Fritz Radovani: Osmanllijtë e zanë lepurin me qerr...
| E Premte, 11.05.2012, 07:04 PM |

OSMANLLIJTË  E  ZANË  LJEPURIN  ME  QERR…

Në prag të 100 vjetorit të Pavarsisë...

Nga Fritz RADOVANI

Sikur këte thanje mos t’a kishin shkrue Ata të dishmit, as nuk do ta dinte kush, mbasi edhe mund t’ ishte shkrue nga “historianët” turq, po ku do të kishim na mundësi me e gjetë të shkrueme ndër librat e tyne me shkronja arabe…tash ndoshta do të vinte me të gjithë ata libra që po shpërndahen nëpër shqiptarë, që janë të dashunuem me kulturen e tyne. Mirpo, për fat Kleri Katolik, si i dijshem, i ka ruejtë ndër librat e vet kur shkruente thanjet e tyne e të tonat që përdoren nga populli. Disave prej tyne ia pat rregullue qejfin serbi, se pat gjetë do turkoshakë që ishin analfabet në Shqipni e i qiti faret tue fillue me disa Don Sirdana e Gazullorë e një At Bernardin Palaj e besa, kje tue shkue në plumb edhe njëfarë At Donat Kurtit, që merrej me disa libra “Visaret e Kombit”, po kur ishte i dënuem me pushkatim, i tha njeni aty gjykatësit, se “ky më duket e ka emnin Daut Kurti, e po e falim se më duket...” dhe Mistoja e fali, tue kujtue se asht i “sulltanit” të ri... Kishte çue ora... e i ishte mbushë mendja Priftenve se çka thotë Populli asht “Visar”... Ata ma shumë se gjysa e atyne thanjeve u thonin dejshem ndër mejhana, e këta kujtonin se rrinë njerzit si puna e Tyne, tue u mendue nga tri ditë para se me nxjerrë një fjalë. U mbushen 26 podrume në Shkoder me njerzit e ditun, e me disa çobaj e malokë vlleh, çam, lab e kushdi ku i gjeti sulltan Enveri, t’ i shtroj në dajak e i thej kockat aq sa shumica e Tyne ishin të lumtun kur e shihnin veten tue shkue në jeten tjeter... boll me shpetue nga hûni.

Po a i beson kush këta tregime sot? – Shumica janë përralla e dokrra Klerikësh!!

I paska kenë dashtë osmanllijëvë me hypë në qerr, me mbajtë qetë e kularit e me lye edhe rrotat e qerrit me peshgëve, me shetitë edhe dy a tre katunde gjithë naten e lume për me dalë me zanë një ljepur...çfarë marrinash kanë gjetë me shkrue ndër libra!!

Ai kur sulltan Enverit i shkonte mendja për tavë Elbasanit me mish ljepurit, delte një mbrame në Shkoder një farë turkut Dulaç Lekiqi e merrte me makinë Ahmet Sujin, e në tanë shpejtsinë nëpër rrugat e Shkodres, e zenin nga tre kater ljepuj, qingja e desh e ia çonin gati edhe të rjepun për së gjalli veç me i vue në hell a me i pjekë...Ai veç i hante!!

U patne mësue keq edhe zagart e tij, aq sa edhe sot kur shohin ndonjë veladon e pelerinë murgeshe rrugëve ndër qytete a fshatra, gjithë nata u shkon tue hungrue uuuu!

Si vjen puna?! Mbas gati 100 vjetësh vjen e përsëritet loja e ljepurit... Tashti asht e vështirë me u kuptue nga rinia e Forumeve islamike kjo thanje! E sidomos në Prishtinë, Shkup e Tiranë ku asht vue rregulli i qarkullimit ndër rruga, as nuk munden me e kuptue se si mundet me u shpetue ljepuri nga shpejtësia e makinave të tyne...Ndersa, në Shkoder asht ndryshej atje vetem në kjoftë se ljepuri asht i mshehun mbas njeriut mund të shpetojë ndryshej shoferi tue dashtë me ruejtë ljepurin zenë njeriun... kur ishte koha e qerrit, ishte ndryshej. Qerri ecte në mes të rrugës dhe ndër fshatra rrotat e qerrit kishin krijue vijat e veta që edhe me dashtë me ndryshue drejtimin nuk i lejonin ato me u kthye rrotat, kështu po t’ kishte rrezik ljepuri me hy nder vijat e rrotave u zente nga qerri. Ljepuri asht kafshë mjaft e squtë dhe e shpejtë, mirëpo osmanllijtë siduket ishin ma të squtë e të shpejtë se ljepuri kështu ishin specializue dhe i zenin ljepurat si thotë populli në fluturim...veç kur e shihte ljepuri veten të kapun nga dy veshët e pa kalue as pesë minuta të ngulun në hunin e qerrit tue kullue gjak për të gjatë katundit. Kësaj turqit i thonin “taksë”!

Pra, nuk ishte asnjë ljepur i caktuem me u vue në hû por, ai që guxonte me i pré rrugen qerrit kur ai ishte tue kalue përfundonte në hû...e turqit thonin se“pagoi taksen”!

Shpesh këte “taksë” e kanë pague edhe ata që guxonin me mendue si ljepuri... tue kujtue se janë të squtë dhe të shpejtë e shpesh tue i besue drejtuesit qerrit, se me siguri ka me ngadalsue shpejtsinë e nuk ka me i zanë me rrota... A do ti, se erdhi puna deri aty sa ai që ishte në qerr as me u ulë dhe me e marrë “ljepurin” që zente, po me e lanë me u shtypë edhe prej rrotave të dyta e me u ba llom...E pse?! Filloi me i ardhë tek hunda e me ju ba i neveritshem mishi i ljepurit tue e ngranë për ditë!..E nganjëherë edhe dy herë në ditë!

Disa krahina filluen me kuptue mungesen e ljepurit që po zhdukej nga qerri...

Shumë të tjerë për mos me rrezikue veten nuk ia venin fajin qerrit po ljepurit...

Shkurt mos me shkue tue tjerrë gjatë këte histori... “fukaraja” mbet ljepur...

Ikë një pashë e eja një tjeter, asnjeni nuk vuni ligjin me shtue ljepurin po të gjithë mendonin për sofren e vet... E kur kuptuen se ljepurit jo vetem i ngranë mishin, por edhe i shet leshin dhe mbasi i rexhë lëkuren, mundesh me fitue ma shumë prej lëkurës së tij se sa me shitë ljepurin gjallë... erdhi puna që nuk i shpetoi ma qerrit asnjë ljepur gjallë...

Koha erdhi tue ba ndryshime e atëherë kur u vue “gjuha e njësuar”, qerrin nga ana e Tiranës filluen me e quejtë Qeverri...ndersa nga Prishtina qerr i thonin “veturës”...

Si njena palë si tjetra nuk kishin shumë ndryshim në kuptimin e asaj fjalë... puna ishte me “hypë dikund”.... e jo me u ulë e me ecë me kambë apo me vrapue si ljepuri!

Kështu ndryshoi edhe mendimi i atyne që zenin ljepurin, flas për xhonturqit...edhe

Ata kuptuene se me lëkuren e ljepurit po mbushin xhepat e vet sa gati po i shkyhen...

Ndër librat që kanë sjellë xhonturqit e arabët aty muhaxhirët e vehabistët kanë gjetë edhe origjinalin e thanjes që Ata të dishmit tonë, kur e kanë ndigjue nga turqit nuk e kanë kuptue ashtu si duhet, ose u ka ardhë marre me e shkrue si asht e verteta....

Sot në Shqipni dhe Prishtinë “osmanllijtë nuk e zanë ma ljepurin me qerr..!!”

Sot në Tiranë, Prishtinë e Shkup: “Ljepuri po hypë vet në qerr!”

Edhe partia “Kuq’ e Zi”...lojen e qerrit të xhonturqëve ka me ba besoj...

I shkreti ljepur...në qerr se në qerr...

Sa bukur do të duken vendet tona... edhe njëherë si para 100 vjetësh!!..


Melbourne, 2012.

(Vota: 14 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: