Revista "ShqipëriEtnike" Nr. 2/2012 (I)
| E Hene, 07.05.2012, 12:34 PM |

SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti XI nr. 2/2012  (I)
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Fazli Maloku

Kryeredaktor: Idriz Zeqiraj
Zv.Kryeredaktor: Zeqir Lushaj
Redaktorepërgjegjëse: Ajshe Rexhbogaj

Zv.Redaktorepërgjegjëse: Zyrafete Manaj

Redaktore: Fatjeta Muçolli
Lektor:  Kadri Mani
Redaktorteknik: Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa:
"Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani            
Rr. “Hasan Jashari” p. n.
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese.

./.

 

 

 

AGNES GONXHE BOJAXHIU –  NËNË TEREZA

(1910 – 2010)

 

Nga: Prof dr  Lutfi ALIA

 

 

Nënë Tereza, me dr Lutfi Alia

-Lutfi Alia, eshtë mjek ne Centro

Prevenzione Oncologica te  qytetit Siena –Itali-

 

Pas shumë vite kërkesash insistuese personale dhe zyrtare, më së fundi, në gusht të viti 1989 Agnes Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza, e realizoj deshirën e madhe, si u shpreh para largimit: “vizitova vendin tim të dashur Shqipërinë dhe takova popullin tim”. Nobelistja me famë botërore Nënë Tereza, është personaliteti i parë shqiptar, që i parapriu dhe i hapi rrugën integrimit të vlerave kulturore të shumë personaliteteve të tjera shqiptare, që do t’i rikthe-heshin publikut tonë disa vite më vonë si Martin Camaj, Isuf Luzaj, Xhim Belushi, Sten Dragoti etj.

Për opinionin shqiptar dhe të huaj, vizita e Nënë Terezës - misonare katolike dhe humanitare e shquar (bamirëse) ishte befasuese, duke menduar se regjimi komunist, të dyja këto i kishte të ndaluara,  por nga ana tjetër ardhja e Nënë Terezës ishte mirësia dhe sinjali i parë i ndryshimeve pozitive, që do të përfshinin jetën shqiptare, madje kjo vizitë i parapriu lirisë të besimeve fetare, që u shpallën një vit më pas dhe ndryshimeve të medha politike e sociale, që e çuan Shqipërinë në rrugën e demokracisë.

Opinioni zyrtar i kohës e konsideroj “vizitë private”, apo “vizitë jozyrtare”, por për mendimin tim, pavarësisht nga motivimi burokratik, ardhja e Nënë Terezës ishte rikthimi ne vendin e vet, ardhje ne “gjini” dhe pse për shumë vite kjo e drejtë i ishte mohuar me justifikime absurde politike dhe pa asnjë bazë morale e njerëzor.

Duke pranuar ardhjen e Nënë Terezes, regjimi konservator i kohës bëri një hapje të ndrojtur, për t’i treguar opnio-nit të brendshëm dhe atij të jashtëm se po ndryshonte. Vizita e Nënë Terezës u prezantua me lajme të kontrolluara, duke i servirur popullit vetëm takimet me zyrtarët e regjimit, vizitën ne varrezet e dëshmoreve dhe  per “te shpetuar shiprtin e tyre mëkatar”, njoftuan shkurt vizitën në varret e nënës Drane dhe motrës Age, në varrezat e Tiranës, ku e shoqëroj Marie Kraja dhe vizitën ne spitalin onkologjik, e shoqeruar nga Dr Adelina Mazreku.  Kuptohet se gjithëçka ishte organizuar brenda kornizave të burokracisë komuniste, një vizitë protokollare, me pak publik të zgjedhur, por kjo hapsirë zyrtare ishte tepër e ngushtë për dimensionet gjigande të Nënë Terezës.

Ndryshe nga pala pritëse, Nënë Tereza mbante qendrim të thjeshtë, pa asnje lloj formalizmi, pa sjellje artificiale dhe e çpenguar nga zyrtarizmi, çka e rriste edhe më shumë madhështine e shpirtit te saj fisnik. Në takimin me presi-dentin R. Alia, gjatë gjithë kohës, Nënë Tereza i a mbajti duart shtërnguar, i foli hapur me dashuri nëne, duke e quaj-tur “biri im”, ndërsa presidenti u mundua të tregohej miqësor, por nuk harroj dhe ta genjejë, duke i thënë se në Shqipëri nuk ka të varfer e as të braktisur dhe kësisoj i mohoj kërkesën, për të hapur ne atdhe, shtëpinë e misionit të bamirësisë, ndërkohë, që ajo i kishte hapur në 96 vende të botës, madje dhe në vendet më të zhvilluara si USA, Anglia, Kanada, Itali, Franca etj. Propoganda e kohës e mbajti te fshehur këtë rrethanë, ndërsa në takimin e R. Alise me intelektualet e kryeqytetit, Ismail Kadare, protestoj ashpër duke thene: “i thatë gënjeshtra një plake të shkretë”.

Nënë Tereza pothuajse nuk njihej në Shqiperi, ndersa figura e saj kishte pushtuar mbarë botën, jo vetëm si misio-nare katolike, por dhe si bamirëse e Missione of Charity, si personalitet i shquar i veprimtarive humanitare. Qendra e aktivitetit të saj është Kalkuta, ku ndodhet “Shtepia e Nënës”, ku në krah të portës është vendosur një tabelë druri me shkrimin “Mother Theresa – IN/OUT”. Në këtë shtepi, që dikur ishte një nga tempujt më të lashtë hindu, kishin shkuar ta takonin Mbreteresha e Anglise, Presidenti e kryeministri i Hindise, dy presdenta të SHBA, (George Bush, Jimmy Karter), principesha Diana, Yaser Arafat e shumë e shumë personalitet të tjera boterore. Me veprën dhe shpir-tin e saj humanitar, Ajo e kishte rrokur tërë botën, ishte bërë qytetarja më e nderuar. Në se do ta përmbledhim në pak fjalë veprën e Nënë Terezës, do të perkufizohej perkushtim në besimin katolik, në dashurinë për njeriun dhe shpresë për të varfërit e të vuajturit e kësaj bote të pamëshirëshme.

Dante Aligieri ka thene: “... e para e intelektit të njeriut është dashuria, të gjitha të tjerat vijnë pas”. Pikërisht dashuria për njeriun dhe në veçanti për njeriun që vuan, ishte e mishëruar ne perfeksionim te Nënë Tereza, duke i u përkushtuar me pasion sublim njeriut të varfër, të semurë, të vuajtur, te braktisur, jetimeve, të gjithe nevojtarëve pa dallime etnike dhe feje. Ajo u shërbeu me pasion  të gjithë atyre, që jeta dhe shoqëria i kishte braktisur, u sherbeu me përkushtim, u kujdes me devotshmëri për t’i shëruar e ju dha dashuri, gëzim e shpresa. Këtë misionare të dashurisë, bota e nderoj dduke e quajtur Nëna e dashurisë.

Gjatë ditëve të qendrimit në Shqipëri, mass media shqiptare shpërndante lajme të shkurtëra, të thata, pa komente. Aktiviteti i parë publik ishte takimi ne një nga sallat e Piramidës, ku merrnin pjesë të gjitha përfaqesit diplomatike të akredituara në Tirane, intelektuale dhe funksionarë shteti. Në këtë “vizitë”, Nënë Tereza shoqerohej nga gazetarja Janette Petriè, autorja e shumë dokumentareve për jeten dhe veprën humanitare të Nënë Terezës, madje një nga këto dokumentare u shfaq ate ditë, çka ndihmoj të njihej madhështia e figurës të shqiptares më të madhe të planetit. Si ndodhte në atë kohe, gazetaren amerikane Janette Petriè nuk e perfilli askush, madje e “harruan” e ajo, bashkë me dy motra të Nënë Terezës, me vështirësi gjetën vende ne rradhën e fundit të sallës.

Pas perfundimit të ceremonisë, Nënë Tereza u rrethua nga trupa diplomatike, madje shtyheshin e nuk i linin rradhë njeri tjetrit, për ta takuar e për ta pershendetur. Shumica e pjesmarrësve u larguan, ndërsa unë dhe Prof. Ylli Popa pritëm ta takonim e ta përshendesnim. Më se fundi u afruam dhe Prof Ahmet Kamberi (Minsitri i Shendetësisë, që e shoqeronte) na prezantoj. Prof Ylli Popa i tha: “... ky gjoks i vogël, mban brenda një zemër të madhe, ku merr dashuri e ngrohtësi e gjithë bota”.  Unë isha tepër i emocionuar e kur ma dha dorën i a mora e i a putha e me pas e përqafova e i thashë: “jam shqiptarime  i lumtur, se kam përqafuar Nënën e mbarebotes”.

Gjatë qendrimit në Tiranë, Nënë Tereza i respektoj rregullat, që kishte përcaktuar protokolli zyrtar, por shteti nuk e respektoj e nuk i plotesojë asnjë nga kërkesat e saj. Ajo nuk kërkoj favore, as privilegje, as dhurata, thjeshtë propo-zoj të hapte dhe në vendin vet, shtëpinë e Misionit Bamirës (Missionaries of Charity), ashtu si i kishte hapur në 96 vende të botës. Në asnjë vend tjetër nuk e kishte refuzuar, askush nuk i a kishte mohuar kerkesen modeste per hapjen e shtepive te bamirësise, ishte hera e parë, që ballafaqohej me një qendrim te tillë mosperfillës dhe fyes, por ajo nuk shprehu zemërim e paknaqësi, madje as nuk u dekurajua, përkundrazi kjo ngjarje i dha forca e kurajo, per t’i zgjidhur vetë të gjitha punët, si veproj në udhetimet e më pasme.

Do te theksoj nje fakt me rëndësi të veçantë, që shpreh madhështinë e figurës të Nënë Terezës, tolerancen e saj,  shpirtin mëshiremadh e pajtues, duke i falur shtetarët shqiptarë për padrejtesitë që i kishin bërë, duke i mohuar takimin me nënën dhe motrën, i fali e i ftoj që të shikojmë përpara, drejt një të ardhme të re. Kësisoj pranoj ftesën të hante darkë me N. Hoxhën, e cila e gënjeu se në Shqipëri nuk ka të varfër, ndërsa kur Komiteti i çmimit Nobel e ftoj në darkën zyrtare, të organizuar për nder të saj, e refuzoj duke u thënë: “Nuk mund të pranoj një darke te tille, perderisa njerezit vuajnë dhe vdesin nga uria...dua te jem e varfër si janë ata”.

Me 8 gusht Nënë Tereza u largua nga Shqipëria duke marrë me vete nderimin, respektin dhe dashurinë e popullit te saj dhe një qylym të vogël me motive shqiptare (dhuratë e puntorëve të Artistikes – Migjeni), që e përdori përherë në dhomën e lutjeve, deri në ditët e fundit të jetës.

Në dhjetor të 1990 Nënë Tereza u rikthye ne mëmëdhe. Të nesërmen e mbërritjes, në pasdite, një trokitje e butë në portën e zyrës (në katin e gjashtë të ndertesës pa ashensor), më nxiti te ngrihem e ta hap derën. Mbeta i befasuar. Para meje ndodhej Nënë Tereza me gjithë madheshtinë e saj dhe me 80 vitet e një jete impenjative mbi supe. Me dy pëllëmbët e duarve të bashkuara para gjoksit, me një vështrim të butë e një buzeqeshje të ëmbël, me përshendeti ne shqip: “Mirëdita, a pranon miq?” E përqafova dhe duke i thënë Welcome (një gabimi i im padashje, pasi duhej t’i pergjigjesha ne shqip) e ftova bashkë me Janette Petriè, Motrën Agnes (kosovare) dhe pesë Motrat e tjera. Porosita të na sillnin kafe dhe uje, por Nënë Tereza pranoj vetem uje.

Nuk mund ta imagjinoni sa gëzim ndjeja për këtë vizitë të paprtiur, nderuese e të mirë pritur. Biseda u zhvillua në një atmosferë tepër miqësore, sikur njiheshim prej vitesh. Nënë Tereza ishte mjeshtria e komunikimit. Me lehtësinë më të madhe bisedonte me një kryetar shteti, me një mbret, me intelektualin, me punëtorin, me fshatarin, por ne veçanti me të semurët dhe ata që vuanin. Ajo është mishërim i figurës të dashuruar me njerëzimin. Tërë jetën i u  përkushtua mbrojtjes të jetës dhe të dinjitetit njerëzor, të cilën e konsideronte të shenjtë. Kjo është thelbësore në jetën e aktivitetin e Nënë Terezës, e cila gjeti në humanizmin e shenjtëruar të Krishtit një provë të padiskutueshme, dashurinë për njeriun e varfër apo të pasur, të aftë apo me kufizime shëndetësore, të çdo lloj etnie apo feje.

Me kishte sjellë disa nga poezitë e saj të famëshme, që këndoheshin si lutje në kishat e gjithë botës. Në veçanti kujtoj poezinë “Jetoje jetën”.

Jeta është mundësi, përfito nga ajo.
Jeta është e bukur,adhuroje.
Jeta është ëndërr, jetoje.
Jeta është sfide, perballu me te.
Jeta është loje, luaje.
Jeta është detyre, plotesoje.
Jeta është e shtrenjte, vleresoje.
Jeta është pasuri, ruaje.
Jeta është dashuri, shijoje.
Jeta është mister, zbuloje.
Jeta është dhimbje, sfidoje.
Jeta është k
ëngë, këndoje.
Jeta është tragjedi, shmangiu.
Jeta është fat, p
ërfito.
Jeta është aventur
ë, kujdes.
Jeta është shum
ë e çmuar, duaje.
Jeta është luft
ë, mesohu dhe me të.
Jeta është jetë, lufto për të..."

Me një veshtrim të butë e magjepës, filloj të më tregoj planet për hapjen e shtëpive të bamiresisë në Shqipëri. Nënë Tereza shquhej për inciative dhe aftësi organizuese, si e kishte treguar me misionet, që kishte ngritur në të gjithë botën. Gjithëçka e zgjidhte vetë, me urtësi e me guxim. Kështu veproj dhe në Tiranë. Kësisoj, kur erdhi heren tjetër, mori një shtepi përdhese me oborr të vogël, në një kthinë të rrugës “Siri Kodra”. Aty u sistemuan motrat dhe misioni i parë i Nënë Terezës. Një nga dhomat e kishin sistemua ne kapella ku kryheshin ritet fetare.

Kudo mbretëronte thjeshtësia, pastërtia dhe rregulli deri në perfeksionim. Në oborrin e ngushtë, një djalë tiranas, kishte ndërtuar një guvë të vogël, ku ishte vendosur shtatorja e Shën Mërise, e rrethuar me vazo lulesh të freskëta. Në sheshin para misionit, për ditë kishte njerëz, popull i thjeshtë dhe intelektuale, plot njerëz, të krishterë, muhamedanë, bektashi e ortodoks, por dhe të huaj. Të gjithë kërkonin ta takonin Nënë Terezen, por njekohësisht kërkonin dhe materiale fetare, që në ato vite mungonin. Këtë qendër bamirësie e vizitova shume herë.

Gjatë bisedës, Nënë Tereza më tregoj se kishte sjellë disa pako me medikamente dhe kërkoj nga unë ta ndihmoja t’i shperndante, aty ku ndjehesh më shumë nevoja. Në këtë kohë, kishim mungesa serjoze për ilaçe, por në çast mendova t’i dërgoja në disa spitale rurale, ku gjendja ishte kritike dhe kësisoj i sugjerova t’i dërgonim në spitalet e Krastes të Martaneshit, të Kurbneshit, të Tropjës e në Has të Kukësit. Ndërkohe i thashë se do të vija në dispozicion mjetet e transportit, por Nënë Tereza më tha se kishin makinat e tyre dhe ilaçet do t’i dërgonin në destinacion me motrat e misionit. Një tjetër surprizë, nga ato që bente vetëm një si Nënë Tereza Bojaxhiu.

Në mars te vitit 1991, Nënë Tereza erdhi përsëri në Shqipëri. Ky vit shënoj zhvillime të mëdha dhe ngjarje të rëndësishme për misionin e saj bamirës. Kësaj rradhe, Nënë Tereza nuk qëndroj vetëm në Tiranë, por vizitojë dhe qytetet e tjera, fillimisht Shkodrën e më pas Durrësin, Elbasanin, Korçën etj. Udhëtonte bashkë me motrat e misionit. Nuk takoj e nuk kërkoj ndihmë asnjërit nga pushtetarët, as atyre lokale dhe as atyre të qendrës, por kontaktoj direkt me popullin. Kur u kthye nga Durrësi, me shumë gezim më tregoj se kish takuar një person, i cili ishte bërë udhërrëfyes gjatë gjithë kohës, që kishin levizur nëpër qytet. Kështu ndodhi dhe kur shkoj në qytetet e tjera. Të gjithë ata njerëz të thjeshtë, që i janë ndodhur pranë dhe kanë ndihmuar në misionin e saj, Nënë Tereza i kujtonte me shumë respekte e ju dërgonte letra mirënjohjeje e falenderimi, si ato dërguar familjeve Naska, Shpati, Vorfi, Zajmi, Kraja etj.

Një ditë erdhi më takoj në zyrë, si gjithmonë bashkë me Janette Petriè, Motrën Agnes e motrat e tjera dhe me At Zef Pellumbin. Pas përshëndetjeve të zakonshme, Nënë Tereza më tregoj për shume “actions - aksione”, si thoshte shpesh me shaka. Tregoj për hapjen e shtëpisë në Shkodër, për rihapjen e Kishës të Shën Ndout dhe të Katedrales “Zemra e Krishtit”. Motra Agnes më tregoj, se Nënë Tereza i kishte sistemuar me dorën e vet 17 fëmijët e parë, që i morën nga Spitali i Shkodrës. Ndërsa më tregonte mendoja me vete: sa mirë do të ishte, që kësisoj t’i dedikoheshin kudesit për femijet dhe infermjeret tona, që paguhen e nuk e kryenin shërbimin si duhet.

Në këtë kohë, Ministria e Shëndetësisë kishte një problem, që nuk po zgjidhej. Kishim një azil pleqsh në ndertesën e Kryegjyshatës në Tiranë e pas vendimit për rihapjen e institucioneve të kultit, ishim të detyruar ta dore-zonim, pasi ishte pronë e komunitetit bektashi, por nuk kishim vende për t’i sistemuar ata pleq të mjerë. Nënë Tereza e kishte vizituar azilin dhe ishte e informuar se i kishim transferuar një pjesë të pleqëve në Azilin e Kavajës dhe se na kishin mbetur disa gra të pa sistemuara. Me kërkoj t’i merrte në Shtepinë e Misionit të saj në Tiranë. E falenderova për këtë ndihmë të madhe në moment shumë të vështirë. Dy vjet më vonë kur shkova në shtepinë e Nënë Terezes në rrugën e Elbasanit, m’i prezantoj ata katër gra, që zyrtarisht trajtoheshin me demencë senile, por që ishin tjetersuar e gezonin shëndet të mirë, madje ishin bërë bashkëpuntoret më të shkathëta te motrave te misionit.

Dy ditë më pas, me ftoj për vizite ne qendrën e misionit ne Tirane. Shkova me shumë deshirë edhe pse e dija se do te rrija gjatë e nuk do të mund te pija duhan, pasi e kishte ndaluar rreptësisht. E vlente ta bëja këtë sakrificë.

Bisedat mes nesh kanë qenë gjithmonë të hapur e shumë të sinqerita, madje dhe me shaka te lezetëshme.

Më tha se kishte vendosur të ngrinte një mencë për banorët e varfër, që jetonin në Bregun e Lumit, pra për arixhinjte dhe kërkoj nga unë ta shoqëroja për të ndarë ushqimet se bashku. Ishte një propozim i papritur, e që nuk ishte praktikuar ndonjëherë e nuk dijta si t’i pergjigjem e fillova të bej shaka: “Do të vi, por me një kusht, të mos i tregosh Dritës (gruas time) se kam vënë përparëse, se pastaj do të më detyrojë ta ve dhe në shtëpi e madje do të më detyrojë dhe të gatuaj”. Qeshën të gjithë, por Nënë Tereza jo, madje ma ktheu me seriozitet: “Nuk eshte gabim ta bëjsh dhe në shtëpi këtë punë, por ne do ta fillojmë te Bregu i Lumit. Kështu ka punuar me mua Regani, Gorbaçovi” dhe vazhdoj të më rendisi një rradhë burrash shteti, qe ishin impenjuar ne aktivitete bamirësie me njerëzit e thjeshtë e të vuajtur, që nuk mungonin dhe në Shqiperi, madje ishin shumë.

U tha dhe u bë si kërkoj Nënë Tereza. Më thënë të drejtën ndjehesha në siklet, por e kaperceva gjithëçka me shaka. Herë pas here e ngacmoja “pse asaj plakës i a mbushe tasin më shumë e atij tjetrit i dhe më pak?” dhe ajo me atë miresinë e saj të veçantë, më detyronte të shkoja t’i çoja dhe një garuzhe më tepër.

Pasdite u kthyem në shtepinë e misionit. Ishte mrekullisht e kënaqur dhe e qeshur. Ishim bashkë me Janette Petriè, motra Agnes dhe Natasha Hito, që ishte angazhuar si përkthyese zyrtare. Ate dite bëmë disa biseda të rëndësishme. I thashë Nënë Terezës:

“Ti je shqiptare, je gjaku jonë dhe këtë e ke deklaruar botërisht, por nuk ke asnjë lloj dokumenti, që të identifikosh kombësinë tënde shqiptare, pse nuk japim një zgjidhje këtij problemi?”

Nënë Tereza m’i kapi te dy duart dhe me perzemërsi më tha:

“Çfarë më propozon ti, kush janë ligjet dhe rregullat e shtetit shqiptar, kush është rrugëzgjidhja?”

Kaq desha sa të më kërkonte përgjigjie e mënjeherë i thashë:

U bënë tre vjet, që hynë në Shqipëri, banon në shtëpinë tënde, ke motrat, ke të afërm e miq plotë, ke një popull që të admiron e të don me perkushtim, pse nuk regjistrohesh banore e Tiranës”?

Atëhere çfarë duhet të bëjmë?”, më pyeti.

Shkojmë në zyrën e gjendjes civile të Lagjes Nr. 1 dhe flasim”, i u përgjigja menjëherë.

U ngritëm e shkuam në zyrën e gjendjes civile. Një pritje si kudo për Nënë Terezën. U mblodhën të gjithë në atë zyrë të vogël e të gjithë e takuan. Pasi u qetesua situata pyetëm nëpunësen, se çfarë duhet të benim, që Nënë Tereza të regjistrohej si rezidente në Tiranë. Ajo na i spjegoj të gjitha proçedurat e rregullat. Bëmë lutjen, plotësuam formu-larin, dorëzuam fotografitë. Pas disa ditësh e njoftuan e i dorëzuan Nënë Terezës Letër Njoftimin shqipëtar si banore e lagjes 1 te Tiranes. U gezua si një fëmije, e shtërngonte në gjoks dhe u a tregonte të gjithëve. Kjo ishte dhurata më e bukur, qe i është bërë Nënë Terezës ne përvjetorin e lindjes, që e festonte e tëre bota.

Janette Petriè, më tregoj se disa shtete kishin aprovuar dekorata me emërin e Nënë Terezes. Kjo qe me trego Janette më nxiti një ide, që ta benim dhe në Shqipëri, çka do te ishte dekorata e tretë e dedikuar një figure të shquar të kombit (krahas urdhërit të Skenderbeut dhe të Naim Frashërit). Bisedova me Xhenin, që të merrte aprovimin e saj, për te krijuar një dekoratë për merita humanitare me emërin e Nënë Terezës, që do t’i akordohej të gjithë atyre, që kontribuonin per te ndihmuar popullin tonë. Nene Terezamë kerkoj ta takoja e pas nje bisedë pak a shumë të gjatë, pranoj e ma konfirmoj personalisht, duke u shprehur: “uroj qe kjo medalje t’i shërbejë popullit tim”.

Krijimi i dekoratave të reja ishte kompetencë e presidentit. Përgatita letrën argumentuese me propozomin për krijimin “Urdhëri Nënë Tereza – për merita të shquara humanitare”, thirra piktorin e Shtëpise te Edukimit Shende-tesor (nje djale i talentuar, por nuk i a kujtoj emërin), i cili më prezantoj disa variante dekorate, natyrisht me portretin e Nënë Terezës e pasi zgjodha më të mirin, së bashku me propozimin i a dergova Presidentit Ramiz Alia. Pas disa javë, më kerkuan ne Presidence, në drejtorinë e dekoratave, ku me priti një nepunës shumë i edukuar e shumë i sjell-shem, me komunikoj se propozimi ishte aprovuar e njëkohësisht më tha se dekorata do të bëhej me arë, por pak më e vogël në permasa, se projekti që kisha prezantuar.

Me këtë humor të mirë u ngjita lart te takoj mikun tim Shaban Sinanin. E gjeta ne zyrën e tij të vogel (pak me e gjërë se skrivania). Po shkruante me penë, që e ngjyente ne nje shishe te vogel boje. Shkruante ne fletore me kuadra-te. Po perfundonte pjesën e dytë të studimit rreth veprave të Ismail Kadares. Me ftoj të pinim kafè. Kur po bëheshim gati të dilnim erdhi presidenti Ramiz Alia e sapo me pa më tha: “hë more Lutfi, po na bën dy ministri shëndetesie?” U befasova nga kjo vërejtje ironike e ndërsa ai po largohej nuk ndejta pa u pergjigjur. “nuk do bëhej gabim”.

Rreth kësaj dekorate është shkruar me shume fantazi, por asnjë nuk ka treguar te vërtetën. Në një artikull të më vonshëm Naim Zoto shkruan se gjatë kohës, që ishte president R. Alia, ai nuk i a akordoj askujt, pasi sipas tij, kotributi i tyre nuk ishte në lartesinë e titullit te krijuar. Ndofta kishte të drejtë. Më pas Presidenti Sali Berisha e modifikoj, duke krijuar dy dekorata, njera e artë dhe tjetra e argjentë. Kjo dekoratë ishte shume e deshiruar dhe shume e kerkuar nga të gjithë të huajt, të krishterë e muhamedanë, nga shoqata të ndihmave humanitare dhe nga organizma shtetërore, por shumë pak prej tyre patën fatin ta gëzojnë këtë nder.

Në maj të vitit 1991 isha me shërbim në Itali. Një ditë u ndala në Ambasadën tonë në Romë dhe aty gjeta Nënë Terezën me motrat misionare të Romës. Pasi u pershendetëm, Nënë Tereza, me një sinqeritet mahnitës e me shumë dashamirësi më beri një pyetje:

A e di ti kush është Shenjti mbrojtës i shqipëtarëve?”.

“Po e di, është Shën Gjergji”, u përgjigja unë menjeherë.

Nënë Tereza buzeqeshi me dashamirësi e me tha:

“Shenjëtorja e ne shqipëtareve është Zonja e Këshillit të Mirë, e quajtur dhe Zonja e Shkodrës, pajtuesja e mbarë shqiptareve. Ikona e saj, që i përkiste Kishës të Shën Stefanit në Shkodër, nga 26 Prilli 1467 ndodhet në Santuarin e Genazzano të Romës dhe mua më kanë dhuruar një kopje, që do ta vendos ne Kapellen e Misionit tonë në Tiranë. Të ftoj të vish ta shohish”.

Shqipëria e asaj kohe kishte nevojë për një mbrojtëse të shenjtë dhe për këshilla të mira. Me 26 maj 1991, Nënë Tereza shkoj në Santuarin e Genazzano të Romës, ku e perfundoj lutjen para ikones së Zonjës së Këshillit të mirë me fjalët: “Dhe tani kthehu përsëri në Shqipëri”. Kushdo që sheh këtë ikonë, admiron Shën Mërinë me një buzëqeshje të rrallë, që nuk e sheh në asnjë nga ikonat e Italisë. Këtë ikonë e vendosi ne dhomën e lutjeve në shtëpinë e Misionit.

Me 23 korrik 1991, Nënë Tereza shkoj ne Irak e pasi vizitoj Bagdadin e shkatërruar nga lufta, ngriti aty shtëpinë e bamirësisë për të ndihmuar popullin iraken. Gjatë takimit me komandantin e forcave aleate, i kërkoj atij, që një pjesë e prodhimeve ushqimore (ushqime të liofilizuara) e shumë materiale të tjera, të grumbulluara në bazat ushtarake, t’i a dërgonte popullit shqiptar, sepse kishte nevojë. Ai pranoj dhe kur Nënë Tereza u kthye ne Shqipëri, arriti një avion “Herkules” me ndihmat, që i shkarkoj në aeroportin e Tiranës. Së bashku me Nënë Terezen, shkuam në aeroprt, ku i takoj pilotët dhe ushtarakët, që sollën ndihmat: “Zoti ju bekofte e faleminderit per kontributin tuaj ne ndihme te popullit tim” u tha Nënë Tereza. Këto ndihma nuk ishin për misionin, por për popullin shqipëtare, por unë ende nuk e di ku përfunduan e si u administruan.

Një ditë, Nënë Tereza erdhi në zyrë e më kërkoj t’i organizoja një takim me kryeministrin Ylli Bufi. I telefonova shefit te kabinetit Shpetim Arbana, të cilit i kërkova të bisedonte me kryeministrin, për ta pritur Nënë Terezën. Nuk kërkoj informacion për motivet e vizitës e pas një gjysëm ore më konfirmoj takimin brenda ditës. Shkuam menjëherë në kryeministri. Kur hymë në hollin e katit të dytë, u ndeshëm me një delegacion të madh tregëtarësh nga SHBA, që kur e panë, e braktisën ministrin tonë që i shoqëronte dhe u ndalën te përshëndesin Nënë Terezën. U ndamë me vështirësi prej tyre, vetëm duke insistuar se po vonohemi në takimin me kryeminsitrin.

Takimi me Ylli Bufin ishte i shkurtër. Nuk u dha asnjë lajm as ne televizion as ne shtyp, madje kryeminsitri nuk kërkoj as të bëj fotografi, si kërkonin të tjerët. Nënë Tereza i bëri një përshkrim të shkurtër aktivitetit të misionit e me shumë modesti e mirësjellje i kërkoj të ndermjetësonte në pushtetin lokal të disa rretheve, që ende nuk i kishin liruar mjediset e caktuara per misonin e bamirësisë. Natyrisht, në këtë kohe ishte e veshtire te zgjidhje probleme te ketij karakteri, megjithate Ylli Bufi i premtoj te interesohej, ndonese ne fakt nuk nderhyri anjëherë.

Për këtë problem. më pas fola me Gramoz Pashkon, ishte zv-kryeministër, i cili një ditë më telefonoj e kërkoj ta takonte personalisht Nënë Terezën, takim që u zhvillua ne atmosfere shumë miqesore. Gramozi bëri disa telefonata dhe i zgjidhi problemet me Elbasanin, Durrësin e Korçën. Kështu, brenda dy viteve, me durim e me insistim, Nënë Tereza organizoj në Shqipëri 7 shtëpia bamirësie.

Nënë Tereza, që nga viti 1928 jetonte ne Hindi fillimisht si murgeshë e urdherit “Motrat e Loretos” dhe me pas, la mantelin e zi dhe veshi sarin e bardhë, me një kordon blu anësor të indianëve të varfër, hoqi kepucët, veshi sandalet  zbathur. Nënë Tereza themeloj Kongregacionin e famshem Misonaret e Bamirësisë. Hindia e kishte adaptuar dhe i kish dhënë shtetësinë. Krahas pasaportës hindiane, Nënë Tereza dispononte dhe pasaporta të shteteve të tjera si të Italisë, Vatikanit, Anglisë, SHBA, Irlandës, Kanadas etj. Pasportat i a kishin dorëzuar kryetar shtetesh e kryeminis-tra, madje dispononte dhe pasaportë diplomatike (Kanadeze), por i mungonte pasaporta shqiptare.

Nënë Tereza udhëtonte në rreth 100 shtete e në çdo aeroport të botës, pike kufitare tokësore, apo port që kalonte, kurrë dhe askush nuk i a ka kontrolluar pasaportën, përkundrazi të gjithë policët e punonjësit e aeroprotit ngriheshin në këmbë, me respekt e nderim dhe shoqëronin me shumë kënaqësi. Ajo nuk kishte nevoje per pasaportë udhëtimi, por si shqiptare dëshironte atë të shtetit amë, sepse donte ta përdorte si dokument i lidhjes se ngushte me atdheun dhe e perkatesise shqiptare, pasi bota e njihte si Nënë Tereza e Kalkutës. Dua te rikujtoj diten kur i dhane çmimin Nobel me 1979, pyetjes per origjinen e saj, qe i beri nje prift ne salle, i u pergjigj:

“Me origjine dhe me gjak jam shqqiptare, me shtetesi hinduse, jam moter katolike e permes thirrjes time i perkas gjithe botes, por zemra ime i takon vetem zotit”.

Kur fliste per vendlindjen, sidomos me te huajt, Nënë Tereza deklaronte qarte e bukur “jam nga Shkupi”, pra përdori përherë emërin shqip të qytetit të lindjes dhe asnjëherë nuk tha Skopje (varianti sllav), që përdorej zyrtarisht.

Për problemin e pasaportës ka disa shkrime, por asnjeri nuk ka treguar të vërtetën, madje ky aspekt delikat është shfrytëzuar me tendencë për t’i dhënë merita atyre që nuk i u takonte. Është  shkruar se pasaportën i a dha dikush nga funksionarët. Kjo nuk është e vërtetë. Funksionarët e shtetit nuk dinin ku banonte, madje kanë qenë krejt indiferenta e nuk i kanë dhënë asnje ndihmë konkrete Nënë Terezës. Pasaporta nuk bëhet në zyra funksionarësh.

Të gjithë shqiptarët e dinë cila është proçedura dhe si veprohet për pasaportën për udhetime jasht Shqipërise. Nuk dua të ndalem në këtë aspekt, por vetëm te konfirmoj se për pasaportën e  Nënë Terezës, ka kontribuar në mënyrë deçizive N. Hito. Se bashku me Xhenin i kerkuam te na ndihmonte per te marre pasaporten e udhetimit dhe ajo me shume deshire i dërgoj të gjitha të dhënat anagrafike në institucionin përkatëse, të cilët e përgatiten brenda afateve ligjore. Si unë dhe shumë të tjere, që ka pasur rastin ta takohet me Nënë Terezën në atë kohë, është deshmitar i gëzimit e i krenarisë që shprehte, duke i a treguar të gjithëve pasaportën, sidomos të huajve, që u thoshte “kjo është pasaporta e vendit tim, shiheni sa e bukur është”.

Lidhur me çeshtjen pasaporta, është nje tjeter histori, që është lënë qëllimisht në heshtje. Ne fakt Nënë Tereza ka kërkuar një lloj tjetër pasaporte dhe për këtë qellim se bashkun takuam ministrin e jashtem e me pas i derguam dhe nje leter atij dhe Presidentit të Republikës, të cileve u shprehu dëshiren të paisej me pasaportë diplomatike.

Kjo dëshire i është refuzuar. Kërkesa për pasaportë diplomatike bazohej thjeshtë në faktin se udhetimet që do te bënte ne vendet e tjera, Nënë Tereza dëshironte të perdorte pasaporten diplomatike të shtetit Shqiptar e në këtë mënyrë të prezantonte mbarë botës perkatesinë e saj shqiptare. Pergjigjien burokratike të instancave përkatese, Nënë Tereza nuk e mirëpriti. Ju rikujtoj se në këtë kohë, disa “tregetarë” (subjekte pivate) shetisnin nëpër botë me pasaporta diplomatike, ndërsa kjo e drejte i u refuzua një personaliteti si Nënë Tereza, e cila ishte “ambasadorja shqiptare e bamirësisë në botë”. Asnje qeveri shqiptare nuk i a njohu këtë meritë.

Në një nga takimet e zakonëshme, Nënë Tereza me tha se do të ftonte një grup mjekësh amerikane dhe kërkoj të dinte cila ishte proçedura, për hyrjen e medikamenteve. E mirëprita këtë propozim e i dhashe nomenklaturën tonë të barnave (përgatitur sipas rekomandimeve të OBSH). Me nderhyrjen e Kryetarit te Bashkise te Tiranes, Nënë Terezes i u dha një nga vilat e ish-udheheqjes komuniste (prapa kryeministrise), per ta perdorur si poliambulator, ku mjeket amerikanë, të asistuar nga shumë mjekë të rinj shqiptarë, vizituan dhe u dhanë medikamente gratis me mijëra e mijëra qytetarëve të Tiranës e të rretheve. Në një nga këto ditë, Nënë Tereza erdhi më mori e duke më mbajtur për dore, më prezantoj të gjithë profesorat amerikanë, që punuan nga mëngjezi deri në darkë, për më shumë se një javë. U gëzova shumë dhe per faktin se profesorat amerikanë u asistuan nga mjekë të rinj shqiptarë (ish studentat e mi), që flisnin shumë mirë anglishten dhe që manifestuan formim profesional dinjitoz.

Gjatë viti 1991 Shqipëria ishte e mbushur me ngjarje intensive dhe Nënë Tereza i përjetoj me përkusshtim, duke u përpjekur të ndihmonte në zgjidhen e problemeve te shumta te trasheguara, por dhe ato, që i kishte shtuar tranzicioni i egër. Prane fushes së aeroprtit te Tiranës, e dini se Minsitria e Shendetësisë po ngrinte një spital modern. Ndërtesa ishte përfunduar, mjaftonte pak që të fillonin instalimet e paisjeve, por ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Brenda disa ditëve u vodhën të gjitha (duralumine e hidrosanitare moderne, madje dhe tullat). Pasi e vizituam ndertesën e spitalit te ardhshëm, Nënë Tereza kërkoj të kontribuoj për rikonstruktimin dhe për të gjetur paisjet, madje dha idenë, që në personelin infermjere të përfshiheshin dhe motrat e misionit, që kishin diploma ne infernmjeri. Kush mund të kundershtonte kete propozim ideal. Madje ky lajm u përhap dhe populli filloj ta quaj (dhe sot e quan) spitali i Nënë Terezës. Ketij projekti Nënë Tereza i dha përparesi, per çka organizoj takime të shumta, madje ftoj specialista të huaj ta shihnin ndertesën, por kur hyri në mes politika dhe kur në plan të parë doli Opus Dei me Universitetin Katolik të Romës, zgjidhja (ose mos sakte zgjidhja e gabuar) mori drejtim tjeter. Sot është korpusi qendrore i Universitetit “Zonja e Keshillit te Mire”, i koordinuar nga Universiteti Tor Vergata i Romes.

Në gusht të vitit 1992, Nënë Tereza erdhi përsëri në Shqipëri. Vazhdonte aktivitetet e saj me intensitet, takonte mijëra njerëz të thjeshtë dhe punonte pa pushim për fuqizimin e shtëpive të bamirësisë, që ishin plot me njerëz, të gjitha besimeve fetare, të shtresave të varfëra dhe me persona të papërkrahur nga shteti dhe nga shoqëria.

Nënë Tereza ishte e dashuruar me njerëzit. Ishte vetë e para që perkujdesej për të sëmurët, ishte dora saj e butë, që përkdhelte pleqt e braktisur, që ushqente të pamundurit dhe lebrozët, u shërbente me një devocion të admirueshem e mbi imagjinatën tonë, i shëronte të sëmurët me dashurinë, me atë shikim të ëmbël e të qeshur, me përkedhelje e me përkujdesjen e veçantë, që i u a ka transmetuar, ose me saktë, i u a ka ngulitur dhe mbi 4000 motrave të misionit të saj bamirës, që ishte shtrirë në 120 vende të botës.

Dua te theksoj nje aspekt të veçantë dhe pse i njohur, madje i dokumentuar dhe me filmime. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston në botë mjek, infermjer apo person, që të perkedheli, t’i lajë e ti veshi leprozët, madje i vizitojnë me doreza e me maska dyfishe. Pjesa më e madhe e shoqërisë i përbuz këta të sëmurë dhe i izolon, por mos harroni se vetëm Nënë Tereza u ka shërbyer me dashuri, i ka përkedhelur, i ka përqafuar, i ka ushqyer, i ka larë, i ka veshur, i ka ndihmuar të shtrihen në shtrat, u ka lehtësuar dhimbjen, i ka kuruar, u ka dhënë shpresa. Nënë Tereza nuk u sëmur kurrë nga bacili tepër ngjitës i leprës, perkundrazi i shëroj të sëmurë me perkujdesje hyjnore. Kjo është një mrekulli.

Në këtë kohë, rezidenca e Misionit të bamirësisë ishte transferuar ne rrugen e Elbasanit, në vilën e ish kryetarit të bashkise. Kur them vila, dua të them ndërtesa dy katëshe, por jo vila e mobiluar, pasi Nënë Tereza nuk pranonte lluksin. Aty nuk kishte mobilje të rënda, nuk kishte qylyma, tapete, kolltuqe e pasqyra, por vetëm ambjente të thjeshta me tavolina e karrike dhe një pasterti e rregull shembullor, ku punonin pa pushim motrat e ardhura nga të gjitha vendet e botes, si dhe një motër shkodrane. Në dy dhoma te katit te dyte kishte sistemuar dhe grate e moshuara te marra nga azili dhe tre femijë sakata, që i kishte marrë nga spitali i Shkodrës.

Gjatë tre viteve në Shqipëri, aktiviteti si misionare e krishterë dhe kontributi humanitar i Nënë Terezës, tashmë ishin bërë pjesë e kulturës shqiptare. Jeta dhe vepra e saj ishte inkurajim dhe frymëzim për shumë shqiptarë.

Në muajin gusht 1992, në sallën e leksioneve të Pallatit të Kongreseve, u organizua një konferencë për nder te Nënë Terezës, ku mori pjesë Presidenti i Republikes Sali Berisha dhe Nunci Apostolik i Vatikanit I. Dias. Presidenti Berisha i uroj ditlindjen Nënë Terezës, e përshendeti dhe e përgëzoj për kontributin si misionare në ripërtritjen e besimit e të kulturës së krishterë ne Shqipëri dhe për punën vetmohuese të misionit bamirës, që i kishte hapur dyert për të gjithë nevojtarët, pavaresisht nga përkatesia fetare.

Kur mbaroj aktiviteti, të gjithë e takuan dhe përshendeten Nënë Terezën, mes tyre dhe disa përfaqesues shoqatash humanitare të huaja (italiane, angleze, gjermane etj), të cilët pas prezantimit, i treguan se kishin ardhur me ndihma për popullin shqipëtarë. Fjala e parë e pergjigjies e Nënë Terezes ishte mirënjohja: “falimnerit” (shprehur ne dialekt) dhe me pas u tha: “nuk i a zgjidhim problemet popullit shqiptarë duke i dhuruar një peshk, sa për të shuar urinë, ne duhet t’i japim mjetet e nevojshme e ta mesojmë të peshkoj vetë e perditë”. Ky ishte mesazhi i Nënë Terezës për gjithë ata, që donin te kontribuonin për atëdheun e saj të dashur. Deshiroj te rikujtoj, se gjate kohës të qendrimit në Shqiperi, Nënë Tereza pershendeste ne shqip: “miredita, mire mbrema, tunjatjeta (per tungjatjeta), falimneres (per faleminderit), a pret miq” etj.

Gjatë viteve 1991 - 92, në Shqipëri kishin hyrë me qindra misione fetare (ndërtonin kisha, xhami e teqe), shoqata jo fetare, shoqata humanitare (ndanin stoqet e magazinave të botës), organizata joqeveritare (premtonin shumë e nuk bënin pak), struktura qeveritare (bënin politikë) dhe shumë shoqata artistike e kulturore. Të gjithë ishin shprehur për të ndihmuar shqiptarët, por asnjë prej tyre nuk arriti të bëjë atë që kishte bërë Nënë Tereza Bojaxhiu, asnjë prej tyre nuk fitoj besimin e respektin e popullit dhe as famën e Nënë Terezës dhe të misionit të saj bamirës. Për të vleresuar forcën vepruese e konkretizuese të Nënë Terezës, mençuria popullore shqiptare krijoj një shprehje të veçantë: “Këte e bën vetëm Nënë Tereza”. Pra popoulli e identifikonte si forca që bënte të pamundurën, bënte mrekullinë.

Shembulli i jetës dhe i kontributit fetar e bamirës i Nënë Terezes, u be frymëzues e kësisoj në shumë vende të botës filluan të themelohen shoqata me emërin e saj. Në fakt, Nënë Tereza, ka kundershtuar me insistim përdorimin e emërit te saj nga shoqata e orrganizata te ndryshme dhe vetem kur ajo ishte e bindur për rolin humanitar të vërtetë ka pranuar. Ne Tirane, aktorja M. Ljarja kish mbledhur një grup të gjere aktivistesh, që impenjoheshin në veprimtari shoqërore, kulturore e humanitare dhe propozoj, që kjo shoqatë të merrte emërin e Nënë Terezës. M. Ljarja erdhi disa herë e kësisoj u detyrova ta takoja Nënë Terezën dhe t’i lutem ta pranonte këtë propozim. Pas nje hezitimi e medyshje, kur pa insistimin tim, e dha miratimin dhe bekimin, kësisoj dhe në Shqipëri u themelua Shoqata Nënë Tereza.

Me 25 prill të vitit 1993, në ditën e festës të Zonjës të Këshillit të Mirë të shqiptarëve, Papa Gjon Pali i II, vizitoj Shqipërinë. Në të gjitha aktivitet e organizuara gjatë vizitës, Papa Gjon Pali i II e mbajti pranë Nënë Terezën, veprim që nuk e kishte kryer me asnjë figurë tjetër të kishës katolike, as me kryetare shtetesh dhe në asnjë vend tjetër të botës. Ky nderim dhe respekt i Papa Gjon Palit të II, për Nënë Terezën, u bë objekt i një diskutimi me dy miqt e mi gazetar, Shaban Sinani dhe Naim Zoto, që punonin ne gazeten “Shqip”, një gazetë, e cila për sa kohë funksionoj, ishte më korrekte, më profesionale dhe më me kulture për kohën.

Nga biseda jonë rezultoj një fakt tjetër i çuditshem. Në pesë vjet, që Nënë Tereza vinte në Shqipëri, asnjë gazetar i shtypit dhe as i televizionit, nuk e kishte intervistuar. Ndonëse duket e pabesueshme, në fakt ishte e vërtetë. Televi-zioni jipte lajme për disa aktivitete të Nënë Terezës, më pak shkruanin gazetat e mbi te gjitha nuk i kishin kërkuar e nuk ishte botuar asnjë intervistë. Atëhere Shabani më kërkoj t’i propozoja Nënë Terezës,  një intervistë për gazetën “Shqip”. Shkova në selinë e misionit në rrugën e Elbasanit dhe takova Nënë Terezën dhe Janette Peteriè. U a tregova qëllimin e vizitës. Nënë Tereza po më vështronte me atë shikimin e butë e miqësor dhe pas një çasti, me tha:

Dakort, po ku i ke gazetaret?”.

Nuk e prisja këtë gadishmëri e përgjigjie të shpejtë, pasi e dija mirë, se kur flitej për aspekte të tilla, që kishin te benin me ekspozimin në shtyp të personalitetit e të veprrimtarise se saj, Nënë Tereza nuk pranonte, madje i ka refu-zuar me rreptësi keeto kerkesa. Ashtu si unë dhe shumë persona të tjerë, që kanë jetuar e punuar me Nënë Terezën janë deshmitar, si i ka refuzuar intervistat dhe me gazetarë të shquar të shtypit botëror.

“T’i sjell nesër, por më thuaj orën kur ke pak kohë të lirë”, i u pergjigja menjëherë për të mos humbur këtë shans.

“Dakort,  ju pres nesër në orën 11.00”, më tha Nënë Tereza.

Ika shpejt e i a komunikova këtë lajm të bukur Shabanit dhe Naimit. Të dy filluan të organizohen për takimin, por dolën disa probleme të vogla e të vështira. Nuk kishin regjistrues të zërit, nuk kishin aparat fotografik. U impenjuam tërë pasditen duke kërkuar. Gjetëm regjistruesin, por ishte pa bateri e do të duhej të përdorej kordoni i karikimit, që ishte i shkurtër. Më së fundi gjetëm pjesë për ta zgjatur. Të nesërmen në mëngjez takuam një djal kosovar (Xh. Herri, punonte në një shoqatë bamirëse gjermane), i cili na vuri në dispozicion aparatin fotografik, madje na shoqëroj me veturën e tij, se ne nuk kishim makinë. Ai mori dhe dy arka me sapune tualeti, që i u a dhuroj motrave, që sigurisht më shumë vlerësonin këtë lloj dhurate, se sa t’i u çoje një duzinë me torta. Nënë Tereza na priti në dhomën e saj, një mjedis ku mbreteronte thjeshtesia dhe rregulli, nje krevat, nje tavolinë dhe karriket. Shabani e përgatiti regjistratorin e po bëhej gati t’i bënte pyetjet, kur Nënë Tereza e parapriu:

Une mendoj të mos bëjmë intervistë, nuk kam asgjë të veçantë për të treguar për veten, unë jam si një pikë uji në oqean. Dëshiroj, që nëpërmjet jush t’i transmetoj një mesazh popullit shqiptar”.

Shabani e priti me entusiazëm këtë propozim e menjëhere  i a afroj regjistratorin dhe e ftoj të fliste.  Në dhomë pasoj një heshtje e shkurtër e më pas zeri i saj i ëmbël e me tonalitet kumbues, rrodhi lirshëm. Më dukej sikur thirrja e Nënë Terezës u përhap në eter ndër gjithë shqiptaret, që prisnin këshillat e saj te çmuara. Mesazhi ishte i shkurter, por me argumenta për aktualitetin, ishte mësim për të gjithë. Në diskutime publike, në takime dhe në forume nder-kombetare, Nënë Tereza kishte thënë disa herë: “kontributi im ka vlera sa një pikë uji në oqean”, çka deshmonte jo per modestine e vepres se saj, për humanizmin, përkushtimin e pasionin e veprimtarisë si misionare bamirëse, i tregonte botes se çfare oqeani me halle duhet te perballoj njerezimi, per te zgjidhur varferine e padrejtesite shoqerore.

Mesazhi u botua i plotë, me 30 prill 1993, në gazetën “Shqip”, me titull të madh “E doni atdheun duke dashur njeri tjetrin: Mesazh i Nënë Terezës, drejtuar popullit shqiptar ”. Ky mesazh eshte ribotuar disa herë në gazeta të tjera, andaj nuk do të zgjatem,  por dëshiroj te riprezantoj vetem disa pasazhe të shkurtëra.

- “Dashuria fillon nga shtëpia, nga familja. Kur njerëzit rrojnë në paqe midis tyre, kur janë te lidhur e mirëkuptohen,

kur ushqejnë dashuri per njeri tjetrin dhe Zoti ju do shumë e i u mbron nga të keqiat”.

- “Frut i dashurise eshte mendimi per te bere mire, frut i bamiresise dhe i humanizmit, eshte paqja, ja perse bota

duhet t’i falet dashurise.”

- “Te falenderojme Zotin, per fuqine q i u fal shqipetareve per te dashur dhe ndihmuar njeri tjetrin. Shqiperine do ta

beje pajtimi i te gjithe shqiptareve.

- “Une lutem perhere per popullin e varfer te Shqiperise, per popullin e Kosoves qe vuan”. etj, etj.

Pasi perfundoj regjistrimi i mesazhit, bëmë disa fotografi dhe filluam te bisedonim shtruar. Si kuptohet në këto situata rrethi i bisedës ishte i gjërë dhe argumentat të shumëta. Nënë Tereza foli për gjendjen në Shqipëri, por dhe për  Kosovën. “E dua shume Shqiperine, prandaj vi shpesh bashkë me motrat e mia, që  percjellin dashuri dhe kujdes ne te varferit. Kam shume dhimbje ne zemer, kur shoh vuajtjejet e popullit kosovar.”

Ndërkohe që po bisedonim, hyri një nga motrat e i tha se kishte ardhur V. B (shefi i protokollit i nje institucioni), i cili  kerkonte me insistim ta takonte Nënë Terezën. Ne menduam se tani do të mbyllej me kaq takimi, por ndodhi e papritura. Nënë Tereza i tha prerë: “I thuaj se jam ne takim me miqt e mi. Ne se i kane thene te me takoje, duhej te me telefononte me pare, qe dhe une te programoja kohen. Ne se nuk ka nxitim te presi, ose te vij nje dite tjeter”.

Po të kish qenë dikush tjetër, do të na kishte përzënë menjëherë, por Nënë Tereza ishte nga ata burrnesha, që respektonte dinjitetin e njerëzve te thjeshte e nuk bënte diferencime e as nuk krijonte privilegje në raporte shoqerore dhe zyrtare. Biseda jonë vazhdoj dhe rreth një orë e kur dolëm Janette Petriè, që na shoqëroj tha “keshtu eshte zakoni i juaj, ta shoqerojme mikun deri te porta”. Pra ne ishim miqt e Nënë Terezës.

Mesazhi i Nënë Terezës u prit shumë mirë nga populli, që e admironte, e dëgjonte dhe respektonte fjalën e saj të mençur, ndersa politika mbajti qëndrim indiferent. Asnjë nga gazetat e tjera nuk reagoj, përkundrazi vazhdonin t’i mbushnin faqet me kronikat e politikës së egër. Ishte koha kur Shqipëria grindej me veten. Tranzicioni po hynte në fazën e egërsimit. Askush nuk dëgjonte zërin e arsyes, as mesazhin e Nënë Terezës. Situata dominohej nga perballje forcash, ne luftë të egër per pushtet e askush nuk shihte nga populli. Duke reflektuar për këtë mesazh, mendova se keshillat e Nënë Terezes, do te ndikonin të zbutej sadopak polemika dhe të vështronin më shumë për unitetin kombë-tarë e zhvillimin e ekonomik të vendit të rrënuar, por nuk ndodhi kësisoj.  Rikujtova luftën ne Liban në 1975, kur OKB dhe diplomacia ndërkombetare nuk arrijti të ndaloj luftimet, qe shkaktuan mijera viktima ne popullaten civile,  ndersa ndërhyrja e fuqishme e Nënë Terezës, me mesazhin derguar dy forcave nderluftuese, u degjua e u respektua nga të dy palët ne armiqësi, që i ndërprene luftimet dhe bënë armpushim. Kjo nuk ndodhi ne Shqiperi.

Në nëntor të vitit 1993 unë ika në Itali. Largimi nga Shqipëria, ishte vendimi më i veshtirë e më i dhimbëshëm në jetën time, por i detyruar. Në këtë kohë, shume kolegë e “miq”, morën detyra e poste të rendesishme, por kur shihnin kerkesën time për punë (isha shkakrkuar nga detyrat e nuk me pranuan ne fakultet), refuzuan sepse nuk mund të dilnin kunder “partisë”, kunder “zerit te mases” dhe vendimit te agjenatve te sigurimitt komunist  (qe organizuan mbkedhjen per te me hequr te drejten e punes), qe kishin nderruar flamurin e ishin bere militante e drejtues te PD. Kishte te drejte Volteri: “Zot me ruaj nga miqt, se ruhem vetë nga armiqt”. Prita shumë dhe gjatë, por nuk gjeta zgjidhje, madje ata që i kisha respektuar, i kisha ndihmuar e përkrahur më harruan e më braktisën shpejt.

Në Itali arrijta ta gjej veten, fitova konkursin zyrtar për të punuar ne Institutin e Anatomisë Patologjike të Universitetit të Sienës.  Një ditë shtatori të viti 1994, pata një telefonate, që më solli gëzim të veçantë. Ishte Janette Petriè, fliste nga Roma, ku ndodhej bashkë me Nënë Terezën dhe me ftonin të shkoja t’i takoja, pasi te nesërmen do të niseshin për në SHBA. I premtova so do të shkoja, por harrova se atë ditë ishte greva e përgjithëshme e trenave dhe e autobuzave. Unë nuk kisha makinë. Pas shumë prpjekjesh Genci (im bir) takoj shokun e tij Ruzhdi Çeliku, i cili më çoj në Romë me makinën e tij. Kisha një ndjenjë gëzimi të rrallë për këtë takim, sidomos me gezonte fakti se Nënë Tereza nuk më kishte harruar, më kishte kërkuar në Tiranë e me gjeti dhe në Itali. Ky respekt i Nënë Terezës me ripërtriu e më dha forca te reja.

Kur mbërrijtëm në Rome, na doli një problem tjetër. Nuk mbylleshin dyert e makinës, keshtu Ruzhdiu bëri dhe një sakrificë tjetër, u detyrua të më presi në makinë. Shkova në Vatikan, në adresën që me kishte dhënë Xheni dhe u takova me Nënë Terezën. Kësaj rradhe, dukesh e lodhur e pak e hequr, por plot vitalitet e dinamizëm si gjithmonë. Me konfidoj se nuk ndjehej mirë me shëndet dhe se merrte mjekim. Po të mos me kishte treguar, sinqerisht ju them,  nuk do ta besoja. Ndejtëm deri vonë duke biseduar. Më tregoj se kishte shkuar në shtëpinë time e kishte folur me Dritën e ajo i kishte treguar ku ndodhesha dhe i kishte dhënë numurin e telefonit në Siena. Në darkë vonë i kerkova leje të largohesha. U perqafuam me shumë dashuri e mall. Me pershendeti e ma perseriti disa herëZoti të bekoftë biri im”. U mallëngjeva shumë. Ishte takimi dhe perqafimi i fundit. Nuk do te takoheshime më, por disa herë folëm në telefon gjatë kohës që ndodhej në SHBA.

Në se bejmë një retrospektivë të veprës të Nënë Terezës, gjithkush e kupton, se ajo ka bërë për njerzimin, për njerëzit e thjeshtë e të vuajtur në 120 shtete te botës ku vepronte misioni i saj, më shumë se të gjithë shenjetorët e tjerë, ka bërë jo një mrekulli, por shumë mrekullira, nga ato që do ta kishin zili të gjithë shenjtorët se bashku.

Vepra e Nënë Terezës është: besim me zemër, dashuri për njerëzit që vuajnë, shpresa dhe bamirësi hyjnore. Nënë Tereza mbetet perjetë misionare katolike, misionare e bamirësisë, "Nënë e të varfërve", “Nëna e dashurisë”, simbol i mëshirës dhe i solidarietetit për mbarë botën dhe personifikim i dashurisë për njeriun e vuajtur.

Deshirroj t’i mbyll keto kujtime modeste me vlerësimet e disa personaliteve për Nënë Terezën:

Papa Gjon Pali II: “Nëna Tereza, eshte shembulli i transformimit njerëzor të dashurisë së Zotit”;

Bill Clinton: “Vigane e shekullit tonë”;

Prof. Sali Berisha: “Bija më e shquar e kombit tonë”;

Ismail Kadare: “Bota dhe populli ynë mbetën jetim pa të”.

Zhak Shirak: “Sot botes i mungon nëna”;

Toni Bler: “Shpirti i saj do të rrojë si inspirim për të gjithë ne”;

Dr. don Shan Zefi: “Shenjtore e ditëve tona”;

Dr. don Lush Gjergji: “Ajo ishte dashuria në vepër”;

At Zef Pellumbi: “Nena e shekullit, që i bindi me dashuri njerëzit të besojnë Zotin”;

Imzot Mark Sopi: “Do të mbetet në kujtim të përhershëm, deri sa të ekzistojë njerëzimi”;

Imzot Rrok Mirdita: “Nëna Tereza ishte princesha e dashurisë”;

Sabri Koçi (kryetar i Komunitetit Islamik shqiptar): “Vdekja më e rëndë për kombin tonë”.

Bekim Fehmiu: “Pas Skënderbeut u largua edhe Nëna Tereza”;

-----------------------------------------------------

(Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj, Mars 2012)

 

Prof Dr Lutfi Alia, me Janette, gazetaren e mirënjohur, shoqruese shume kohe e Nenë Terezes

 

Klajd Kapinova: Tetë parimet udhëheqëse të Të Lumes Nënë Tereza në një libër të ri
E Hene, 26-03-2012, 08:03pm (GMT+1)

Tetë parimet udhëheqëse

të Të Lumes Nënë Tereza në një libër të ri

 

Ruma Bose & Lou Faust: “Nënë Tereza CEO” (2011, Berrett-Kohler Publishers, Inc. San Francisco, California), f.127

 

Nga Klajd Kapinova

 

Në fondin e artë të koleksionit të madh të librave biografik kushtuar të Lumes Nënë Tereza, bën pjesë qysh nga viti i kaluar vepra e re “Nënë Tereza GEO” me bashkëautorë Ruma Bose & Lou Faust.

Autorët amerikanë, vijnë para publikut vendas me një libër shumë serioz dhe cilësor në përmbajtje.

Duhet thënë, se gjatë shekullit XX dhe deri tani janë botuar një numër i madh artikujsh, librash, realizuar dokumentare, aktivitete përkujtimore në gjuhë e shtete të ndryshme në mbarë botën, qysh nga koha kur ndërroi jetë Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza e Kalkutës (1910-1997).

Esenca e tërësisë së tyre, është se në qendër të vëmendjes shkrimtarët dhe studiuesit botërorë, kanë pasur si përsonazh figurën e madhe të udhëheqëses së humanizmit botërorë, që ishte dhe mbeti e mishëruar tek murgesha trupvogël por zemërmadhe Nënë Tereza, si një shembull i mirësisë dhe përkushtimit njërëzor, duke jetuar e punuar mes dhe vetëm për të varfërit kudo në botë.

Në këtë linjë vlerësimi, është edhe libri i ri i sapodalë në qarkullim në Amerikë, në dhjetor të vitit 2011. Ai është shkruar më pasion dhe dashuri të veçantë nga bashkëautorët Ruma Bose & Lou Faust.

Kësisoj autorët si bleta punëtore mblodhën e përpunuan nektarin e veprimtarisë dhe gjithçka ata ruanin në kujtesën e tyre për këtë udhëheqëse mirësie, që u dha dritë e shpresë njerëzve më të përbuzur të planetit tonë.

Libri “Mother Teresa, GEO”, është shkruar thjeshtë me ndjenjë të lartë dhe të pastër dashurie nga Bose & Faust, dy njërëz të njohur në komunitetin e madh amerikan.

Ato sëbashku na e kanë dhënë Të Lumen Nënë Tereza me tërë origjinalitetin e saj (përmes zbërthimit të tetë parimeve udhëheqëse në jetën dhe misionin e Saj), si një lidere shembullore sot, në shekullin XXI e mbërthyer nga plagë luftrash, plot male mjerimi në shumë anë të botës, ku dhembshuria e ka humbur kuptimin nga mospërdorimi i saj në shumë situata konfliktesh dhe luftrash të pakuptimtë.

Tashmë kushdo e di, se Ajo, ka inspiruar miliona njerëz në mbarë botën, që t’i përkushtohen njerëzve të varfër, duke themeluar misionet e saj të bamirësisë (si motrat dhe vëllezërit e Nënë Terezës, sikurse njihen ne trojet tona etnike), për të varfërit mes më të varfërve, duke u munduar me përkushtim e dhembshuri të zbusë sado pak plagët në shpirtin e tyre, mjerimin e thellë material dhe shpirtëror.

Dhe për fat të mirë misionet e dashurisë, ndaj më të varfërve, të sëmurëve, të braktisurve, jetimëve, lebrozëve, malarikëve, njerëzve me të meta mendore e fizike, që janë braktisur nga shoqëria dhe familja, u kanë dhënë e japin prej dekadash dhe sot ngrohtësi me dashuri të vërtetë prindërore njerëzve në nevojë.

Vepra në fjalë, është e ndarë në 8 kapituj, që ndryshe mund të thuhet se jane titujt e 8 parime, që e kanë udhëheq në jetë kryemisonaren. Ato ofrohen sot për herë të parë në këtë vepër të vetme të mirëseardhur për lexuesit kudo në botë.

Ikona ose Bija e tokës së Arbërit, sikurse dihet nga të gjithë sëshpejti nga Selia e Shenjtë në Vatikan, pritet të bëhet e Shenjtë, duke rritur edhe me shumë në këtë mënyrë frymëzimin për brezat e rinj dhe njërëzit e ardhshëm, për të shpalosur gjithnjë principet udheheqëse të vlerave të humanizmit dhe përkushtimit për të varfërit e planetit tonë.

 

E lumja Nënë Tereza në mendjen dhe zemrën e bashkëautorëve amerikanë

 

Në hyrje bashkëatorët Ruma & Lou, kanë vënë përkushtimin me nënshkrim, që ata i kanë bërë nga thellesia e zemrës së tyre librit të sapodalë në qarkullim.

Kështu bashkëpunëtorja në Misionin e Bamirësisë të së Lumes Nënë Tereza, shkruan, se këtë vepër ia ka dedikuar dy engjëjve në jetën e saj, që janë: E Lumja Nënë Tereza dhe babait të saj shumë të mirë Tapan Kumar Bose Roma, ndërsa autori tjetër përkushtimin e vet e ka formuluar në adresë të nënës së dashur JoAnn Devane Faust Lou.

Me shumë kënaqsi, lexuesi mund të kundroi kapitujt: “Ëndrrën e thjeshtë, thuajse me zë”, “Për të fituar një engjell, bisedo me djallin”, “Prisni! Pastaj merrni momentin tuaj”, “Përqafoni fuqinë e dyshimit”, “Zbuloni gëzimin e disiplinës”, “Komunikoni në një gjuhë që njerëzit të kuptojnë”, “Kushtoni vemendje pastrimit”, “Përdorni fuqinë e heshtjes”.

Libri, mbyllet me konkluzionin që kanë nxjerrë në fund të veprës, hartuar me dinjitet dhe përkushtim nga bashkëautorët amerikanë Bose & Faust.

Ato tregojnë, se në vitin 1948 Misioni i Bamirësisë i themeluar nga Nënë Tereza kishte 12 antarë dhe dekada më vonë arrijnë në miliona misionarë.

Sot organizata në fjalë, ka veprimtari në mbi 100 vende, duke përfshirë mbi 1 milion anëtarët e ekipit, duke qenë një nga më të mirënjohurat në histori.

Kryemisionarja me origjinë shqiptare, ka pasur një vision dhe besim të plotë në suksesin e misioneve të Saj në tërë botën, mbasi po arrinë sot të përmbush mrekullisht një detyrë shpirtërore shumë të lartë të frymëzuar nga filozofia, jeta dhe pervujtëria e Jezu Krishtit Zot e Njeri, duke frymëzuar shumë pasardhës (e) në rrugën e Saj të madhe dhe të vështirë, plot përkushtim për të varfërit në botë.

Autorja me origjinë indiane Ruma Bose, kaloi një kohë në Calcuta të Indisë, duke punuar si vullnetare me Nënë Terezën dhe misionarët e Saj të bamirësisë në vitet 1992-1993. Këtë përvojë ajo e ndan sot me lexuesit amerikanë dhe botërorë. Me kalimin e kohës, Bose zbuloi, se suksesi i Nënë Terezës mbështetej tek përdorimi i kujdesshëm i tetë parimeve të thjeshta dhe të papritura tek paraqiten sot për lexuesit.

Duhet theksuar se shkrimtarja Bose, krahas bisnesit të saj, është e angazhuar aktivisht në bamirësi. Aktivistja e palodhur, bën pjesë si drejtuese e rëndësishme në një numër organizatash jofitimprurëse.

Përmes faqeve të këtij libri, lexuesi njihet mbas shumë vitëve me këto parime, duke mësuar në çdo faqe përvojën e Bose-së me Nënë Terezën, dhe sikurse shkruajne bashkëautorët: “zbuloni se si të aplikoni parimet e Nënë Terezës nëse gjendeni para një projekti të vetëm, brenda një organizate ose në jetën tuaj.”

Bashkëautori tjetër Lou Faust është biznesmen dhe këshilltar me 30 vjet përvojë në koorporata, duke përfshirë dhjetë vjet në Wall Street Brothers me Salomon, ku ai ishte drejtor dhe sot punon si drejtor i operacioneve globale.

Gjithashtu Faust, është bashkëdrejtues dhe themelues i Capital Partners Edge, e cila ofron këshilla strategjike për kompanitë e reja që janë në rritje të aktivitetit të tyre tregtar. Për librin e ri në qarkullim, kanë shkruar artikuj vlerësues gazetat e njohura amerikane Finanacial Times, The New York Post, etj.

 

klajdkapinova@yahoo.com

 

---------------------------------------------------------

 

Shpirti i Dritës Hyjnore

- Doli nga shtypi libri i Veli Veliut-

 

(Veli Veliu, Sufletul Luminii Divine / Shpirti i Dritës Hyjnore, Përktheu Baki Ymeri, Amanda Edit, Bukuresht 2012)

 

Nga Baki Ymeri

 

Fillimisht këtë shkrim ia drejtojmë Zemrës Shqiptare në vigjilje të serisë së re të botimit të saj, për të justifikuar mendimet e Miradije Gashit, Ismet Hasanit, Neki Lulajt e dashamirëve të tjerë të kësaj tribune, se kafenë e mëngjezit e servojnë duke shfletuar Zemrën Shqiptare. Në kuadrin e Bibliotekës Albanezul, duke patur për këshilltar editorial dr. Luan Topçiun, këto ditë e pa dritën e botimit në Bukuresht, libri më i ri i Veli Veliut nga Kosova, Shpirti i Dritës Hyjnore. Libri del në dy gjuhë, rumanisht-shqip, duke u bazuar në versionin shqip të përkujdesur nga Don Lush Gjergji, që u botua në Prishtinë, në 100 vjetorin e lindjes së Nënës Tereze, e cila në vitin 1979 fitoi çmimin më të lartë Nobel të Paqes për punën e jashtëzakonshme humanitare. Kjo vepër e re e Veli Veliut, strukturtohet në disa njësi lirike si Prolog, Nëna Tereza, Kreu i parë (Lulet e dheut), kreu i dytë (Lulja e dashurisë), kreu i tretë (Lule e shpirtit) dhe Epilog, me nga një parathënie të kritikut letrar Marius Qelaru dhe poeteshës Monika Mureshan, si dhe me një fragment mendimesh kritike të zt. Ragip Syla (Burim frymëzimi i krijuesve tanë). Në këtë kontekst po japim mendimet e tyre kritike, për të nxjerrë në pah të vërtetën se pavarësisht nga qëndrimet absurde, antikosovare, të disa kuajve të kuq të diktaturës çaushiste, rumunët e vërtetë na duan dhe shkruajnë me admirim dhe dashamirësi për vlerat shqiptare.

 

Për një flakë të ndezur në trojet e shpirtit

 

„Ne jemi me Ty, Nënë,
Atje ku vallëzon deti
I dashurisë më të kaltërt!”

 

Veli Velliu, Ne jemi me Ty

 

Shkrimtar, gazetar dhe kryeredaktor i disa revistave, autor i disa librave të botuara, sidomos në Kosovë, Veli Veliu ka shkruar këtë vëllim në 100 vjetorin e lindjes së Nënës Tereze, për të cilën, edhepse disa thonë se ka qenë me origjinë arumune, e vërteta dëshmon se ajo është e bija e Arbërisë së një kombi trim e besnik, që e ka lindur Gjergj Kastriotin, dhe e cila në vitin 1979 qe nderuar me çmimin e Nobelit të Paqës, për aktivitetin e saj të jashtëzakonshëm humanitar. Koncepti i strukturimit të kësaj vepre në katë pjesë, një prolog, një epilog dhe krejt lënda lirike, është një homazh kushtuar asaj që, siç shkruan autori, ka qenë si një „ujvarë drite” në Detin e zi të mjerimit” dhe në „Malin e pashkelur të territ”, duke ia përkushtuar krejt jetën zbutjes së vuajtjeve të të pafuqishmëve, të të përvuajturve pa shansë, duke u përpjekur të „fshijë gjurmat e lotëve/ nga faqet e kohës së shëmtuar”.

Autori ka „planin” e tij që synon sekuenca temporale (të përkohshme) apo konsiderata të larta e të rëndësishme. Paralelisht me autorë tjerë shqiptarë e të huaj, ai ndjek hap pas hapi jetën e Nënës Tereze, duke përkujtuar episode nga jeta e saj, vendet ku ka qenë, „nga Ballkani shkëmbor/ drejt labirinteve të Azisë”.  Janë pastër e thjeshtë fragmente shpirtërore që përfytyrohen në hipostaza të ndryshme, që ia kanë mësuar „rrugët e mjerimit përmendësh”  dhe që „ka depërtuar në plagët më të thella të shpirtit”. Nuk ma merr mendja se do të kishte ndonjë kuptim, ndonjë analizë tjetër stilistike apo konceptuale, e kësaj përçapjeje për të nxjerrë në pah teshat e vargut të sentimenteve të autorit ndaj kësaj shenjtoreje. Po e përkujtojmë vetëm atë, se fjala është për një vëllim vlerash të mirëfillta, me imagjinatë të bujshme dhe me figura stilistike të pjekura, që regjistrohen në kuadrin e qëllimit meritor për përkujtimin e Nënës Tereze, për jetën e së cilës janë shkruar dhe meritojnë të shkruhen faqe të panumërta, për të mos u harruar kurrë.

Kështusoj, vlen të vlerësojmë gjestin disnik dhe dëshirën e etshme të Veli Veliut, për të sajuar shëmbëlltyrën e saj në fjalë, në qëndisje vargjesh, për atë për të cilën shkruan: „Nëna e lutjeve/ lutet për të gjithë ata/ që janë plakur me lutje/ dhe që s’i besonin/ as vetëvetes”. Një dhuratë shpirtërore e transponuar në gjuhën rumune, falë mundit shpirtëror të një misionari të shquar të lidhjeve rumuno-shqiptare, Baki Ymeri. (Marius Chelaru)

 

------------------------------------------------------------------------------------

 

NANË - TEREZA,

NANA E GLOBIT!

 

-Tekst kënge-

 

Nanë Tereza, Nana e Globit,

Dora e saj si dora e Zotit.

Zemrën t’bardhë si bjeshkët tona,

Shpirtin t’madh, sa Fushë-Kosova.

 

Mbushë besim e krenari,

P’shtoj  nga vdekja, mijëra fëmijë,

Ju dha jetë, e dritë në faqe,

Çmimin “Nobel” mban për paqe.

 

Nanë Tereza , s’asht n’Kalkutë,

Shpirti i Saj, kudo asht futë,

Asht me t’smurtë , nëpër spitale,

Me t’pa strehët në rrugë të madhe.

 

Gonxhja Jonë, simbol i jetës,

Shpija e zemrës, për t’vobekët,

Jeta e Saj, nuk don komente,

I thonë: – Nanë! Pesë kontinente!

./.

Tiranë, 1988

(Marrë nga libri “Fjala mbi tel…”, i autorit Zeqir Lushaj, faqe 32)

 

---------------------------------------------------

 

 

"QË TË MOS HARROJMË “

-Pranverë e vitit 1999-

-Rrëfime nga fëmijtë e Kosovës -

Nga: Albana Mëlyshi- Lifschin

 

Në vitin1999 ata ishin fëmij. Përjetuan ngjarjet tragjike të pranverës dhe dëshmuan...

Dëshmitë e tyre ndërtuan librin tim  “Children of Kosova” –stories of horror" (variant shqip ” Fëmijëri e përgjakur”), botuar në vjeshtën e atij viti. Libri u shkrua në bazën militare  të Fort Diksit gjatë verës së vitit 1999, ku qeveria amerikane kishte strehuar rreth 5000 refugjatë kosovarë. Qëllimi i librit ishte t’i tregonte opinionit anglishfolës tragjedine e Kosovës, parë nga këndvështrimi  i fëmijëve, pikërisht ashtu siç e kishin përjetuar ata. Ky libër u vlerësua dhe aprovua nga Bordi i Edukimit i Nju Jorkut si tekst shkollor, sugjerues për klasat 6-12, për studimet sociale. Libri ndodhet në  librarinë e Kongresit amerikan dhe në librarinë e Prishtinës.

Ky libër përmban rrëfimet e dyzet e tre  fëmijëve (shoqëruar me fotografi) dhe  i është dhuruar Presidentit Klinton, si edhe presidentit  Rugova, gjatë vizitës së tij në Nju Jork.

Rrëfyen ngjarjet:

1.     Alban Berisha,          12 vjeç, Fushë Kosovë

2.     Enesa Tafaj,              11 vjeç, Shtimje

3.     Egzona Shaqiri,          9 vjeë, Prishtinë

4.     Fatbardha Rexhepi,  12  vjeç, Pogragje, Gilan

5.     Flakron Gjikokaj,      15 vjeç, Deçan

6.     Shkabjan Hetemi,      14 vjeç, Prishtinë

7.     Dritan Bislimi,           12 vjeë, Ferizaj

8.     Adnan Murtezi,          14 vjeç, Prishtinë

9.     Alberta Mehmeti,       14 vjeç, Gilan

10.  Gentian Sadiku,             8 vjeç, Ferizaj

11.  Makbule Qerimi,         14 vjeç, Doberçan, Gilan

12.  Flamur  Rama,               9 vjeç, Prishtinë

13.  Hekuran Nikqi,            12 vjeç, Prishtinë

14.  Labinot Rexha,            13 vjeç, Prishtinë

15.  Mimoza Shaqiri,          11 vjeç, Kodra e Trimave, Prishtinë

16.  Donika Kolshi,            11 vjeç,  Drenicë

17.  Hekuran Marevci,        10 vjeç, Lipjan

18.  Besim Hysenaj,            13 vjeç,Petrovë, Shtimje

19.  Faton  Jakupi,               10 vjeç, Ferizaj

20.  Isuf Sadiku,                   13 vjeç, Ferizaj

21.  Taulant Berisha,              6 vjeç, Prishtinë

 

Gazetarja Albana M. Lifschin, duke përgatitur

lajmet për radion nga qendra Fort Diks në NJ, USA…

 

22.  Liridona Smajli,            14 vjeç, Prishtinë

23.  Bajram Latifi,                12 vjeç, Uglare, Gjilan

24.  Betim Ibrahimi,             12 vjeç, Uglare, Gjilan

25.  Edona Myrtezi,              10 vjeç, Prishtinë

26.  Shefije Latifi,                 12 vjeë, Gjilan

27.  Valon Ahmeti,               13 vjeç, Shterpcë

28.  Albulena  Zogaj,            13 vjeë, Prishtinë

29.  Remzi Gjikokaj,             10 vjeç, Deçan

30.  Ylli  Shaqiri,                  11 vjeç, Fushë- Kosovë

31.  Rifadi  Elshani,              14 vjeç, Baice, Gllokofc

32.  Shpresa Bega,                11 vjeç, Ferizaj

33.  Ikbale Ahmeti,               15 vjeç, Bred, Shterpcë

34.  Ganimete Kastrtati,        14 vjeç,Orllovic

35.  Bukurie Buçaj,               12 vjeç, Shtimje

36.  Besart Bytyçi,                11 vjeë, Ferizaj

37.  Besart Berisha,               10 vjeç, Drenovc, Prishtinë

38.  Enis Shaljani,                 11 vjeç, Sibovc, Obliq

39.  Labinot Halimi,              11 vjeç, Prishtinë

40.  Arbëresha Kryeziu,          9 vjeç, Bubavec, Malishevë

41.  Liri Avdiu,                     10 vjeç,  Xhemal Ibish, Prishtinë

42.  Arbnora Ahmeti,            10 vjeë, Ferizaj

43.  Visar Grajqevci,             13 vjeç, lagja Bregu i diellit”, Prishtinë.

 

Prindërit e femijëve konfirmuan ngjarjet e treguara. Tani, pas 13 vjetësh, shumë prej tyre janë bërë burra dhe gra.

Po sjell këtu vetëm disa  rrëfime nga ata.

Adnan Murtezi, 14 vjeç, Prishtinë

Ushtarët serbë erdhën me maska tek shtëpia jonë dhe thirrën serbisht:

-Dilni jashtë! Shpejt!

Ishin të gjithë të armatosur me automatikë.

-Dilni jashtë! Hajt, shkoni tek Natoja! Shkoni tek Klintoni!

Pastaj shanin me fjalë të ndyra..

Ne dolëm jashtë. Ata qëlluan me automatikë në dyert e dritaret tona. Çdo gjë u thye, u shkatërua. Rrugës na shtynin përpara, na shanin dhe herë pas here shtinin me automatik nga të gjitha anët .Thërrisnin: “Ikni, zhdukuni! Kosova s'është e juaja, është e jona!”

Ushtarët serbë thyenin xhama dyqanesh e çfarë t’u dilte përpara, por nuk na tregonin se ku po shkonim. Kemi ecur kështu ndoshta 5 orë, deri sa na kane çu tek stacioni i trenit. Unë kam tre motra dhe një vëlla të sëmurë. Një motër tjetër ishte e martuar. Ajo mbeti në Prishtinë. Për të nuk dinim asgjë se ku ndodhej e si ishte. …Atë natë nuk na zuri treni të gjithëve. Ne që mbetëm, ramë për të fjetur përtokë. Por askush s’mundi të flerë atë natë. Dëgjonim krisma, të shtënat e ushtarëve serbë. Atë natë dy gra shtatëzana lindën aty, afër trenit. Të nesërmen në mëngjes herët u nisëm me tren për në Maqedoni…

 

Alberta Mehmeti, 14 vjeç, komuna e Gjilanit.

Aty, ku banonim ne, janë dy Shillova, Shillova e Shqiptarëve dhe Shillova ku banonin serbët. Natën që Nato-ja filloi sulmin ajror mbi Jugosllavi, ne po ndiqnin lajmet e televizionit të Tiranës. Aty dëgjuam se sirenat e alarmit për fillimin e bombardimit të Natos u dëgjuan mbi Beograd. Shqiptarët e Shillovës brohoritën për këtë lajm me të madhe. Këto brohoritje i dëgjuan serbët në anën tjetër dhe atëhere ata filluan të qëllojnë me armë në drejtim të Shillovës shqiptare. Atë natë u plagos një vajzë. Familja e mori për ta çuar urgjentisht në spital. Milicët serbë i ndalën familjarët rrugës dhe u kërkuan dokumentat. Familja i u lut të mos i vononin shumë se vajza kishte humbur shumë gjak e duhej çuar sa me parë tek doktori, në spital. "Ah, ashtu?! A doni ta çoni sa më parë në spital? Çojeni pra!" Thanë ata dhe e shprazën automatikun mbi gjoks të vajzës.

 

Fatbardha Rexhepi, 12 vjeç, Pogragjë, komuna e Gjilanit

Në familjen tonë, ndodhi një tragjedi të cilën s’do ta harroj gjithë jetën. Po largoheshim nga shtëpita jonë e nga Kosova të ndjekur prej policisë e ushtarëve serb. Ishte nje kolonë e gjatë njerëzish para e pas nesh. Ne  po udhëtonim me traktor. Mbi kokat tona fluturonte helikopteri sërb dhe herë pas here qëllonte. Emta e babait tim po mbante në krah fëmijën një vjeç e gjysëm. Plumbi i snajperit sërb goditi foshnjën, në kurriz. Emta e babit, që ishte gjyshja e fëmijës duke menduar që fëmija i vdiq në duar, u trondit aq shumë, sa i pushoi zëmra në vënd. Ajo quhej Nexhmije Azemi.

 

Flakron Gjikokaj, 15 vjeç, Deçan

Ishim mbledhur të gjithë në shtëpi kur papritur dëgjuam të shtëna me automatik. Dolëm menjëherë jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur. Rruga ishte e mbushur me ushtarë e milicë sërb. Ne u nxituam të hynim  nëpër podrume. Nuk kishin kaluar as dhjetë minuta kur serbët nisën të qëllonin me granata mbi Deçan. Një granatë na ra në kulm të shtëpisë dhe fëmijët nisën të qanin me të madhe. Dolëm prej andej pasi nuk e ndjenim më veten të sigurtë. U nisëm në këmbë për në Kodrali, fshat afër Deçanit. Por edhe aty serbët filluan të sulmojnë me granata. E lamë Kodralinë e u nisëm për në Llukë. Helikopteri serb fluturonte mbi kokat tona e qëllonte. Nga helikopteri janë plagosur plot njerës rrugës. Një komshia jonë, plakë e paralizuar që po e mbanin djemtë, i u lut atyre që ta linin në rrugë e te mos rrezikonin jetën e tyre për të. Prej aty duke ecur gjithë kohën në këmbë arritëm në një fshat tjetër, në Strelcë. Në atë fshat banonte tezja. Edhe aty gjëndja nuk ishte më e mirë. Gjetëm një makinë e ikëm dhe prej aty. Vazhduam rrugën në drejtim të Pejës. Babai atë kohë ishte në Gjermani. Kur i dhanë lajmin që ne do shkonin në kampin e refugjatëve në Stankovec të Maqedonise e la Gjermaninë për t’u bashkuar me ne. Por nuk u takuam dot me të. Nga Stankoveci ne na prunë në Amerikë ndërsa babai tani ndodhet në Stankovec.

 

Shkabjan Hetemi, 14 vjeç, Prishtinë

E para gjë që nuk e harroj kurrë pasi na dëbuan nga shtëpia, është momenti kur zbritëm nga treni ne Maqedoni. Ushtarët serbët na vunë në kolonë dy nga dy e na urdheruan të ecnim mbi shinat e trenit . Na thanë që askush të mos guxonte të dilte nga shinat se ndryshe do ta vrisnin. Ata ecnin anash nesh me automatik në duar. E dyta, ishte qëndrimi në Bllacë të Maqedonisë. Në Bllacë ndenjëm jashtë tre ditë. Binte shumë shi. Këmbët i kishim në llucë. I gjithë vendi rreth e qark ishte kthyer në llucë.. Maqedonët na jepnin qese plastike me u mbrojtë nga shiu. Ne i ngulnim në shkopinj druri dhe i përdornim si strehë. Ushqimin, bukën, e sillnin me traktorë dhe na e hidhnin që nga traktori, kush të mund ta kapte. Aty kemi pritë autobuzin që të na çonte në kamp. Tre ditë kemi pritur në shi. S'kishim ku flinim veçse në baltë. Mamit i ra të fikët. Vëllai na mungonte. Nuk e dinim se ku ishte. Vonë, Kryqi i Kuq na njoftoi se, ai kishte hyrë në Shqipëri.

 

Albana  M. Lifschin

http://albanalifschin.tripod.com/index.html

 

--------------------------------------------------

 

O maçok, çamarrok!

 

O maçok, çamarrok!

Ç’ke që  vjen vërdallë-e

Po kërkoj një pisanjos

Ta lëpij në ballë-e!

 

Tri-li-li

Tra-la-la

Pisanjos këtu nuk ka

Kopshti ynë është shembullor

I ka pastërtorë!

./.

Nga  KADRI MANI, Prishtinë

--------------------------------------------------

NJERIU LEGJENDË

 

Poshtë ballinës, një përkushtim nga familja e Azem Hajdarit…

 

 

Dokumenti i Dervish Luzhës, si luftëtar i Lirisë

 

Njeriu legjendë = Njeri i kulturës. (Lexoni fragmentin, më poshtë)

Më poshtë, një fragment, nga parathënie e redaktorit, H. Aliaj

 

Autori i monografisë, mësuesi veteran Nuredin Lushaj, gjatë një referimi për figurën atdhetare të Dervish Luzhës

 

--------------------------------------------------------------------

 

A EKZISTON  TOLERANCA FETARE E SHQIPTARËVE?

 

Nga:  Selim  Nëngurra

 

Flitet dhe me pompozitet dhe folklorizem katundaresk nga disa intelektual që na shurdhuen tue thane se si populli shqiptar qenka shembull per krejt boten per tolerancë fetare.

Unë çuditem se si e thonë këtë, ndersa asnjeni nuk di të tregojë as edhe nji rast që do vertetonte pohime te tilla. Dhe kur nuk shoh asnji deshmi, asnji fakt, që do më bindte per ato që thonë patriotët folklorikë, të cilët flasin kuturu, flasin permendësh dhe ritransmetojnë thanjet e paraardhësve të tyne, poashtu njerez që s'kane ba asgja për ta zhvillue dhe çue përpara kulturën e vet kombtare, nuk di se çka t’u them, pos nji: PSE PO RRENI, O NJEREZ?! Dhe mbasi  u them pse po rreni, baj edhe pyetjen: Cilet po e rrejne ata?

Si nuk po ju kujtohet thanja: udha që dihet nuk do udhërrefyes.

Tolerancë fetare.... kush asht ai që duhet të jetë tolerant dhe per cilin?! Dhe nese duhet të jetë tolerant, pse duhet të jetë dhe çka do thotë kjo?! Jetova si femijë dhe u rrita në Lublanë të Sllovenisë dhe populli slloven asht me besim katolik, por ka pase dhe ka slloven jofetar, protestante, ateiste dhe pjestarë të sekteve të ndryshme fetare, por kurr nuk kam dëgjue asnji nga prej tyne të thotë unë jam katolik, unë jam protestant, unë jam ateist etj, etj. Slloveni thoshte: JA SEM SLOVENEC ( unë jam slloven) dhe kaq. Dhe pse kështu vjen pyetja? Po sepse ata kishin tolerance kombtare, punonin, vepronin, mendonin dhe jetonin per zhvillimin e tyne kombtar e kulturor, identitet ky që në kohen kur unë isha atje ( 1971-1980 ) nga pushteti komunist i ish Jugosllavisë pranohej me zor, sepse ishte plani per jugosllavizem të të gjithe popujve sllave në atë hapsinë shtetnore që u krijue mbas LDB (lufta e dytë botnore ) dhe Konferencës së Versajes me Titon në krye. Mirepo sllovenet, ky popull krenar dhe puntor, vazhdonin të jetonin si vëllazen me njani tjetrin, që të gjith së bashku, pa shikue se cili shkon në kishë per çdo ditë, cili vetem të dieleve e cili nuk shkon kurre. Të gjith ishin SLLOVENE dhe ja qe ishin ata të paret që u shkëputen nga krijesa komuniste Jugosllavia dhe sot janë nji nga shtetet ma të vogla të Europes si me territor si me popullsi, por jane nji nga shtetet ma stabile dhe ma të zhvillueme të Europës.

Po të kishin fillue ata me u marre me çashtje feshe apo sektesh fetare, dhe me kerkue tolerancë fetare mes veti, padyshim se do ishin edhe ata si Bosnja, si Maqedonia e pse jo edhe si Shqipnia dhe Dardania. Shtete jostabile dhe të rrezikeshme per të jetu në to.

Por të kthehem te tema, te ajo që mendoj ta shtroj dhe publikoj per të pa se cili asht pastaj reagimi i masave tona shqiptare.

Unë them se kurre, absolutisht kurre, nuk ka pase tolerancë fetare mbrenda shqiptare. Unë e them publikisht se gjithmonë ka pase urrejtje dhe fobi mes qytetareve të besimeve të ndryshme, dhe padyshim se këto urrejtje dhe fobi do çonin edhe te luftat me njani tjetrin të shqiptareve të besimeve të ndryshme, sikur per fat të mirë mos të ishin gjithmonë faktori i jashtem, i miqeve apo edhe anmiqve, që të kete pase rolin per ta parandalue perplasjen e pergjakshme të shqiptareve mes veti. Dihet kjo: ata parandolonin këtë perplasje per interesat e veta gjeopolitike e gjeostrategjike , por kjo na shpetoi. Dhe hajde tash të flasim me doren në zemer me sinqeritet, pa emocione, ftoj të gjithë shqiptarët të më bashkangjiten ne këtë shkrim timin, ta diskutojmë dhe t’i japim kuptimin per të miren e Atdheut, të kulturës tonë, të gjuhes sonë dhe të kombit tonë.

Po filloj me kohen e pushtimit 5 shekullor turko-osman. A nuk ishin të gjithë administratoret e pushtetit turk, tue fillue nga ai i nji lagjeje e deri te Veziri i Madh ( Kryeministri i shtetit turk ) kryesisht shqiptare me origjinë, por që kishin konvertue në fenë islame, dhe a nuk ishin pikerisht këta që ndaluen gjuhen shqipe tue e shpalle ate gjuhë të KAURRIT  ( katolikut ), ndersa lejuen shkollat per serbet, greket e popujt e tjerë të pushtuem nga perandoria osmane?! A nuk ishin pikrishtë këta pushtetarë turq, por të lindun si shqiptarë e të konvertuem në islam që,  ata shqiptare që qendruen, që nuk u dhane as nuk u shiten, por rujten rranjet eveta, ( pra katoliket shqiptare ) që i masakruen, i torturuen i dhunuen, ju moren bijte dhe i derguen rob ( jesir ) në shkretinat e Afrikes e Azisë, ju moren vajzat e mituna per tii ba hanme të haremeve të vezireve e pashallareve turkoosmane?! A nuk i nguliten në hunj per së gjalli shqiptaret e besimit katolik, pikerisht nga vëllaznit e tyne të gjakut, por të konvertuem në islam, nga aga, beg, pasha, vezir e taksidar të tjerë turkoosmane?! Dhe krejt kjo per fajin pse mbronin gjuhen SHQIPE,  pse mbronin e kultivonin  KUTUREN E LASHT PELLAZGO-ILIRO-DARDANE.

Pra me këta shembuj të paktë dhe të elaboruem shkurtazi deshmoj se 5 shekuj të pushtimit turkoosman nuk ka pase tolerancë fetare mbrenda shqiptareve, por perkundrazi ka pas gjakderdhje, dhunime, e deri gjenocid kunder shqiptareve të vertetë, kunder shqiptareve të besimit KATOLIK.

Unë nuk kam kapacitetin dhe aftësinë të mirrem edhe me faktin se pse shqiptaret e besimit ortodoks nuk u persekutuen si ata të besimit katolik, sado që edhe ata nuk konvertuen në islam në kohen e pushtimit turkoosman. Unë këtu mendoj shkurtazi se ata ju lane grekeve, bullgareve e serbeve me shpresen se do asimilohen. Dhe kjo ndodhi me shumicen e tyne, fakt që tashma asht vertetue dhe qendron. Unë këtë permendi jo per ta mbrojte tezen e kobshme e antishqiptare të disa gojkqinjve sot, që thonë se sikur mos të ishte ba konvertimi në islam do zhdukeshin shqiptaret, se do asimiloheshin në greke e sllave. Pra mendoj se që në ate kohë ka pase ndonji platformë apo marrveshje mes islamizmit dhe ortodoksizmit per t’i zhduke shqiptaret si etni nga Gadishulli Ilirik dhe per ta zhbi katolicizmin nga ana lindore e Detit Adriatik. Duket se këtë ma së miri e kane pa intelektuali atdhetar Faik Konica dhe peshkopi ortodoks shqiptar Imzot Theofan Stilian Noli. Peshkopi Noli kishte vu të gjitha forcat e veta në levizje per ta ba Kishen autoqefale ortodokse shqiptare me qellimin per ta bashkue ate ma vonë me kishen katolike dhe Vatikanin. Sa fatlum do ishte populli shqiptarë po të arrihej kjo. Kjo do ishte nji bashkim dhe deshmi per vëllazni kombtare mes shqiptarve.

Pra unë mendoj se ata që flasin dhe perdorin termin tolerancë fetare, e kane gabim, unë mendoj se kjo nuk qendron, dhe mendoj se per të miren e per ardhmenin e lumtun të femijve tane do ishte që ma kurre askush mos ta thotë.

Nuk due tash të marr shembull Haxhi Qamilin per ta deshmue mostolerancen, sepse sado që ai kerkoi baben sulltan dhe i shpalli luftë krishtenizmit katolik shqiptar, megjithate nuk ishin vetem shqiptaret e besimit katolik që luftuen dhe mposhten Haxhi Qamilin dhe hijenat e tij.

Ishin me qindra shqiptar të besmit musliman aty , por që mendonin e frymonin shqip.

Unë fakte se nuk ka pase kurre tolerancë fetare mes shqiptareve marr faktin se ishin të rralla martesat mes shqiptareve të besimeve të ndryshme. Nese ato kane ndodhë, në 99% të rasteve jan anatemue ata njerez, ato familje dhe besa shumëhere edhe kane perfundue tragjikisht.

Neve kemi pranue martesat me grekun e edhe me serbin , me italianin, gjermanin etj, per faktin se kane të njejtin besim si neve , por nuk kemi pranue martesen me shqiptarin e besimit islam. Ashtu sikurse shqiptaret e besimit islam kane ba krushqi me turkun, me torbeshin, goranin, arabin, kurdin, palestinezin etj, etj, por kurre jo me shqiptarin e besimit ortodoks apo ate katolik. Kjo mbrapshti ka kene me shekuj dhe kjo asht edhe sot, bile tash edhe ma ekstreme.

E pse krejt kjo ka ndodhë me neve deshmojë me faktin se islami e ortodoksizmi greko-serbsllav gjithmonë kishin aleancë per ta zhbi katolicizmin nga Gadishulli Ilirik, per t’i zhduke shqiptaret si etni nga toka ku kane linde e jetue që kur Zoti krijoi njeriun.

Do la lashtësinë, do permend nji fakt të kohes ma të re. Kur u krijue e ashtuquejtuna Mbretnia serbo-kroato-sllovene mbreti Aleksander Karagjorgjeviq, mbasi paraprakisht ishte marr vesh me pushtetaret turq, me dekret shtetnor hapi në Shkup të "famshmen" Medresen e Shkupit.

Deshmi kjo e lojnave pise per t’i islamizue e tjetersue ne turq shqiptaret e pastaj per t’i perzane ata në Anadoll ku do popullzonin shkretinat e Anadollit. Unë jam rrite me llafet e kafeneve per namin e famen e njerzeve që kane krye ate medrese. Mendoja se duhet të kene kene të lumtun ata njerz dhe kam njofte dhe pase miqësi me dy nga ta nga Istogu. Ishte i ndjeri Prof. Elez Selmanaj - Gashi dhe Prof. Abdyrrahim Gashi. Ky i fundit jeton ende dhe ka mbi 90 vjet moshë. Këta dy burra kishin krye at medrese , por kishin nuhate me kohe se cili ishte qellimi i saj. Elezi i ndjer edhe ishte pase martue me nji serbe, por pasi kupton qellimin antikombtar të Medresës së Shkupit , ai edhe ndahet nga grueja serbe, jipet mas shkollimit sado në gjuhen serbokroate ( sepse nuk kishte në gjuhen shqipe ) dhe arrin të bahet pedagog me renome dhe ka meritat e pakrahasueshme per arsimimin e brezave në Istog dhe fshatnat e tij. Prof Abdurrahim Gashi asht legjenda e arsimit të Podgurit, ai ishte dhe do mbetet njeriu ma vizionar i kohes, i cili, mbasi kreu medresen dhe e punsue imam , mbas pak hoqi çallmen e hoxhes islamik dhe iu dha shkollimit per t’u ba BABA I SHKOLLAREVE DHE INTELEKTUALEVE ISTOGAS e të rrethines. Emen që permendet me respekt . Mirepo pos këtyne dyve nuk di të kam dëgjue edhe per dy tre të tjerë, kryesisht të gjithë që kryen ate Medrese u bane argate dhe autoparlante per ta islamizue kombin shqiptar dhe ia arriten kësaj fatkeqësisht. Kjo po shifet me situaten në trojet tona në Shqipni, në Iliridë dhe në Dardani.

Ishin ata medresistë që thojshin: Katoliku me u ba musliman duhet me u ba shka ma së pari e tek masandej bahet musliman. Pra tendencë e dhimshme per ta distancue vëllaun e gjakut, per ta largue deri edhe pertej anmikut të perjetshem e tradicional SERBIT. Thanja e kobshme , por shumë e dashtun per shqiptaret islamik; ma i afert shkau se vëllau, padyshim do ketë dal nga kjo kohë.

Dhe per fund po perkujtoj edhe diçka. Kam frekuentue në të gjitha shtetet e Europes, jetoj në Skandinavi tashma 23 vite dhe asnjihere nuk degjova të flas qoftë edhe nji i çmendun, nji narkoman, alkoolist per veten e vet dhe të thotë:  jam katolik, jam protestant, jam agnostik, jam budist, jam musliman, jahudi etj, etj, secili nga ta thotë: jam gjerman, jam francez, jam anglez, jam norvegjez, jam suedez, , jam danez, jam italian, jam spanjoll etj, etj. Jemi vetem neve shqitarzezët që ndahemi në grupime fetare tue harrue se ka vetem nji vëllazni, ajo e lidhjes së gjakut e jo asnji tjeter. Jemi vetem neve shqiptarët që dime me u nda me perqindje se sa janë të këtij e sa shqiptarë janë të atij besimi. Vëllaznija fetare nuk pranohet, nuk egziston as nuk perfolet në asnji fe tjeter, pos në fene islame, dhe kjo per bindjen time per faktin se kjo fe ( masi po e pranojnë shumica se unë nuk e pranojë kurre si fe, asht kulturë arabe kjo per bindjen time ) kurre nuk u zhvillue, kurre nuk eci perpara me kohen. Mbeti në vitin 622, me ligjet e dhunës , me platformat luftarake e pushtuese të themeluesit të saj Muhamedit.

Vëllazni ideologjike si kjo e islamit ka edhe komunizmi dhe ekstremizma të ndryshem të majta. Njerezit normale nuk flasin per dallime fetare as per toleranca fetare. Ata anormale mund flasin. Njerez normale, human e tolerante i shoh popujt europiane. Ata pranojnë dhandërr zezakun, arabin, pakistanezin, kurdin, turkun, shqiptarin, afganin etj, etj, dhe sado që dine se ai veç se ka tjeter origjinë, ka edhe tjeter besim, nuk pengojnë bijen e tyne. E urojnë ate per jetë të mirë e të mbushun me plot gezime e dashuni.

Janë muslimanet ata që vrasin, në emen të nderit familjar edhe femijen e vet. I mbysin me gure. Janë muslimanet ata që me ligj e kane sanksionue të martohen mbrenda gjakut të tyne familjar, jane muslimanet ata që tash në Egjipt bane ndryshim në ligjet e kushtetutës dhe mes tjerave futen nji ligj pervers që burri mund të baj seks me gruen e tij edhe deri në 6 orë pas vdekjes së saj.

Martesat me familjare po i perkrahin imamet shqipfolsa gjithandej trojeve shqiptare dhe si mund të thuhet se ka tolerancë fetare mes shqiptareve, kur nji pjesë janë pervers dhe incest bamës, ndërsa pjesa tjeter jane njerez që ruejne traditen e vet dhe kultivojnë kulturen e vet nëper breza, kulturë kjo që ndalon martesat edhe mes familjeve miqësore, mes familjeve që kane kumbari, mbrenda fisit etj, etj.

Si mund të flitet per tolerancë fetare kur ata që po piskasin allahuekber në secilen lagje kane ba nga nji xhami dhe në minaret e saj nga dy e tre autoparlante që shurdhojnë njerezit me ulurimat e tyne në gjuhen arabe të cilen nuk e kuptojnë 99.99 % e qytetarve dhe këta islamike kerkojnë që t’i respektojmë, ndersa ata vetë shajne e baltosin figurat fetare e kombtare  të historisë dhe kulturës shqiptare dhe kurre nuk japin respekt per të tjeret, per ata që besojnë ndryshe e jo si ata. Perkundrazi tregojnë dhe shrehin urrejtje.

Do kishim ba mirë ta kuptonim se neve pergjatë historisë tonë kemi pase tolerancë kombtare dhe kjo na ka shpetue, ndersa per tolerancë fetare asht marri të flitet. Sa ma SHUMË FLASIM PER TE, AQ MA SHUMË DESHMOJMË SE KA PAK SHQIPTARË, DHE KA SHUMË MUSLIMANE QË FLASIN SHQIPEN E PERZIME ME TURQIZMA E ARABIZMA.

 

Sarspborg: 06. 05. 2012

--------------------------------------------

KËTA S'TË LËNË AS TË VDESËSH

Botuar në gazetën "SHEKULLI", në shtator 2010

Nga ARDIAN KLOSI


E Shtunë, 04.28.2012, 07:57am (GMT+1)

Botuar në gazetën "SHEKULLI", në shtator 2010

Pa u shtyrë më tej në shembuj të tjerë të kësaj qelbësirëhaneje, pyesim kush nga ne ka të drejtë të shpjegojë publikisht shkaqet e një vetëvrasjeje.

Vdekja tragjike e Llazi Serbos para disa ditësh solli me vete një numër shkrimesh në gazeta të ndryshme. Midis tyre u diskutua edhe mënyra se si ai u nda nga jeta, i vetëvrarë me çiften e tij të gjahut. Me shumë hollësi, me shtjellime dhe hamendje makabre merrej në mënyrë të veçantë gazeta MAPO e datës 17 shtator.

Për një çast të dukej sikur, përveçse me ndarjen nga jeta të dy aktorëve – Bekim Fehmiu vrau veten në mënyrë të ngjashme në muajin qershor – shtypi ynë po merrejedhe me problemin e vetëvrasjes, duke hapur si të thuash një debat publik. Sa është ajo e pranueshme për opinionin shoqëror, a do të fillojë të diskutohet edhe te ne eutanazia? etj. Një iluzion i shkurtër sepse debatet për vetëvrasjen e artistëve, të themi në moshë, nuk ishin aspak të tillë dhe duket që edhe për të ndjerin Llazi Serbo, ato ishin fishekzjarre të shtypit tonë, siç janë për çdo temë tjetër të bujshme që një javë më pas harrohet.

Në opinionin tonë publik nuk do të ketë, me sa duket edhe për një kohë të gjatë, as debat për vetëvrasjet në përgjithësi, megjithë numrin e tyre tmerrues në rritje, as për eutanazinë në veçanti. Na kujtohet për fat të keq konstatimi i shkrimtarit të shquar austriak Jozef Rot që vizitoi vendin tonë më 1927, kur shkruan "në Shqipëri nuk lejohet opinioni publik, por edhe po të lejohej, ai nuk do të ekzistonte".

Sot jemi në një gjendje të ngjashme: opinion i vërtetë publik krijohet vetëm në raste ngjarjesh shumë të rënda (vjedhje votash, importim plehrash nga fqinjët, shpërthime në Gërdec), por jo si debat i vazhduar e real që bartet përmes mediave. Ndodh përkundrazi që mediat prodhojnë llafe, shpikin debate dhe e shuajnë debatin publik sapo që flaka e tij duket se mund të mbajë, për t’u kthyer te tema e tyre më e dashur, surretërit e politikanëve.

Nuk do të shkruanim për vetëvrasjen e të ndjerit Llazi Serbo sikur tymi që hidhte fishekzjarri i MAPO-s pardje të mos kishte qenë aq i zi. Aty jepeshin disa supozime se cilat mund të kishin qenë motivet e vetëvrasjes së aktorit. Për t’ia lehtësuar të kuptuarit lexuesit, po i thjeshtoj ato të renditura:

1. i ndjeri deshi të imitonte Bekim Fehmiun. (Misterioze do të mbetet si dhe pse aktori ynë që gjithë jetën luajti role plehu pretendoi vdekje gjeniu?… krijon… një përvojë apo trendy të ri, të paparë e të padëgjuar deri më sot, atë të vjedhjes së vdekjes së tjetrit);

2. i ndjeri ka dashur t’u japë një shembull aktorëve të mëdhenj. (Një variant tjetër që ma tha njëri dje është ky: Aktori ynë vajti me shpresën e marrë që kur aktorët e moshuar të Hollivudit t’i afroheshin fundit, të imitonin atë që luajti filma me partizanë te Shqipëria e Re, domethënë të vrisnin veten me çifte si ai.);

3. me vetëvrasjen e tij ai ka dashur të kërkojë ndjesë për rolet që ka luajtur në filmat komunistë. (Të ketë qenë vallë gjesti me çifte gjahu i aktorit tonë një pendesë e vonuar, si të thuash, një ndjesë për rolet e lëtyrta, shpresë që pas një jete provizore të zezë të gëzonte një vdekje të pafundme të bardhë?).

Pa u shtyrë më tej në shembuj të tjerë të kësaj qelbësirëhaneje, pyesim kush nga ne ka të drejtë të shpjegojë publikisht shkaqet e një vetëvrasjeje, pa qenë njeri i afërt i të ndjerit, pa qenë psikiatër ose prift tek i cili i ndjeri mund të jetë rrëfyer? (por edhe këta kanë detyrimin e heshtjes) Askush, e shumta nëse i vetëvrari ka qenë një figurë me rëndësi të veçantë publike.

Kështu ka ndodhur për shembull me Mehmet Shehun, vetëvrasja e tij është diskutuar gjatë, sepse ajo që ndodhi më 18 dhjetor 1981 kishte rëndësi të veçantë jo vetëm e thjesht për të afërmit e tij, por për qindra mijëra të tjerë, në njëfarë mënyre për gjithë kombin në atë kohë. Dhe shpjegimin më të mirë e më të hollësishëm e ka bërë te „Vjeshta e ankthit" i biri, Bashkimi, një fat për ne që e ka shkruar me aq sinqeritet dhe aftësi. Po individi, i tërhequr prej kohësh në jetën e tij private, pse duhet përfolur në shtyp për motivet e vetëvrasjes së tij nga një që nuk është as i afërm, as psikiatër, as prift, madje, po të mendojmë se shkrimtarit i lejohet të futet aty ku nuk hyn dot asnjeri tjetër, nuk është as shkrimtar (se shkrimtari dallohet në radhë të parë për do principe morale)? Në rastin konkret çfarë i ka bërë ai opinionit tonë mediatik (jo publik), konkretisht gazetës MAPO? Asgjë, absolutisht asgjë.

Llazi Serbo vuante pleqërinë e tij të parakohshme i humbur diku në Korçë, shumë pak vetë e dinin që vuante nga depresionet. Dhe pastaj një shkrepje e armës thellë në vetminë e shtëpisë dykatëshe dhe gazetat që pëlcasin si fishekzjarrë të lidhur në seri. pam-pam-pam, disa me shkrime pozitive, panegjirike, të tjerat me fëlliqësi.

Po te shkrimi në fjalë mësojmë se Bekim Fehmiu e paska vrarë veten sepse nuk duronte më pelenat (ishte katandisur aq keq me shëndet sa kishte probleme me pelenat të cilat nuk mund të duronte t’ia ndërronin të tjerët, ose shkurt, për arsye të asaj që populli ynë e quan "dhjerje nën të). (!!) Mund të ketë qenë fare e vërtetë, por ç’na intereson? Bekim Fehmiun ne do ta mbajmë mend përgjithmonë për rolet e tij të mrekullueshme. Ndoshta edhe pse vrau veten ngaqë jeta iu bë e padurueshme. Por ka shumë rëndësi nga se iu bë e padurueshme? Tumor mund të ketë patur, Alcheimer mund të ketë patur, insuficiencë kardiake ose ishemi cerebrale, por mund të mos ketë patur fare sëmundje, ndoshta ia kanë bërë jetën të padurueshme gazetarët e poshtër, po të supozojmë që ka edhe në Serbi si në Shqipëri. Me këtë rast MAPO bën edhe një shpifje publike, sikur Llazi Serbo ta paskesh lënë me shkrim që vdes pse dua të ec nën shembullin e Bekim Fehmiut ("të bën përshtypje një gjë: Shënimi i lënë nga aktori lidhur me ngjashmërinë e lakmuar të vdekjes së tij me tjetrën vdekje të paradokohëve, atë të Bekim Fehmiut"). Nuk është aspak e vërtetë që i ndjeri të ketë lënë një shënim të tillë, kjo s’përmbahet nga asnjë prej kronikave policore që u botuan. Vetëm një mik i tij, piktori Thoma Angjeli, në një intervistë të botuar te "Gazeta Shqiptare" kujton: "Duke qeshur, më dha të kuptoja se ai do t’i jepte fund jetës, ashtu si Bekim Fehmiu, me vetëvrasje." Nuk mjafton kaq për të përhapur gënjeshtrën sikur ai e paska lënë me shkrim, për ta poshtëruar aktorin si të thuash edhe në vdekje: mirë që në jetë deshe t’i ngjaje Klint Istvudit (MAPO), por edhe në vdekje deshe t’i ngjaje Bekim Fehmiut. Dështak! Shumë shpesh ngatërrojmë profesionin me jetën, profesionin me vdekjen. Fakti që dikush ka qenë aktor, që ia kemi parë fytyrën kushedisa herë nëpër ekrane, nuk na jep asnjë të drejtë morale të diskutojmë për vdekjen e tij e për gjëra kaq intime sikurse motivet e vetëvrasjes.

Askush nuk e bëri këtë me Sandër Prosin bie fjala. Pse, ngaqë ishte aktor më i shquar se Llazi Serbo? Jo, s’është e vërtetë, thjesht pse Sandër Prosi i shkretë u nda nga jeta, kur kokat e njerëzve këtu, sidomos të atyre që botojnë, nuk ishin çakërgjosur ende kaq keq sa sot. Mëtimi se mund të shkruake për motivet e vetëvrasjes së një njeriu me profesionin aktor, që nuk e njeh, është diçka e ngjashme sikur na ndodh që përshëndesim pa dashur një aktor që na shfaqet në bulevard, megjithëse s’jemi takuar me të ndonjëherë. Pastaj skuqemi pak, sepse kujtohemi që nuk njihemi personalisht. Po këta shkarrashkrues skuqen ndopak pasi kanë hedhur gjithë atë bojë elektronike mbi vetëvrasjen e tjetrit? Nuk ka skuqje që t’i mbajë ato fjalë, jo, e shumta një zverdhje si e meitit pas të këtillave: "Ai nuk qëlloi ndonjë shtazë tjetër, por veten e vet. Për këtë meriton një falënderim, dhe një: Ndjes’ pastë." (fundi i shkrimit).

Po thirren në ndihmë edhe Bibla dhe Kurani sepse këto e dënuakan vetëvrasjen. Është e vërtetë që kisha për shekuj të tërë e ka dënuar vetëvrasjen, që vetëvrasësve nuk u jepej vend në varrezat e shenjta deri në fillim të shekullit 20. Por kisha mallkonte edhe divorcin, abortin e detyruar etj. etj., madje në shekuj të mëparshëm mallkonte dhe digjte në turrën e druve ata që thonin se Toka rrotullohet. Sot jo më, edhe ata që vetëvriten gëzojnë një varrim si gjithë të tjerët.

Ja që edhe Bibla dhe Kurani ecin bashkë me kohën. Është si ligj i pashkruar që për të sapovdekurin nuk flitet keq. Unë nuk jam as për idilizimin e të sapovdekurit, sepse them që duhet pritur njëfarë kohe, pasi atëherë dalin me të vërtetë vlerat e të ikurit. Sidomos kur vdekja ka qenë e dhunshme, sikurse në rastin e vetëvrasjes, të gjithë heshtin. Është një ligj mbarënjerëzor që populli ynë e shpreh ndër të tjera me fjalën: në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari. Pra as arma nuk do duhej përmendur në këtë rast, pale të përflitej aq keqas i ikuri.

Motivi i gjithë asaj përbuzjeje dhe shfrimi mbi të ndjerin Llazi Serbo është se, sipas autorit, njerëzit e autorit janë persekutuar, janë vrarë rrëzë kanaleve, janë burgosur dhe internuar pikërisht nga njerëzit të cilët i shfaqte si modele Llazi Serbo në filmat e tij: oficerë, sigurimsa etj. Them sipas autorit, sepse në të vërtetë nuk duket të jetë kështu, e para sepse po ta kishte patur vërtet gjithë këtë mllef mbi të ndjerin aktor për këtë arsye, ai do t’ia kishte thënë publikisht qysh në gjallje dhe s’do kishte pritur vetëvrasjen e tij. E dyta, ka peshq shumë më të mëdhenj në këtë fushë, dua të them në fushën e artit dhe të letrave, që kanë ngritur kultin e Enver Hoxhës dhe nderohen sot e gjithë ditën jo më vetëm nga autori i shkrimit por nga gjithë kori i bashkuar i mediave tona. Arsyeja e vërtetë është thjesht pse autori do të bëjë zhurmë, të duket edhe ai, ta japë edhe ai pëlcin e tij pas pëlcitjes së një arme të vërtetë. Sikurse do të bëjë zhurmë edhe organi që e boton – meqë ra fjala për pelena, organ ende në pelena – pa asnjë parim etike dhe njerëzillëku.

ARDIAN KLOSI

 

Shtatë arsye:

Pse një shkencëtar beson në Zotin

Nga:  A. CRESSY MORRISON,

Ish Kryetar i Akademisë së Shkencave të Nju Jorkut

NE ENDE JEMI NË AGIMIN e epokës së shkencës, ndërsa çdo shtim i dritës së këtij agimi po nxjerr në pah gjithnjë e më shumë veprën e një Krijuesi të Urtë. Kemi bërë zbulime të jashtëzakonshme; me një shpirt të përulësisë shpirtërore dhe me besim të mbështetur në dituri ne po i afrohemi gjithnjë e më pranë vetëdijesimit mbi Zotin.

Sa më përket mua, janë shtatë arsye për besimin tim:

Arsyeja e parë: Përmes ligjit të palëkundshëm matematikor ne mund të dëshmojmë që kjo gjithësi e jona është projektuar dhe është ekzekutuar me një zgjuarsi të jashtëzakonshme inxhinierike.

Të supozojmë se i keni dhjetë monedha në xhep, të gjitha të shënuara me numra prej një gjer në dhjetë, të cilat i përzieni mirë. Tash mundohuni t’i nxirrni me radhë nga njëshi gjer tek dhjetëshi një pas një secilën herë duke kthyer monedhën e duhur në xhep dhe duke i përzier përsëri të gjitha monedhat. Matematikisht dihet se shansi juaj për tërheqjen e monedhës me numrin një është një në dhjetë; për tërheqjen e njëpasnjëshme të njëshit dhe dyshit është një në 100; për tërheqjen e njëshit, dyshit dhe treshit është një në 1000; e kështu me radhë; ndërsa shansi juaj për tërheqjen e njëpasnjëshme të të gjitha monedhave nga njëshi gjer tek dhjetëshi, do të arrinte shifrën e pabesueshme prej një në dhjetë miliardë.

Me të njëjtën logjikë, sa kondita ekzakte janë të nevojshme për jetën në tokë të cilat me gjasë nuk kanë mundur të ekzistojnë rastësisht në raporte të duhura. Toka rrotullohet rreth boshtit të vet me një shpejtësi prej 1000 miljesh në orë (rreth 1600 km/h) në ekuator; sikur të rrotullohej me shpejtësi prej 100 miljesh në orë, ditët dhe netët tona do të kishin qenë dhjetë herë më të gjata sesa tash, ndërsa dielli i nxehtë sipas të gjitha gjasave do të kishte përcëlluar vegjetacionin për çdo ditë të lume përderisa gjatë netëve të gjata do të ishte ngrirë çfarëdo filizi i cili eventualisht do të kishte mbijetuar ditën e gjatë.

Pastaj dielli – burimi ynë i jetës, në sipërfaqen e vet ka një temperaturë prej 10,000 gradësh fahreinheit (rreth 5538 gradë celsius), ndërsa toka jonë është tamam aq larg sa ky “burim i jetës” të na ngrohë pikërisht sa mjafton dhe jo më tepër! Sikur dielli të kishte dhënë vetëm gjysmën e rrezatimit të tanishëm, ne do të kishim ngrirë, ndërsa po të na kishte nxehur edhe një herë më shumë, ne do të ishim pjekur.

Pjerrësia e tokës me një kënd të pjerrët prej 23 shkallësh – na i mundëson stinët e vitit; sikur toka të mos kishte qenë në këtë kënd të pjerrët, avujt e oqeaneve do të kishin ikur në veri dhe në jug, duke na formuar akuj në madhësi të kontinenteve. Sikur hëna, të supozojmë, të kishte qenë vetëm 50,000 milje larg nesh (rreth 80,467 km) dhe jo aq sa është në të vërtetë, baticat do të kishin qenë me aso përmasash gjigante saqë të gjitha kontinentet do të ishin përmbytur dhe atë dy herë në ditë; madje edhe bjeshkët do të ishin gërryer brenda një kohe të shkurtër. Sikur korja e tokës të kishte qenë vetëm për tri metra më e trashë sesa që është, nuk do të kishte më oksigjen, pa të cilin do të shuhej jeta shtazore. Sikur oqeani të kishte qenë vetëm edhe pak metra më i thellë, atëherë dyoksidi i karbonit së bashku me oksigjenin do të ishin absorbuar dhe nuk do të kishte më jetë bimore.

Nga këta shembuj dhe nga një varg shembujsh të tjerë, na bëhet e qartë se shanset që jeta në planetin tonë është e rastësishme të mos jenë madje as një në miliarda e miliarda.

Arsyeja e dytë: Zotësia e jetës për të realizuar synimin e saj është manifestim i një Zgjuarsie Gjithëpërfshirëse.

Akoma asnjë njeri nuk e ka kuptuar se çka është në të vërtetë jeta. Jeta nuk ka as masë as dimensione – por ka forcë; rrënja në rritje e sipër arrin ta plasaritë edhe shkëmbin. Jeta ka ngadhënjyer mbi ujin, dheun dhe ajrin, duke i nënshtruar elementet dhe duke i detyruar të njëjtat që të shpërbëhen apo t’i riformojnë kombinimet e tyre.

Jeta si një skulptore e vërtetë u jep trajtë të gjitha gjallesave; si një artiste e shkathtë projekton secilin gjeth të çdo peme, u jep ngjyrë secilës lule. Jeta është një muzikante e cila ka mësuar secilin zog si ta këndojë këngën e vet të dashurisë, insektet si ta thërrasin njëri tjetrin përmes muzikës së tingujve të tyre të larmishëm. Jeta është një kimiste sublime, e cila u jep shije frutave dhe erëzave, ndërsa aromën trëndafilit, duke e shndërruar ujin dhe acidin karbonik në sheqer apo në lëndë drunore, ndërsa njëkohësisht duke e liruar oksigjenin të cilin gjallesat e kanë frymë të jetës.

Paramendoni një pikë pothuaj të padukshme të protoplazmës, të tejdukshme, xhelatinoze, të aftë për të lëvizur dhe për të thithur energjinë e diellit. Një qelizë e tillë e vetme si një pikël e tejdukshme vese mban në vete farën e jetës e cila ka fuqinë e shpërndarjes së jetës tek çdo qenie e gjallë, pavarësisht sa e madhe apo e vogël mund të jetë ajo. Fuqia e një pikle të tillë është më e madhe sesa bota jonë bimore, shtazore dhe njerëzore, sepse e tërë jeta rrjedh prej saj. Natyra nuk e krijoi jetën; shkëmbinjtë e zjarrtë dhe deti pa kripë nuk ka mundësi të kenë plotësuar kushtet e nevojshme.

Kush, pra, e solli këtu?

Arsyeja e tretë: Urtësia e botës shtazore flet papërmbajtshëm për Krijuesin e Mirë që u mbolli instinktin krijesave të vogla të pashpresa.

Salmoni i ri kalon disa vjet në det, pastaj kthehet prapë në lumin e vet dhe duke udhëtuar përpjetë anës së njëjtë të lumit në të cilin derdhet përroi ku kishte lindur. Kush e kthen atë prapa në mënyrë aq precize? Sikur ta bartni salmonin në një përrua tjetër, ai menjëherë do ta kuptonte se i është shmangur kursit të udhëtimit të tij dhe do të çante rrugën e vet teposhtë rrjedhës derisa do të arrinte rrjedhën kryesore të lumit e pastaj përsëri do t’i kthehej përpjetë rrymës së lumit me qëllim të përmbushjes së saktë të fatit të vet të pashmangshëm.

Akoma më e vështirë është zgjidhja e misterit të ngjalave. Këto krijesa mahnitëse posa të arrijnë pjekurinë migrojnë nga pellgje dhe lumenj gjithandej botës – ndërsa ngjalat evropiane kalojnë mijëra kilometra oqean – të gjitha me një synim të përbashkët – arritjen e thellësive të thepisura pranë ishujve Bermude. Aty ngjalat çiftohen për t’u shumuar dhe pastaj vdesin. Të vegjlit e porsalindur pa pasur fare idenë se ku janë, të rrethuar nga egërsia e ujit, megjithatë, nisen sërish prapa dhe ia dalin ta gjejnë rrugën jo vetëm gjer tek bregu prej nga kishin ardhur prindërit e tyre por edhe deri tek pellgjet e vogla, lumenjtë dhe liqenet e origjinës së tyre. Kurrë asnjë ngjalë amerikane nuk është kapur në Evropë sikur që asnjë ngjalë evropiane nuk është kapur në ujërat amerikane. Natyra madje ia ka shtyrë për një vit a më shumë ngjalës evropiane arritjen e pjekurisë me qëllim të kompensimit të udhëtimit të saj të gjatë. Kush e shtyn atë për t’u drejtuar?

Arsyeja e katërt: Njeriu posedon diçka më shumë sesa vetëm instinktin shtazor – fuqinë e mendjes

Asnjë kafshë tjetër nuk ka dëshmuar kurrë se është e aftë që të numërojë deri në dhjetë, apo qoftë edhe të kuptojë domethënien e numrit dhjetë. Po qe se instinkti është si një notë e vetme muzikore e flautit, sado e bukur megjithatë kjo notë është e kufizuar, derisa truri i njeriut përmban të gjitha notat e të gjitha instrumenteve të orkestrës. Nuk ka nevojë të humbim më shumë kohë rreth kësaj pike të katërt me radhë; duke iu falënderuar mendjes njerëzore ne mund të kridhemi në mendime rreth mundësisë se jemi ata që jemi vetëm ngase kemi pranuar një xixë nga Zgjuarsia Universale.

Arsyeja e pestë: Përgatitja për tërë jetën del në shesh në dukuri siç është mrekullia e gjeneve

Aq të imta janë gjenet saqë sikur të ishte e mundur vendosja në një vend e të gjitha atyre të cilat janë përgjegjëse për të gjithë njerëzit e gjallë, atëherë të gjitha ato gjene do të zinin vend më pak sesa një gishtëz. Përkundër kësaj, po këto gjene ndodhen në çdo qelizë të gjallë dhe janë çelësi i të gjitha karakteristikave dhe veçorive të njerëzve, të kafshëve dhe të bimëve. Gishtëza është një vend i vogël për të bërë vend të mjaftueshëm për të gjitha karakteristikat individuale të pothuaj tre miliardë njerëzve. Megjithatë, faktet flasin vetë.

Mu këtu nis evolucioni – në qelizë, në qenien e cila mban në vete këto gjene. Fakti që një gjen ultra-mikroskopik në mënyrë absolute mund ta drejtojë tërë jetën në tokë paraqet një shembull të zhdërvjelltësisë së thellë dhe të një përgatitjeje e cila mund ta ketë burimin e vet vetëm në Zgjuarsinë Krijuese; asnjë hipotezë tjetër nuk do të kryente punë.

Arsyeja e gjashtë: Përmes ekonomisë së natyrës ne jemi të shtrënguar të kuptojmë se vetëm urtësia e pafund ka mundur të parashikonte dhe të përgatiste një bujqësi kaq të zgjuar

Shumë vjet më parë në Australi mbillej një lloj kaktusi i cili shërbente si një gardh mbrojtës. Duke mos pasur fare insekte armiqësore në Australi, ky lloj kaktusi së shpejti filloi të rritej në mënyrë të jashtëzakonshme; një shtrirje e tillë alarmuese vazhdoi derisa kjo bimë mbuloi një zonë të gjerë dhe të gjatë sa Anglia, duke i detyruar banorët të braktisnin qytetet dhe fshatrat e tyre dhe duke ua shkatërruar fermat e tyre. Duke kërkuar mbrojtje, entomologët (zoologë që merren me studimin e insekteve) kërkuan tërë botën dhe në fund gjetën një insekt i cili ushqehej ekskluzivisht me kaktus dhe nuk hante asgjë tjetër. Ky lloj insekti do të shumohej në mënyrë të lirë sepse nuk kishte armiq në Australi. Kështu, insekti në fjalë brenda një kohe të shkurtër mposhti kaktusin, prandaj sot ky lloj i dëmshëm i kaktusit është zhdukur – e me të edhe insekti përveç një mbetjeje të vogël mbrojtëse e cila mjafton për ta mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm kaktusin.

Kësi lloj kontrolli dhe ekuilibri ekziston gjithandej. Për çfarë arsye insektet të cilat shumohen shpejt nuk mbizotëruan botën deri më tani? Për arsye se insektet nuk i kanë mushkëritë tona; ato marrin frymë përmes tubave. Por kur insektet rriten më të mëdha, tubat e tyre nuk rriten në proporcion me masën e tyre trupore. Mu për këtë kurrë nuk ka pasur insekte me masë të madhe; ky kufizim i rritjes së tyre i ka mbajtur ato nën kontroll. Po të mos ishte siguruar një kontroll i tillë fizik, njeriu nuk do të kishte mundur të ekzistonte. Imagjinoni të përballeni me grerëz në madhësi të luanit!

Arsyeja e shtatë: Fakti që njeriu mund të konceptojë idenë mbi Zotin është vetvetiu një provë unike.

Konceptimi i Zotit lind nga një aftësi hyjnore e njeriut, të cilën nuk e posedojnë krijesat tjera në botën tonë – aftësia të cilën ne e quajmë imagjinatë. Përmes fuqisë së saj, njeriu dhe vetëm njeriu mund të konstatojë ekzistimin e gjërave të padukshme. Janë të pakufizuara horizontet të cilat i hap fuqia e imagjinatës; vërtet, me shndërrimin e imagjinatës së përsosur të njeriut në njëmendësi shpirtërore, ai mund të shohë qartë në të gjitha dëshmitë e krijimit dhe qëllimit të vërtetën madhështore se qielli është gjithçka dhe kudo; se Zotin e gjejmë kudo dhe në gjithçka por askund më afër sesa në zemrat tona.

Është e vërtetë si nga aspekti shkencor ashtu edhe nga ai imagjinar; siç thotë autori i psalmeve: Qiejt shpallin Madhështinë e Zotit ndërsa kupa qiellore e shfaq punën e Tij.

Përkthimi nga anglishtja: Naser Syla

nasersyla@gmail.com

-----------------------------------------------

F T E S Ë

(Në tre përvjetorë:-lindje-kurore-krijimtarie letrare)

 

-Ftohen farefisi, miqtë, bashkëpunëtorët e të njohurit e çiftit Shukrije e Kadri Mani,

në 75-vjetorin e lindjes dhe 55-vjetorin e kurorës së tyre, më 18 qershor 2012, në

Prishtinë, ku  Kadriu feston edhe 55-vjetorin e krijimtarisë letrare publiçistike-

 

(Me që data 18 i bie e hënë, kokteji mbahet të dielën më 17 qershor, në orën 17-të)

 

-Bashkëshortes time sa reale po aq legjendare –

zonjës Shukrije Bunjaku- Mani, për: trimëri të pashoqe,

madhështore, e jashtëzakonshme, qëndresë e forcë

titanike e pastërti zenitore.

A

 Kokteji i rastit mbahet në adresën e  pallatit mr. sc. Kadri Mani, gjuhëtar-risimtar, rr. “Mehmet Gradica”, pallati “ONTEXI” 3/45, 10000 Prishtinë. (Mbi Strehimoren e qytetit do të improvizohen tavolinat me dërrasa, ku ka vend edhe për valle e muzikë).

Ju mirëpresim.

Cel phone: 049/877-722. E-mail: kadrimani@hotmail.com

 

P.S.  Sqarim për transparencë: -Kadriu është i lindur më 23.1.1937 e Shukrija më 10.11.1937. Por, Kadriu duke ecur përpara e Shukrija prapa, e kanë caktuar me konsensus të plotë datëlindjen e përbashkët më 18 qershor.

Si bashkëshortë, ndonëse ishin dhe janë tok në politikë, “i largoi” paksa besimi: Kadriu u kthye te rrënja në krishtërim, ndërsa Shukrija mbeti e konvertuar- “myslimane”.

 

Nga Familja Mani dhe,

Redaksia e revistës “ShqipëriEtnike”.

 

 

------------------------------------------------------------------

 

Klinika  e Dhimbjes GALENUS
Blv. "Bajram Curri", Prane Maternitetit te Ri, Tiranë
Tel/fax 00355 (4) 2379818

"Fibromyalgia:  shenjat klinike, vlerësimi,
diagnostikimi dhe trajtimi"

Çfarë është fibromyalgia?

Fibromyalgia është një sindromë e cila karakterizohet nga dhimbje muskulore dhe skeletike të shpërndara në të gjithë trupin. Individët që vuajnë nga fibromyalgia kanë pika të dhimbshme në zona të ndryshme të trupit (Fig.1), probleme me gjumin dhe një lodhje persistente gjatë gjithë ditës. Një pjesë e individëve që vuajnë nga fibromyalgia kanë probleme me përqëndrimin, vëmendjen dhe performancën në punë.

Fibromyalgia është një sindromë klinike shumë e përhapur, ajo prek rreth 2% të popullsisë Amerikane, 3% të popullsisë Europiane dhe 3.3% të popullsisë Kanadese. Sipas studimeve të ndryshme femrat vuajnë nga fibromyalgia rreth 6-8 herë më shumë sesa meshkujt. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 90% e individëve që diagnostkohen më fibromyalgi janë femra.

Si diagnostikohet fibromyalgia?

Fibromyalgia është një sindromë klinike e padiagnostikuar mirë pasi është shumë e vështirë që simptomat e saj të përcaktohen me teste objektive si ato radiografike apo laboratorike. Si rrjedhojë e kësaj individët që vuajnë nga fibromyalgia “përcillen” shpesh nga mjekët me fjalët: “është një gjë kalimtare” dhe “vjen si pasojë e stresit që po përjetoni”. Të gjendur në këtë situatë individët ndjehen të pakuptuar, të padëgjuar dhe të papranuar nga sistemi shëndetësor. Megjithëse nuk ka ende teste objektive,  kriteret klinike që një individ të diagnostikohet me fibromyalgia janë si më poshtë:

·         Mbas ekzaminimit fizik individi duhet të ketë 11-18 pika të dhimbshme të shpërndara në të gjithë trupin.

·         Individi duhet të ankohet për lodhje, mungesë përqëndrimi dhe probleme me gjumin.

·         Shqetësimi të ndikojë në funksionimin e përditshëm të individit

·         Kohëzgjatja e shqetësimit të jetë më shumë se tre muaj

Nga se shkaktohet fibromyalgia?

Mund të themi se fibromyalgia është një sindromë klinike e cila shkaktohet nga kombinimi i faktorëve biologjik, psikologjik dhe social të cilët favorizojnë amplifikimin e dhimbjes si edhe ndjeshmërinë centrale ndaj stimulit periferik. Pra, një individ që vuan nga fibromyalgia edhe nga stimujt përiferik me intesitet shumë të ulët (dhimbjet me intesitet të ulët, kontraktimet e muskujve, trigger point, tender point) i shkaktojnë atij një dhimbje dhe vuajtje shumë të madhe për shkak të hiperndjeshmërisë centrale që i është shkaktuar si pasojë e kombinimit të faktorëve biologjik, psikologjik dhe social.

Si trajtohet fibromyalgia?

Gjatë viteve të fundit trajtimi i fibromyalgisë ka pësuar ndryshime shumë të mëdha në sajë të kuptimit të shkaqeve biologjike, psikologjike dhe sociale ashtu si edhe kuptimit më të gjerë të dhimbjes kronike dhe simptomave të padukshme të kësaj sindrome klinike.

Trajtimi multidisiplinor është parë si më efektivi për trajtimin e fibromyalgisë, duke përfshirë trajtimin me medikamente, terapi fizike dhe psikologjike. Terapia fizike fokusohet në trajtimin muskuloskeletik, përmirësimin e dëmeve mekanike, përcaktimin e regjimit të ushtrimeve ditore dhe promovimin e aktivitetit fizik dhe sportiv. Gjithashtu këshillimi dhe terapia psikologjike mbi menaxhimin e stresit, mënyrat e zgjidhjes së konflikteve, terapia e njohjes dhe të sjelljes dhe terapia në grup kanë dhënë rezultate të kënaqëshme ne trajtimin e fibromyalgisë. Trajtimi psikologjik fokusohet në shprehjen e emocioneve të shtypura, trajtimin e traumave emocionale, sigurimin e mbështetjes emocionale dhe zgjidhjen konflikteve të përditshme. Gjithashtu, psikologët e sjelljes fokusohen në mësimin e sjelljeve të shëndetëshme dhe ç'mësimin e sjelljeve të gabuara pasi ata besojnë se individët që vuajnë nga fibromyalgia kanë frikë nga aktiviteti fizik dhe sportiv si edhe nga shpërthimi i simptomave të fibromyalgisë. Një pjesë thelbësore e trajtimit është edukimi i individit se si të kuptojë, pranojë dhe përballojë fibromyalginë.

Për trajtimin e këtyre problemeve ofrohen tarifa më të reduktuara.

Për më shumë informacion në lidhje me trajtimin e problemeve të fibromyalgisë kontaktoni në adresën tonë:

Klinika e dhimbjes "GALENUS"
Blv. "Bajram Curri", pranë Maternitetit të Ri, Tiranë
Tel: 04 2379818
Web:
 www.klinikagalenus.com

--------------------------------------------

 

JU UROJMË LEXIM TË KËNDËSHËM DASHAMIRËSVE TANË NË TË KATËR ANËT E BOTËS DHE GËZUAR KËTË VIT TË 100 VJETORIT TË

MËVETËSISË SË SHTETIT TONË SHQIPTAR

-Nga Redaksia e Revistës ShqipëriEtnike

 



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: