Afër Tokës, asteroidi 140.000 tonë shkatërron satelitet në shkurt
| E Marte, 22.05.2012, 03:24 PM |

Një asteroid i ri 45 metra i gjerë mund t’i afrohet kaq shumë tokës në muajin shkurt, sa mund të godasë satelitët e komunikimit. I zbuluar nga astronomët e observatorit “LaSagra” në Spanjë, “DA14” është vlerësuar të kalojë afër planetit duke dëmtuar rëndë satelitët gjeosinkronë më 15 shkurt 2013. Dhe ndërsa NASA ka deklaruar se shanset që ky satelit të godasë Tokën janë 0.031 për qind, nëse kjo ndodh, forca e shpërthimit të tij do të jetë 2.4 megaton, e ngjashme me ngjarjen misterioze Tunguska të vitit 1908, që shkatërroi qindra kilometra katrorë nga pyjet siberiane. Lëvizjet e asteroidit tashmë po monitorohen nga NASA. Guri hapësinor është llogaritur të peshojë rreth 140.000 tonë dhe, nëse godet Tokën (mundësia mund të jetë në 2020), shpërthimi i tij nuk do ta shkatërrojë botën, por do të marrë shumë jetë nëse bie në vende të populluara.


Panorama

(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: