiz Sabri Koçi me dy shishe konjak „Skënderbeu“ në xhepa kur kishte hyrë në xhami. Xhemati e kishte pritur me brohoritje në oborr Hoxhën patriot shqiptar: Hoxha është i yni! Hoxha është i yni! Hoxha është i yni!

Haxhi Hafiz Sabri Koçi ishte ndalë te dera e xhamisë mu si Isë Boletini me dy kobure në brez kur hyri në Londër dhe u ishte përgjigjur si burrat: Na, bërryl! Hoxha është i Allahut...

Vite më vonë, „analisti politik“ e la hoxhallëkun, filloi të merret edhe me politikë madhore. Rriqër u bë mes këmbëve t’ju ngjitet përmbrapa partive politike shqiptare. Fatkeqësisht, kryetari i Nëns Parti kuqezi, që në mes të Shkupit gjatë fushatës të zgjedhjeve të kaluara të parakohshme parlamentare në IRJ të Maqedonisë (2011), bërtiti „Allahu Akber“, si „politikan vizionar“ nuk i fali Hoxhës të Allahut asnjë post qeveritar. Përmëkeq, e humbi edhe xhaminë, shtëpinë e Zotit. Tashti, i mbëlodhi forcat, u përpoq së paku të bëhet kryetar i ndonjë partie minore duke dhënë shpirt para vdekjes. Edhe këtu, nuk i eci fati si në Shqipëri duke e thirr në vend të Zotit – Shejtanin në minare. Njëri pas tjetrit të gjithë liderët partiak pas një përdorimi ia „dogji“ Menduh Thaçi. „Analisti politik“ si „vizionar“ i së nesërmes islame, i mbëlodhi plaçkat, i hipi në shpinë „gomarit fluturues“  dhe u arratis në Londër. „Mekën“ e tij të tretë, prej nga përpiqet me këmbët dhe trutë në legen, përsëri me „gomarin fluturues“ si kalorës i arratisur prapë të kthehet si „çlirimtar“ i vonuar në Shkup. Në mes të ditës me diell, syhapur sheh ëndrra arabe, kësaj radhe të kthehet jo si hoxhë, po si kryetar partie politike.

„Çaj rusi“ vazhdon të pi me gjygym turku me këmbët e trutë në legen. Dhe, sheh ëndrra arabe në mes të Ditës Madhe. Motit Madh, 2012. Njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Thërret „ezan“ me shokë, jo nga minarja e xhamisë, po nga facebook: „Pranverën islame-shqiptare“ duke e pasur mendjen te Pranvera e vonuar serbe...



(Vota: 1460 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: