Fatmira Biçaku: Një vështrim për figurën e Skënderbeut me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë
| E Shtune, 05.05.2012, 11:05 AM |

NJE VESHTRIM PER FIGURËN E SKENDERBEUT ME RASTIN E 100 VJETORIT TE PAVARESISE SE SHQIPERISE.

Çidhna djepi që tundi birin saj, të Dibrës dhe gjithë Shqipërisë Skënderbeun! Betejat e pafundme të ushtrisë së tij në Arbëri të cilat patën ndikim e jonë në të gjithë Ballkanin dhe Europën mbarë !

Nga Fatmira Biçaku, Tiranë

Fitorja e parë e Skenderbeut në betejën e TORVJOLLIT,  i dha forcë, emër e lavdi Dibrës e Shqipërisë si një ndër betejat më të ashpra , më të egra.  Ajo u zhvillua në Dibër me epiqendrën e saj në Çidhën më  29 Qershorit 1444. Sikurse e kanë përcaktuar qartë dhe studjues e historian të tjerë vendin e zhvillimit të betejës së Torviollit dhe vend lokalizimin e saj. Edhe bindjet tona janë të padiskutueshme se beteja e Torvjollit është zhvilluar në Dibrën e Poshtme dhe epiqendra e saj ka qenë në Kastriot, me qëllimin që të ç’farosej Çidhna në tërësi. Kemi parasysh Tanush Beun kur thotë që edhe të gjallë rrjepeshin njerëzit, që toka të shndërrohej në rasat, në shkretëtirë e rrënoja. Kështu e shikonte perandoria turke betejën për ç’farosjen e Çidhnës, qytetin e lashtësisë ku u shfarosën 10.000 vetë burra, gra, djem, vajza, pleq e fëmijë.

Ja ti referohemi Ali Hoxhes: si autor i një studimi shprehet se “në Fushën e Torviollit, në të cilën u zhvillua beteja (me të njëjtin emër) nga Skënderbeu kundër ushtrisë turke të komanduar nga Ali Pasha, më 29 qershor 1444. I gjithë populli i Çidhnës e Dibrës luftuan me trimëri pushtuesin e zaptuesit osmanllinj. Ende sot ruhen të gjalla emërtimet, toponimet e zhvillimit të betejës si: Kastriot, Fusha e Kastriotit ose Fusha e Thatë, Kalaja e Gjonit, Kroi i Kastriotit, Kroi i Skënderbeut, Thana e Skënderbeut, Guri i kalit të Skënderbeut etj

Dëshiroj të sqaroj diçka më shumë rreth vendit të betejës pse pikërisht ky shesh luftimi ka marrë emërtime të ndryshme, pse herë- herë banorët e kanë emertuar “Fushë”, herë Fush - Kastriotit, të tjerë e njohin me emrin “Fusha e Thatë”, ose “Hasi i Thatë”. Ne do ti kushtojmë rëndësi kësaj të fundit, sepse jo pa shkak banorët e mesjetës e kanë përdorur fjalën ”Has”. Nga hulumtimet dhe studimet tona do të përcaktojmë më qartë mbi prejardhjen e këtij emërtimi, kohën, arsyen, sipas kushteve historike e pozitave gjeografike .

Në lidhje me emërtimin e Fushës së Thatë, Hasi i Thatë, ose fusha e Kastriotit është në pajtim të plotë me gojedhënat, me të dhënat tona të grumbulluara nga shumë vepra, autorë e studjues të shumtë si: K.Frashëri, F.Noli, R. Shtëpani, Dh. Grillo,  si dhe në  te dhenat shkencore e enciklopedike të fjalorit pra lufta si epiqendër në fushën e Hasit.

Vetë fjala Has e përdorur në mesjetë ishte nocion ekonomik, lloj i pronës tokësore feudale kjo më e madhe se timari dhe ziameti të asaj kohe. Të ardhurat vjetore prej tij ishin mbi 100 mijë akçe në vit ( Fjal. Encikl). Haset e para në tokën shqiptare u krijuan në shek XV dhe u shtuan më vonë me përforcimin e pushtetit osman, pra ishte forma më e lartë e zotërimit feudal ushtarak te tokës. Këto hase ose çifligje u jepeshin feudaleve të mëdhenj, vezirëve, emirëve, bejlerëve, sanxhakbejlerëve e rrallë dhe subashëve.Tashmë me emërtimin has- pra kjo formë pronësie nuk ishte e njohur vetëm në shqipëri por edhe në shtetet e tjera .  Me këtë duam të sqarojmë se bindja jonë mbështet në fakte sic është emërtimin ‘’has’’ në dhënien feudalëve të kësaj prone që quhej “has” pronë feudale (feud), në rastin konkret formohet bindja jonë se haset u janë dhënë familjes së Kastrioteve si feudalë të mëdhenj të disa krahinave.  Siç kemi thënë më lart se Kastriotët kishin lindur në Çidhën dhe si ndërtues  e zotërues të kalave e të disa ndërtimeve si në Sinë e Kastriot si dhe Hasi, Hostushi e prona të tjera më të vogla të Kastriotëve

Beteja e Torivjollit ishte e para kryengritje e përgjithshme e udhëhequr nga Skënderbeu në vitin 1444 në Çidhën, vlen të përmëndim që lufta zgjati nga 1444-1448. Por ushtria turke me planet e saj për të shuar e rrënuar gjithë Çidhnën, ushtroi e ndërmori masakra të pallogaritshme, të tmerrshme, me tortura e shkatërrime me djegiet në masë të banesave dhe të gjësë së gjallë, me rrënime e marrje peng e djemve, vajzave te rinj e të reja. Çidhna do të ishte një shembull shfarosese për veriun e Shqipërisë e më gjërë. Luftrat dhe betejat ne Dibër kundër pushtuesëve janë zhvilluar në periudha kohore të ndryshme. Ata nuk e duronin pushtimin dhe zgjedhën e huaj në trojet e tyre arbërore. Gjithmonë i janë përgjigjur armikut me armë me qëndresë, të bashkuar për të mbrojtur vendin e të parëve. Ata nuk e harronin rrëmbimin e birit të tyre Gjergjin e vogël dhe shume djemve të tjerë nizamë nga ushtria turke.

Ja si përshkruhet në veprën e Dh, Grillos, 1444 turqit të egërsuar së tepërmi nga qendresa e çidhnakëve, dibranëve e gjithë shqiptarëve, nga humbjet e mëdha që pësonin prej tyre, ata hakmerreshin me egërsi të pa shoqe, duke i vrarë, prerë, therur e rrjepur të gjallë sic ka ndodhur me Moisiun e Dibrës dhe shokëve te tij në Stamboll dhe hedhja e trupave të tyre të bëra copë- copë qenve më 1465. Po ashtu tmerri ne luginën e Drinit nga Mehmeti II me therjen e gjithe banorëve të Çidhnës ( mbi 8.000 veta).

Pushtuesit me zjarr e me hekur donin të mposhtnin Çidhnën, lufta më e rreptë u zhvilluar në luginë e Drinit të Zi, në Kastriot, Ferra e Pashës, përfshirë Arras, Sinë e krejt krahinën. Kulmi i luftimeve ishte ngjitja në malin e kodrinën Sukës, nga ku mali mori emrin sukullnajt (nga lutrat e ndeshjet e vendasve trup me trup me armiqtë, që rrokulliseshin nga ky mal për të mbrojtur Çidhnën). Ndërsa Turqit kishin marrë fermanin që ta kthenin këtë vend në një rasat të shkretë.

Kësaj kodrine malore ju vu zjarri nga pushtuesit e rebeluar nga humbjet ne masë. Jo vetem kaq por nga zjarri u shkatërruan muret e themelet e kishës më të madhe e cila ishte bekuar edhe Skënderbeu. Ja se cfare shkruan Giusepe, per ritin e lindjes se Skënderbeut (Kujtese historike per Skenderbeun Palermo (Tipografia di pietro morvillo)1853

Pasi kaluan tetë ditë nga lindja e foshnjës, siç e përcakton rituali, fëmijën e dërgoi  nëna  në tempull, ku duke u ndalur portave të kësaj, prifti i vë emrin Gjergj . Në ditën e dyzet përsëri fëmija tashmë me emrin Gjergj  kthehet për tu futur në rradhët e të krishterëve ne kishë. Nëna e Gjergjit e çoi  fëmijën në tempull, ku e mori prifti dhe e ngre duke e mbajtur ne duar dhe thotë perpara dyerve të tempullit, futja në dyert e tempullit do të thotë se po hyn në shtëpinë tënde,  ku më përpara do të adhurosh shenjtorin e tempullit, më pas me fëmijën (Gjergjin e vogël) e çojnë tek altari  që është vendi i shenjtë, ku më pas bëhen shërbesat rituale, bëjnë recitimin e simbolit të besimit, sipas ritit të pagëzimit, ku ju bë zhytja tre herë në ujë i cili është bekuar më parë, ku ne ujë patën  hedhur vaj në formën e kryqit.  Të gjitha këto u realizuan në kishën e Shëngjergjit në Sukë të Çidhnës.  Ende sot fisi Prifti ekziston në këto troje në Sinë.  Nga thëniet e familjareve së Kastriotëve vlen te theksojme se prifti ka qene i dërguari nga autoritetet e ligjshme, kohe kjo dhe pse ishin nën sundimin e osmaneve kishat ekzistonin ne Çidhen dhe në vende të tjera me fanatizëm. Në këtë vend sot gjenden rrënojat te Kroi i Kishës .

Ushtria e tërbuar nga humbjet u ngjit nga Hasi i Thatë, kaloi Drinin e Zi, drejt tokës së mbështetur në Thekanush, një kodër kjo që ka marrë emrin nga dyluftimet e zhvilluara trup me trup me armikun. Në kohën kur pushtuesit i ngjiteshin kodrës së lartë të Sukës, një vend i ngritur në mes të rrafshinës, një breg malor i mbushur me lisa e dru, që u dogjën në flakë nga dyluftimet dhe ushtria sulmoi drejt grykës së Setës për të marrë qytetin, sëbashku me Çidhnën dhe Kodër Leshen, Mustafe, Sinët, sepse më parë që nga Kubeni, e deri në Muhurr ishte shtrirë kjo beteje. Nje pjesë e ushtrisë për të kaluar në Stellush(Kastrush) vëndi ku strehoheshin prej kohësh familjarët e Skënderbeut dhe nga kjo pikë strategjike shihej mirë Mati, Dibra, Mirdita e deri në bregdet, nga ku ushtria kaloi fushën e Topojanit, Katër Grykët, për tju ngjitur Stellushit, por betejën e humbën osmanllinjtë. Sepse fjala e dhënë nga vendasit mbahej me cdo kusht e cmim dhe kjo u realiazua me fitore.

Forcat e drejtuara nga i madhi Skënderbeu  me popullin e tij trim, atdhetar dhe liridashës, ku ushtria e tij kishte forca më të vogla në numur e ne mjete  e detyruan ushtrinë e pashait turktë tërbuar që të fshiheshin ferrave se në të kundërt do të ishin mbytur të gjithë në lumin Setë dhe Drin. Këto i vërtetojnë më së miri toponimet, gojëdhënat, emërtimet që ruhen ende sot e kesaj dite. Jo vetem kaq por në gërryerjet në grykën e qytetit të çidhnës dhe te derdhjes së Setës e te Drinit edhe sot vazhdojnë të nxjerrin kocka nga këto varreza massive.

Për kasaphanën e Çidhnës çfarë nuk janë shkruar, për këtë betejë të ashpër, shkatërrimtare, e ç’farosëse.  Të gjithë brezat në shekuj dinë të flasin e të tregojnë, por dhe të kujtojnë me krenari rezistencën e banorëve dhe ushtrisë së Skënderbeut.

Do të duhen vite e vite me radhë si dhe dhjetra e qindra njerëz që të bëjnë grumbullimin e këtyre të dhënave, argumentimet historike, arkeologjike, të toponimeve që ruhen të gjalla ende sot në kujtesën e çidhnakëve, dibranëve dhe të gjithë shqiptarëve për luftrat e gjata shekullore kundër pushtuesëve të huaj, që nga romakët, bizantët e deri tek osmanllinjtë.

Fitoret e njëpasnjëshme të ushtrisë shqiptare bënë që Murati dhe Mehmeti i II të pësonte 82 humbje në Arbëri, ja si shkruan I.Filimoni në veprën e Grillos (45. bot 1985)  Skënderbeu – “tmerron gjithë Mbretërinë Osmane dhe nuk mposhtet, në një kohë, kur ajo fiton dhe tmerron gjithë Evropën”

Urrejtja ndaj pushtuesëve osmanë nga Arbërit ku edhe sot ruhet toponimi si fusha e Arbërit në fshatin Çidhën(f.Ban) u forcua në shekuj derisa ata arritën të hidhnin poshtë zgjedhën e huaj. Ata ishin të bashkuar myslimanë e të krishterë në urrejtjen dhe në kundërshtimin e regjimit të huaj shtypës, kjo  urrejte i ka rrënjët thellë në natyrën e panënshtruar në arbërve kundër çdo lloj shtypje shfrytëzimi kundër kujtodo që cënonte truallin, lirinë e tyre. Shqiptarët ndër breza e shekuj kanë treguar se janë të vendosur që të jetojnë të lirë e me nder, ose të vdisnin të gjithë për atdhe.  Betejat e ushtrisë shqiptare të udhehequra nga luftëtari, strategu, takticienti që t’merroi gjithe Mbretërinë Osmane u njohën dhe jehuan në çdo vend të Europës .

Të shumtë janë autorët, historianët, poetët në Europë e më gjere që kanë shkruar për figurën e madhe GJERGJ KASTRIOTIN. Nder vite e shekuj me radhë, gjeneralë e klasikët botëror kanë folur për luftrat e gjata të ushtrisë shqiptare, për vetmohimin e kalorsëve dhe të mbarë popullit shqiptar dhe fitoret e  njëpasnjëshme të Skënderbeut .

- Karl Marksi ka thënë se luftërat e arbërve me Skënderbeun në krye nuk ishin vetëm për mbrojtjen e Shqipërisë. Ato ishin një goditje kundër të vetmit shtet më të vërtetë ushtarak të mesjetës, i cili i kundërvihej zhvillimit historik që po lindte dhe përparimit botëror.

- Studjuesi K.Amantos, thotë: “Pak popuj, luftuan njesoj, trimërisht dhe me këmbëngulje sa shqiptarët”

- Shqiptaro-amerikani i mirenjohur Joseph Dio Guardi (stërgjyshi i tij ishte njëri nga 3000 kalorësit e Skenderbeut qe la ne Napoli 1461, në kohën e Mbretit Alfons).  Ai shkruan “Skenderbeu shok me të mëdhenjtë e më të medhenjëve”

- Shkrimtari i madh Amerikan H. Lonofellow, i cili i mrekulluar nga leximi i poemës epike per Skenderbeun, i bën një përshkrim të gjallë kthimit të Skënderbeut në Krujë me vargjet:

“Nga kështjella shpejt ka rënë

Flamuri me gjysëm hënë.

Edhe populli shikon,

Që në vend të tij Valon,

Flamur’I Skënderit n’erë

Shkabë e zezë me dy krerë……

- Gjenerali Anglez James Wolfe, ndër të tjera shkruante “Skenderbeu u’a kalonte të gjithë oficerëve të lashtë dhe modern në udhëheqjen e një ushtrie të vogël mbrojtëse”

- Kurse historiani Hedmund Gibbon me veprën e tij ”Tatpjeta dhe rënia e Perandorisë Romake’’, shkruan:. Princi shqiptar radhitet përkrah emrave të Lekës së Madh dhe të Pirros’’

- Ndërsa Lordi Bajroni në poemën e tij “Shtegtimet e “Cajld Haroldit” shprehet:

O Shqipëri ku lindi Iskanderi,

Kënge e rinisë , fener i të artëve,

Shqipëri ! O Mëmë e rreptë burrash t’egër !”

- Kronisti turk i shek, XV Ibn Kemal, “Ata janë Tigra kthetër fortë dhe luftëtarë që luftonin edhe me retë që kalonin sipër tyre” luftëtarët shqiptarë janë legjendarë”…

Kurse Volteri me penën e tij të hidhur konstatonte jo pa ironi se, sikur perandorët bizantinë të ishin si Skënderbeu, perandoria e tyre do të kishte qëndruar më këmbë. ( bot “Syri I mesdheut” tetor 2002)

Me rastin e 100 vjetorit te shtetit shqiptar do të dëshironim që ky material të ndikoj tek Akademia Shqipare, shteti ynë, qeveria, që të sensibilizoheshin për të bërë më shumë  kërkime arkeologjike në Çidhën e në Dibër. Atje ndodhen me dhjetra e qindra rrënoja me shëmbuj të gjallë të historisë që kanë qenë pika vrojtimi, qytete e qyteza. Vetë Dibra, Çidhna e Nëntë Malet- janë kala natyrore, të përdorura me mjeshtëri nga të parët tanë që në lashtësi.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: