Kalosh Çeliku: ''Përralla e përgjakshme'' maqedonase
| E Shtune, 19.05.2012, 10:25 AM |

''PËRRALLA E PËRGJAKSHME'' MAQEDONASE

NGA KALOSH ÇELIKU

Vite më parë, në kohën e „artë“ komuniste në librat e këndimit sipas plan-programit shkollor e kishim edhe një poemë të Desanka Maksimoviqit: „Përralla e përgjakshme“. E mësonim përmendësh këtë vjershë patetike dhe e recitonim në klasë dhe shkollë gjatë festave e përvjetoreve të datave partizane. Dihet, merrnim edhe duartrokitje frenetike, përqafime e rrahje krahësh nga politikanët shqiptar të asaj kohe. Përkundër prindërve tanë, që për habi para nesh i shihnim me sy se, nuk i duartrokisnin kësaj poeme, nuk na i lëmonin flokët pas shfaqjes në sallën e zbukuruar me lule e flamuj të huaj republikan.

Poema, vërtetë ishte e gjatë dhe vështirë mësoheshte përmendësh si vjershë. E sidomos për mua që në atë kohë kisha shumë probleme me mësimin përmendësh të vjershave. Ku ta di unë, sipas shkencës isha tip logjik e jo akustik. Mezi i mësoja vjershat e Rilindasve tanë përmendësh, po jo edhe këtë poemë të gjatë me kilometra, siç e kishim pagëzuar ne shkollarët në atë kohë. E, si për inatë mësuesi mu këtë vjershë na e jepte ta mësojmë përmendësh për një javë. Dënimi dihej në atë kohë për këtë vjershë „patriotike-revolucionare“, thupra e thanës ose njëshi me karrike në ditar. E dinim edhe këtë se, mësuesi nuk kishte faj i shkreti. Fajin e kishte sistemi komunist. E them këtë se, mësuesi ynë këtë vjershë nuk e lexonte me gjithë zemër. E shihnim në syt e tij, veprimet në klasë. Tjetër fytyrë, sy kishte kur i lexonte vjeshat e xha Naimit me shokë.

Edhe sot, pas faljes së ditës „xhuma“ të „Pranverës islame-shqiptare“ të shpallur nga bashibuzukët, vështirë e kam ta harroj titullin a asaj poeme të gjatë që ende vazhdon të më shfaqet në ëndërr si shtrigë. Po, kurrë nuk e besoja  se ajo poemë, një ditë në kohën e sotshme „demokratike“ do të na ulet këmbëkryq edhe në sofër si shkollë partizane.

Porosia „edukative-patriotike“ e asaj poeme dihej që në atë kohë. Gjermanët i kishin pushkatuar nxënësit bashkë me profesorët e tyre serb, në Kragujevc. Ishte kjo, historia e kurdisur mirë partizane. Dhe, porosia „edukative-patriotike“ e poetes serbe Desanka Maksimoviq me „kryeveprën“ e asaj kohe të „vëllazërim-bashkimit“. Edhe versioni tjetër, që qarkullonte në popull dhe arriti deri te veshi ynë i shkollarëve: Partizanët serb ishin veshur me uniformë ushtarake gjermane dhe i kishin pushkatuar vetë nxënësit dhe profesorët serb në shkollë. Shkaku se, populli serb nuk kishte dashur të dalë në luftë kundër gjermanve. Qëllimi i këtij skenari serb u arritë: Që të nesërmen i gjithë populli serb pas këtij aksioni doli në luftë kundër okupatorit.

Përçudi, ajo „Përrrallë e përgjakshme“ serbe, gjysëm shekulli më vonë po na përsëritet edhe në IRJ të Maqedonisë. Pesë të rinj maqedonas vriten te liqeni artificial Smilkovc të Shkupit nga ekzekutues të panjohur. Skenar politik i njohur qysh më heret nga qarqet e errta serbe dhe i përsëritur nga autorë të paguar ose kriminelë të njohur në popull. Edhe atë, pas disa skenareve të dështuara në skenën politike maqedonase: Emetimi i programit të A1 me muaj në rrugë para Qeverisë, ku fatkeqsisht para mikrofonit radhiteshin edhe argatë shqiptar të politikës në pushtet, gazetarisë dhe letrave shqipe, vrasja e dy shqiptarëve në Gostivar, vrasja e nxënësit shqiptar në shkollë, sulmi fizik i nxënësve shqiptar në autobus...

„Përralla e përgjakshme“ serbe e Desanka Maksimoviqit u ringjallë edhe te ne, në Shkup. Autorët e kësaj përralle si zakonisht, ende nuk dihen për opinionin. Populli, pas Luftës së 2001 –shit, përsëri filloi të zgjohet me frikë. Rrufe përhapet edhe propaganda se, përsëri do të kemi luftë. Parti politike opozitare e shoqata joqeveritare paralajmërojnë protesta te reja në rrugë. Përdallim nga „Pranvera islame-shqiptare“ në ikje, kësaj radhe „Vjeshtë të nxehtë“ politike. Mirë, them unë si autor i këtij shkrimi: Po, kur do të punojë ky popull, shkojë në shkollë Universitet ku e ka vendin?! Përgjigje marr përmes komenteve: ofendime dhe kërcnime fizike. Shpallin luftë në „Shtetin e përbashkët“, të cilën qarqe të errta antishqiptare me rrufjanë shqiptar, moti e thërrasin edhe me buri milloshevjane, terrorizojnë shoqërinë qytetare. Fatkeqësisht, në radhët e tyre ka edhe individë dhe grupe të pakënaqur shqiptar që si të paaftë i kanë hunbur postet e tyre politike: ministra, zv. minsitra, drejtorë, zv. drejtorë e ambasadorë nëpër botë. Shkurt, partitë politike, qofshin maqedonase, qofshin shqiptare pa vetëdije e presin degën e vet në të cilën kanë hipur në pemë me vite dhe hanë dardha të qullta gorrice duke harruar se ato do t’ju mbeten në fyt një ditë, po jo në këtë „Pranverë islame-shqiptare“. Pushtetin, përpiqen ta rrëmbejnë me të gjitha „armët politike“ legale e ilegale, me leje e pa leje të popullit, pa menduar fare se edhe vetë do të digjen në këtë zjarr të ndezur me flakë. Qorrsokak politik, ku duan ta fusin për interesa personale e grupore edhe popullin. Kohë kjo, kur pushteti sot merret me „armë“ demokratike, votën e lirë të qytetarve në zgjedhje lokale e parlamentare.

Grupe të pakënaqura të partive politike, individë të papërgjegjshëm e përgëdhelur gjithë jetën nga shteti dhe partitë politike për karrierë politike dhe pasuri në emër të popullit, u janë terruar syt dhe nuk zgjedhin armë për të ardhur deri te qëllimi (pushteti). I përdorin të gjitha armët jodemokratike për ta „fituar luftën“: Dhunë dhe frikë të përhapin në popull. Askushët, kujt t’i teket e nxjerrin këtë popull me protesta në rrugë për realizimin e qëllimeve të tyre të errëta për karrierë të sëmurë politike. Mos them se, secila parti politike i ka partizanët e tyre besnik për t’i vënë në lëvizje në çdo kohë këto protesta pa krye sipas nevojës antishqiptare. Mjeranët siç duket i tremb Skënderbeu në Shkup. Nënë Tereza. Njëqindvjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Kosova e pavarur. Abetarja e përbashkët shqiptare e përuruar në Prizren. Përditë, e presin kohën dhe momentin e përshtatshëm, vetëm Qoftëlargu ynë historik t’u japi shenjë dhe i madh e i vogël me pankarta në duar, flamuj të huaj e „Allahu Akber“ të dalin në rrugë. Përpiqen të imitojnë „Pranverën arabe“. Në mjetet e informacionit: Trusakatët shpallin edhe „Pranverën islame-shqiptare“. E në realitet, haptas thërrasin „Pranverën serbe“...

Neteditë e vështirësojnë jetën e këtij populli të varfër heroik të coptuar copë-copë me plot probleme të grumbulluara shekuj me radhë mbi krye. E, këtij populli liridashës ende nuk i teket, kurrësesi ta hudhë samarin me gjithë barrën sllavo-fundamentaliste në përrua. Qoftëlargun si kalorës të arratisur shekullor bythekrye në mes të rrugës, që gjithë jetën i ka hipur në shpinë dhe e ka shaluar me të katra për në „Liri... Shqipëri Etnike“...



(Vota: 270 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: